PDA

View Full Version : Islami dhe identiteti nacional shqiptar


Lapsi
26-11-10, 09:52
Islami dhe identiteti nacional shqiptar

Hamdi Nuhiju



(Reagim ndaj shkrimit “Passepartout, ose si Islami i bėn shqiptarėt e Maqedonisė tė mos kenė dinjitet nacional shqiptar” te autorit Kastriot Myftaraj, shkrim i botuar nė Gazetėn Sot dhe i publikuar edhe nė zemrashqiptare.net)

Urrejtja e kėtij njeriu ndaj Islamit dhe myslimanėve tashmė ėshtė njė urrejtje e njohur nė mesin e shqiptarėve mysliman. Ajo nuk ėshtė njė urrejtje e zakontė e njė njeriu tė ēmendur, por njė ēmenduri e zakontė e njė njeriu tė paguar. Megjithatė ėshtė mirė qė ekziston ai dhe njerėz si ai. Njeri qė mban ujin gjithmonė tė turbullt nė skenėn publicistike shqiptare dhe qė nxitė nė luftėra tė pabaza ndėrmjet vet shqiptarėve. Nuk ka dyshim se luftėn e ka humbur ai sė bashku me paguesit e tij.

E shoh qė orientimi i bosėve tė tij ėshtė i drejtuar kah shqiptarėt mysliman tė Maqedonisė, ngaqė nė Shqipėri mė askush nuk ia vė veshin.

Kur lexoj Kastriot Myftaraj mė kthehet kujtesa historike nė kohėn e kryqėzatave.

Pas qė natyra e shkrimeve tė tij pėrputhet tėrėsisht me natyrėn e pabazė tė kryqtarėve evropian qė nisėn luftėra tė pėrgjakshme kundėr myslimanėve, kėtu po ceki vetėm disa elemente tė shkėputura nga kėto histori.

“ Njė ditė, rrėfen ai,guvernatori frėng i Munajtras, nė malėsitė libaneze, i shkroi njė letėr ungjit tim, sulltanit, emirit tė Shejzerit, ku i kėrkonte tė dėrgonte njė mjek pėr tė kuruar disa raste urgjente. Ungji pėrzgjodhi njė nga doktorėt tanė tė krishterė, njė burrė tė quajtur Thabit. Nuk kaluan as disa ditė kur ai u kthye nė shtėpi. Ne tė gjithė ishim shumė kureshtarė tė mėsonim se si ia kish dalė tė kuronte kaq shpejt pacientėt, dhe kėshtu e mbuluam me pyetje. Thabiti tha:” Para meje sollėn njė kavalier me njė gungė nė kėmbė dhe njė grua qė vuante nga dobėsia. Kavalierit ia mbėshtolla kėmbėn me allēi dhe gunga iu hap e iu pėrmirėsua. Gruas i kėshillova njė dietė qė ajo tė fillonte e ta merrte veten.”- Por, mandej ia bėhu njė doktor frėng dhe kundėrshtoi:” Ky burrė nuk di t`i kurojė ata.”- Dhe duke iu drejtuar kavalierit, e pyeti:” Ēfarė parapėlqen, tė jetosh me njė kėmbė tė vetme apo tė vdesėsh me tė dyja?”- Kur pacienti u pėrgjigj se parapėlqente tė jetonte me njė kėmbė tė vetme, mjeku urdhėroi -:” Mė sillni njė kavalier tė fuqishėm me njė sėpatė tė mprehtė lufte.” Kavalieri me sėpatė mbėrriti menjėherė. Doktori frėng vendosi kėmbėn e tė sėmurit nė njė bllok prerjeje, duke i thėnė tė sapombėrriturit:-“ Jepi njė goditje tė mprehtė qė ta presėsh pastėr.”- Mu para syve tė mi, ai i dha njė goditje tė parė, por mandej, meqenėse kėmba ishte ende e ngjitur, e goditi pėr sė dyti. Palca e kėmbės shpėrtheu nė ajėr dhe i plagosuri vdiq nė vend. Sa i takon gruas, doktori frėng e ekzaminoi dhe tha:-“ Ajo ka njė djall nė kokė qė ka rėnė nė dashuri me tė. Pritjani flokėt.”- Ata ia prenė flokėt. Mandej gruaja filloi tė hante sėrish ushqimin e tyre me hurdha dhe mustardė, gjė e cila ia pėrkeqėsoi gjendjen. Doktori i tyre konfirmoi :-“ Nė kokėn e saj duhet tė ketė hyrė vet djalli.”- Pastaj, me njė brisk nė dorė, ai hoqi njė prerje nė formė kryqi, nxori sheshit kockėn e kafkės dhe e fėrkoi me kripė. Gruaja vdiq nė vend. Mandej unė i pyeta:-“ Keni mė nevojė pėr mua?”- Ata thanė jo dhe unė u ktheva nė shtėpi, duke mėsuar shumė ngaqė nuk e dija nga mjekėsia e frėngut.” ( Kryqėzatat nė syrin e arabėve, Amin Maaluf, Shkup, 2010, f.207-208).

Kėto janė disa sekuenca tė shkurtra interesante nga koha e kryqėzatave. Kastrioti do tė thonte, prapė myslimanėt kanė qenė tė dobėt ngaqė kanė dėrguar njė mjek krishterė nė mesin e kryqtarėve. Parimisht ai do tė duket se ka tė drejtė. Por, duke pasur parasysh rrethanat historike dhe pabesitė e kryqtarėve, myslimanėt dėrguan mė mirė njė mjek krishterė qė ka mėsuar tė myslimanėt dhe qė ishte njeri besnik ndaj shtetit islam, sesa njė mysliman e tė pėrballej me pabesitė dhe ēmenduritė e kryqtarėve.

Mirė, kjo sekuencė historike ēka ka tė bėj me temėn nė fjalė? Lexuesi i pėrgjithshėm do tė thonte se asgjė, ndėrsa ai qė lexon edhe ndėrmjet shkronjave do ta kuptoj thelbin e kėsaj sekuence historike.

