PDA

View Full Version : Rudolf Virchow: Kafkat e shqiptareve tregojne racen me superiore te Europes


murrizi
13-03-11, 21:22
Shkruar nga: Albert Hitoaliaj


Rezultatet e shkencėtarit Rudolf Virchow, krijuesit tė shkencės sė kronologjisė, njė prej shkencėtarėve mė nė zė tė viteve 1800, politikanit e antropologut tė famshėm gjerman, pėr racėn shqiptare.

Shumėkujt mund t’i ketė rėnė rasti tė lexojė librin e Mit’hat Frashėrit, “Shqiptarėt” (Zenit Editions 2005) i cili ėshtė pėrkthyer nga origjinali i shkruar nė frėngjisht “Les albanais dans leur pays et ā l’etranger”. Ndėr shumė citime autorėsh – duke bėrė komente e pėrshkrime – qė Mit’hat Frashėri sjell pėr tė dhėnė njė pėrshkrim tė natyrės e karakterit qė ka kombi shqiptar, aty nga fundi, ai ruan si diēka tė veēantė njė citim tė cilin e thekson. Ky citim qė ai bėn, ngjan me ato fjongot qė u vihen mbi krye vajzave tė vogla, pasi i kanė veshur me hijeshi.

Duke qenė se ka folur pėr tiparet, doket, zakonet, kulturėn, aftėsinė, jetėn e frymėn e njė kombi qė ka prodhuar histori e qė ka lėnė gjurmėt e tij te kjo e fundit prej shumė shekujsh, ai, ndoshta, mendon qė pėr tė dhėnė edhe njė pėrgjigje pėrfundimtare pėr karakterin e shqiptarit, po aq mirė – e ndoshta mė shumė se historia – mund tė na vijė nė ndihmė shkenca. “Po e ruajmė pėr nė fund opinionin e njė dijetari dhe antropologu tė madh, profesor Virchow. Blowitz, korrespondent i “Times”, na kujton takimin e tij me doktorin” – shkruan Mit’hat Frashėri nė librin e tij.

Fragmenti qė sjell Mit’hat Frashėri nė kėtė libėr, ėshtė njė pjesė e shkėputur prej shkrimit “Virchow chez lui (La danse des crānes- Les peuples des Balkans - La perle de la collection Vivent les Albanais!- Le sa- vant et l'homme politique)”, shkrim i cili u botua nė faqen e parė tė numrit 6442 tė gazetės “Le Matin”, Paris mė 15 tetor 1901. Nė artikullin e “Le Matin”, kjo pjesė e shkrimit qė flet pėr tiparet e kafkave tė shqiptarėve mban nėntitullin “La race supérieure” (raca superiore). Shkrimi origjinal i Blowitz, ėshtė botuar nė gazetėn “Times” qė nė vitin 1878, shumė vite mė parė sesa ribotimi i kėtij artikulli nė “Le Matin”, 1901. Mė poshtė do tė sjellim si artikull tė plotė, pikėrisht botimin mė tė hershėm tė tij.

Pėrse “Le Matin” e ribotoi, madje nė faqe tė parė, kėtė artikull i cili - bazuar nė kėrkimet shkencore - flet pėr superioritetin e madhėshtinė e racės shqiptare, karshi tė tjerave? Emri i Rudolf Virchow, personit qė bėn kėtė vlerėsim ėshtė pėrgjigjja e duhur. Nėse njė pėrfundim tė tillė do ta kishte thėnė dikush tjetėr, pak gjasa do tė kishte qė tė merrej pėr bazė, por emri i Virchow, ėshtė i pėrmasave tė tilla sa vėshtirė tė besojmė se njė shkencėtar i tillė kishte “lajthitur”, kur i shikonte shqiptarėt me mahnitje, si racėn mė tė pėrsosur.

Nė vitin 1915, pas ndarjes sė padrejtė tė trojeve shqiptare, Shqipėria kėrcėnohej sėrish nga njė copėtim i ri. Ishte viti i Traktatit tė fshehtė tė Londrės, i cili i falte Italisė Vlorėn me qarkun e saj dhe i lejonte njė lloj protektorati mbi Shqipėrinė e Mesme, teksa grekėt merrnin Shqipėrinė e Jugut dhe serbo-malazezėt atė tė Veriut. Nė kėtė vit, Faik bej Konica, intelektuali i njohur shqiptar, ngre zėrin pėr padrejtėsitė e radhės qė po bėheshin ndaj shqiptarėve. Nė atė kohė ai ndodhej nė Lozanė, Zvicėr. Mė 12 nėntor 1915, duke i dėrguar njė letėr tė hapur, zotit Hans Delbruck, kėshilltar i afėrt i qeverisė, profesor i historisė moderne nė Universitetin e Berlinit, ai demaskon politikat e gabuara gjermane.

Letra e shkruar dhe e botuar nė frėngjisht - “Gjermania dhe Shqipėria” (L’Allemagne et L’Albanie) – ėshtė botuar kėto vite nga studiuesi Jup Kastrati nė studimin e tij “Mbi krijimtarinė letrare tė Faik Konicės”, si pjesė e veprės “Studime pėr autorė tė ndaluar” botim ky i Qendrės sė Studimeve Albanologjike. Arsyeja qė e pėrmendėm kėtė letėr tė Konicės, ėshtė se ndėr tė tjerė ai i referohet edhe Virchow, pėr t’i treguar profesorit gjerman, Hans Delbruck, tiparet e kombit shqiptar. Ja seē shkruan ndėr tė tjera Faik bej Konica:

“...mund t’ju vė nė dijeni pėr ekzistencėn e njė traktati bullgaro-grek pėr ndarjen e Shqipėrisė, traktat i sugjeruar, miratuar, vulosur dhe garantuar nga Gjermania. Pėr kėtė arsye, marr guximin t’ju drejtoj, i lutur nga bashkatdhetarėt e mi njė pyetje: “Si do tė arrini ju tė pajtoni deklaratėn tuaj me planin brutal tė copėtimit tė Shqipėrisė?”

Ja njė vend, ja njė popull qė hyn nė kategorinė e “kombėsive tė vogla” dhe qė do tė meritonte, nė mėnyrė tė veēantė, mirėsinė dhe vlerėsimin tuaj. A nuk ka thėnė Mommseni juaj se kombi shqiptar ėshtė mė i vjetri nė Ballkan? A nuk a ka quajtur shpesh Virchow-i juaj “kombin me tė vėrtetė mė superior” tė Europės Lindore? A nuk e kanė pėrsėritur nė ēdo kohė, dijetarėt tuaj, qė dallohet nga fqinjėt e tij pėr nga gjuha dhe shpirti?”

Para se tė lexojmė takimin e Blowitz, gazetarit tė “Times”, me profesor Virchow, le tė shohim shkurtimisht diēka pėr jetėn e shkencėtarit gjerman. Kjo gjė na ndihmon pėr tė kuptuar mė qartė pėrfundimet e tij mbi shqiptarėt dhe rėndėsinė e punės sė tij.

