PDA

View Full Version : Vdes kengetarja Emmy...


Jana
07-03-11, 18:38
Elisiana Hidersha, 22 vjec, kėngėtare e njohur me emrin Emmy, ndėrroi jetė nė Spitalin Ushtarak tė Tiranės pas qėndrimit pėr disa ditė nė koma. 22-vjecarja nuk mundi t’i mbijetojė plagėve tė rėnda qė mori nga njė pėrplasje me njė automjet, ndodhur nė orėt e vona tė sė shtunės sė kaluar, nė afėrsi tė njė lokali nate nė zonėn e Varrit tė Bamit, nė Tiranė.
Pėr kėtė ngjarje, policia kishte arrestuar shtetasin kosovar Aziz Kelmendi, 44 vjec, nga qyteti i Pejės.
http://www.tiranachat.net/shqip/wp-content/uploads/2011/02/emmy.jpg

Sipas dėshmive tė dhėna nė polici, mes kėngėtares dhe 44-vjecarit kishte patur njė debat, ndėrkohė qė mes tyre dikur ka patur edhe njė lidhje intime. Debati ka vijuar jashtė ambjenteve tė lokalit, ku ndodhi edhe aksidenti tragjik.
Vajza u dėrgua me urgjencė nė Spitalin Ushtarak tė Tiranės me dėmtime shumė tė rėnda nė kokė dhe nė tru. Pas dy ditėsh ajo ndėrroi jetė.
Policia ndaloi 44-vjecarin pėr tė sqaruar rrethanat e ngjarjes, si dhe ka marrė dėshmitė e personave qė kanė qenė prezent nė momentin e plagosjes sė rėndė.
22-vjecarja me origjinė nga Skrapari u bė e njohur 4 vitet e fundit me interpretimin e disa kėngėve. Ajo ka konkurruar me njė kėngė edhe nė njė nga edicionet e festivalit Top Fest.

emine
07-03-11, 20:00
me sa lexoi edhe nje vrasje,mos ndali shqiptar se si pe shofe do arrini rekordet ne shfarojen e njani tjetrit,,,

valiii
07-03-11, 20:52
Kengetarja eshte vra brutalishte ate nate. Azizi ja ka zene doren per dritare dhe e ka terheke zhagas viktimen perndryshe shfalerken e vet e ka mbyte me paramendim...

Gentiani
07-03-11, 21:11
Kengetarja eshte vra brutalishte ate nate. Azizi ja ka zene doren per dritare dhe e ka terheke zhagas viktimen perndryshe shfalerken e vet e ka mbyte me paramendim...


qe de, ani apet ti vjen masnej jo pse po shkrun qishtu ?

po qikjo ēka i bani se ? hajde me ushtaret, pe nxajme qe kriminella...

Ev, eeeeeeeeeeeev... a dini be ju najhere me marue najsend te hejrit, pa mbyte njeri he, toka ju lishofte :tongue:

valiii
07-03-11, 21:26
qe de, ani apet ti vjen masnej jo pse po shkrun qishtu ?

po qikjo ēka i bani se ? hajde me ushtaret, pe nxajme qe kriminella...

Ev, eeeeeeeeeeeev... a dini be ju najhere me marue najsend te hejrit, pa mbyte njeri he, toka ju lishofte :tongue:

O po bre ti motrushe po i kemi nganjehere disa momente krize po kryesorja eshte te jemi ne qender te vemendjes. Tash burgu i dubraves eshte mbushur plote shteg qe dalim nga likura jone skemi :P

Elina
07-03-11, 21:49
Hic nuk po me kujtohet kjo kengetare.....cila eshte?

rastesishT
07-03-11, 21:54
Kengėtare e klubeve tė natės sigurisht paska qene. Mos me bėj zot me mekate hiē nuk ėshtė ka me dhimbset.

panta_rhei
08-03-11, 00:05
Ky eshte cmimi qe e paguajne VIPeshat tona shqiptare, financimi i fames don sakrifica... kanihere edhe shkon puna keq.

