PDA

View Full Version : 7 Mrekullite e Sistemit Diellor


YanYan
25-03-11, 04:20
Shtrėngata mė tė mėdha se Toka, kanione gjigante, geizera tė lartė qindra kilometra, vende tė ndriēuara gjithmonė nga Dielli, shatėrvanė pluhuri e akulli...


1. Jupiteri: Stuhia qė nuk pushon prej katėr shekujsh
Shtrėngata mė e madhe e sistemit diellor, e cila ka shpėrthyer nė Hemisferėn Jugore tė Jupiterit prej katėr shekujsh, qė kur u vėzhgua pėr herė tė parė me teleskop, s’ėshtė ndalur mė. Ajo ngrihet 8 kilometra mbi retė pėrreth dhe ėshtė kaq e madhe sa mund tė pėrfshijė dy ose tre planetė si Toka. Shtrėngata rrotullohet rreth vetes pothuajse gjashtė ditė tokėsore (qė i korrespondojnė 14 ditėve tė Jupiterit), e nxitur nga erėra qė i kalojnė 400 km/o dhe prodhon njė gjėmim shurdhues. Nė bazėn e saj krijohen vetėtima qė mund tė shkatėrrojnė njė qytet tė tėrė.
Anticikloni
Nga Toka, shtrėngata i ngjan njė veze ngjyrė portokalli (prej saj ka marrė edhe emrin “njolla e madhe e kuqe”), e ngjyrosur me nuanca tė ndryshme, tė cilat vijėzojnė sipėrfaqen e Jupiterit. Nga pikėpamja meteorologjike, njolla e madhe e kuqe ėshtė njė anticiklon gjigant: njė zonė e presionit tė lartė qė rrotullohet nė drejtim tė kundėrt tė akrepave tė orės.

2. Mėrkuri, aty ku Dielli shkon zigzag
Lindjet dhe perėndimet e Diellit janė tė paharrueshme nė planetin e Mėrkurit. Dhe kjo, jo pėr ngjyrat e tyre, siē ndodh nė Tokė, por sepse mbi kėtė planet atmosfera ėshtė shumė e rrallė, e si pasojė qielli ėshtė i zi, pa re ose ngjyrime tė tjera. Nė fakt planeti i Mėrkurit ka njė veēanti: “dita” e tij (e pėrcaktuar nga rrotullimi i ngadaltė rreth vetes) ėshtė mė e gjatė se “viti” (i pėrcaktuar nga rrotullimi rreth Diellit). Mė saktė: nė kėtė planet, dy ditė i korrespondojnė tre vjetėve (ose mė saktė pothuajse 9 muajve tokėsorė).
Para dhe pas
E gjitha kjo bėn qė, nėse do tė gjendeshim mbi sipėrfaqen e kėtij planeti, do tė vinim re se Dielli do tė dizenjonte trajektore tė ēuditshme: pėr shembull mund ta shihnim tė rritej, ose tė zgjerohej ndėrsa ngrihej nė qiell, pastaj papritur tė tėrhiqej pas, pėr tė marrė rrugėn e zakonshme drejt perėndimit.

3. Geizerat e Tritonit, 8 kilometra tė lartė
Rrjedhje azoti dhe materialesh tė tjera organike dalin nga “barku” i Tritonit, hėna mė e madhe e planetit tė Neptunit. Kėto materiale ngrihen nė njė lartėsi prej 8 kilometrash, mė pas zhduken nga erėrat e pranishme.
Stinė 40-vjeēare
Tritoni ėshtė njė sferė me njė diametėr 2700 kilometra, pak mė i vogėl se i Hėnės (3400 kilometra). Ėshtė i ftohtė, me temperatura afėrsisht -235ŗC. Pavarėsisht largėsisė sė tij nga Dielli (30 herė mė shumė se Toka), Tritoni ka njė cikėl tė gjatė stinor. Ēdo stinė zgjat 40 vjet tokėsorė. Sė fundmi ėshtė zbuluar qė nė verė, kur temperaturat janė tė larta, gazet e ngurta mbi sipėrfaqe avullojnė dhe rrisin presionin e atmosferės. Prej vitit 1989 e deri mė sot, pra duke kaluar nga pranvera nė verė, presioni i atmosferės sė Tritonit ėshtė katėrfishuar, duke arritur deri nė 50 mikrobar. Natyrisht qė duke u krahasuar me atė tė Tokės ėshtė njė vlerė tepėr e vogėl: 20 herė mė pak sesa presioni atmosferik nė Tokė.