Iu kthehemi tash fjalėve tė Kastriotit. Ai tha:” Emisioni "Passepartout" i datės 19 tetor 2010 nė Tv Alb, njė emetues shqiptar nė Shkup, ėshtė njė nga ato ngjarje qė vėrtetojnė se feja islame i ka bėrė shqiptarėt e Maqedonisė qė t' u mungojė dinjiteti nacional shqiptar. Se ėshtė njė gjė tė thuash jam shqiptar, dhe njė gjė tjetėr tė kesh dinjitet nacional shqiptar.”

Ekzistojnė me miliona fakte historike se shqiptarėt e Maqedonisė feja islame i ka ruajtur nga asimilimi sllav. Ekzistojnė shumė ortodoks qė janė me rrėnjė shqiptarė, ndėrsa flasin shumė bukur gjuhėn maqedonase dhe nuk dinė asnjė fjalė tė gjuhės shqipe. Ato janė shqiptarė, por ngaqė ishin ortodoks humbėn identitetin e tyre nacional shqiptarė dhe tash nuk kanė asnjė ndjenjė nacionale. Janė tė martuar me femra sllave dhe normal qė janė sllavizuar. Kemi edhe rastin e kundėrt, kur shqiptarėt mysliman tė Maqedonisė janė tė martuar me femra ortodokse sllavo-maqedonase dhe ata ende gjenden nė identitetin e tyre nacional, bile edhe kėto maqedonase sot flasin shumė bukur shqip dhe kanė pranuar tė gjitha traditat dhe doket e shqiptarėve.

Kėto dy krahasime tė thjeshta e kėndellin kokėn e Kastriotit nėse ėshtė nė gjendje ai tė kėndellet. Por, e kuptoj unė atė, ngaqė asnjėherė nuk ka qenė i martuar dhe nuk ėshtė, prandaj edhe nuk mund tė kuptoj kėto raporte midis shqiptarėve mysliman me ortodokset sllavo-maqedonase.

Sa i pėrket identitetit nacional tė shqiptarėve tė Maqedonisė, me plot bindje them se ai identitet ekziston dhe ėshtė mė i theksuar nė Maqedoni sesa nė Shqipėri e Kosovė. Mund tė kthehemi te zgjedhjet e fundit pėr kryetar shteti nė Republikėn e Maqedonisė. Nė njė kohė kur kryetari aktual i Maqedonisė Gjorgje Ivanov u bė kryetar shteti pa legjitimitetin e shqiptarėve tė kėtushėm, Tirana zyrtare dhe Prishtina zyrtare ishin tė parat qė njohėn pėr legjitim kėtė kryetar shteti. Tash nuk di mbi ēfarė barometra nacional kanė vepruar kėto dy qendra shqiptare, por se po bėjnė dėm nė mesin e shqiptarėve tė Maqedonisė, kjo gjė po shihet sheshit.

Nuk di ēfarė dinjiteti nacional kanė Tirana dhe Prishtina zyrtare kur shkelin mbi dinjitetin nacional tė shqiptarėve tė Maqedonisė dhe e njohin pėr legjitim kryetarin Gjorgje Ivanov.

Ai pėrsėri vazhdon nė tekstin e tij tė kamufloj idetė e tij pėrēarėse:” Pėrgjigjia e Gollēovskės tregon se edhe ata sllavo-maqedonė tė cilėt shtiren si mė tė afruar ndaj shqiptarėve, nė fakt i shohin shqiptarėt e Maqedonisė thjesht si islamikė. Gollēovska u tha shqiptarėve tė pranishėm nė emision, si dhe tė gjithė shqiptarėve tė Maqedonisė: Pėr ne sllavo-maqedonėt ju jeni arabė! Prandaj e kemi ngritur nė Shkup kryqin mė tė lartė nė botė, qė t' i themi Perėndimit tė krishterė se kėtu ėshtė njė nga fushėbetejat e Perėndimit me Islamin.”

Kastrioti ka problem serioz me tė kuptuarit e termit mysliman dhe arab. Nuk ia zė pėr tė madhe, ngaqė bazohet tek kryqtarėt tė cilėt shėronin tė sėmurėt e tyre nė mėnyrėn mė tė ‘pėrkryer’.

Shqiptarėt e Maqedonisė si pėr shqiptarėt, si pėr maqedonasit janė shqiptarė. Dhe jo pse do Kastrioti tė jemi kėshtu, por ngaqė periudha pesė shekullore osmane ruajti me dinjitet nacionalitetin shqiptar nė kėto troje. Nėse Kastrioti nuk e kupton termin arab dhe mysliman, faji gjendet tek ai. Por tė thuash pėr shqiptarėt e Maqedonisė se janė arab vetėm pse praktikojnė Islamin, kjo ėshtė njė logjikė e vdekur e periudhės sė Enver Hoxhės. Kėtė logjikė me ėndje po mundohet ta ngjall Kastrioti ynė.

Nė pasusin tjetėr ai vazhdon:” Gollēovska fliste me njė buzėqeshje tė kėndshme, por nesėr tipa tė tillė bėhen si Biljana Plavsiē lidere tė fushatave tė genocidit, amazona qė bekojnė flamujt e ushtrisė qė bėn spastrim etnik. Nesėr Gollēovska e kėndshme do tė kqyrė me tė njėjtėn buzėqeshje se si masakrohen tė tre tė rinjtė shqiptarė me tė cilėt gjendej nė emision.”

Kastrioti me ēdo kusht do qė tė nxisė urrejtje nacionale midis shqiptarėve dhe etniteteve tjera nė Ballkan. Dhe tash e kuptuam orientimin e tij tė saktė. E shoh edhe nėpėr shkrimet e tij nė raportet midis shqiptarėve dhe grekėve, ai mundohet qė tė nxitė urrejtje midis dy palėve deri nė nivelin e luftės. Dhe si fajtor kryesor pėr urrejtjen e popujve tjerė ndash nesh e sheh Islamin. Dhe kur kemi parasysh se Islami nė periudha tė rėndėsishme historike e mbrojti nacionalitetin shqiptarė nga asimilimi, Kastriot Myftaraj indirekt dhe direkt si pengesė e sheh ekzistencėn e kombit shqiptarė nė Ballkan. Ai do tė na shoh me ēdo kusht tė pėrēarė dhe nė luftė me tė gjithė popujt tjerė. Njė njeri qė urren kaq shumė identitetin e vet nacional edhe atė duke u thirrur nė kėtė identitet nuk mund tė jetė ndryshe pėrveēse njeri i shitur.