Vazhdon.....Kush ėshtė Rudolf Virchow?

murrizi
13-03-11, 21:35
Kush ėshtė Rudolf Virchow?

Rudolf Ludwig Karl Virchow (1821-1902) ishte njė doktor gjerman, antropolog, patolog, prehistorian, biolog dhe politikan, i njohur pėr shpėnien para tė shėndetit publik. Atij i referohen si “babai i patologjisė moderne” dhe konsiderohet si njė nga themeluesit e mjekėsisė sociale. Vinte nga njė familje bujqish me origjinė gjermane dhe polake. Virchow studioi pėr mjekėsi dhe kimi nė Berlin nė Akademinė Ushtarake Prusiane. Kur u diplomua nė 1843, shkoi pėr tė shėrbyer si asistent i anatomistit tė njohur, Robert Froriep. Njė nga kontributet e tij mė tė mėdha pėr arsimin mjekėsor gjerman ishte inkurajimi i pėrdorimit tė mikroskopit nga studentėt, duke u bėrė thirrje studentėve tė tij pėr tė 'menduar mikroskopikisht'.

Virchow ka meritėn e shumė zbulimeve tė rėndėsishme. Kontributi shkencor mė i njohur gjerėsisht i Virchow ėshtė teoria e tij pėr qelizėn, e cila ndėrtoi punėn e Theodor Schwann. Ai pėrmendet si i pari qė njohu qelizat e leucemisė. Virchow botoi nė vitin 1858 studimin e tij mbi qelizat nė “Omnis cellula e cellula ("ēdo qelizė e ka origjinėn nga njė tjetėr qelizė ekzistuese si ajo"), bazuar nė shpikjen e Franēois-Vincent Raspail. Ky ishte njė refuzim i konceptit tė lindjes spontane, i cili mbronte idenė se organizmat mund tė lindin nga materia e pajetė, i kundėrshtuar fillimisht nga Francesco Redi dhe hedhur poshtė pėrfundimisht nga Virchow, pėr tė deklaruar se burimi i vetėm pėr njė qelizė tė gjallė ishte njė tjetėr qelizė e gjallė.

Njė zbulim tjetėr i rėndėsishėm (i madh) i Virchow, ėshtė edhe ai qė bėri pėrafėrsisht nė tė njėjtėn kohė me Charles Emile Troisier, nė lidhje njė nyje tė zgjeruar supra-calvicular dhe kancerin nė mushkėri. Kjo njihet si nyja e Virchow. Virchow ėshtė gjithashtu shumė i njohur edhe pėr sqarimin e funksionimit tė mekanizmit tė thromboembolism-it tė mushkėrive. Pėr mė tepėr, Virchow themeloi fushat mjekėsore tė patologjisė qelizore dhe tė patologjisė krahasuese.

Nė vitin 1869 ai themeloi shoqėrinė e antropologjisė, etnologjisė dhe parahistorisė (Gesellschaft für Anthropologie, Ethnologie und Urgeschichte), e cila pati shumė ndikim nė koordinimin dhe intensifikimin e hulumtimit arkeologjik gjerman. Nė vitin 1885 ai zhvilloi njė studim tė kraniometrisė (matja e studimi i kockave tė kafkės), i cili dha rezultate tė habitshme qė kundėrshtonin teoritė bashkėkohore shkencore raciste mbi "racėn ariane", duke e shtyrė Virchow qė tė denonconte "misticizmin nordik" nė Kongresin e Antropologjisė nė vitin 1885 nė Karlsruhe. Nė vitin 1861, ai u zgjodh anėtar i jashtėm i Akademisė Mbretėrore suedeze tė Shkencave e nė 1892 u nderua me Medaljen Copley. Mes studentėve tė tij mė tė famshėm ishte edhe antropologu Franz Boas, i cili ėshtė quajtur si “babai i antropologjisė amerikane” dhe “babai i antropologjisė moderne”. Virchow ishte njė studiues i palodhur dhe ka lėnė njė numėr shumė tė madh veprash tė shkruara.

Ai zhvilloi gjithashtu njė metodė standarde tė procedurės sė autopsisė, e cila mban emrin e tij e qė ėshtė ende njė nga dy teknikat kryesore tė pėrdorura sot. Por mė shumė se njė mjek eksperimentues, Virchow ishte edhe njė avokat i pasionuar pėr reformat sociale dhe politike. Ai konsiderohet gjerėsisht si pionier i mjekėsisė sociale dhe antropologjisė. Virchow kundėrshtoi fort Darvinizmin nėpėrmjet njė lekture tė tij ku theksonte faktin se mungojnė provat e fosileve pėr njė prejardhės tė pėrbashkėt tė majmunit e njeriut.

Virchow ka meritėn edhe pėr themelimin e mjekėsisė shoqėrore, duke u pėrqendruar nė faktin se shpesh sėmundja nuk ėshtė thjesht biologjike, por njė rrjedhim shoqėror. Si njė bashkėthemelues dhe anėtar i partisė liberale (Deutschen Fortschrittspartei) ai ishte njė antagonist kryesor politik i Bismarkut. Thuhet se Bismarku e sfidoi Rudolf Virchow nė njė duel dhe Virchow, duke pasur mundėsinė e zgjedhjes sė armės, sepse ishte pala e sfiduar, zgjodhi dy salsiēe, ku njėra prej tė cilave ishte me kolerė. Bismarku, thuhet, se u tėrhoq nga dueli.

Njė fushė ku ai ka bashkėpunuar me Bismarkun ishte Kulturkampf, fushata anti-klerikale kundėr Kishės Katolike duke pretenduar se ligjet anti-klerikale sillnin "karakterin e njė lufte tė madhe nė interes tė njerėzimit". Virchow ishte njė person i respektuar nė qarqet masonike dhe ka burime qė pohojnė se mund tė ketė qenė njė mason. Vdiq nga pushimi i zemrės dhe u varros nė varrezat Matthews St., Schöneberg, Berlin. Shoqėria pėr Mjekėsi e Antropologji jep njė ēmim vjetor nė emėr tė Virchow-it (Rudolf Award Virchow).

vazhdon.....
Shqiptarėt, raca superiore

murrizi
13-03-11, 21:40
Shqiptarėt, raca superiore

Qė profesor Virchow ishte njė prej emrave mė tė shquar tė shkencėtarėve tė kohės, vihet re lehtė. Kėtė ide e pėrforcon edhe mė tepėr Blowitz nė artikullin e tij. Duket se ky emėr i famshėm kishte bėrė qė artikulli i Blowitz, tė botohej, nė tė njėjtėn kohė me Times, edhe nė cepin mė tė largėt tė botės, nė Zelandėn e Re (“Dr. Virchow on skulls”, New Zealand Tablet, Volume VI, Issue 290, 22 November 1878, faqe 17). Ėshtė po i njėjti artikull qė ribotohet nė vitin 1901 nė “Le Matin”. Mė poshtė ėshtė artikulli i plotė. Ja se si e pėrshkruan Blowitz takimin nė shtėpinė e profesor Virchow:

“Unė pranova gjithė padurim ofertėn e dr. Liebreich pėr tė mė njohur me dr. Virchow. Pritėm disa minuta nė njė prej laboratorėve. Nė dhomėn e parė nėpėr tė cilėn kaluam gjendej njė koleksion me eshtra njerėzore, tė rregulluara nė mėnyrė simetrike si tė ishin oaze. Njė ndihmės ishte i zėnė me punė nė kryerjen e llogaritjes sė pėrmasave tė njė kafke tė vendosur nė mėnyrė precize nė njė mbajtėse qelqi. Dhoma e dytė ishte si njė miniaturė e Luginės sė Jozafatit (shėnim i pėrkthyesit, A.H: Jozafati ishte mbreti i katėrt i Mbretėrisė sė Judės, ndėrsa Lugina e Jozafatit ėshtė vendi ku: sipas Joel 3:02, Perėndia e Izraelit do tė mbledhė tė gjitha kombet pėr gjykim) nė momentin e shfryrjes sė parė tė trombės sė ringjalljes. Kishte aty skelete tė ngritura drejt, tė lakuara, tė ulura, tė pėrkulura, si njerėz tė zėnė nė ēorodi mes gjumit tė tyre teksa shtriqeshin para se tė zgjoheshin tėrėsisht. Eshtra tė ēdo lloji mbulonin tavolinat, raftet e karriget dhe pėr tė gjetur karrige pėr t’u ulur duhej t’i pastroje nga mbetjet njerėzore tė cilat i ngarkonin ato.

Kafka tė panumėrta kurorėzonin kėtė koleksion magjepsės, duke zbardhur mes pjesėve tė paforma tė shpėrndara mbi mobilie dhe mbi dysheme. Duke soditur kėtė spektakėl dhe duke kujtuar fjalimet elokuente e tė mprehta tė dr. Virchow, prisja tė shihja njė siluetė gjigante, tė veshur nė mėnyrė tė ēuditshme, me sy xixėllues dhe fytyrė ndriēuese, qė tė personifikonte fuqinė e dyfishtė tė njeriut i cili depėrton nė sekretet e vdekjes dhe lėvdohet duke mbrojtur ekzistencėn e jetės, lirinė. Dera u hap, dhe unė nuk pashė asgjė nga tėrė kėto.

Njeriu i cili vinte drejt meje ishte i veshur si njė antikuarian i zėnė me organizimin e koleksioneve tė tij; me kokėn disi thatanike dhe eshtake; flokėt e mjekrėn tė shkurtra e tė thinjura; ballin e nxirė nga dielli – nė vend qė tė ishte i rrudhur – tė dalė para dhe pak tė ngjeshur anėve; venat e dukshme nė tėmtha; sytė e vegjėl e tė futur, gojė tė palėvizshme, hundė tė mprehtė dhe i palodhur; duart e nxira nga dielli, tė shkathėta e tė holla, qė shfaqnin vendosmėri, energji dhe shkathtėsi. Sidoqoftė, origjinaliteti i situatės, u shfaq shpejt.

Biseda u drejtua menjėherė mbi Kongresin (shėnim i pėrkthyesit, A.H: Kongresi i Berlinit, 1878) qė po mbahej asokohe. Diskutuam mbi rivalitetin e kombeve tė vogla qė pėrpiqeshin tė fitonin supermaci nė Turqinė Europiane (shėnim i pėrkthyesit, A.H: bėhet fjalė pėr Perandorinė Osmane nė Ballkan).

Nė kabinetin e tij ose mė mirė nė muzeun e tij nė vitin 1878, gjatė kohės qė po mbahej Kongresi i madh nė Berlin, tė nesėrmen e luftės ruso-turke, (shėnim, A.H: pjesa nė vijim ėshtė ajo qė citon edhe Mit’hat Frashėri nė librin e tij “Shqiptarėt”, Zenit Editions 2005, faqe 66-67) kur po flitej pėr racat e ndryshme tė Ballkanit, doktori dijetar u ngrit papritur: "Shikoni! - tha ai. Ja raca me tė vėrtetė superiore e kėtyre vendeve. Shikojini kėta!" Pėrpara na vuri tri kafka me njė konformacion tė barabartė. "Njėri nga kolegėt e tu mė ka dėrguar tė parėn, pastaj shtiva nė dorė dy tė tjerat. Janė kafka shqiptarėsh tė vrarė nga turqit. Vėshtrojini me kujdes! A s’janė tė bukura?! A s’janė madhėshtore?!

Kur mora kėtė tė parėn, mendova se ishte njė pėrjashtim. Por janė tė gjitha si kjo kėtu! Ja raca superiore, madje shumė mė lart se gjithė tė tjerat!" Dhe doktor Wirchov e pėrkėdhelte me njė butėsi entuziaste dhe me shikim plot dashuri kafkėn jo tė plotė qė mbante mbi gjunjė. Pastaj, duke e ngritur dhe duke e ulur me kujdes filloi tė pėrcaktojė nė njė fjalim tė shpejtė dhe me imazhe popullatat e ndryshme tė Turqisė europiane dhe, nė mbėshtetje tė ēdo opinioni qė shprehte, ai kėrkonte njė, dy, tre kafka: malazeze, boshnjake, dalmate, serbe, bullgare, rumune, turke e hungareze. Pak e nga pak ai i kishte shtuar provat nė mbėshtetje tė kėtyre opinioneve dhe mė nė fund, nė qendėr tė kėtij rrethi tė plotė dhe tė formuar prej kafkash tė madhėsive tė ndryshme, pak a shumė tė prera nga armė tė bardha dhe nga zjarri, ai plotėsoi demonstrimin e tij.

Edhe pse Kongresi e gjykoi jashtė pikėpamjes kranologjike (kafkore), ai gjithnjė u kthehej kafkave tė veta shqiptare dhe kur fliste, ulej pėr t’i prekur me gishta, ndėrkohė qė tė tjerat i konsideronte tė padenja; dhe mė duhet tė shtoj se Konti Andrasi (shėnim i pėrkthyesit, A.H: Kryeministėr hungarez dhe ministėr i jashtėm i Jashtėm i Hungarisė, 1871–79) nuk do tė lėvdohej sikur tė dinte sėrėn e caktuar nga dr. Virchow pėr hungarezėt. “Times”

Kjo dėshmi e sjellė nga ky artikull do tė ishte akoma mė e plotė po qe se do tė kishim mundėsinė tė lexonim studimet e plota tė profesor Virchow mbi racėn shqiptare. Kėto studime presin ende ditėn qė tė zbardhen e tė botohen nė gjuhėn shqipe.
Deputeti britanik, Cowen: Shqiptarėt janė mė i vjetri komb i Lindjes