4. Nė Mars, kanioni gjigant 5 herė sa Italia
Shkėmbinj, kratere, kanione, fusha tė pafundme dunash dhe sipėrfaqe tė mėdha dyoksidi karboni nė gjendje tė ngurtė. Sipėrfaqja e shkretuar e Marsit gjatė viteve tė fundit ėshtė fotografuar nė ēdo detaj nga shumė misione hapėsinore.
Kanioni i madh
Shumė vende marsiane u ngjajnė shkretėtirave tokėsore: shkretėtirės libiane nė Sahara, asaj tė Atakamsit nė Kili, Antarktidės. Por mė spektakolarja nga tė gjitha ėshtė njė version gjigant i Kanionit tė Madh tė Arizonės (SHBA): nė latinisht quhet “Valles Marineris” (Lugina e Marinerit), nė nder tė sondės “USA Mariner 9”, e cila zbuloi dhe eksploroi e para kėtė zonė nė vitet 1971-‘72. Ėshtė njė kompleks tė ēarash 10 herė mė i gjatė (tė paktėn 5 mijė kilometra: 5 herė gadishulli italian), 7 herė mė i gjerė (700 kilometra) dhe 7 herė mė i thellė (7 kilometra) se Kanioni i Madh. Ky shkėmb i thiktė shėnon edhe ekuatorin e Marsit, duke zėnė pothuajse edhe njė tė katėrtėn e trashėsisė sė tij: ėshtė kanioni mė i madh i tė gjithė sistemit diellor.

5. Mbi Hėnė, Dielli nuk perėndon kurrė
Kreshtat ku Dielli nuk perėndon kurrė gjenden nė Hėnė, pranė Polit tė Veriut. U zbuluan nė vitin 1994 nga misioni hapėsinor amerikan “Clementine”, nė skajet e kraterit “Peary”. Kėtu temperatura ėshtė kryesisht e qėndrueshme, afėrsisht 20ŗC, ndėrsa nė zonat ku nuk bie Dielli, mund tė zbresė deri nė -200ŗC. Po ashtu nė afėrsi tė kraterit, mund tė fshihen edhe sipėrfaqe tė mėdha akulli. Me pak fjalė, kjo zonė mund tė jetė ideale qė vendoset njė bazė hapėsinore, e cila tė merret me misionet e dekadave pasardhėse.
Dritė e pėrjetshme
Nė tė vėrtetė nė kėto zona, tė bėra tė famshme si “Peaks of Eternal Light”, ėshtė krijuar bindja se Dielli nuk perėndon kurrė, vetėm nė verė. Megjithatė dyshohet se falė lartėsisė, ndriēimi mund tė vazhdojė edhe gjatė dimrit.