Jana
08-03-11, 13:52
Hic nuk po me kujtohet kjo kengetare.....cila eshte?


Elina ja kjo ka qen ...
http://www.youtube.com/watch?v=sbOWHMcy9A0

Jana
08-03-11, 13:54
Ky eshte cmimi qe e paguajne VIPeshat tona shqiptare, financimi i fames don sakrifica... kanihere edhe shkon puna keq.


Pajtona me mendimin tuaj ..por ne gjith boten ndoshin keto edhe ky far PARELIJA kosovar i ka pas 1000 zgjidhje para kesaj ...

Por na shqiptart ur ta bojm nje femer kemi deshir tan jeten ajo me kan veq e ati personi e nuk e kuptojn se dikur i vjen fundi edhe dashuris e qika ka dasht mi o jeten e vet me ndonje tjeter ,,, nejse mendimi im ...
Uroj qe ky PLAKUSHI te vdes ne burg...

Makresh
08-03-11, 13:56
Elina ja kjo ka qen ...
http://www.youtube.com/watch?v=sbOWHMcy9A0

As Madona (kryeprovokatorja pornografe) ma cullak s'ka knue !

Jana
08-03-11, 14:05
As Madona (kryeprovokatorja pornografe) ma cullak s'ka knue !

Gjyna me dek kjo valla... e re ...

E sa per veshje s'jam kunder kshtu i ka pelqy ...
Makresh i ndrerar ... a mundesh me em tregu sha ka Madona ma shum se kjo ??

Makresh
08-03-11, 14:09
Gjyna me dek kjo valla... e re ...

E sa per veshje s'jam kunder kshtu i ka pelqy ...
Makresh i ndrerar ... a mundesh me em tregu sha ka Madona ma shum se kjo ??

Kurgjo jo s'ka ma shume.
Edhe un isha kunder vdekjes se saj. lol

valiii
08-03-11, 14:56
ka nje gabim ne artikull. Autori i krimit nuk eshte nga Peja por nga rethi i Mitrovices, perndyshe eshte pronari i Hotel Palace ne Prishtine.

Gentiani
08-03-11, 15:04
ev, ua hangert dreqi kriminellat, shtetin kriminell , pöpllin kriminell edhe hala edhe arsyetoni :tongue::tongue:

vraje ushtarin, vraje kengetaren e tane kriminellat ju shetiten ne maje te shtetit ! nc,nc,nc,nc :biggrin:

tipi engjellor
08-03-11, 18:25
shume tronditese kjo ngjarje kjo kengetare e re por nje gje per vajzat qe mos te vrapojne mbas shefave e biznesmenave se nje dite sju ben qejfin ata as jeten ste kursejne ....................kete duhet shume mire me shti ne mendje

roadrunner
08-03-11, 18:35
A pe din ajo qe e knon ket kajken: A ma jep, a ma jep, e ke lyp e ke gjet :DHic nuk po me kujtohet kjo kengetare.....cila eshte?

Jana
11-03-11, 23:21
http://www.balkanweb.com/upload/gallery/24721.jpg


Ėndrrat pėr dikė bėhen paralajmėrim tė asaj cfarė do tė ndodhė nė ditėt e ardhshme. Kėshtu ka ndodhur dhe me Emmyn, kėngėtaren 22 vjecare e cila humbi jetėn nė mbrėmjen e 27 shkurtit. Pėr vdekjen e saj i arrestuar ėshtė biznesmeni kosovar Aziz Kelmendi i cili akuzohet pėr vrasje me dashje, ndėrsa ėndrrat qė i paralajmėruan vdekjen Elsina Hidershės, janė publikuar nė “Blouetooth” . Protagonisti i ėndrrave tė gjumit tė Emmy-t ishte pikėrsisht biznesmeni kosovar. Ajo i ka treguar ėndrrat mikeshave. ‘Pashė nė ėndėrr sikur Azizi mė vrau me pistoletė’, - kishte thėnė Emmy, ndėrsa ishte zgjuar e trembur nga gjumi. Sakaq ėndrra e dytė, mėngjesin e ditės qė ndodhi aksidenti lidhej drejtpėrdrejtė pėr fluturimin e saj drejt parajsės. “Isha nė qiell, nė aeroplan, pamja ishte fantastike, por papritur avioni ra”, kishte treguar kėngėtarja bukuroshe mėngjesin e asaj tė shtune, 27 shkurt.
http://www.balkanweb.com/upload/gallery/24722.jpg

