PDA

View Full Version : Shqiptaret dhe Hollivudi


Hajra
25-01-11, 15:11
Dy shqiptare nė Hollivud

Vilma dhe Greta Zenelaj themelojnė nė Hollywood shtėpinė e filmit 'Colored Films'
Vilma mbėrriti pėr herė tė parė nė Amerikė mė 1996-ėn pėr tė ndjekur studimet e mesme nė Grants Pass* Oregon. Mė pas* ajo do tė fitonte njė bursė studimi nė "Waldford College" dhe shumė shpejt do tė ribashkohej me familjen e saj* e cila falė lotarisė amerikane u shpėrngul nė Miēigan tė SHBA-ve. Kjo bėri qė ajo tė zhvendosej nė Miēigan dhe tė vazhdonte studimet nė "Wayne State University". Nė vitin 2000* Greta gjithashtu do tė lėvizte drejt Amerikės* por kėtė herė destinacioni ishte Kalifornia* ku motrat do tė ndiqnin pasionin e tyre* aktrimin dhe regjisurėn me mbėshtetjen e plotė tė familjes* e cila* gjithashtu* vendosi tė linte pas Miēiganin dhe momentalisht jeton jo larg L.A.* nė qytetin e Venis po nė Kaliforni. Pas njė vizite tė shkurtėr nė Shqipėri mė 2007-ėn* Vilma dhe Greta kanė vendosur tė rikthehen sėrish kėtė verė. "Shqipėria kishte ndryshuar shumė. Njė pjesė e mirė e miqve tanė ishin larguar* por ne na mungon dhe ėshtė vendlindja jonė aq e bukur* pėr tė cilėn gjithmonė ndjejmė mall"* - na treguan ato.
Vitin qė shkoi* ne shumė herė prezantuam emra tė panjohur bashkatdhetarėsh* pėr publikun shqiptar* tė cilėt dalėngadalė po krijojnė njė karrierė modeste nė Hollivud. Sot* sėrish prej Hollivudit dhe botės sė filmit* ju prezantojmė motrat Vilma dhe Greta Zenelaj* tė cilat kanė themeluar ndoshta tė parėn shtėpi filmi shqiptare nė kodrėn e famshme. Mban emrin "Colored Films" dhe kėtė vit do tė prodhojė projektin e tyre tė tretė. Pėr mė tepėr* lexoni intervistėn.
Elbino - Vilma* Greta* pėrshėndetje! Si po ia kaloni kėto ditė* me ēfarė po merreni?
Vilma: Pėrshėndetje Elbino! Po ia kalojmė shumė mirė. Jemi duke u bėrė gati pėr vitin e ri...
Greta: Kemi disa projekte nė mėndje* pėr tė cilat kemi filluar punėn tashmė.
Sapo mėsova pėr shtėpinė tuaj filmike "Colored Films" dhe sinqerisht u gėzova shumė. Ndoshta ėshtė njė hap i vogėl* por ėshtė njė hap shumė i rėndėsishėm! Mė nė fund* pėr tė parėn herė shqiptarėt kanė shtėpinė e tyre filmike nė Hollivud. Duhet tė ndiheni shumė krenare...Jemi shumė krenare dhe shumė tė lumtura qė po ndjekim dhe po realizojmė ėndrrėn tonė* aq mė tepėr qė jemi dhe nė Hollivud ku shqiptarėt janė tė paktė. Duhet qė tė ketė mė shumė prej nesh kėtu dhe ne gjithmonė mirėpresim bashkėpunimin me artistėt e tjerė shqiptarė* tė cilėt janė nė industri dhe kanė tė njėjtin pasion dhe dėshirė.
Si filloi gjithēka dhe e kujt ishte ideja pėr krijimin "Colored Films"?