Thirrja e tij maskuese ėshtė Perėndimi. Me siguri se tradhtia e tij ka lindur nga Perėndimi.

Kur lexojmė termin Perėndimi, e kemi parasysh periudhėn e kryqėzatave prej tė cilės periudhė Kastrioti ka frymėzimin kryesor. Na kujtohen vrasjet, masakrat dhe pėrbuzja e perėndimorėve ndaj gjithēkaje qė njihet si vlerė. Ata edhe ndėrmjet veti ishin njerėz tė krisur dhe tė ēmendur. Ndėrsa maska e Kastriotit ėshtė e lyer mu nė kėto tė ashtuquajtura vlera.

premium
26-11-10, 10:54
Shqiptarėt e Maqedonisė si pėr shqiptarėt, si pėr maqedonasit janė shqiptarė. Dhe jo pse do Kastrioti tė jemi kėshtu, por ngaqė periudha pesė shekullore osmane ruajti me dinjitet nacionalitetin shqiptar nė kėto troje. Nėse Kastrioti nuk e kupton termin arab dhe mysliman, faji gjendet tek ai. Por tė thuash pėr shqiptarėt e Maqedonisė se janė arab vetėm pse praktikojnė Islamin, kjo ėshtė njė logjikė e vdekur e periudhės sė Enver Hoxhės. Kėtė logjikė me ėndje po mundohet ta ngjall Kastrioti ynė.

shume r e a l i t e t !

Makresh
26-11-10, 20:12
Njė tekst qė i'a vlen tė lexohėt !



Identiteti shqiptar
ERVIN HATIBI



Pėrktheu Ardit Kraja

Ne folėm me Ervin Hatibin, njė poet, artist dhe intelektual shqiptarė, rreth procesit ndėrtues tė identitetit shqiptar, nėn deklaratat moderne.

WB: Cila ėshtė baza e identitetit shqiptar?

EH: Unė mendoj qė baza e identitetit shqiptarė ėshtė, sigurisht dhe kryesisht gjuha shqipe. Gjuha ėshtė gjėja e vetme, krahas historisė sė pėrbashkėt, e cila i bashkon tė gjithė shqiptarėt. Me tė vėrtetė, ka shumė perspektiva konfliktuale rreth identitetin “zyrtar” shqiptar, bazuar mbi projekte dhe agjenda sekteriane. Megjithėkėtė, unė pėrsėri mendoj qė shqipatarėt mė tė zgjuar janė ata tė cilėt e zgjerojnė konceptin e pėrfshirjes pėrsa i pėrket identitetit shqiptar. Si njė komb, Shqipėria ėshtė njė shembull i diversitetit nė bashkim.

Shqipėria strehon njerėz tė traditave fetare tė ndryshme por gjithashtu komunitete dhe minoritete etnike tė cilat konsiderohen shqiptare. Unė me lehtėsi mund tė sjellė shembujt e komuniteteve tė Vllehėve dhe Sllavėve ose madje edhe njė pjesė tė minoritetit zyrtar grek nė Shqipėri, tė cilėt e shikojnė vetveten si shqiptarė “tė vėrtetė” dhe tė cilėt shfaqin tė gjitha karakteristikat mė tipike, tė njė shqiptari tė zakonshėm.

Ndėrsa, nuk ka asnjė gjė tė tillė si njė projekt tė bazuar nga ekskluziviteti i njė feje kur ne flasim pėr identitetin shqiptar. Pėrndryshe kjo mund tė fshijė gjithė atė pjesė tė mirė tė kombit shqiptar vetėm mbi bazat fetare. Kjo, veēanėrisht gjatė kohėrave kur diskursi mbi pėrplasjet permanente dhe luftėrat midis kulturave dhe feve ka arritur gati njė kulm agresiv.

Kjo pra duhet tė shikohet si njė pasuri qė rasti i kombėsisė shqiptare qėndron njė rast shembullorė i bashkėjetesės sė njerėzve nga edukime tė ndryshme fetare, bashkėndarjen dhe pėrdorimin e gjuhės sė njėjtė, vendit tė njėjtė dhe, i cili zakonisht, gjithashtu ndajnė referenca kulturore dhe historike.

WB: Cila ėshtė marrėdhėnia midis identitetit shqiptar dhe kulturės islame?

EH: Unė mendoj qė marrėdhėnia midis identitetit shqiptar dhe kulturės islame ėshtė e njė natyre jashtėzakonisht tė rėndėsishme dhe tė veēantė. Me tė vėrtetė, fjala e cila e pėrshkruan fjalėn “nation” nė shqip ėshtė fjala “komb”. Fjala “komb” origjinon nga fjala arabe “kaum”, e cila ka ardhur nė Shqipėri pėrmes gjuhės osmane. Kėshtu, nė mėnyrė pėr ta pėrkufizuar vetė nocionin e kombit shqiptar, themeluesit e nacionalizmit shqiptar zgjodhėn pikėrisht kėtė fjalė arabe. Unė besoj qė ēėshtja e marrėdhėnies midis kulturės islame dhe identitetit shqiptar ėshtė shumė e prezantuar nė kėtė shembull simbolik.

Ēfarė ne nė ditėt tona perceptojmė si njė identitet shqiptar nuk ėshtė mė pak sesa njė pėrzierje influencash, tė cilat filluan qė nė kohėrat e Perandorisė Romake deri nė fundin e Romės sė fundit, Perandorisė Osmane. Njė fakt i mirėnjohur, i cili gjithashtu nuk ėshtė parė nga disa nga personalitetet mė tė shquara tė kulturės sonė, qė influencat mė tė fuqishme nė kulturėn dhe identitetin tonė derivojnė nga kohėrat osmane.

Influencat mė tė fuqishme duhet tė shihen nė folklorin tonė, nė ritualet sociale tė jetėve tona tė pėrditshme, nė perceptimet tona tė sė shenjtės, nė urbanizimin dhe arkitekturėn e qyteteve tona dhe gjithashtu tė gjuhės dhe terminologjisė sonė. Me fjalė tė tė tjera, kėto influenca i kanė dhėnė formė vetė zemrės sė memories sonė kolektive dhe na kanė ndihmuar tė krijojmė identitetin kulturorė shqiptar. Ky identitet ėshtė njė nga shumė identitetet post-osmane qė lulėzuan pas rėnies sė Perandorisė Osmane. Nė territoret shqiptare, ku maxhoranca e popullatės janė muslimanė, ky identitet post-osman, pėrmban mė pamje islamicate sesa territoret e tjera post-osmane tė Ballkanit.