emine
11-03-11, 23:46
eh shqiptari marres,kur ke me myt te veni nuk mytke hike ne kulet ,t'grus tash qohet e vret dashnoren,ah krenarin e magarve e ka shqiptari,gjeth sill ku a but e ku munet me sill,ku a xixa palohet si minaki ner sofer,ka me ardhe dita kur detyrohemi me rrejt prej kahit kemi rrajt e faren ,
mos harroni cfardo te ket qen kjo,e klubev a pa klubev ,separi ka qen njeri dhe ska meritu te vritet

elvio
11-03-11, 23:53
Edhe pse ka ik kjo Emmy,ngelet injorante,se syte nuk i kish ne balle.

C;kerkonte me shume pasi Kelmendi paska qene sponsor kryesor ne videoklipet e saj.

Do karriere-ta fali
donte te dashur (FRESKI)ia dhe.

jek e jek.

S'vlen ,,,,,,,,,,,,,,pasi s'ishte asgje me shume se e dashura e Tanit te Topit.

Ate madje se kujtuan shume sa kete qe ish dashuru me paralel babin e saj.

Jana
11-03-11, 23:57
Edhe pse ka ik kjo Emmy,ngelet injorante,se syte nuk i kish ne balle.

C;kerkonte me shume pasi Kelmendi paska qene sponsor kryesor ne videoklipet e saj.

Do karriere-ta fali
donte te dashur (FRESKI)ia dhe.

jek e jek.

S'vlen ,,,,,,,,,,,,,,pasi s'ishte asgje me shume se e dashura e Tanit te Topit.

Ate madje se kujtuan shume sa kete qe ish dashuru me paralel babin e saj.

O Elvio sha ka lidhje kan e ka dasht kjo qika ... ajo ka qen vetem puna e sja ... sa frajera ka dasht mi ndrru kjo ka qen veq puna e saj ... ashtu i ka pelqy ...por mir e ka then EMINJA ... vdekjen nuk e ka meritu ...
Ka femra qe punojn si prostituta edhe s'pi vran askush e le mo kta ...

thellenza
12-03-11, 00:12
subhonalla,

se di cka u bo kshtu me mitrovicalit koheve te fundit sikur me pas shkel ne grith te qenit diqysh:biggrin: :rolleyes:.

Me vjen keq,

edhe pse nuk po e njofsha kete kengetare gjynah bre, cik e re..

elvio
12-03-11, 00:14
O Elvio sha ka lidhje kan e ka dasht kjo qika ... ajo ka qen vetem puna e sja ... sa frajera ka dasht mi ndrru kjo ka qen veq puna e saj ... ashtu i ka pelqy ...por mir e ka then EMINJA ... vdekjen nuk e ka meritu ...
Ka femra qe punojn si prostituta edhe s'pi vran askush e le mo kta ...

Kjo e vdekjes kushtoi shume,por ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,

pa ate zotnin ne fjale s'do kish dal aspak te quhej vip.

Jana-pikerisht se zgjodhi ate rruge vijne reagimet.

Imoraliteti paragjykohet

Pse s'flitet pasoja si u vra.
Hmmmm-dashuria e teperme qe kish valle:eek::eek:

Jana
12-03-11, 00:18
Kjo e vdekjes kushtoi shume,por ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,

pa ate zotnin ne fjale s'do kish dal aspak te quhej vip.

Jana-pikerisht se zgjodhi ate rruge vijne reagimet.

