PDA

View Full Version : Infeksionet urinare, mjekimi dhe parandalimi...


Jana
18-04-11, 00:14
Shenjat e infeksioneve urinare, faktorėt favorizues, mėnyra se si mjekohet sėmundja dhe trajtimi i saj do tė shpjegohen sot nga mjekja Benedeta Hoxha. Gjithashtu, ajo do tė shpjegojė edhe komplikacionet e sėmundjes, nėse ajo kapet nė faza tė avancuara ndaj bėn apel qė tė mos neglizhohet me sėmundjen. Ju thatė se njė faktor favorizues pėr shfaqjen e infeksioneve tė fshikėzės sė urinės ėshtė diabeti i sheqerit. Si ndikon konkretisht kjo patologji metabolike?
Niveli i lartė i glicemisė nė gjak krijon kushte pėr zhvillimin mikrobit, shkaktarė pėr shpėrthimin e infeksionit urinar. Nė kėtė rast, mjekimi duhet tė jetė mė i gjatė.
Mund tė kronicizohen cistitet?
Po mund tė ndodhė qė infeksionet e fshikėzės sė urinės tė kronicizohen. Ndodh qė sėmundja fillimisht tė shfaqet pa shenja “tė mėdha” dhe mund tė neglizhohet dhe tė kalohet pa probleme dhe pa u trajtuar. Nė kėtė mėnyrė, kėtyre persona qė njė herė janė prekur nga kėto infeksione, duke rėnė nė kontakt sėrish me faktorėt shpėrthyes tė infeksionit, t’u rishfaqen problemet dhe nė kėtė mėnyrė tė kalojnė nė kronizicim tė cistitit.
Cilat janė shenjat e sėmundjes?
Mjekut duhet t’i drejtoheni kur pacienti urinon shpesh, ka ndjenjėn e moszbrazjes sė fshikėzės, djegie gjatė ose nė fund tė urinimit, dhimbje ose rėndim nė fund tė barkut. Urina mund tė ndryshojė ngjyrė dhe tė bėhet mė e errėt, dhe rrallė herė mund tė shoqėrohet me pika gjaku nė fund tė urinimit.
Si mjekohen infeksionet e fshikėzės sė urinės?
Mjekim bėhet sipas shkakut dhe duhet bėrė nga mjeku sipas njė urokulture (mbjellje tė urinės). Trajtimi bėhet pėr 10-14 ditė, dhe nė rastet e cistiteve kronike pacienti mund tė mbahet dhe me mjekim mbajtės deri nė 2-3 muaj.
Shėrohet plotėsisht?
Nėse kapet nė kohė dhe trajtohet si duhet, cistiti mund tė kurohet shumė mirė. Veēse kėta persona qė janė prekur njėherė nga kjo patologji, duhet tė kenė kujdes tė vazhdueshėm, pasi mund tė ripreken prej tyre.
Ēfarė komplikacionesh mund tė shfaqen, nėse nuk trajtohet nė kohė?
Pėrveē kronicizimit mund tė ndikojnė nė shfaqjen e problemeve nė veshkė, si p.sh., pyelonefriteve akute dhe kronike, qė shfaqin problemet e veta qė mund tė shkojnė deri nė insuficiencė renale kronike.
Ēajrat bimorė, ndikojnė nė eliminimin e infeksioneve?
Po. Ēajrat me kalli tė dellit, bishtat e qershisė, ureniks, qė ėshtė pėrzierje bimėsh medicinave, kokat e trėndafilit tė egėr, kanė qenė mjaft tė mira pėr trajtimin e cistiteve. Kėto nxisin urinimin dhe bėjnė njė pastrim mekanik tė fshikėzės.
Shenjat
Kur duhet t’i drejtohemi mjekut
- Pacienti urinon shpesh
- Djegie gjatė ose nė fund tė urinimit
- Dhimbje ose rėndim nė fund tė barkut
- Urina mund tė ndryshojė ngjyrė dhe tė bėhet mė e errėt, dhe rrallė herė mund tė shoqėrohet me pika gjaku nė fund tė urinimit
Kėshilla
Si mund tė parandalohen?
- higjienė personale sa mė e mirė
- pini sa mė shumė lėngje pa gaz
- mos pini alkool
- mjekoni sėmundjet e tjera favorizuese si: diabeti, apo dhe infeksionet gjinekologjike tė gratė
- tregoni kujdes gjatė shtatzėnisė, duke bėrė kontrolle tė shpeshta me analizė urine
- zbrazni fshikėzėn sa herė qė ndjen nevojėn pėr tė urinuar
- bėni analiza tė urinės komplet tė paktėn 1-2 herė nė vit