Unė do tė preferoja kėtė term “islamicate”, tė shpikur nga tradita orientaliste, e cila thotė qė jo ēdo gjė nė shoqėritė muslimane ėshtė nevojshmėrisht fetarisht islamike ose e prodhuar vetėm nga muslimanėt. Jo ēdo gjė qė muslimanėt prodhojnė mund tė konsiderohet nga njė pikėpamje strikte fetare si islamike.

Nė rastin e Shqipėrisė, influencat e lartpėrmendura, duke pėrfshirė konceptet e tė shenjtės dhe jo tė shenjtės, i kanė marrė nga tradita islame, Osmane. Ēdo shqiptar, i edukuar apo jo, musliman, apo me trashėgimi tė krishterė, lirisht pėrdor shumė herė ditė pėr ditė fjalėn “ishallah”. Kėmbėngulja e vetė pėrdorimit tė kėsaj fjale shkon pėrtej gjuhės. Ky ėshtė njė simbol i fuqishėm i identitetit tonė kulturorė tė ngulitur mirė nė traditėn tonė tė gjashtė shekujve tė fundit.

…vazhdon

Makresh
26-11-10, 20:16
vazhdimi…







WB: Ēfarė sjelljeje kanė elita dhe publiku shqiptar ndaj trashėgimisė kulturore Osmane?

EH: Ndarja jonė nga autoriteti supėr-komb dhe super-fetarė, tėrėsia e Perandorisė Osmane, kėrkoi njė diskutim pėr tė ndėrtuar kombin qė u bė nė kundėrshtim me konceptet e supra nacionalizmit dhe kozmopolitanizmit qė tradita Osmane pėrfaqėsonte. Ky diskurs, me kohė doli jashtė dore dhe ka ēuar nė gabime tepėr tė mėdhaja dhe keqinterpretime tė kaluarės sonė Osmane.

Elitat shqiptare nė rritje pranuan dhe adoptuan narrativėn ultranacionaliste tė ngjashme me vendet tona fqinje, kryesisht atyre serbe dhe greke, duke u bashkuar kėshtu nė korin e ankimeve rreth njė “natė tė errėt dhe tė zezė” qė qėndroi pėr pesė shekuj nėn “Jorkėn” Osmane. Sipas kėsaj narrative, kombi shqiptar ra nė prapambetje dhe kėshtu u bė i parėndėsishėm pėr shkak tė ndarjes sė befasishme me “botėn e civilizuar” e cila e mbajti kombin larg nga “marrėdhėniet natyrale me Europėn” pėr pesė shekuj.

Fatkeqėsisht, ky diskurs ėshtė larg tė qėnurit historikisht korrekt dhe duke qenė kėshtu ėshtė duke penguar shkencėn e historisė pėr tė vlerėsuar korrektėsisht rrugėn e tė vėshtruarit tė marrėdhėnies sonė me tė kaluarėn tonė Osmane, madje edhe kur kjo rrezikon tė bėhet kontradiktore. Shembulli mė i rėndėsishėm i kėsaj skicofrenie ėshtė sjellja e shqiptarėve ndaj Luftės sė Kosovės, e cila imiton atė serbe. Nė realitet, fitorja Osmane nė Kosovė ishte gjithashtu njė fitore mbi vizionet imperialiste serbe tė vendeve shqiptare dhe kėshtu, ndihmoj tė vuloste fatin e kėtyre vendeve nė favor tė shqiptarėve. Kjo ėshtė njė kontradiktė brenda diskursit nacionalist.

Shqiptarėt nuk jetonin nė parajsė kur Osmanėt hynė nė tokat shqiptare. Jeta e shqiptarėve nė Gadishullin Ballkanik ishte e vėshtirė. Nėse ne i shikojmė librat tonė tė historisė ne shikojmė trajtimin e serbėve qė i kanė rezervuar katolikėve shqiptarė tė njė natyre tė tmerrshme. Njerėzit ndėshkoheshin dhe torturoheshin ashpėr vetėm pėr faktin qė shfaqnin hapur identitetin e tyre katolik. E njėjta mund tė thuhet edhe pėr administratat e tjera tė huaja pushtuese.

Kėshtu, pėr mendimin tim, nga njė pikėpamje strikte nacionaliste, shqiptarėt kanė pėrfituar nga ardhja e Osmanėve. Duke ju ngjitur superfuqisė qė pėrfaqėsonte Perandoria Osmane nė ato kohė, shqiptarėt filluan tė luanin njė rol tė rėndėsishėm nė punėt e Gadishullit Ballkanik dhe me kohė vendosėn pozitėn e tyre nė zonė.

Narrativat zyrtare, duke filluar qė me librat shkollorė historik tė veprave tė shkrimtarėve dhe akademikėve, formatojnė pėrceptimet e shqiptarėve rreth historisė sė tyre osmane qė nga njė moshė e vogėl. Miti qė osmanėt ishin shtypėsit e kombit tonė bėhet i vazhdueshėm pėr kundėr faktit qė projekti osmanė nuk ishte as kombėtarė as fisnorė. Pėr mė tepėr, njė numėr i madh shqiptarėsh mbajtėn pozita tė larta nė strukturėn e pushtetit Osman.

Elitat shqiptaro-osmane kanė patur pozita nė Perandori qė nga fillimet e saja e deri nė ditėt e saja tė fundit. Megjithėse ne s’mund tė llogarisim tėrėsinė e shqiptaro-osmanėve tė cilėt punuan nė zyra tė vogla ose tė mesme nė Perandori, por ne mund tė themi me siguri tė plotė qė numri i sadrazamėve (kryeministrave) ishte rreth 35, pa llogaritur numrin jashtėzakonisht tė madh tė vezirėve (ministrave), Bejlerve, Shejhul Islamėve dhe gjithashtu disa bashkėshortesh tė Sulltanit dhe Valide Sulltanas.