Ndėrkohė, aq i bindur ishte Virchow nė lidhje me pėrgjigjet shkencore pėr racėn shqiptare, saqė i drejtohet Kongresit tė Berlinit qė tė ruante kėtė racė tė rrallė. Atė, nuk e dėgjuan. Natyrisht qė Shqipėria u copėtua si mos mė keq. Shkenca para politikės (interesave, pazareve) ėshtė thuajse gjithmonė e zhvleftėsuar. Po kaq vlerė kishte edhe drejtėsia e Fuqive tė Mėdha. Do tė ishte me shumė interes pėr publikun shqiptar tė dinte kumtesėn e mbajtur nga Virchow nė lidhje me racėn shqiptare dhe pėrpjekjet qė ai ka bėrė pėr vlerėsimin tonė, nga Kongresi i Berlinit, si racė me tipare tė veēanta. Por profesori i ditur, nuk ishte i vetmi qė i shikonte shqiptarėt si njė racė tejet tė lashtė. Mė poshtė, sjellim njė fragment nė tė cilin britanikėt diskutojnė pikėrisht mbi kėtė gjė, shqiptarėt. Pjesa ėshtė shkėputur “Nga bisedimet nė Dhomėn e Komuneve tė Britanisė sė Madhe mė 4 shtator 1880”, e pasqyruar nė botimin me rastin e 50-vjetorit tė Pavarėsisė Kombėtare, “Rilindja Shqiptare” (Pėrgatitur: Kristo Frashėri, Ndėrmarrja Shtetėrore e Botimeve “Naim Frashėri”, Tiranė 1962):

“Joseph Cowen: Besoj se qėllimi i anijeve luftarake qė do tė mblidhen nė Raguzė ėshtė qė t’u kallin frikėn turqve. Po sikur tė mos i zėrė frika Turqit? Ēdo tė bėhet atėherė? Forca detare e Anglisė, e Anglisė sė lirė dhe konstitucionale, a do tė pėrdoret pėr tė djegur a pėr tė shkatėrruar kasollet e gjahtarėve, peshkatarėve ose barinjve shqiptarė tė Ulqinit? Pėr kėtė qėllim tė poshtėr do tė pėrdoret fuqia e Britanisė?

vazhdon.....

murrizi
13-03-11, 21:42
Pėr fitim tė kujt do tė bėhet kjo padrejtėsi? Pėr fitim tė malazezėve...

Malazezėt janė rrethuar prej njė populli tjetėr, i cili ėshtė aq trim sa ata, dhe historia e tė cilit humbet nė brymė tė kohės. Shqiptarėt janė mė i vjetri komb i Lindjes. Ishin atje mė parė se grekėt e vjetėr. Shqiptarėt kanė legjenda, gjuhė e karakteristika tė veēanta tė tyre. Kanė ca cilėsi qė ndryshojnė fare nga ato tė malazezėve, po janė aq trima sa ata dhe dashuria e tyre pėr liri, as u vu as mund tė vihet nė dyshim. Plani i fuqive tė mėdha ėshtė tė marrin njė copė tė Shqipėrisė dhe t’ia japin Malit tė Zi, pa i pyetur shqiptarėt dhe pa u marrė atyre leje.

Njė deputet: Shqiptarėt nuk janė komb.

Joseph Cowen: Nuk janė njė komb, thotė Zotėria e tij. Atė fjalė tha edhe princi Bismarck nė Berlin. Princi Bismark tha se nuk kishte dėgjuar qė ka njė komb shqiptar. Po princi Bismarck nuk kishte dėgjuar as pėr kombėsinė e Holandės a tė Danimarkės. Njė tjetėr princ, aq i fuqishėm sa ėshtė princi Bismarck sot, pretendoi nė Kongresin e Vjenės qė s’dinte ndonjė komb italian. Pas mendjes sė atij diplomati, Italia nuk ishte veēse njė “shprehje gjeografike”. Dhe me gjithė kėtė sot dimė tė gjithė se Italia ėshtė njė komb i madh e i bashkuar. Ajo qė u vėrtetua nė pak mė tepėr se pesėdhjetė vjet pėr popullin e njė ane tė Adriatikut, mund tė vėrtetohet me njė mėnyrė tė ndryshuar edhe pėr anėn tjetėr nė aq kohė e sipėr.Pas mendjes time do tė ishte njė padrejtėsi aq e madhe tė viheshin shqiptarėt nėn zgjedhė tė malazezėve sa sikur tė viheshin malazezėt nėn zgjedhėn e shqiptarėve...”

murrizi
13-03-11, 21:43
Si e siguroi Virchow kafkėn e parė shqiptare - njė kryetar fisi shqiptar

Nė librin e tij Mit’hat Frashėri, nuk jep hollėsi tė mėtejshme nė lidhje me punėn e Virchow apo mėnyrėn se si ai siguroi kafkat shqiptare. Nė artikullin e “Times”, ribotuar edhe nė “Le Matin”, Virchow i thotė Blowitz: “Njėri nga kolegėt e tu mė ka dėrguar tė parėn, pastaj shtiva nė dorė dy tė tjerat. Janė kafka shqiptarėsh tė vrarė nga turqit. Vėshtrojini me kujdes! A s’janė tė bukura?! A s’janė madhėshtore?! Kur mora kėtė tė parėn, mendova se ishte njė pėrjashtim. Por janė tė gjitha si kjo kėtu! Ja raca superiore, madje shumė mė lart se gjithė tė tjerat!”. Pas njė kėrkimi mbi punėn e Virchow, ajo qė vjen si diēka e re dhe e pathėnė mė parė, ėshtė dėshmia e gazetarit i cili i siguroi Virchow kafkėn e parė shqiptare. Cili ishte kolegu i Blowitz? Po dy kafkat e tjera si i erdhėn nė dorė Virchow? Kolegu i Blowitz, ishte njė korrespodent amerikan qė mbulonte lajmet nga Ballkani. “Le Matin” e ribotoi artikullin nė vitin 1901. Po kėtė vit ėshtė botuar libri me kujtime, nė dy vėllime, i gazetarit amerikan, William James Stillman, (“The Autobiography of a Journalist” (Autobiografia e njė gazetari); William James Stillman 1828-1901; Vol. 2; Boston Houghton, Mifflin and Co. ; Cambridge Mass. Riverside Press, 1901). Stillman hedh dritė mbi mėnyrėn se si Virchow siguroi kafkat shqiptare. Ai i ēoi atij tė parėn. Stillman ėshtė personi qė e ka befasuar profesorin (sipas asaj qė Virchow i rrėfen Blowitz) me kafkėn qė i dėrgoi.

Ishte koha kur shqiptarėve po u merreshin viset veriore pėr t’ia dhėnė Malit tė Zi. Stillman ishte korrespodent pėr Ballkanin dhe ndiqte zhvillimet qė po ndodhnin (qėndrimet e tij – ndoshta pėr mungesė informacioni – shpeshherė janė pro malazeze, por kjo gjė nuk ėshtė objekti i shkrimit). Pas njė prej betejave tė shumta shqiptaro-malazeze, ai dėgjon historinė e vrasjes sė njė shqiptari dhe kėtu zė fill historia qė ne kėrkonim. Kafka e atij shqiptari ėshtė kafka e parė e koleksionit tė Virchow. Pjesa e mėposhtme ėshtė marrė nga libri i lartpėrmendur (faqe 611-613) me kujtimet e gazetarit William J. Stillman:

“Kapiteni mė tregoi pėr njė shqiptar trim, qė kishte rėnė i plagosur nga kali i tij dhe ishte strehuar nė njė tė ēarė tė shkėmbinjve, i cili kishte vrarė dy malazezė dhe kishte plagosur njė tė tretė para se sa tė shfaqej i pambrojtur ndaj njėrit prej tyre, qė i kishte dalė pas shpine dhe qė e kishte qėlluar nga njė e ēarė mes shkėmbinjve qė e strehonin. Mėnyra e vdekjes sė tij dhe ajo e sulmuesve tė tij, ilustrojnė mėnyrat e luftės sė malazezve kaq plotėsisht sa qė unė isha i interesuar pėr kėtė gjė mė shumė sesa pėr detajet heroike tė luftimit.