Imoraliteti paragjykohet

Pse s'flitet pasoja si u vra.
Hmmmm-dashuria e teperme qe kish valle:eek::eek:


Sha ka mu fol se kjo po dihet ... por ai krimineli ishalla denohet ...
Mue mu ka dhimt ... se e re...

emine
12-03-11, 11:01
ishalla sme kap naj infrakt e me dek pahiri,se masnej sdurohen gjinjah ka flasin,menjeher thojne ka pi bar mijve,qysh erdh ky vakth mos me guxu njeri as me dek se njemij fjal ti qojne,,,,

panta_rhei
12-03-11, 11:47
O Elvio sha ka lidhje kan e ka dasht kjo qika ... ajo ka qen vetem puna e sja ... sa frajera ka dasht mi ndrru kjo ka qen veq puna e saj ... ashtu i ka pelqy ...por mir e ka then EMINJA ... vdekjen nuk e ka meritu ...
Ka femra qe punojn si prostituta edhe s'pi vran askush e le mo kta ...

qysh kom ni une, prostituta s'ka qare pa i kry sherbimet konform pageses, se perndryshe...
nejse, se nuk o edhe bash leht me u bo vip e me rrnu si vip prej jastekit me kashte... duhet me kon teper talente per at pune

Jana
12-03-11, 12:11
qysh kom ni une, prostituta s'ka qare pa i kry sherbimet konform pageses, se perndryshe...
nejse, se nuk o edhe bash leht me u bo vip e me rrnu si vip prej jastekit me kashte... duhet me kon teper talente per at pune


Me fal qe po nderhy veq per mue prostituta e ka qat pune dhe e kryn e jeton pi asaj pune ... po sha me bo se plot mashqi i kan gta ma te kqija se prostitutat e ndoshta krej mileti kesh me ta e ata se dijn ket pun ...

p,s EMINE mir e ki gjith ..t'lumt ... per bes edhe me dek problem edhe me jetu problem ... por puna ma e mira eshte mos me u marr hiq me kto sene e mi jetu jeten qysh ta don qefi ...

Dushku
12-03-11, 14:01
Ne kete kohe njeri nuk ka frike nga vdekja, por nga ajo se c'do te thone njerzit pas vdekjes....

Ngushllime patjeter!

Gentiani
12-03-11, 16:06
Nese krimineli denohet, denohet qe ka vra njeriun, veper qe denohet me ligj e jo sa pare ja ka japen e sa pizzen e kukakollen ja ka paguar ?

me nje fjale mentalitet shtazesh !

Jana
24-03-11, 16:41
Lamtumirė EMMY! Ja si e kujtojnė kėngėtaren miqtė dhe kolegėt...

Iku Emmy! Nuk na pėrshėndeti. Familjarėt, miqtė e saj mė tė ngushtė dhe kolegėt i preu nė besė. Nuk ua shtrėngoi dorėn dhe as LAMTUMIRĖ nuk u tha. E veshėn me fustanin e nusėrisė, e pėrcollėn pėr nė banesėn e fundit dhe fytyrėn ia mbuluan me lot. Nė mes kuku-ve rėnqethėse nėna i kėrkonte tė thoshte diēka, qoftė edhe pėr tė fundit herė, por… heshtjen e ftohtė mori si pėrgjigje. Babai… copė ajsbergu nė mes tė oqeanit. Motrat dhe vėllezėrit…vetėm me trup gjendeshin aty.

E ndėrkohė qė gjithė miqtė e tjerė ndanin bashkė ngjarjet e jetuara me tė, unė qė po shkruaj… kujtoj tė parin dhe tė fundit ‘takim’ me portretin e saj. Nuk pashė trishtim… as zhgėnjim! Pėrkundrazi, nė sytė e saj vura re JETĖ dhe dėshirė tė madhe pėr tė jetuar sekondėn, minutin, orėt, muajt, vitet…MBREMJEN! Mbase nė kokė i rrotulloheshin 1 mijė plane, por tashmė asnjė prej tyre nuk do t’i realizojė kurrė mė. E nga ta dinte ajo? Si mund ta parashikonte atė qė do t’i ndodhte pas 4 orėsh? Cila fantazi e ēon njeriun nė njė moment tė lumtur qė tė mendojė pėr vdekjen?!