Ky integrim natyral nė strukturat Osmane perceptohet nga narrativa e elitės shqiptare si tradhėti ndaj kombit. Konsiderata nuk i rezervohet vetėm figurave historike tė sė kaluarės por vazhdon fuqishėm nė ditėt tona kundėr cilitdo qė vė nė pyetje ose sfidon diskursin zyrtar tė historisė sonė Osmane. Nuk ėshtė e pazakonshme tė lexohet nė gazetat shqiptare dhe pėr kėtė ēėshtje pėrmes tė gjitha mediumeve qė transportojnė diskursin publik, propaganda fyese rreth muslimanit shqiptar, djalit tė njė tė krishteri tradhėtar i cili u konvertua nė islam, si njė trashėgimi e padėshirueshme e shtypjes Osmane.

Sot Shqipėria e konsideron Turqinė si aleaten mė tė mirė. Megjithatė, deri nė kėtė ditė, fjalėt “anadollak”, “turk”, “pasha” etj, pėrdoren si fyerje pėrmes diskursit publik. Nė njė nga eset e mija, “Islamizimi i dhunshėm i armikut nė diskursin politik shqiptar”, unė nėnvizoj faktin qė politikanėt tonė vazhdojnė nė kategorizimin e kundėrshtarėve tė tyre politik si “oriental” ose “turk” qė t’ia njollosin imazhin e tyre. Ėshtė e rėndėsishme qė tė theksojmė qė e njėjta terminologji pėrdoret nga diskursi nacionalist serb kundėr kundėrshtarėve tė tyre shqiptarė dhe boshnjak. Njė nga shpjegimet pėr kėtė ngjashmėri mund tė gjenden nė vazhdimin e elitės sė njėjtė politike komuniste qė mori fuqinė nė Shqipėri me ndihmėn bujare tė Jugosllavėve.
Ėshtė shumė interesantė tė shikosh qė ndėrsa pjesa mė e madhe e elitės shqiptare vazhdon nė djallzimin e historisė sonė Osmane dhe marrėdhėniet e sotme me Turqinė, sjellja tėrėsisht e kundėrt gjendet tek pjesa mė e madhe e shqiptarėve tė zakonshėm, tė cilėt deri nė kėto ditė e konsiderojė Turqinė si shtetin mė mik dhe turqit si vėllezėr. Shembulli mė i gjallė dhe i sinqertė i kėsaj shprehjeje vėllazėrore mund tė shihet nė shpėrthimin e gėzimit qė njerėzit treguan kur ekipi kombėtarė turk i futbollit arriti njė fitore tė rėndėsishme nė njė nga kampionatet e fundit tė botės. Njerėzit vėrshuan rrugėve tė Tiranės pėr tė shprehur gėzimin e tyre pėr kėtė fitore turke, e cila dukshėm ishte konsideruar e zakonshme, pėrderisa njerėzit zakonisht mbanin nė njėrėn dorė flamurin kombėtar turk dhe nė tjetrėn atė shqiptar.

Larg nga imazhi pozitiv popullorė, fatmirėsisht, njė gjeneratė e re dijetarėsh ėshtė duke u shfaqur. Kjo gjeneratė, pėrmes pėrdorimit tė metodave tė reja dhe burimeve tė ndryshme ėshtė duke u pėrpjekur pėr tė propozuar vėshtrime tė reja tė historisė, kulturės dhe identitetit tonė, osman dhe tė tjera. Unė pėrpiqem ta shikoj kėtė si procesin e normalizimit. Normalizimi i vėshtrimit tonė tė historisė dhe kulturės sonė ėshtė e rėndėsishme pėr shkak se tensioni i brendshėm brenda identitetit shqiptar nuk ėshtė i shendosh pėr kombin shqiptar.

WB: A mendoni se identiteti shqiptar mund tė mbijetojė pa islamin?

EH: Gjerėsisht, roli i islamit besohet se ka qenė pozitiv nė ndėrtimin e identitetit shqiptar. Kjo ide ėshtė pjesėrisht e ndezur nga disa akademik dhe historian tė cilėt e mbrojnė kėtė tezė duke thėnė qė arsyeja prapa konvertimit tonė nė islam ishte pėr tė dalluar etnicitetin tonė nga ai i serbėve dhe grekėve. Kjo pikėpamje i ka bėrė shumė shqiptar tė mendojnė se arsyeja kryesore e konvertimit nė islam ka qenė “pėr tė shpėtuar” identitetin kombėtar.

Unė mendoj qė ruajtja e etnicitetit ėshtė vetėm rrjedhoja e konvertimit nė islam, por jo vetė qėllimi i saj. Unė nuk besoj se dikush konvertohet nė njė fe tjetėr vetėm pėr tė ruajtur etnicitetin e tij. Pėr mė tepėr, etniciteti nuk ishte aq i rėndėsishėm nė kohėt nėn vėzhgim. As mė pak, nga njė pikėpamje teknike, kjo si njė ēėshtje e drejtė. Me tė vėrtetė, pėrpara pushtimit osman, procesi i sllavizimit dhe helenizimit tė popullatės shqiptare ishte njė ngjarje rutinė, veēanėrisht nė zonat jomalore. Si fakt pėr kėtė ka shumė emra toponimik pėrmes Shqipėrisė ende nė pėrdorim, ndėrsa osmanėt ndryshuan ose krijuan vetėm njė grusht toponimesh nė pesė shekuj sundimi.

Unė me tė vėrtetė nuk e kuptoj arsyen pse ka kaq shumė emra sllav tė qyteteve, maleve, fshatrave dhe lumenjve nė Shqipėri dhe jo aq shumė osman, pėr shembull. Unė nuk jam historian por unė mendoj qė ky aspekt ėshtė shumė tregues kur ne duam tė krahasojmė natyrėn e sundimit osman me atė tė fuqive tė tjera ballkanike qė kanė sunduar Shqipėrinė me ardhjen e osmanėve. Osmanėt zakonisht ruajtėn ēfarė gjetėn nė Shqipėri; duke e aftėsuar kėshtu identitetin para-shqipar pėr tu kristalizuar dhe formuluar mė vonė.



…vazhdon.

Makresh
26-11-10, 20:17
vazhdimi…





WB: Ēfarė u bė me Shqipėrinė pas pavarsisė sė saj nga Perandoria Osmane? Marrėdhėniet e Shqipėrisė ndaj botės u prenė pėr gati 50 vjet nėn rregjimin komunist. Cilat ishin dinamikat e brendshme nė Shqipėri gjatė atyre ditėve?

