PDA

View Full Version : Kripa sa jetike, aq dhe e demshme...


Jana
29-04-11, 21:54
Qėkur nė fillimet e viteve 1900 filloi tė flitej pėr hipertensionin gjithēka lidhej me kripėn. Hipoteza se kripa ose ndryshe, kloruri i natriumit, ėshtė pėrgjegjėsja kryesore pėr kėtė sėmundje mbėshtetet nga shumė studime qė Organizata Botėrore e Shėndetėsisė ka kryer nė njė numėr tė madh shtetesh. Beteja e radhės nė emėr tė shėndetit qė kryetari i Bashkisė sė Nju Jorkut, Michel Bloomberg, ka ndėrmarrė, ka njė emėr tė vetėm: kripa. I bindur se qeveria federale po bėn shumė pak pėr t’i ndaluar amerikanėt, kryetari miliarder i Nju Jorkut prej kohėsh ka ndėrmarrė njė betejė personale kundėr faktorėve mė tė rrezikshėm tė jetės sė pėrditshme. Nė fillim e nisi me cigaret, duke imponuar njė taksė ekstra qė e ēonte ēmimin e tyre nė nivele tė paimagjinueshme, 6 euro pėr paketė, pastaj iu drejtua yndyrave tė modifikuara gjenetikisht qė pėrmbajnė llojet e ndryshme tė patatinave, duke i detyruar fast-food-et vendase tė tregojnė mbi pėrmbajtjen kalorike tė pijeve dhe pjatave qė ofrojnė nė menytė e tyre me shpresėn e madhe pėr uljen e shifrės sė frikshme tė obezitetit. Pjesa mė e madhe e patatinave dhe pijeve pėrmbajnė kripė. Pėr mė tepėr, shumė pak nga rreth 2 mijė tė intervistuar rreth kėsaj teme e dinin se ėmbėlsirat mund tė pėrmbajnė mė shumė kripė sesa patatinat, madje mė shumė se ato qė konsiderohen pikante. Pak ditė mė parė, Bloomberg prezantoi fushatėn e re pėr tė reduktuar me 20 pėr qind brenda pesė vjetėve sasinė e kripės tė pėrdorur nga restorantet apo ndėrmarrjet e prodhimit tė produkteve tė gatshme ushqimore. “Ēdo ditė konsumojmė dyfishin e sasisė sė kripės tė sugjeruar nga ekspertėt”, shpjegon Thomas Farley, pėrgjegjės pėr shėndetin, tė cilit Bloomberg i ka deleguar iniciativėn e re. “Pėrdorimi pa karar i kripės ka pasoja negative mbi tensionin e gjakut dhe shton shumė rreziqet pėr hemorragji cerebrale dhe atak kardiak”. Sipas llogaritjeve, 23 mijė njujorkezė vdesin ēdo vit nga shkaqe tė tilla, ndėrsa pėr tė gjithė Amerikėn kjo shifėr shkon nė 800 mijė. Por ajo qė tė bėn mė shumė pėrshtypje ėshtė fakti se vetėm 11 pėr qind e kripės qė konsumojnė amerikanėt lidhet me gatimin ushqimeve tė momentit, sepse 80 pėr qind e saj merret pėrmes ushqimeve tė konservuara. Duke ndjekur shembullin e vendeve tė tjera si Britania e Madhe, Australia dhe Zelanda e Re dhe nė koordinim me 25 qytete tė tjera amerikane, programi kundėr kripės nė Nju Jork i fton prodhuesit tė ulin gradualisht dozėn e saj nė mėnyrė qė tė mos ndryshojnė menjėherė zakonet e konsumatorėve. Ushqimet janė ndarė gjithsej nė 61 kategori ku pėr secilėn prej tyre janė fiksuar objektiva tė ndryshėm, qė shkojnė nga 20 pėr qind kripė mė pak tek ushqimet shumė tė preferuara pėr fėmijė, te 25 pėr qind pėr bukėn dhe produktet e brumit deri nė shifrėn 40 pėr qind pėr perimet e ngrira dhe drithėrat qė pėrdoren pėr mėngjes. Brenda vitit 2014, asnjė hamburger i shitur nė Nju Jork nuk do tė pėrmbajė mė shumė se 1200 miligramė kripė. Nė ndryshim nga e kaluara, disa kompani shumėkombėshe (si ConAgra Foods) dhe disa kompani supermarketesh (si A&P) janė kėnaqur me nismėn e re tė ndėrmarrė nga Bloomberg. Kompania “ConAgra” qė shet ushqime tė pėrgatitura dhe pjata tė ngrira, ka premtuar se do tė pėrdorė rreth 5 mijė tonė kripė mė pak ēdo vit. “Ėshtė njė program nė dobi tė shėndetit tonė dhe shpresoj qė furnizuesit tanė do ta respektojnė”, ka komentuar Douglas Palmer, zėvendėspresident i rrjetit “A&P”. Po ashtu edhe 23 mijė fast-food-et nė vend janė zotuar se do tė ndjekin tė gjitha rregullat e ndėrmarra pėr kėtė ēėshtje. Por, edhe kėtu skeptikėt nuk mungojnė. Le ta nisim nga “Campell Soup”, gjiganti i prodhimit tė supave tė konservuara qė kujton vėshtirėsitė pėr tė caktuar doza tė njėjta pėr tė gjithė konsumatorėt. Rezistenca e Capmell evidenton problemin kryesor tė betejės sė Bloombergut: ndryshe nga duhani, nga kaloritė apo yndyrat e pėrpunuara, fushata kundėr kripės ka nevojė pėr bashkėpunimin e industrive kombėtare, tė cilat nuk kanė aspak dėshirė tė ndryshojnė metodat e prodhimit vetėm pėr tė kėnaqur tregun e Nju Jorkut. Por kryetari qė sapo ka nisur mandatin e tretė nuk trembet aspak. Pėr momentin programi kundėr kripės ėshtė vullnetar dhe mendohet qė pas disa muajsh tė nisin verifikimet. Por askush nuk e pėrjashton mundėsinė qė nė rast tė njė bashkėpunimi tė dobėt tė industrisė dhe restoranteve Bloomberg vendos ta bėjė tė detyrueshme dhe jo fakultative, betejėn e tij tė fundit pėr tė mbrojtur shėndetin.