Iku EMMY! Kėngėtarja, por mbi tė gjitha njeriu, ėndrrat e tė cilit iu ndėrprenė nė mes me dhunė. Kjo botė tė dashur miq pėrbėhet nga tre ditė: dje, sot dhe nesėr. “E djeshmja kaloi, e nesėrmja nuk dihet nėse do vijė, prandaj jetojeni ditėn e sotme”, ka thėnė njeriu i menēur Hasan El Basri.

Genc Prelvukaj

Me Emmy-n jemi parė shpesh nėpėr angazhimet tona profesionale. Marrėdhėnia shoqėrore ka qenė e mirė. Shumė shpesh temė bisede kemi pasur mbiemrin e saj, qė mua mė dukej shumė i ēuditshėm e ajo edhe mė tepėr ēuditej sesi unė e mbaja mend kur tė gjithė e njihnin si Emmy. Pastaj flisnim edhe pėr tema tė natyrės profesionale. Mendimi im pėr tė nuk mund tė jetė ndryshe, pėrveēse pozitiv dhe tani kur shkruaj mė del parasysh ajo vajzė e ėmbėl qė ishte dhe padyshim si njė kolege e matur qė kishte respekt ndaj ēdo njeriu qė e njihte. Ylli gjithmonė mbetet yll, pavarėsisht qė nga toka iku nė qiell. Ngushėllime familjarėve dhe tė jenė krenarė pėr vajzėn qė e kanė pasur.

Artiola Toska Balla

Mė besoni, akoma nuk dua ta besoj qė ndodhin kėto lloj tragjedish fatale edhe pėr vajza kaq tė reja dhe me shumė ėndrra nė jetė! E tmerrshme. Nuk ėshtė se kam pasur shumė miqėsi me tė, por kemi qenė nė njė koncert nė Itali dhe ia kemi kaluam shumė bukur dhe mė la mbresa shumė tė mira si njeri. Shumė e qeshur, e dashur dhe e ēiltėr si vajzė. Oh Zot sa keq mė vjen. Ngushėllime familjes sė saj.

Rovena Stefa

Me keqardhje tė thellė dua tė flas pėr kėtė ngjarje, qė akoma nuk e besoj. Emmy kishte shprehur dhe dėshirėn qė do tė ishte pjesėmarrėse nė “Vip Shpija”, qė do tė fillonte nė Kosovė mė 1 prill dhe unė u gėzova qė do tė isha me tė, sepse gjithmonė Emmy mė ka dhėnė pėrshtypjen e njė vajze tė mirė, tė qetė, tė thjeshtė e punėtore. Tani mė duket krejt e pamundur qė duhet tė flas pėr tė nė kohėn e shkuar. Ėshtė njė tragjedi e madhe pėr tė gjithė ne, sepse jeta vjen njėherė dhe askush nuk ka tė drejtė tė ta marrė, pėrveē Zotit e nė kėtė rast bėj thirrje pėr drejtėsinė qė tė zbulojė ngjarjen dhe tė mos jetė e mėshirshme.

Emmy paqja qoftė me ty e u prefsh e qetė. Tė duam.

Blero Muharremi

Emmy-n e kam njohur si emėr mė parė, por herėn e fundit kur u takova me tė ishte 12 dhjetor 2010 dhe gjendeshim bashkė pėr njė koncert nė Athinė. Ia kaluam mjaft mirė dhe kam vetėm fjalė tė mira pėr Emmy-n, ishte me tė vėrtet njė vajzė e mrekullueshme. Me tė vėrtet u ndjeva keq kur mora vesh lajmin. Nuk kam fjalė pėr atė qė i ndodhi, por Allahu ėshtė i madh dhe nė tė gjithė jemi tė asaj rruge, dikush mė herėt fatkeqėsisht e dikush mė vonė. Do na mungosh Emmy. R.I.P.