EH: Pavarsia nga Perandoria Osmane hapi pėr tokat shqiptare njė kapitull tė vėshtirė mbijetese. Kombi shqiptar mbijetoj i copėtuar pėrmes disa shteteve ballkanike. Qė tė pėrmbushnin agjendat e tyre ekspansioniste, vendet fqinje, e pėrshkruanin shtetin musliman me shumicė shqiptare si njė miniaturė tė shtetit Osman nė mėnyrė qė ta vazhdonin ta copėtonin dhe ta kishin mė lehtė.

Kėshtu, nė fillim tė shekullit tė 20-tė, ēfarė mbeti prej Shqipėrisė brenda territoreve tė shtetit shqiptar po takonte vėshtirėsi tė mėdha nė daljen i vendosur nė skenėn ndėrkombėtare. Elitat shqiptare, tė vetėdijshėm pėr dobėsinė e ekzistencės sė shtetit shqiptar pėrball fuqive ideologjike dhe ushtarake tė kombeve pėrreth, u pėrpoqėn tė legjitimonin ekzistencėn e shtetit tė tyre duke ndėrmarrė njė seri reformash radikale nė mėnyrė qė tė zbusnin dhe tė zbehnin traditat osmane dhe islame, duke u pėrpjekur kėshtu “tė perėndimizonin” karakteristikat e shoqėrisė shqiptare. Pra, pėr Shqipėrinė, e vetmja mėnyrė pėr tė mbijetuar nė kėtė ambient tė armiqėsorė ishte tė bindte Fuqitė e Mėdha qė tani gjendja tani ishte shumė e largėt nga e kaluara e traditės dhe aleancės osmane dhe tani pjesė dhe parcelė e fushėn Europiane dhe gjėrave tė tjera. Ne duhet tė kemi parasysh qė nė ato kohėra koekzistenca multikulturore nuk ishte diēka e modės dhe tė drejtat e njeriut nuk kishin nevojshmėrisht kuptimin qė kanė sot.

Ēėshtja pastaj ishte sesi tė bėheshe mė pak musliman. Kjo ėshtė sesi politikat e kitman-it ose fshehjes sė identitetit musliman, unė mendoj, dolėn nė pah, duke fshirė kėshtu, ose zbehur tė gjitha karakteristikat e dukshme islame dhe osmane tė kulturės shqiptare. Duke vepruar kėshtu, shembulli pėr tu ndjekur ėshtė dhėnė sė pari nga elita gjatė gjysmės sė parė tė shekullit 20-tė. Me futjen e diktaturės komuniste, Shqipėria, mori njė rrugė histerike nė perėndimizimin e reformave. Komunistėt e shikonin ish elitėn shqiptare, e cila kishte kryer reformat e para tė perėndimizimit, si “anadollak” dhe “patriarkal” dhe vazhduan transformimin radikal tė shoqėrisė shqiptare, duke zhdukur kėshtu tė gjitha shenjat e traditave tė kaluara.

Tė gjitha shenjat e dukshme tė sė kaluarės osmane filluan tė zhdukeshin, duke filluar me arkitekturėn madhėshtore tė ndėrtimeve urbane, pazareve dhe seraljot. Shkatėrrimi i tyre kishte pėr qėllim tė tregojė qė Shqipėria e kishte marrė shumė seriozisht rrugėn e modernizmit siē kuptohej prej revolucionit socialist. Secila nga shenjat e dukshme tė kaluarės orientale u bėnė njė shėnjestėr pėr propagandėn e pėrditshme dhe subjekt i ligjeve shtypėse tė diktaturės komuniste. Kjo luftė e deklaruar, sė pari kundėr traditės dhe mė vonė kundėr fesė, muslimanėt dhe tė krishterėt, u bėnė njė markė shqiptare.

WB: Si shkon balanca midis laiēizmit dhe fesė nė Shqipėri?

EB: Laiēizmi ėshtė klima e kontinentit tonė. Ne nuk jemi ndryshe nga pjesa tjetėr e kontinentit nė kėtė aspekt. Shqipėria ndjek versionin francez tė laiēizmit, jo atė mė fleksiblin e versionit Anglo-Sakson qė e percepton elementin fetarė si pozitiv dhe qė nuk duhet tė shtypet. Megjithatė, ka ndryshime midis modelit laik shqiptar dhe versionit origjinal francez. Mentaliteti laiēist duket se vė nė shėnjestėr vetėm fenė islame nė Shqipėri. Krishtėrimi, qoftė ai Ortodoks ose Katolik, shihen si njė etiketim europian modern dhe i modės e cila e tejkalon laiēizmit, megjithėse perceptohet si diēka shumė natyrale. Shembujt e politikanėve shqiptar tė cilėt hapur marrin pjesė nė meshėn e sė dielės, ndiq ritualet e krishtera, martohen nė kisha dhe marrin pjesė nė ceremoni fetare nė nder tė tyre janė krejt natyrale tė rregullit tė gjėrave shqiptare. Nė kontrast, ėshtė e padėgjuar dhe e paparė qė njė politikan shqiptar tė marrė pjesė pėr falje ose madje edhe tė tregojė publikisht pėrkatėsinė mė tė vogėl nė besimin musliman.

Pėr mė tepėr, nė Parlamentin shqiptar, ne shohim parti politike tė krishtera, ndėrsa vetėm ideja e krijimit tė njė partie nominale muslimane do tė krijojė diēka tė njėjtė me njė tėrmet e njė madhėsie tė madhe. Gjithashtu, nė vendin tim laik, librat shkollor hapur pėrmbajnė interpretime fundamentaliste tė krishtera dhe ja shėrbejnė atyre si fakte ndaj fėmijėve ndaj rrėfimeve tė ndryshme.

Arsyet qė na kanė ēuar kėtu janė tė shumta dhe tė ndryshme, por unė besoj qė mė e rėndėsishmja midis tyre gjendet nė diskursin emancipues qė ka mundur tė fshijė ēdo dallimin midis “tė krishterit” dhe “europianėt”. Kėshtu, nė emėr tė integrimit tė Shqipėrisė brenda strukturave europiane, qarqet fundamentaliste janė duke propozuar agjenda tė krishtera si e vetmja rrugė drejt Europės.