Malazezi e ka ēėshtje sedre sulmin e armikut tė tij ballė pėr ballė dhe mundėsisht me armė tė ftohtė. Armiqtė qė bien nė pėrleshje tė pėrgjithshme nga tė shtėnat e pushkės, ai nuk i konsideron kurrė si “kokat” e tija; “ai deklaron vetėm ato qė ai ka vrarė nė njė luftim me duar”. Ky shqiptar ishte bajraktari i fisit tė tij, kryetari trashėgimor dhe ta vrisnin atė nė njė luftim me duar ishte ambicia e tė treve atyre qė e sulmuan atė radhazi; vrasja nė shpinė ishte vetėm njė ēėshtje nevojshmėrie.

Kujtova nė atė moment njė korrespodencė qė kisha pasur vite mė parė me Virchow, nė lidhje me Pellazgėt; dhe duke menduar pėr koleksionin e tij tė kafkave, e pyeta kapitenin nėse ai e dinte vendin se ku kishte rėnė shqiptari dhe nėse eshtrat ishin akoma atje, e kur ai mė siguroi se ato ishin aty ku ai kish rėnė, unė i ofrova atij dy florinj pėr tė mė sjellė kafkėn, gjė tė cilėn ai e bėri. Ishte kafka e njė burri nė moshė tė re, me qepjet e kockave tė kafkės thuajse tė mbyllura, vetėm me dy dhėmbė qė i mungonin e asnjė prej tyre tė sėmurė dhe unė ia dėrgova atė kraniologut tė madh, i cili m’u pėrgjigj me falėnderime tė ngrohta.

Kafka, tha ai, ishte mė e shkėlqyera e koleksionit tė tij pėr sa i pėrket zhvillimit mendor dhe ai lexoi njė kumtesė nė lidhje me tė, para Akademisė Perandorake Gjermane. Atij i kishin bėrė aq pėrshtypje karakteristikat e asaj kafke sa qė ishte i prirė ta konsideronte si njė kafkė tė jashtėzakonshme dhe i shkroi njė prej oficerėve austriakė nė Malin e Zi pėr ta pyetur nėse mund t’i dėrgonte disa tė tjera, dhe kėto, edhe pse jo si ajo e kryetarit tė fisit, prej fisi padyshim puro shqiptar, – pėr shkak se aristokracia nuk martohej kurrė me gjak tjetėr pėrveē atij tė sė njėjtės racė e kategori shoqėrore – zotėronin tė gjitha tė njėjtat karakteristika intelekti, duke vėrtetuar vendosjen e shqiptarėve prej tij, nė krye tė racave tė Evropės, pėr kapacitet mendor.”

Nė kėtė mėnyrė kemi zbardhur njė pjesė tė rrugės sė kryer nga profesor Virchow nė lidhje me studimet e racės shqiptare. Por ka edhe diēka tjetėr qė tėrheq vėmendjen nė pjesėn e mėsipėrme tė kujtimeve tė Stillman. Ai pėrmend njė bisedė qė ka bėrė me profesor Virchow nė lidhje me Pellazgėt dhe nisur nga kjo i dėrgon atij kafkat e shqiptarėve. Nuk duhet shumė mprehtėsi pėr tė kuptuar se raca pellazgjike pėr tė cilėn Stillman kishte biseduar dikur me profesorin ishin pikėrisht shqiptarėt. Nė tė kundėrt pėrse do pėrmendte kėtė gjė kur synonte tė shtinte nė dorė kafkėn e shqiptarit? Nga ana tjetėr, profesor Virchow, ashtu si e pėrmendėm edhe mė sipėr, nė vitin 1869 themeloi Shoqėrinė e antropologjisė, etnologjisė dhe parahistorisė (Gesellschaft für Anthropologie, Ethnologie und Urgeschichte). Kjo Shoqėri pati shumė ndikim nė koordinimin dhe intensifikimin e hulumtimit arkeologjik gjerman. Njė emėr shumė i njohur i arkeologjisė gjermane ėshtė edhe Henry Schliemann.

Ky i fundit ka bėrė disa nga zbulimet mė tė mėdha nė fushėn e arkeologjisė. Njihet si zbuluesi i Trojės dhe i thesarit tė Priamit. Ka bėrė gėrmime e zbulime tė rėndėsishme nė Thyros dhe ka zbuluar thesaret e qytetėrimit tė lashtė mikenas etj. Schliemann ishte njė mik i profesor Virchow, i cili e ka shoqėruar nė shumė prej gėrmimeve qė ka bėrė, qė prej Ilios (Trojės) e deri nė Greqi. Virchow ishte njė autoritet i padiskutueshėm nė fushėn e antropologjisė sė kohės dhe nė kėtė mėnyrė ai studionte skeletet e gjetura gjatė gėrmimeve duke e pasuruar arkeologjinė kėsisoj, me rezultate shkencore. Pas njė kėrkese tė Schliemann – e cila ndihej si njė nderim qė do t’i bėhej librit – Virchow ka shkruar hyrjen e librit “Mycenae” tė Shliemann. Kėto detaje tė pakta shėrbejnė pėr tė dhėnė idenė se Virchow ishte njė person i cili kishte njohuri arkeologjike tė mjaftueshme, pėr tė arritur nė pėrfundime mbi racėn pellazgjike shqiptare.

murrizi
13-03-11, 21:45
Shqiptarėt, sa pak tė njohur prej europianėve

Pėrfundimet e Virchow pėr shqiptarėt, nuk ishin mė diēka e thėnė me zė tė mekur, por ishin rezultate me tė cilat ambienti shkencor njihej. Kumtesėn e tij para Akademisė Perandorake Gjermane nė lidhje me racėn shqiptare, e gjejmė tė cituar mė poshtė, nga Stillman, kolegu i Blowitz, tė cilin profesor Virchow e pėrmend edhe nė artikullin e “Times”. Kjo kumtesė nuk ėshtė botuar ende nė shqip. Megjithatė, rasti i shqiptarėve tashmė ishte bėrė njė njėsi krahasimi nėpėr seminaret shkencore. Njė fragment ku shqiptarėt merren si shembull nga Virchow, gjatė punimeve tė njė konference tė rėndėsishme tė antropologjisė, po e sjellim edhe nė kėtė material:

"Nė Kongresin e fundit Antropologjik nė Vjenė, u shkaktuan disa ndjesi nga fjalimi i biologut tė madhe berlinez, profesor Virchow. Rreth njė vit mė parė Virchow, gjatė njė rasti tė ngjashėm, bėri njė sulm tė ashpėr ndaj qėndrimeve darviniane dhe kėtė vit ai foli nė mėnyrė tė njėjtė po kaq hapur. Pjesa e sjellė mė poshtė ėshtė e shkėputur nga fjalimi i tij i gjatė nė Kongres:

Njėzet vjet mė parė, kur u takuam nė Innspruck, ishte pikėrisht momenti kur teoria darviniane kishte lėnė shenjėn e saj tė parė fitimtare anembanė botės. Miku im, Vogt, nxitoi menjėherė brenda radhėve tė kampionėve tė kėsaj doktrine. Qysh atėherė, ne kemi kėrkuar mė kot pėr fazat e ndėrmjetme tė cilat supozohej se duhet tė lidhin njeriun me majmunėt; proto-njeriu, pro-anthropos nuk ėshtė zbuluar ende. Pėr shkencėn antropologjike, pro-anthropos nuk ėshtė madje as njė temė diskutimi. Antropologu mund, ndoshta, ta shohė atė nė njė ėndėrr, por sapo tė zgjohet nuk mund tė thotė se ka bėrė ndonjė qasje ndaj tij.

Nė atė kohė nė Innspruck perspektiva ishte, me sa duket, qė rrjedha e prejardhjes nga majmuni te njeriu do tė rindėrtohej e gjitha njėherėsh, por tani ne nuk mund ta provojmė madje as prejardhjen e racave tė ndara nga njėra-tjetra. Nė kėtė moment, ne jemi nė gjendje tė themi se mes popujve tė lashtėsisė as edhe njė i vetėm nuk ishte mė afėr me majmunėt sa ē’jemi ne. Nė kėtė moment unė mund tė pohoj se nuk ka mbi tokė asnjė racė absolutisht tė panjohur pėr njeriun. Mė pak tė njohur prej tė gjitha racave janė banorėt e zonave malore qendrore tė gadishullit tė Malajzisė, por nga ana tjetėr ne i njohim banorėt e Tokės sė Zjarrtė po aq mirė sa edhe eskimezėt, bashkirėt, polinezianėt dhe lapėt. Jo! ne njohim mė shumė pėr kėto raca sesa ē’njohim disa fiseve tė caktuara europiane. Mė duhet tė pėrmend vetėm shqiptarėt...” (Oriental Religions and Christianity; Frank F. Ellinwood, New York, 1891)
Mihai Eminesku: Raca e pastėr shqiptare, e para nga perandoria e lashtė e Lindjes

Aq tė njohura ishin bėrė pėr kohėn pohimet e Virchow, saqė kishte raste kur merreshin si treguese krahasuese tė superioritetit. Qėllimet se pėrse bėheshin kėto krahasime nuk janė mė tė rėndėsishme sesa fakti qė i referoheshin shkencės antropologjike si element i pakundėrshtueshėm. Kėtyre krahasimeve nuk iu shmang as poeti kombėtar mė i madh rumun, Mihai Eminesku. Ai thėrriste shkencėn nė ndihmė (shembulli i mėposhtėm sillet thjesht pėr tė treguar jehonėn e kėrkimeve tė Virchow, dhe nuk ka lidhje me antisemitizmin) pėr tė shpėtuar atdheun e tij qė e konsideronte tė rrezikuar prej hebrenjve:

“Mihai Eminesku (1850-1889), poeti kombėtar i nderuar i Rumanisė, modernizuesi i Rumanisė dhe rapsodi i shtetit tė mitur, besonte se vendi i tij ishte mbėrthyer mes socializmit dhe liberalizmit dhe duhet tė shmangte rreziqet e tė dyve nė favor tė feudalizmit, “...sistemi i lirisė mė tė madhe, i decentralizimit, i autonomisė shoqėrore, i pavarėsisė sė klasave. Njerėzit nuk ishin tė barabartė dhe pėr kėtė arsye ata ishin tė lirė”. Rumania feudale ishte njė vend i njė pastėrtie tė shėndetshme, e panevojshme pėr ta thėnė – pa hebrenj. “Ēifuti nuk meriton tė drejta askund nė Europė, sepse ai nuk punon”. Hebrenjtė nė Rumani ishin “tė huaj nė trupin e saj,” njė “racė, qėllimi i menjėhershėm i sė cilės ishte qė tė merrte pasuritė e patundshme rumune dhe qėllimi afatgjatė i sė cilės ishte qė mbėrthente vendin e tij”.

"Ēfarėdo qė kushdo tė mund tė thotė", shkruante Eminesku, "nė mes nesh dhe ēifutėve ka njė dallim racor qė nuk na lejon tė kemi ndonjė ndjenjė ndaj tyre – nė rrethana ku nderi ėshtė nė rrezik – por pėrbuzje dhe asgjė tjetėr veēse pėrbuzje”. Poeti, si shumė europianė romantikė tė kohės sė tij, nuk hezitoi t’i bėnte thirrje edhe shkencės: "Etnografi Hoffmann mbronte idenė se zhvillimi i kafkės sė racės rumune ishte i admirueshėm, se ato lloje kafkash meritonin tė ishin nė ballė tė qytetėrimit... Virchow, njė natyralist i famshėm, i jep kafkės shqiptare vendin e parė ndėr tė gjitha kafkat e racave tė pastra nga perandoria e lashtė e Lindjes, dhe kafka shqiptare ėshtė identike me atė tė racės rumune, me atė tė popullit tonė sot.” (Scott L. Malcolmson; “Empire's edge: travels in South-Eastern Europe, Turkey and Central Asia”; fq. 17; Verso, 1995)

Shembuj tė tillė krahasues nuk janė tė rrallė. Robert Matteson Johnston (1867-1920) ishte njė prej autorėve tė shumtė qė u referohet pėrfundimeve tė profesorit Virchow, nė lidhje me kapacitetin kafkor mė tė zhvilluar tė shqiptarėve. Johnston, njė historian amerikan e studiues i rėndėsishėm i historisė ushtarake u lind nė Paris e u arsimua nė kolegjin Etoni College dhe Pembroke College, Cambridge. Johnston gjatė karrierės sė tij dha mėsim edhe nė Harvard e Mount Holyoke College. Nė librin e tij “The Napoleonic Empire in Southern Italy and the Rise of the Secret Societies” (ribotim i READ BOOKS; 2010; faqe 3,4), nė njė fragment ai u referohet kėrkimeve tė Virchow teksa pėrshkruan aftėsitė e racės shqiptare. Ja se si shprehet ai:

“ ...‘Kampaniani i gjallė, abrucezi kursimtar, puliezi brutal, kalabrezi arrogant ngjallin lehtė diskutim dhe tregojnė heterogjeni tė racės’, shkruante Cantł. Ndryshojnė jo vetėm temperamentet e tyre, por edhe dialektet e tyre, deri nė pikėn e pakuptueshmėrisė sė dyanshme. Prej elementeve tė ndryshme tė popullsisė, asnjė nuk tregon tipare mė karakteristike se shqiptarėt, njė racė qė shfaq, sipas Virchow, kapacitetin kafkor mė tė madh nė Europė. Vendbanimet e tyre ishin rezultat i emigracionit qė kishte ndodhur nga pėrtej Adriatikut midis shekujve tė gjashtėmbėdhjetė dhe tetėmbėdhjetė nėn presionin e pushtimit turk.”