Rozana Radi

Nuk kam fjalė. Jam e shokuar dhe e tronditur. Emmy ishte njė vajzė, qė e donte shumė jetėn. Ishte njė vajzė qė kishte dėshira pafund. Ėndrra e saj e madhe ishte tė bėhej njė kėngėtare me emėr dhe tė tillė e njoha. Para shumė vitesh kur donte tė realizonte disa kėngė pėr albumin e parė kam punuar me Emmy pėr disa tekste. E kam takuar nė njė studio pėr herė tė parė para disa vitesh me vėllain e saj, Andonin. Ajo ishte shumė e lidhur me tė dhe ēdo gjė qė bėnte i merrte mendim atij. Njė ditė mė kėrkon qė ta prezantoja me njė kėngėtar tė mirė pėr tė bėrė njė bashkėpunim. Unė flas me Valton Krasniqin, i cili e pranoi ftesėn dhe vendosėn tė bėnin njė duet tė dy, ku tekstin e shkrova unė. “Rastėsisht u pamė, gabimisht u ndamė”, ishte kėnga qė Emmy me tė vėrtet pati shumė sukses. Gjashtė ditė pėrpara se tė ndodhte kjo fatkeqėsi jemi parė nė Prishtinė dhe ia kemi kaluar shumė mirė. Tė dielėn e kaluar erdhi mė takoi dhe mė tha qė do tė shkojė nė Tiranė dhe se do takohemi pėrsėri. Kontakti im i fundit me Emmy-n ka qenė njė sms nga vetė ajo dhe qė nga ajo ditė nuk e pashė mė. Ndonjėherė jeta nuk tė jep atė qė meriton. Ajo tashmė ėshtė njė engjėll. Do t’i mungojė shumė familjes sė saj, miqve dhe tė gjithė atyre qė e njohėn Emmy-n. Lutem pėr tė.

Ervin Bushati

Nuk di fjalė tė shpreh dhimbjen pėr humbjen e mikeshės e koleges sime Emmy. Nė fakt e kam njohur nė rrethana mė tė afėrta nga familjarėt e saj, kisha shumė miqėsi me njėrin nga vėllezėrit e Emmy-t. Pėr herė tė fundit qė jemi takuar pėr njė kafe ka qenė pak ditė para se tė ndėrronte jetė. Ajo ishte vajzė plot jetė e plot ėndrra. Ngushėllimet e mia mė tė pėrzemėrta familjes sė saj.

Denis Hasa

Lajmin pėr aksidentin dhe gjendjen koma, nė tė cilėn Emmy ndodhej e mora nėpėrmjet statuseve nė facebook dhe tė them tė drejtėn mė erdhi shumė keq. Ishim ndeshur nėpėr PUB-e, por nuk njiheshim personalisht. Diēka mė thoshte se do ta kalonte atė gjendje dhe shpresoja se do i rikthehej jetės, por tė nesėrmen nė mėngjes informohem se Emmy ishte ndarė nga jeta. Ishte njė shok, sepse nė moshėn 21-vjeēare njė vajzė ėshtė e mbushur me dėshira dhe ėndrra pėr t’i realizuar nė tė gjitha planet, jo vetėm nė atė profesional. Ideja se ishte ndarė njė herė e pėrgjithmonė nga ēdo gjė e saj mė dėshpėroi. Nuk e meritonte kėtė fund tragjik nė tė tilla rrethana dhe kaq herėt, ndaj i shpreh familjes, miqve dhe fansave tė saj ngushėllimet e mia mė tė sinqerta. U prehtė nė paqe. Tashmė nga kėngėtare ajo ėshtė shndėrruar nė engjėll.