…vazhdon.[/SIZE]

Makresh
26-11-10, 20:19
…konkluzion







WB: Si i pėrgjigjet muslimani intelektual shqiptar keqkuptimeve tė imazhit dhe rolit tė islamit nė shoqėri?

EH: Unė u pėrpoqa tė shpjegoj arsyet pėr fshehjen e besimit islam gjatė procesit tė ndėrtimit tė kombit nė fillim tė shekullit 20-tė. Lufta pėr tė fshehur besimin u bė e dhimbshme pėr shkak tė madhėsisė se ēfarė ishte nė lojė, vetė ekzistenca e shtetit shqiptar. Fakti elitat shqiptare pėrqafuan dhe adoptuan stilin europian tė jetesės, krishin krijuar besimin qė islami po zhdukej nė Shqipėri. Kėshtu, shqiptarėt e kohės duhet tė pėrballeshin me kritiēizmin e tėrbuar nga shumė zėra europian pėr faktin e vetėm tė ndėrtimit tė xhamive nė 1930. Ndėrsa shtypi francez dhe italian ishin mė tė zėshėm nė alarmimin e tyre, ne mund tė imagjinojmė se ēfarė cilėsie gjuhe pėrdorej nė qarqet politike.

Si pėrgjigje, elitat e frikėsuara shqiptare, duke pėrfshirė edhe ato fetare, filluan pėr tė kufizuar numrin xhamive vetėm duke i mbyllur. Burokratėt i ndalėn faljet e tyre publike dhe pjesėmarrjen e ceremonive muslimane. Ata mendonin qė ata kishin pėr tė treguar shenja serioze tė ē’islamizimit dhe ē’osmanizimit tė Shqipėrisė. Unė besoj qė duke vepruar kėshtu ata pritnin qė tė pranoheshin nga pala europiane dhe shpresonin pėr tė arritur marrėdhėnie tė mira me ata.

Gjenerata e mėvonshme injoruan arsyet e vėrteta prapa strategjive tė tilla mbijetese dhe gjenerata e tretė madje edhe mė tepėr. Kėto strategji mbijetese tė fshehjes sė besimit filloj tė ngushtonte hapėsirėn publike pėr kėrkesat muslimane tė cilat rezultuan nė alienizimin e intelektualit shqiptar musliman qė rrjedhimisht vdiq tėrėsisht me instalimin e diktaturės komuniste dhe ligjit tė poshtėr tė ndalimit tė fesė qė zgjati pėr 23 vjet.

Tani, intelektuali musliman ėshtė nė periudhėn formuese. Gjenerata mė e re ėshtė duke u bėrė e vetėdijshme rreth realiteteve tė identitetit shqiptar dhe trashėgimisė fetare tė tij. Unė shpresoj, qė pas njė shekulli nė fshehje dhe shtypje gjėrat do tė kthehen nė rrugėn e tyre normale.


Ngjarjet qė pasuan vrasjen e njė shtetasi shqiptar nga Himara, sfondi politik i vėrtetė apo i supozuar i motiveve tė vrasjes, protesta e qeverisė greke dhe kryepeshkopit tė Kishės Ortodokse, zbythja e shtetit shqiptar e servilizmi i politikanėve ndaj shtetit grek kanė nxitur njė mori artikujsh nė shtyp qė reflektojne zemėrimin shqiptar.

Ėshtė zemėrimi shqiptar ndaj fqinjit tonė qė teksa ngrė zėrin nė kup tė qiellit pėr njė vrasje qė ende nuk ėshtė hetuar tėrėsisht, toleron vrasjen e emigrantėve shqiptarė pėr motive tė qarta ksenofobie teksa ushtarėt e kėtij shteti premtojnė nė marshe ushtarake se do e kthejnė lėkurėn e shqiptarėve (si dhe turqėve) nė shollė kėpucėsh. Ėshtė zemėrimi ndaj kreut tė Kishės Ortodokse Shqiptare qė as nuk pėrpiqet tė ruaj aparencat nė mbėshtetje tė politikave greke nė Shqipėri. Ėshtė zemėrimi ndaj politikanėve tanė qė lejojnė qė rrugėt e kėtij vendi tė zaptohen me banditizėm, qė servilosen para fqinjėve tanė qė trajtojnė Shqipėrinė si vend vasal, qė nuk ngrenė zėrin pėr keqtrajtimet e emigrantėve shqiptarė.

Po a janė vėrtet tė zemėruar shqiptarėt nga qeveria e tyre, nga servilizmi politik, nga trajtimi nė pikat kufitare apo nė rrugėt e Athinės, a janė tė irrituar shqiptarėt qė trajtohen si mbeturina qė shtyhen me FSHESĖ? A mos vallė gjithė kėta artikuj nė media reflektojnė ngritjen e ndonjė lėvizjeje nacionaliste shqiptare? Jo.

Qeveria aktuale dhe kryeministri i saj, qė ka treguar me jetgjatėsinė e vet politike se e njeh mirė kėtė vėnd, nuk trembet se servilizmi dhe vasaliteti i tij do i kushtoj nė kutitė e votimit, se zemėrimi shqiptar do kthehet nė kriter politik sipas tė cilit do vlerėsohen forcat politike dhe se do ndikojė rezultatet elektorale. Opozita qartazi nuk mendon se ka vlerė praktike marja e rolit tė kampionit tė zėrit tė revoltės shqiptare ndaj dinjitetit tė humbur e prandaj as nuk ka ndėr mend tė marė njė hap tė tillė. Arsyeja ėshtė se nuk ka zemėrim shqiptar, nuk ka shance qė gjithė kjo prodhimtari mediatike tė reflektojė njė lėvizje civile qė do vendoste artikulimin e ndonje qėndrimi politik qė kėrcėnon tė ndėshkojė politikanėt pėr vasalitetin e tyre ndaj fqinjit tė jugut. Shqiptarėt prej kaq vitesh e kanė bėrė tė qartė sa e kanė pazarin, se cili ėshte cmimi i tyre. Shqiptarėt nuk i ka zemėruar mjaftueshėm as FSHESA e as konvertimi me dhunė i eshtrave tė gjyshėrve tė tyre, as impotenca e policisė qė u zmbraps para tymit tė temjanit, as ksenofobia e racizmi i shtetit grek, as fundamentalizmi fetar i Greqisė qė vazhdon tė mbėshtesė kriminelėt mė famėkeq tė Ballkanit, as trajtimi i tyre nė Kakavi si qėnie qė nuk meritojnė respektin themeltar njerėzor. Shqiptarėt nuk janė tė zemėruar, ose sė paku jo aq sa ta vėnė re politikanėt e tyre, jo aq sa ta kthejnė kėtė zemėrim nė lėvizje civile e politike qė kėrkon dinjitet. Si rjedhim kjo valė mediatike, pėrfshi kėtė artikull, ka gjasa tė jėtė retorikė boshe.