Vilma: Ne u shpėrngulėm nė Los Anxheles nė vitin 2003* pėr tė ndjekur pasionin tonė pėr aktrimin. Unė vura re se aktrimi nuk ishte pėr mua dhe isha mė e interesuar pėr atė ēka ndodhte mbrapa kamerės* mbrapa skenės. Gjithmonė kam pas shkruar poema* histori* hartime dhe nė 2008-ėn pėrfundova skenarin tim tė parė "What Do i Do Now?" (Po tani ē'tė bėj?") dhe vendosa qė jo vetėm tė merresha me prodhimin e tij nė film* por dhe ta drejtoja atė. Ishte njė provė e vėshtirė* por shumė shpėrblyese* pasi mė bėri tė bie nė dashuri me regjizurėn dhe aty gjeta "rrugėn" time.
Greta: Ashtu siē tha edhe Vilma* kur erdhėm kėtu (L.A)* tetė vjet mė parė pėr tė ndjekur karrierėn si aktore* filluam tė merrnim leksione aktrimi* tė punonim me agjentė* tė shkonim nė audicione dhe unė kam marrė pjesė nė disa filma me metrazh tė shkurtėr e disa reklama. Pas pesė vjetėsh* filluam tė kuptonim shumė mirė sesi gjėrat funksiononin nė kėtė industri. Kishim shumė miq* tė cilėt* gjithashtu* po krijonin* prodhonin filma. Vilma dhe unė kuptuam se dhe ne dėshironim tė tregonim historitė tona. Unė kam pėrfunduar shkollėn pėr gazetari dhe gjithmonė kam shkruar. Qė atėherė... nuk e hodhėm mė vėshtrimin pas.
Filmi juaj i fundit "Into The Woods" ėshtė horror. Mund tė na tregoni disi mė tepėr rreth tij dhe personazhit tuaj nė film?
Greta: Nė fakt* ėshtė triller i frikshėm. Njė ēift i martuar shkon pėr pushime nė pyll ku bie pre e njė personi tjetėr qė gjithashtu ndodhet aty pėr pushime. Personazhi im quhet Eva. Ajo ėshtė e martuar me Steve dhe ėshtė shtėpiake. I pėlqejnė gjėrat e mira nė jetė dhe nuk ėshtė shumė e gėzuar me idenė e Steve pėr tė shkuar nė kėtė udhėtim* por ai ėshtė qejfli dhe ajo pėr ta bėrė atė tė lumtur vendos tė shkoj me tė* vetėm pėr tė vėrtetuar mė vonė* se kishte tė drejtė nė radhė tė parė.
Greta* teksa po flasim* jam duke ndjekur reklamėn e "Into The Woods" dhe vėrtet dua ta shikoj kėtė film! Interpretimi juaj duket mjaft i mirė... si kanė qenė fillimet tuaja si aktore?
Greta: Faleminderit! Siē thashė dhe mė parė* me aktrim (seriozisht) fillova tė merrem kur erdha nė L.A.* por kur kam qenė nė Shkodėr kam marrė pjesė nė grupin e tė rinjve nė teatrin e qytetit pėr disa vjet. Mė pėlqen tė interpretoj* pasi ėshtė njė tjetėr mėnyrė e tė vetėshprehurit* por nė nivele tė ndryshme.
Ishte "What Do i Do Now?" roli juaj i parė kryesor* apo keni interpretuar dhe nė filma tė tjerė?
Greta: Po ky ishte roli im i parė kryesor nė njė film* por kam interpretuar dhe nė filma tė tjerė mė pėrpara* si p.sh.* "Day of The Dead" etj.
Deri tani ju keni prodhuar dy filma "What Do i Do Now?" (i cili nga reklama duket njė komedi shumė e mirė") dhe "In The Woods". Po mė tej?
Vilma: Tani jemi duke u pėrqendruar nė njė histori* e cila bazohet nė ngjarje tė vėrteta. Pėr momentin nuk mund tė tregoj mė tepėr duke qenė se ėshtė nė fazat e para tė prodhimit* por mund t'ju them qė personazhi kryesor ėshtė shqiptar. Kemi kohė qė dėshironim tė bėnim njė film tė tillė* ndaj dhe jemi shumė tė kėnaqura pėr kėtė projekt.