Linda Halimi

Jam prekur thellė, unė dhe tė gjithė ne qė e kemi njohur personalisht kur morėm vesh ngjarjen e rėndė. Unė Emmy-n pėr herė tė parė e kam takuar nė “Nota-Fest”, ku konkurronim nė Shkup. Kemi kujtime qesharake bashkė, ngaqė ajo njė natė para festivalit duhej tė ikte nė Kosovė, e unė do kthehesha me tė. Ajo i jepte makinės dhe humbėm rrugėn gjatė udhėtimit. Nuk dinim nga tė shkonim dhe kemi qeshur shumė, por po vdisnim dhe nga inati gjithashtu, pasi nuk ishte hera e parė qė ishim nė Shkup. Tė premten qė kaloi kemi kėnduar sė bashku nė “Magic 4”, unė kėndoja kėngėn “Tė dua vėrtetė” dhe nė refren kam thėnė “Tė dua vėrtetė Emmy”. Ka qenė ndėr personazhet mė tė sjellshėm, tė butė e tė shoqėrueshėm qė unė njoh. Zoti e prehtė nė paqe, sepse ai e di mė mirė pse ndodh gjithēka qė na ndodh. Engjėjt i duhen Zotit, prandaj e mori Emmy-n.

Orgesa Zaimi

Me Emmy-n kam pasur mė shumė kontakte virtuale, domethėnė kemi biseduar pėr njė periudhė me mesazhe nė internet, nė facebook, nga ku unė mėsova se edhe ajo si unė, ishte nga Skrapari. Zbuluam se kishim miq tė pėrbashkėt, kemi folur pėr kėngėt, pasionin pėr muzikėn, ka qenė pak a shumė koha kur Emmy sapo kishte nxjerrė albumin e saj tė parė dhe ishte shumė e lumtur, qė ėndrra e saj u realizua. Pastaj jemi takuar nė “Kėnga Magjike 2008”, ku ishim tė dyja konkurrente. Vdekja e saj tragjike mė ka prekur jashtėzakonisht shumė, kam mė shumė se njė orė qė shikoj nė profilin e saj nė facebook kėngėt, videot, fotot e saj, njė vajzė e re e dashuruar me muzikėn, njė vajzė diellore. Ēfarė ka bėrė pėr tė merituar njė fund tė tillė? U prehtė nė paqe.

Valton Krasniqi

Kur kam dėgjuar pėr kėtė mė ka ardhur shumė keq. Kohėt e fundit kemi pasur shumė kontakte nė msn, Emmy ka kėrkuar nga unė njė bashkėpunim, pasi kėnga “Rastėsisht u pamė” ka bėrė boom. Kėtė muaj kam shkėmbyer shumė e-maile me tė. Herėn e fundit ishte nė Kosovė dhe mė ka telefonuar dhe mė ka pyetur nėse kam filluar punėn me kėngėn. Unė e njoh Emmy-n si njė vajzė me shumė motivacion. Hapat e parė ajo i ka pasur me mua. Mė kujtohet hera e parė kur ka kontaktuar me mua pėr njė bashkėpunim. Isha tek Arian Ēani nė emision dhe Ariani na bashkoi pėr njė bashkėpunim. Ishte shumė e motivuar pėr kėngėn dhe herėn e parė qė jemi takuar pata pėrshtypjen se ishte njė vajzė shumė simpatike, njė vajzė plot me dashuri pėr muzikėn. Emmy ka sakrifikuar shumė gjėra pėr tė pasur sukses nė muzikė dhe e ka arritur qėllimin e saj. Kam pasur shumė respekt pėr tė dhe do tė mbetet nė kujtimet dhe nė zemrėn time.

Afėrdita Dreshaj

Ngushėllime pėr tė gjithė ne, sepse ėshtė njė tmerr dhe njė tragjedi qė nuk mė hiqet nga mendja. Kur mora vesh pėr atė qė kishte ndodhur, nuk mund ta besoja dhe u trishtova shumė. Ka qenė njė vajzė shumė e ėmbėl dhe e bukur, ēdo herė ka pasur vetėm fjalė tė mira pėr tė thėnė, unė familjes sė Emmy-t i them ngushėllimet mė tė pėrzemėrta, kurse ne na mbetet tė mbajmė kujtimet dhe kėngėt e bukura qė ajo na ka dhuruar.