PDA

View Full Version : 17 Prilli ditlindja e profetit Muhamed, Hashim Thaēi mori pjes nė kremten e madhe.


murrizi
23-04-11, 09:06
Pėr atė qė bėre pėr “ditlindjen” e Muhamedit, Allahu tė udhėzoft, o Kryeministri ynė!

Prishtinė, 18 prill 2011 (kosovapress)
Nga
Idajet Beqiri

Ky kryeministri ynė, qė i madhi Zot i sjelltė mbrothėsinė, ndryshe nga gjithė kryeministrat e qeverive serioze tė botės, nuk di se ku hynė, e nga del, flet, kur duhet tė hesht, e hesht, kur duhet tė flas. Pėr fatin ton tė keq, por edhe pėr fatin e keq tė vet kryeministrit, shejtani atė e ēon atje ku nuk duhet tė shkojė, dhe e largon nga vendi ku duhet tė shkoj.

Bela e madhe me kėtė kryeministrin tonė, i cili ateizmin e genit tė tij, mbasi e ka shartuar me njė farė besimi fetar tė bazuar nė sekte, e manifeston duke pozuar dhe mbajtur fjalime para njė “turrme besimtarėsh” nė Pallatin e Kongreseve, nė fushatė elektorale, pėr “Ditlindjen e Muhamedit”!

Pėrse shkoi, kush e kėshilloi, ēfarė tha, e mbi tė gjitha, pėrse nuk duhet tė shkonte pėr tė mbajtur fjalim nė 17 prill 2011 nė Pallatin e Kongreseve, “pėr festėn e ditlindjes sė Muhamedit”, ky kryeministri ynė?

Kryeministri i njė vendi, ashtu sikundėr Presidenti i Republikės, ministri, deputeti, kryetari i partisė, dhe gjithkush qė nuk ėshtė vetėm i vetvetes, por ėshtė pėrfaqėsues dhe pėrēues tek njė publik i gjerė, tregohet i matur dhe kėshillohet qė tė bėjė veprime tė pėrgjegjshme pėr tė mbajtur tė bashkuar popullin e vet, e jo tė ndikojė tepėr negativisht nė pėrēarjen e mėtutjeshme tė tij.

Besimtarėt musliman nė tė gjithė botėn, ashtu sikundėr edhe kėtu nė Shqipėri, janė tė ndarė brenda vetes pėr shumėēka qė kanė tė bėjnė me fenė e tyre islame. Ndarja mė e madhe e tyre lidhet edhe me tė ashtuquajturėn “festa e ditlindjes sė tė dėrguarit tė Allahut”.

Njė pjesė e muslimanėve, pėrgjithėsisht ata qė kanė hyrė shumė vonė nė fenė islame, por edhe ata besimtare qė u besojnė mė shumė “bėmave” tė individėve tė caktuar, e qė kanė sajuar lloje-lloje sektesh, e festojnė 17 prillin, ditėn qė paska lindur i dėrguari i Allahut, Profeti Muhamed.

Njė numur i madh muslimanėsh kudo nė botė nuk e dinė se cila ėshtė data dhe dita e lindjes sė Profetit Muhamed. Ata, duke studjuar mirė Kuranin dhe dijetarėt e shquar, i qėndrojnė besnik idesė se Allahu, qė i qofshim fal, nuk ka zbritur asnjė argument pėr kėtė bidat.

I Dėrguari fisnik i Allahut, Profeti Muhamed, nuk udhėzoi askėnd pėr kėtė bidat dhe as nuk bėri vet ndonjė veprim lidhur me tė. Madje as Sahabėt e tė Dėrguarit tė Allahut nuk kanė bėrė asnjė veprim lidhur me kėtė tė ashtuquajtur bidat. Madje edhe Katėr Khalifėt e udhėzuar, gjatė sundimit tė tyre, nuk e kanė pėrmėndur, ose festuar ndonjė herė ditlindjen e Profetit Muhamed. Tė njejtėn gjė kanė bėrė edhe Sahabėt e tjerė tė tė Dėrguarit..

Kėshtu kaloi i gjithė njėqind vjeēari i parė, nė tė cilin nuk u gjend ndonjė mevlud i tillė. Pastaj kaloi njėqind vjeēari i dytė dhe as nė kėtė njėqind vjeēar nuk kishte njė mevlud tė tillė.

E mė pas kaloi edhe njėqind vjeēari i tretė dhe as nė tė nuk kishte mevlud.

Nė shekullin e katėrt u “shpik” ky mevlud. Po kush e shpiku atė, dhe ku u bazua kjo “shpikje”? Dijetarėt serioz tė fesė islame thonė se kėtė mevlud pėr tė ashtuquajturėn “ditlindje tė Profetit” e shpikėn Shijat Ubejdijinė, tė cilėt sunduan nė Egjipt.

Nė librat e shumtė qė u shkruajtėn para shekullit tė katėrt nuk pėrmendet fare ky mevlud ngaqė ai nuk egzistonte nė atė kohė. Ai u shpik pas asaj periudhe, ose pas tre brezave mė tė mirė qė kishin kaluar. Pra pas treqind vjetėve u shfaq bidati i mevludit, i cili u bė i njohur si bidati i festimit tė ditėlindjes sė Profetit Muhamed.