Studimet dhe pėrfundimet e profesorit Virchow janė marrė nė konsideratė nga shumė studiues tė tjerė seriozė, gjė qė nė tregon rėndėsinė e kėtyre pėrfundimeve shkencore. Punimet e plota dhe kėrkimet e Virchow mbi shqiptarėt, nėse do tė botoheshin nė shqip do tė ishin njė element i rėndėsishėm shkencor qė do tė shėrbente pėr tė forcuar pėrfundimet mbi lashtėsinė e shqiptarėve, njė race enigmatike qė vjen nga thellėsitė mė tė humbura tė kohės si njė linjė e pandėrprerė etnokulturore.

Makresh
14-03-11, 00:59
Ky artikull i dedikohet rracės "superiore" qe para ca dite, dogji kolybet e te varferve ne periferi te Tiranes.

...........


Rracės time

Pas Gėrdecit, ngjarja mė e rėndė qė kam pėrjetuar nė kėtė vend, ėshtė ajo qė u denoncua me mjaft vonesė: spastrimi racor i 45 (a mė shumė) familjeve rome nė periferi tė Tiranės.
Edhe 21 janari ėshtė i rėndė, e unė nuk e harroj 21 janarin. Por, romėt e djegur te Stacioni i Trenit nuk kanė ardhur kurrė nė derėn e kryeministrit. Ata ndoshta nuk kanė hyrė kurrė as nė qendėr tė Tiranės, pėrveēse pėr tė lypur.
Ata janė qė nė lindje qenie tė deklasuara, tė pėrbuzura, tė rrahura e tė shkelura, tė lėnė nė mjerim nė barraka. Fėmijėt e tyre lindin pranė gjirizit, e vdesin pranė gjirizit. Kur janė tė vegjėl lodrat e tyre janė plehrat, e ardhmja e tyre ėshtė karroca e plehrave. Fėmijėt e tyre grabiten e shiten pėr pjesė ndėrrimi, dhe prindėrit kujtojnė se ua kanė ēuar nė fondacione qė tua ushqejnė mė mirė. Ata janė valvula ku shkarkohet depresioni i njė shoqėrie tė sėmurė e perverse. Dhe janė valvula mė e mirė. Ata mund ti djegim ditėn pėr diell, sepse ne jemi tropojanė e sepse ata janė jevgj.

JEVGJIT
Vetė termi "rom" sot, mė duket njė hipokrizi mediatike. Pėr ne, ata janė jevgj, tėrė ditėn e ditės, nė tė tėra komunikimet tona tė pėrditėshme, qė nga ministri e deri tek vetė jevgjit. (term jo i saktė ky, por qė ne e pėrdorim nė mėnyrė gjithėpėrfshirėse pėr tė tėrė shqiptarėt me ngjyrė).

Dhe nėse nė shtetin tim, ata mund tė digjen kaq kollaj nė kasollet e tyre, policia tė ngulė kėmbė qė ata u larguan "me dėshirėn e tyre" dhe kriminelėt tė jenė akoma tė lirė, unė nuk dua tė jem pjesė e kėsaj hipokrizie e tė vazhdoj me politesėn e terminologjisė. Unė nuk mund ti quaj "romė" sa pėr protokoll, kur ne tėrė ditėn i trajtojmė si jevgj. Deri dhe i djegim si jevgj.

Kėto gjėra, ndodhin si tė ishinnormale nė shtetin tim.
Po ky nuk ėshtė shteti im.
Ky ėshtė shteti i tropojanėve.




TROPOJANĖ E SKRAPARLIOTĖ
Dua tu kėrkoj paraprakisht ndjesė atyre tropojanėve tė ndershėm qė jetėn e tyre e kanė ngritur pa u kacavjerrė nė hardhinė e tė parit tė fisit qė pushtoi Tiranėn. Dua tu kėrkoj ndjesė, se ka shumė prej tyre qė Tiranėn e kanė fituar me mund, e nuk ua kanė dhėnė nė pjatė nga torta e pushtetit.

Aq mė tepėr kur problemi nuk ėshtė dhe vetėm te tropojanėt. Janė skraparlinjtė. Janė shkodranėt. Janė gjirokastritėt. Janė dropullitėt. Janė kushdo qė vjen nė pushtet.
Problemi ėshtė tek koncepti tribal i ardhjes nė pushtet "krahinēe".
Krahina nga vjen, ėshtė CV-ja jote.

Mentaliteti qeverisės ėshtė se kur vjen nė pushtet e quan normale tė tėrheqėsh nė punėsim nė administratėn e shtetit tė tėrė rrethin prej nga vjen, tėrė kushėrinjtė deri nė 4 breza. Bizneset favorizohen nė bazė krahine, shokėsh klase e kushėrinjsh qė mė parė as i kishe parė kurrė. Ēdo ministėr, e kthen ministrinė e vet nė oaz ku peshkojnė tėrė farefisi e krahina qė e ka votuar.

Kur njė shkodrane ėshtė nė pushtet, unė si shkodran jam mė i mbrojtur nga shteti. Sepse, nė kėtė shtet punojnė njerėzit e mi. Nė tėrė hallkat e shtetit, do jenė vendosur njerėz qė do tė mė mbrojnė.
Jo mė kot, emrat e tė dyshuarve pėr krimin ndaj jevgjve te Stacioni i Trenit kanė rrjedhė vjedhurazi nga dosjet e shtetit. Sepse, janė nga krahina qė ėshtė nė pushtet. Pėr policinė, romėt kanė ikur me dėshirė.

Ky sistem i administrimit tė pushtetit me baza krahinore ka rrėnjė tė thella, qė tek Zogu, klani Kapo, e deri sot. Lufta e famshme e klasave jo rrallė u shndėrrua nė luftė raciste, mbi bazė feje e krahine.
Tropojanėt vetėm se janė mė me fat se korēarėt, meqė kanė qėlluar mė gjatė "nė pushtet" se krahinat e tjera.
Jam kurioz tė di si do jenė korēarėt kur tė kenė njė kryeministėr, president a kryeparlamentar tė tyrin.

Kjo mėnyrė e ndėrtimit tė shtetit, ka bėrė qė tė tėrė tė presim rradhėn qė bashkėfshatari ynė, tė ngjitet nė piramidė. Sot ata, nesėr ne. Sot tropojanėt, nesėr vlonjatėt. Do vijė dhe dita jonė.
Tė vetmit qė nuk kanė kurrė shpresė as tė lypin (e jo mė tė ngjiten) poshtė piramidės sė pushtetit janė jevgjit.
Prandaj, ata qė ndjehen qė "janė nė pushtet" mund tė marrin flakėhedhėsen e tė bėjnė spastrim racor.