Nėse njė hetim i pa-politizuar do tregonte se vrasja u krye pėr motive urrejtje etnike, atėherė ajo duhet dėnuar si e tillė. Por kjo jo pėr shkak tė presioneve tė njė vendi si Greqia qė nuk ka tė drejtėn morale t’u japė leksion shqiptarėve pėr kėto punė. Duhet dėnuar si e tillė sepse shqiptarėt nuk duhet tė lėjojnė diskriminimin e dhunimin e askujt pėr shkak tė etnisė, rracės apo fesė sė tij. Nėse vėrtetohet se vrasja ėshtė motivuar nga urrejtja etnike, atėherė arsyet, motivet, shtysat qė e ushqejnė njė gjė tė tillė duhen studiuar dhe adresuar. Por tė jemi tė qartė, shqiptarėt kanė mjaft arsye, mė se tė justifikuara, pėr tė qenė tė pakėnaqur, tė fyer, tė indinjuar nga politikat e fqinjit tė jugut dhe ky zemėrim duhet tė gjejė zė nė mėnyrė dinjitoze e tė shėndetshme, nė njė mėnyrė qė do u tregonte politikanėve tanė se nėse nuk do pėrfaqsojnė interesat e elektoratit qė i voton, atėherė ata nuk meritojnė pushtetin.

Kercovari
26-11-10, 21:18
Postime qe u fshi nga ketu perket me realitetin dhe aktivitetet e Kasrtriot Myftarajt dhe eshte i dokumentuar nga organe qe merren me keto pune.
Se pse e zgjati doren dikush nga stafi te shlly te verteten ngjashem me postimet qe kam be me heret per ate kciren qe rezualtuan te verteta duke u rradhit ne anen e armiqve te kombit nuk e di.
Ju beje me dije se une di me mire se ju te fshi,bile me keq se ju andaj kujdes ne te ardhmen ne veqanti kur hapen tema te tilla nuk duhet te lejoni te ushqeni ato duke u rradhit ne partizan te tyre qe verprojne ne dem te mbare kombit shqiptare..

Zanzi/M
26-11-10, 21:58
Postime qe u fshi nga ketu perket me realitetin dhe aktivitetet e Kasrtriot Myftarajt dhe eshte i dokumentuar nga organe qe merren me keto pune.
Se pse e zgjati doren dikush nga stafi te shlly te verteten ngjashem me postimet qe kam be me heret per ate kciren qe rezualtuan te verteta duke u rradhit ne anen e armiqve te kombit nuk e di.
Ju beje me dije se une di me mire se ju te fshi,bile me keq se ju andaj kujdes ne te ardhmen ne veqanti kur hapen tema te tilla nuk duhet te lejoni te ushqeni ato duke u rradhit ne partizan te tyre qe verprojne ne dem te mbare kombit shqiptare..

Po i kercnon drejtuesit e forumit aa?? ... nuk e di tradite e kujt eshte me kercenu .. shqiptare jo !

Lapsi
26-11-10, 23:05
Ervin Hatibi eshte nje nga poetet e rralle qe ngjyren e pendes nuk e harxhon duke shkruar marrezira,
Cdo perpjekje per te krijuar nje identitet pa islamin ne te do te thote perbuzje te historise kombetare... eshte me se e vertete se mbrojtes i shqiptareve nga asimilimi ka qene islami... ai erdhi dhurate ne trojet shqiptare mu ne momentin kur kisha lindore dhe perendimore luftonin per supermacion

King_Gentius
13-02-11, 21:18
Elitat shqiptare nė rritje pranuan dhe adoptuan narrativėn ultranacionaliste tė ngjashme me vendet tona fqinje, kryesisht atyre serbe dhe greke, duke u bashkuar kėshtu nė korin e ankimeve rreth njė “natė tė errėt dhe tė zezė” qė qėndroi pėr pesė shekuj nėn “Jorkėn” Osmane. Sipas kėsaj narrative, kombi shqiptar ra nė prapambetje dhe kėshtu u bė i parėndėsishėm pėr shkak tė ndarjes sė befasishme me “botėn e civilizuar” e cila e mbajti kombin larg nga “marrėdhėniet natyrale me Europėn” pėr pesė shekuj.

Fatkeqėsisht, ky diskurs ėshtė larg tė qėnurit historikisht korrekt dhe duke qenė kėshtu ėshtė duke penguar shkencėn e historisė pėr tė vlerėsuar korrektėsisht rrugėn e tė vėshtruarit tė marrėdhėnies sonė me tė kaluarėn tonė Osmane, madje edhe kur kjo rrezikon tė bėhet kontradiktore.

Korrektesia historike kerkon qe periudha e sundimint osman ne Shqiperi te mos trajtohet si nje kallup i vetem 500 vjecar por te ndahet kronologjikisht ne periudha kur pushtimi kishte influence kryesisht pozitive apo negative. Ne linja te gjera sundimi osman kishte pasoja kryesisht negative per popullin shqiptar per shumicen e dy shekujve e pare te sundimit kur shumica e popullsise ishte akoma e krishtere. Me pas fillon nje periudhe kur elementi shqiptar fiton me shum fuqi ne Ballkan dhe kulminohet me mundimet e Ali Pash Tepelenes dhe Mustafa Bushatit te shkeputen prej Portes se Larte. Pasi keto pashalliqe u shkaterruan hyri nje periudhe tjeter negative per popullin Shqiptar derisa deklauan pavarsi ne 1912. Shekullin e fundit besoj se humbem kot kohe te cmuar nen Osmanllijte nderkohe qe serbet e greket punonin per shtetet e tyre. Islami na ndihmoi te rritemi ne fuqi por ne fund u be dhe pengese te vendosim nje te ardhme te shkeputur nga nje perandori qe po mbytej dita dites.