"What Do i Do Now?" fitoi dy ēmime nė "Festivalin Ndėrkombėtar tė Filmit" nė Nju Jork* njė pėr "Komedia mė e mirė" dhe njė pėr "Pėrzgjedhja Zyrtare" (e jurisė)... si u ndjetė? Dua tė them* ishte filmi juaj i parė dhe bam! Direkt tė vlerėsuara me ēmime!
Vilma: E shkėlqyer dhe e pabesueshme! Kėshtu mund ta pėrshkruaja atė ndjenjė. Ishte njė eksperiencė qė na bėri tė ndihemi tė vlersuara* por dhe qė na motivoi pėr tė vazhduar me projektin tjetėr "Into The Woods". Kjo na tregoi se nėse fokuson mendjen dhe pasionin nė ēka do qė dėshiron nė jetė* puna jote do tė vlerėsohet prej publikut dhe profesionistėve* pavarėsisht se nga vjen.

Hajra
25-01-11, 15:12
Jam i sigurt qė shumė prej lexuesve tanė* tashmė po ndihen kurioz tė dinė se ku dhe kur do tė kenė mundėsinė t'i shikojnė kėta filma?
Vilma: Pėr momentin* filmat janė ende duke u shfaqur nėpėr festivale filmash* ndaj dhe nuk i kemi distributuar ata akoma. Faqet tona tė internetit* rregullisht furnizohen me tė rejat mė tė fundit nė lidhje me prodhimet tona dhe aty do tė gjejnė informacionin e duhur nė lidhje me publikimin dhe blerjen e tyre.
Ju jeni regjisore e kėtyre filmave* ndėrsa motra juaj Greta interpreton nė to. A funksionon mirė? Unė kam provuar tė punoj me tim vėlla dhe ...njė JO e madhe hahahaha! Por ju tė dyja... kam pėrshtypjen se punoni shumė mirė bashkė.
Vilma: Hahahaha! Unė dhe Greta kombinohemi shumė mirė bashkė. Jo vetėm motra* por jemi dhe mike shumė tė mira e kemi qenė tė tilla qė nė vogėli. Personalisht* nuk e imagjinoj dot jetėn pa tė. Duke qenė se e njohim njėra-tjetrėn shumė mirė* mundemi tė kuptohemi dhe nė ndryshimet tona nė lidhje me idetė nė projektet ku punojmė. Gretės i pėlqen aktrimi dhe mua regjisura. Duke qenė se historitė i punojmė sė bashku* kjo na ndihmon qė t'i kuptojmė sa mė mirė personazhet dhe e bėn mė tė lehtė punėn pėr mua si regjisore kur e drejtoj Gretėn nė film. Funksionon pėr sė mbari* sidomos kur jemi nė sheshin e xhirimit.
Njė gjė qė mė pėlqen tek ju* ėshtė se tė dyjave ju jepet mundėsia qė tė merrni pjesė nė ēdo detaj tė filmave qė realizoni. Skenari* aktrimi* drejtimi* prodhimi... ju jepni fjalėn tuaj dhe vendimin tuaj pėr gjithēka dhe kjo ėshtė diēka qė nuk tė jepet shpesh nė jetė* e lėrė pastaj nė profesion...
Greta: Nuk do tė pranonim ndryshe! Ėshtė mirė ta kesh atė lloj lirie* qė prej idesė sė parė e deri nė finalizim. Mė krijuese nė atė mėnyrė... Duke qenė se ne tė dyja i njohim mjaft mirė historitė e filmave qė prodhojmė* bėn qė tė mos kemi asnjėherė keqkuptime. Gjithmonė kemi njė ide shumė tė qartė rreth historisė qė duam tė pėrcjellim tek publiku.