LA RAFFLE
Si pėr koinēidencė, para pak ditėsh, tamam nė datat kur ata po digjeshin, policia nuk e deklaronte e media nuk e raportonte, kam parė filmin "La Raffle".
La Raffle tregon spastrimin racor tė 10 mijė hebrenjve nė Paris gjatė qeverisjes sė Vishisė nėn pushtimin gjerman. Parizianėt shpėtuan 10 mijė tė tjerė, por nga kėta qė u zhvendosėn me bekimin e xhandarmėrisė franceze, vetėm 4 a 5 u kthyen gjallė. Por, turpi i mbeti pėrsėri Parisit.

Sigurisht, sot nuk i dėrgojnė dot nė kampe pėrqendrimi, edhe pse Mehmet Shehu thonė e pati iniciuar nė kohė tė vet. Por mentaliteti ynė ėshtė i njėjtė me atė tė qeverisjes e logjikės spastruese tė Vishisė.
Zbimi i tyre me dhunė e me djegie, ėshtė njė veprim i pastėr racor, qė mund tė ketė dhe prapaskena tė tjera.

Nėse ato do tė ishin 45 familje pukjane, matjane, skraparliote, aq mė tepėr tropojane, askush nuk do kish guxuar ti digjte. Por, meqė janė familje jevgjish, dhe shteti nuk ėshtė e s'do tė jetė kurrė i jevgjve, ata mund tė digjen kollaj. Ndoshta, ajo tokė dikujt i duhet e pastėr. Mos tė guxojnė mė tė kthehen!

Nė njė kohė kur tėrė Shqipėria ėshtė "tokė e xanun" barakat e jevgjve janė mė tė pambrojturat. Ato nuk kanė peshėn e shtėpiave tė tė ardhurve tė tjerė tė vendosura dhunshėm nė tokė tė tjetėrkujt kėto 20 vjet. Ata tė tjerėt, janė krahina qė nesėr pasnesėr do tė vijnė nė pushtet.
Jevgjit mund tė pėrzihen nga banesat e tyre tė mjera, tė dhunohen e tė digjen, sepse, shteti im ėshtė njė shtet i ndėrtuar mbi racizmin.



ĒEĒENĖ E SKOCEZĖ
Racizmi ynė si popull as nuk fillon e as mbaron me jevgjit.
Ne kemi shpikur termin "ēeēen" pėr gjysmėn e popullsisė. Ne i quajmė "skocezė", me ironi ata qė vijnė nga Skrapari. Ne i quajmė me pėrbuzje "turq" myslimanėt e Shkodrės, dhe themi "grekėt e ****t" pėr sarandiotėt. Ne, tropojanėve u themi ligėsisht "malokė".
Nė 97'n nė jug tė bėnin provėn e gjuhės sė "malokut": po ta shqiptoje "xhashtė" nė vend tė gjashtė, mund tė haje plumbin. Sepse, urrejtja ndaj njė personi ishte shndrruar nė racizėm ndaj krahinės prej nga vinte.

Ne, qė jemi populli i pėrbuzur i trotuareve tė Evropės.
Dhe paradoksi ėshtė, qė po ata tropojanė qė (dyshohet se) dogjėn barakat e jevgjve, kur shkojnė nė Greqi trajtohen pak mė mirė se ata jevgjit e Stacionit tė Trenit.



MARSELI I SELITĖS
Njeriu mė i klikuar nė Youtube, ėshtė Marseli i Selitės, nė njė kėngė tė Aurela Gaēes. Dhe kėnga nuk ėshtė e klikuar aq prej Gaēes, sesa prej jevgut Marsel.
Ne nuk i kemi dhėnė asnjė shans jevgjve tė integrohen. Ne nuk kemi bėrė asnjė pėrpjekje pėr ta kuptuar kulturėn e tyre, e cila, nė disa aspekte mund tė jetė mė superiore tė paktėn pėrnga vlerat njerėzore, se e jona, qė jemi racė e bardhė nga jashtė e e zezė nga brenda.

Unė kam pasur mundėsi tė intervistoj jevgj, dhe kam parė me habi qė dashuria mund tė mbijetojė dhe te fusha e plehrave; qė pėrkushtimi, mund tė jetė mė i fortė mes njerėzve qė skanė as bukė tė hanė; qė mirėsia, mund tė jetė mė e thellė aty ku ngjyra ėshtė mė e errėt.
Ata nuk e kanė humbur gjuhėn e nėnės, edhe pse tėrė jetėn kanė qenė tė diskriminuar nė arsim. Teksa, pėr tė pėrfituar hiret e njė femre nė njė bar tė Italisė, ne, "raca e bardhė", jemi gati tė shitemi pėr ēekė e hungarezė.

Ne nuk kemi pėr ti hasur kurrė ata nė Living Room, as nė zyrat e Ministrisė sė brendshme, as nė bankat e shkollės sė mesme. Ata, nuk janė kurrė aty, sepse ato dyer janė tė mbyllura pėr ta, falė edhe heshtjes sonė fajtore.
Ne harrojmė qė ata ekzistojnė, sepse, i vemti kontakt i yni me ta ėshtė ose kur ata lypin, ose kur ne klikojmė videon e Marselit tė Selitės.
Ose, kur shohim nė lajme shkrumbin e barakave tė tyre.



DORA E BARDHĖ
Unė nuk kam si ta di se ēfarė fshihet pas spastrimit racor tė jevgjve nga zona pranė Stacionit tė Trenit. Policia nuk do tė tregojė se ē'po ndodh. Politika ka halle diabeti - secili e do tortėn e pushtetit pėr vete. Do bėhet ca zhurmė, ndoshta, por ata jevgj, sado "skema kafshate" tė ngrejė Kryeministri, nuk kanė pėr tu rikthyer mė kurrė aty. Edhe sikur tė dalim e tė lidhemi me zinxhirė te Ministria e Rendit, edhe sikur tė vijnė dhjetėra delegacione nga Evropa, ata, janė tashmė tė djegur pa kthim.

Ne nuk i shpėtojmė dot mė, sado shkrime tė bėjmė nė gazetė e kronika nė TV. Jetojmė nė vendin ku qeverisin shurdhėt e ku ēudia mė e madhe, 3 ditė zgjat.
Nė ditė si kjo, e urrej veten qė i pėrkas racės sime. Racės sė bardhė, me shpirtin e zi.

Makresh
14-03-11, 01:01
Muhamedi a.s. ka thene : “O njerėz, Zoti juaj ėshtė njė dhe babai juaj ėshtė njė (Ademi). Arabėt nuk janė mė tė mirė se joarabėt, i bardhi nuk ėshtė mė i mirė se i ziu, pėrveēse nėpėrmjet devotshmėrisė ".

Shqiptarėt nuk duhėt te jen rracista pas tragjedis se holokaustit, kjo eshte nje marri e madhe per cilin do qe mendon se me te vertet jemi "rracė superiore" !