6. Enkelado, shatėrvanė tė mėdhenj akulli
Shatėrvanė tė mėdhenj pluhuri akulli, tė ndriēuar paksa nga njė Diell i vogėl qė humbet nė horizont. Ky ėshtė spektakli qė pėrsėritet ēdo ditė nė Enkelado, hėna e vogėl e Saturnit, nga ku mund tė lindė ujė dhe jetė nėn sipėrfaqen e akullt. Shatėrvanėt gjenden nė Polin Jugor tė Hėnės dhe shpėrthejnė me shpejtėsi 1600km/o. Shtyhen nga njė forcė misterioze, mesa duket njė pellg me ujė tė ngrohtė i vendosur nė thellėsi dhe ngrihen nė njė lartėsi prej qindra kilometrash. Kjo gjė ndodh edhe falė forcės sė dobėt tė gravitetit tė trupit qiellor (kėtu forca e gravitetit ėshtė 100 herė mė e vogėl se ajo tokėsore). Qielli ėshtė i zi, sepse nuk ka atmosferė.
Qetėsi absolute
Duke qenė se nė Enkelado mungon ajri, nuk ka zhurma, pėrveē dridhjeve tė terrenit qė shoqėrojnė geizerat. Toka ėshtė e bardhė, e pėrbėrė nė pjesėn mė tė madhe nga akulli. Vende-vende terreni ėshtė i sheshtė, pastaj me kratere, i mbuluar sipėr me pluhur. Kjo ėshtė sipėrfaqja mė e bardhė e sistemit diellor: si njė top i madh prej dėbore, reflekton pothuajse tė gjithė e rrezatimin qė merr nga dielli.

7. Tė bukur dhe jashtėzakonisht tė hollė
Unazat e Saturnit, pėrveēse njė mrekulli perfekte, edhe nga ana vizive janė magjepsėse: kanė njė diametėr 280 mijė kilometra (3/4 e distancės Tokė-Hėnė) dhe janė shumė tė holla. Nė disa pika, trashėsia e tyre nuk arrin mė shumė se 100 metra.

Januzbrahimi
25-03-11, 12:34
Ah me plot deshire kisha nderru Planet !

Afrimi_17
27-03-11, 16:51
Me nderru planet skishe egzistu,se ne asnje planet tjeter perveq tokes nuk ka jete!

~AnnA~
27-03-11, 18:00
Artikull shume interesant!!!
Flm Yan qe e solle....

Zero Cool
24-06-11, 15:34
Ja si do perfundoje sistemi diellor



http://www.infoalbania.org/thumbnail.php?file=si_do_perfundoje_sistemi_yne_di ellor_398848745.jpg&size=article_medium




Si do te te jete fundi i botes? Ka shume shkencetare dhe studiues qe perpiqen per te dhene nje pergjigjie shkencore kesaj pyetje duke shikuar disa trupa qiellore, nder me te vjetrat te universit,xhuxhat e bardhe.

Nje xhuxh i bardhe eshte faza e fundit e ciklit te jetes se nje ylli si dielli yne, nje perqendrim i materies dhe energjise me te vogel se toka por me nje mase jashtezakonisht te rende, rreth 5 ton per centimeter kub.

Studimi i ketyre yjeve eshte i rendesishem per te kuptuar se si kane evoluar ne rrjedhen e historise sistemet e tyre planetare dhe per te na dhene nje ide se cfare mund t’i ndodhe yllit tone.

Nathan Dickinson, nje studies i ri ne universitetin e Leicester, qe prej disa vitesh merret me studimin e xhuxhave te bardhe dhe ka zbuluar se ato me te vjetrat dhe te ftohte, me temperature me pak 25 mije grade, shpesh permbajne elemente te tilla si oksigjen, nitrat, qe vijne nga planete qe thithen ne brendesi te tyre.

Keto materiale jane te pranishem ne sasi te medha edhe ne xhuxhat e bardhe me te rinj dhe nxehte dhe kjo tregon se mund te kete nje origjine te ndryshme, psh mund te vijne nga rete e pluhurit afer yjeve.

“Per te kuptuar se nga vine keto elemente eshte e rendesishme per te kuptuar sesi evolon nje sistem planetar, por mbi te gjitha si vdes”.

Dhe duke pare se dielli yne mund te perfundoje ekzistencen e tij ne nje xhuxh te bardhe mund te jete interesante te kuptojme se cfare do t’i ndodhe sistemit diellor, planetit dhe banorve te tij.