Kur filloni tė krijoni njė histori filmi. A e dini se cilin personazh do tė interpretoni mė vonė* apo e vendosni pasi skenari tė ketė pėrfunduar?
Greta: Varet* por mė sė shumti ne shkruajmė histori* tė cilat kanė pėr protagoniste njė femėr. Nė fund tė fundit jemi femra dhe kuptojmė mė mirė botėn e tyre sesa tė meshkujve. Njeriu shkruan rreth asaj ēka di dhe ne kemi njė ide tė mirė se cili personazh do tė luajė nė mė tė shumtėn e rasteve.
Nė Amerikė ka shumė shqiptarė* tė cilėt po pėrpiqen tė futen nė botėn e filmit. A keni takuar apo keni nė plan tė bashkėpunoni me ndonjė nė tė ardhmen?
Vilma: Po. Ne kemi takuar Aldo Shllakun* i cili ėshtė njė kompozitor (pėr vijėn muzikore tė prodhimeve filmike) dhe producent. Kemi biseduar pėr tė bashkėpunuar me tė nė tė ardhmen. Shpėtim Zero ėshtė njė tjetėr shqiptar i talentuar* i cili dizajnon gardėrobėn pėr filma tė ndryshėm dhe kemi shumė dėshirė tė punojmė me tė nė filmin tonė tė ardhshėm. Gjithashtu* ka shumė shqiptarė tė tjerė tė talentuar qė ne nuk i kemi takuar personalisht* por qė kemi kontakte tė vazhdueshme nėpėrmjet e-mail dhe facebook.
Mendoni se nė njė moment* do tė zgjeroheni dhe nė territorin shqiptar? Ndoshta dhe tė prodhoni njė film shqiptar?
Vilma: Atėherė... filmi ynė i tretė flet pėr shqiptarėt* por sigurisht qė ne dėshirojmė tė xhirojmė nė Shqipėri dhe tė bashkėpunojmė me artistėt aq tė talentuar shqiptarė me filmat e tė cilėve ne u rritėm.
OZM! Greta* kisha tėrė kohės qė po mendoja dhe mė nė fund m'u kujtua! Nuk po mbaja mend ku ju kisha parė apo me kė po mė ngjanit dhe nuk e di nėse jua kanė thėnė kėtė mė parė* por mė ngjani shumė mė Holly Hunter kur ka pasur flokėt e zeza* sidomos tek "The Piano". Sigurisht mė e bukur* por a s'po tė duket ashtu?
Greta: Wow* ėshtė njė kompliment i kėndshėm! Jam fanse e madhe e saj* ajo ėshtė njė aktore e mrekullueshme* por mua mė kanė thėnė qė dukem mė shumė si Demi Moore apo Salma Hayek. Vilmės i kanė thėnė qė duket mė tepėr si Holly Hunter. Faleminderit pėr komplimentin!
- Hahahaha! OK! E nėse njė ditė* do tė merrnit Oskar* a e keni bėrė gati fjalimin? Unė e kam gati timin hahahaha...
Greta: Ajo ėshtė diēka e mirė pėr t'u menduar* por nuk kam shkruar gjė. Nėse ndodh* patjetėr qė do jetė njė fjalim ku do tė falėnderoja njerėzit qė mė kanė ndihmuar nė karrierėn time* sidomos familjen qė ka qenė pėrkrah meje nė ēdo hap.
Ēfarėdo qė tė bėni* unė jam mė se i sigurt se ju do tė keni sukses. E shikoj qė tani* kur nė vitet e ardhshme ... "Colored Film Presents"* tė shfaqet kudo nė ekranet e teatrove Amerikanė :) Suksese dhe ju uroj veē mė tė mira!
Vilma: Faleminderit shumė dhe ishte kėnaqėsi bisedimi me juve! Dhe ne jemi shumė optimiste pėr atė ēka e ardhmja do tė sjellė.
Greta: Faleminderit! Ishte vėrtet kėnaqėsi!