PDA

View Full Version : Krijimi i njė civilizimi


Lapsi
30-11-10, 13:03
Krijimi i njė civilizimi


Ali Bullaē
Njerėzit pėrpara neve dhe paraardhėsit tanė vunė themelet e civilizimeve pėrparimtare nė tė njėjtin rajon ku ne sot jetojmė. Arsyeja se pse unė e theksoj kėtė ėshtė jo qė ta ngushėlloj veten time me madhėshtinė e sė kaluarės ose pėr shkak tė nostalgjisė pėr atė kohė.
Pėr mė tepėr,ėshtė qė tė pėrkujtoj, siē ėshtė konceptuar nga Malek Bennabi, tre faktorėt kryesorė:njeriun,tokėn dhe fenė-qė i aktivizuan njerėzit nė ndėrtimin e civilizimit,nė mėnyrė qė tė vazhdojnė ekzistimin e tyre nė histori,faktorė qė zbatohen edhe sot.
Ėshtė e vėrtetė se shumė civilizime ishin themeluar nė kėto toka, pėrpara ardhjes sė Islamit. Sidoqoftė,ajo qė e shqoi civilizimin islam nga civilizimet e tjera nė rend tė parė ėshtė se civilizimet e mėparshme pėrmbaheshin nga njohja e lirisė sė besimit dhe ndėrgjegjes tė grupeve qė jetonin nėn sundimin e tyre dhe detyronin grupe tė caktuara tė jetonin si skllevėr tė lidhur pėr tokėn e cila ishte nėn sundimin e klasės sė privilegjuar,pavarėsisht nga fakti se ata(klasa e privilegjuar) ishin nėn ndikim e mėsimeve tė lashta fetare.
Faktori mė i rėndėsishėm qė siguroi rritjen e numrit tė myslimanėve pėrgjatė historisė ėshtė se ata sollėn me vete lirinė e besimit dhe tė ndėrgjegjes kudo qė shkuan dhe liruan njerėzit qė ishin tė lidhur pėr tokėn duke mos ndėrhyrė nė besimin,identitetin dhe mėnyrėn e tyre tė jetuarit. Ligjet e reja islame qė ēliruan fshatarėt e robėruar bėnė tė mundur qė feudalizmi perėndimor tė mos lėshojė rrėnjė nė lindje. Veē kėsaj,civilizimi islam u zgjerua duke siguruar se dituria,estetika dhe drejtėsia mund tė ekzistojnė nė njė vend. Nė kėtė drejtim”njeriu”ėshtė njėri nga elementet pėrbėrės tė civilizimit islam.
Megjithėse mesazhi islam sė pari u paraqit nė Gadishullin Arabik,ai arriti larg,si nė Afrikėn Veriore,nė Spanjė,te Muri i madh Kinez dhe nė Anadoll pėr njė kohė tė shkurtė. Kėshtu,kur faktorėt “fe ∕ Islam”,”rajon ∕ tokė”dhe “njeri” pėrzihen nė kushte tė pėrshtatshme,krijimi i njė civilizimi ėshtė i lehtė sikur kur mbin njė farė,e cila pastaj bėhet njė pemė e madhe pėr njė kohė tė shkurtė.
Sidoqoftė,synimi final i religjionit-pėrmes sė cilės transcendentalja(e jashtėzakonshmja) manifestohet nė tokė-nuk ėshtė ndėrtimi i njė civilizimi. Nėse qėllimi primar apo i fundit i islamit do tė ishte ndėrtimi i njė civilizimi,ai do tė kishte fituar njė natyrė plotėsisht jofetare deri mė sot,sikur civilizimi modern qė aktualisht pėrcillet me mungesė tė qėllimit nė numrin e madh tė instrumenteve, rritje tė pabarazisė,dhunės dhe tė konsumimeve hedoniste.
Nga pikėpamja islame ,civilizimi nuk ėshtė asnjėherė qėllim,por njė rezultat i nevojshėm. Pėrderisa njerėzit jetojnė nė njė vend dhe sė bashku,ata i rregullojnė marrėdhėniet e tyre duke iu referuar rrethanave tė caktuara njerėzore. Ēdo gjė nė njė mori sferash duke filluar nga prodhimi deri te marrėdhėniet financiare,nga ligji deri te administrata,nga politika si pjesė e domosdoshme e jetės sociale deri te mbrojtja dhe zhvillimi i normave morale-arkitektura,literatura,muzika,jeta e pėrditshme,funksionimi i ekonomisė sė tregut etj-ėshtė e formuar sipas njė koncepti tė caktuar tė botės dhe tė njė grupi tė njohur tė perceptimeve pėr botėn,dhe ėshtė rregulluar nė forma tė pėrshtatshme nėpėrmjet institucioneve. Shuma e kėtyre aktiviteteve si njė tėrėsi quhet civilizim.
Modeli i pėrbashkėt pėr civilizimet islame qoftė i Indisė,Mongolisė apo Andaluzisė,ėshtė Medina ashtu siē ishte formuar nga Muhammedi s.a.v.s. Medina nuk ėshtė thjesht njė qytet apo njė qytet-shtet. Ajo ėshtė modeli i parė i civilizimit nė kuptimin se ajo vėrteton se feja ishte mishėruar nė njė vend urban.
Pėr kėtė arsye marrėdhėniet kuptimore ndėrmjet fesė, Medinės, ”medeniyet”(civilizim) dhe “medeni”(qytetar) janė tė rėndėsishme.
Fillimisht i quajtur Jethrib,ky qytet u riemėrua nė Medine-sepse nė gjuhėn arabe ky term ka kuptimin “civilizim”-dhe ajo ēka e dalloi nga Meka ishte se ajo siguronte lirinė pėr tė shijuar dhe praktikuar Islamin. Nėse shtypja,dhuna dhe izolimi qė myslimanėt e pėrjetuan nė Meke do tė ekzistonte gjithashtu edhe nė Medine,Islami as nuk do tė pėrparonte as nuk do tė kishte pėrpjekje pėr tė ngritur njė civilizim.
Veprimet e lira tė njerėzve dhe tė grupeve civile dhe pėrparimet qė ata mund tė bėjnė nė kėtė drejtim luajnė rolin mė tė rėndėsishėm nė formimin e njė civilizimi. Pa liri,njė civilizim nuk mund tė ekzistojė kurse ato ekzistuese do tė shkatėrrohen.
Myslimanėt humbėn aftėsitė e tyre pėr krijimin e njė civilizimi si rezultat i traumave qė ata pėsuan pas humbjeve tė rėnda nė luftėra. Humbja territoriale dhe e objekteve qendrore e cila rezultoi u shtynė mėnjanė dhe ēdo lėvizje e re reformuese hoqi disa liri.
Mbi ne ende kanė ndikim traumat e mėdha qė ne pamė pėrgjatė dy shekujve tė fundit,dhe problem kryesor sot ėshtė mungesa e mjeteve nėpėrmjet tė cilave myslimanėt lirshėm do tė shprehnin dhe pėrfaqėsonin vetveten. Lufta e atyre qė po marrin burimet e shenjta islame sipas tyre ėshtė luftė pėr liri,dhe kjo luftė do tė ndiqet nga njė iniciativė e madhe pėr ngritjen e njė civilizimi.
Ata qė themeluan civilizime pėrparimtare nė kėtė rajon nė tė kaluarėn mund ta bėjnė tė njėjtėn edhe sot.


Pėrktheu: N.Ibraimi