Dijetarėt qė kanė studjuar dhe studjojnė fenė islame si dhe besimtėrė tė shumtė qė besojnė dhe i falen tė madhit Allah, thonė se kėtė bidat e shpikėn Rafidat, tė cilėt janė nga krijesat mė tė kėqija tė Allahut. Kėtė “shpikje” ata e bėnė pėr tė imituar besimtarėt kristianė, tė cilėt festojnė ditėlindjen e Isait. Ndarja e besimtarėve musliman nė kėtė fushė tė rėndėsishme tė besimit islam konsiston nė faktin se, kėta llojė muslimanėsh qė festojnė ditlindjen e Profetit Muhamed, nuk u binden, e madje kundėrshtojnė udhėzimet e kėtij tė Derguari tė Allahut nė shumė ēėshtje. Domethėnė kėta lloje besimtarėsh braktisin ato pėr tė cilėn i ka urdhėruar i Dėrguari i Allahut, dhe festojnė diēka tė cilėn ai nuk e solli. Madje kėta besimtarė qė nuk e besojnė kėtė “shpikje” tė shekullit tė katėrt, mbajnė qėndrimin e prerė kundėr kėsaj “shpikje” dhe nuk janė bashkuar kurrė nė festimin e “ditlindjes sė Profetit Muhamed” pėr shkak se dijetarėt e fesė islame i kanė bindur se pėr kėtė gjė Allahu i Lartėsuar nuk ka zbritur asnjė argument.

Pasqyruam mė sipėr mendimin dhe vlerėsimin e njė numuri tė pakufishėm besimtarėsh musliman nė Shqipėri, por edhe nė tė gjithė botėn, tė cilėt nuk e pranojnė festimin e ditlindjes sė tė Derguarit tė Allahut, duke pėrdorur argumentet qė pak a shumė i pėrmėndėm.

Burrat serioz tė njė shteti, politikanėt nė pėrgjithėsi, tė cilėt e kanė detyrė kushtetuese tė punojnė pėr ndėrtimin, ruajtjen, forcimin dhe konsolidimin e unitetit tė popullit, pėr paqėtimin e tij, pėr ndėrtimin e harmonisė fetare, jo vetėm midis feve tė ndryshme, por edhe brėnda njė besimi tė caktuar fetar, nuk shkojnė si “topi “bam” e Muēua tutje”, por konsultohen dhe vlerėsojnė sa mirė dhe sa keq bėjnė kur shkojnė atje ku nuk duhet tė shkojnė.

Aq mė keq, kur nga kryeministri ynė, njė shkuarje dhe njė fjalim i tillė bėhet pėr fushatė elektorale. Dhe akoma mė keq, kur e shndėrron “shpikjen” e bidatit tė mevludit pėr tė festuar ditlindjen e Profetit Muhamed, nė njė mjet tė rėndė pėrēarės brėnda besimtarėve musliman, qė edhe pa kėtė gjė janė shumė tė pėrēarė, vetėm e vetėm pėr tė fituar pak vota mė shumė pėr Lul Bashėn!

Allahu tė udhėzoft, o Kryeministri ynė, pėr t’i lėnė kėta besimtarė muslimanė qė t’a gjejnė fjalėn me njeri-tjetrin dhe tė ecin sė udhėn nė udhėn e drejtė tė Allahut.

Neferta
23-04-11, 20:35
Antiamerikanet Amerikan
SHBA, arrest me afat tė shkurtėr, pastorit qė dogji Kur`anin (http://www.lajmifundit.com/nderkombetare/bota/21682-shba-arrest-me-afat-te-shkurter-pastorit-qe-dogji-kuranin)

Saturday, 23 April 2011 14:15


http://www.lajmifundit.com/images/stories/aktualitet/apolice%20angleze.jpg (http://www.lajmifundit.com/images/stories/aktualitet/apolice%20angleze.jpg)


Pėr njė afat tė shkurtėr kohor, nė SHBA, ėshtė burgosur pastori amerikan i cili dogji Kuranin, veprim ky qė nxiti demonstrata tė dhunshme nė Afganistan nė fillim tė kėtij muaji.
Arrestimi i Teri Xhons u bė pasi ai bėri pėrpjekje qė tė mbajė njė protestė nė afėrsi tė njė xhamije nė shtetin verior amerikan tė Miēiganit.
Njė gjykatės nė Dirborn, qytet nė kėtė shtet amerikan, popullata e sė cilės ėshtė pėrfaėrsisht 30 % arabo – amerikane, ka urdhėruar qė pastori Teri Xhons tė mbahet i burgosur pasi planet e tij qė tė organizojė atė protestė mund tė qonin drejt dhunės.
Xhons, ėshtė liruar njė orė pas burgosjes, ndėrsa ėshtė vendosur qė pėr tre vitet e ardhshme nuk guxon t’i afrohet xhamisė kundėr sė cilės dėshironte tė protestonte.
Teri Xhons u bė lajm kryesor kur mė 20 mars dogji librin e shenjtė, Kuranin, nė kishėn e tij nė Florida.
Si reagim ndaj kėtij veprimi, nė protestat e dhunshme qė u mbajtėn nė Afganistan, disa persona humbėn jetėn pėrfshi edhe shtatė pjesėtarė tė stafit tė OKB-sė.