Armiku i shėndetit
Qėkur nė fillimet e viteve 1900 filloi tė flitej pėr hipertensionin gjithēka lidhej me kripėn. Hipoteza se kripa ose ndryshe, kloruri i natriumit, ėshtė pėrgjegjėsja kryesore pėr kėtė sėmundje mbėshtetet nga shumė studime qė Organizata Botėrore e Shėndetėsisė ka kryer nė njė numėr tė madh shtetesh. Kėshtu, nė ēdo popullsi tė studiuar pėrqindja e personave me hipertension ishte e lartė atje ku dhe konsumi i kripės ishte shumė i madh. Pra, nga kjo duket qartė se duke reduktuar konsumin e saj mund tė ulėsh edhe tensionin e lartė, pėrgjegjėsin kryesor tė sėmundjeve tė zemrės apo hemorragjive cerebrale. Njė tjetėr analizė e bėrė sė fundmi tregon se nėse konsumi i pėrditshėm i NaCl, ulet nga 10 gramė nė 5 tė tillė, presioni i gjakut ulet me rreth 5mmHG. Pėr tė gjithė ata qė mendojnė se kjo ėshtė njė sakrificė e madhe pėr njė rezultat kaq tė vogėl, mund tė kujtojnė se studimet pėr ndėrhyrjet terapeutike tregojnė se mjaftojnė 5mmHg presion gjaku mė pak pėr tė zvogėluar me 20 pėr qind mundėsinė pėr t‘u prekur nga iktuset apo infarktet kardiake.
Nė botė
Finlanda ka reduktuar konsumin e kripės me 40 pėr qind, nė njė betejė tė ashpėr me ndėrmarrjet e prodhimit tė ushqimeve qė nga vitet ‘70. Edhe Irlanda, Australia dhe Zelanda e Re kanė hartuar programe bindėse pėr reduktimin e natriumit nė ushqime. Nė Mbretėrinė e Bashkuar qeveria ka fiksuar objektivin pėr tė reduktuar konsumin e natriumit me 33 pėr qind brenda pesė viteve, duke u kėrkuar ndėrmarrjeve tė prodhimeve tė ushqimit tė zbatojnė me pėrpikėri, tė vendosin nė ushqim etiketat qė tregojnė produktet qė pėrmbajnė kripė shumė, mesatarisht dhe pak kripė.

Edhe nė Portugali diēka po ndryshon. Njė vit mė parė, Ministria e Shėndetėsisė aprovoi planin e saj shėndetėsor “tė kujdesemi pėr shėndetin”. “Kemi arritur njė marrėveshje pėr tė reduktuar me 20-25 pėr qind sasinė e kripės nė bukė”, tregon njė funksionar i lartė i kėsaj ministrie. Por konsumatorėve nuk u mjafton. “Do t‘i kėrkojnė Ministrisė sė Shėndetėsisė tė parashikojė njė reduktim deri nė 15 pėr qind tė sasisė sė kripės edhe nė ushqimet e paketuara”, tregon kryetari i Shoqatės sė Konsumatorėve nė vend.
Nė Europė
Sasia e kripės nė shumė ushqime gjendet me shumicė. Nė pėrgjithėsi, buka dhe drithėrat janė shumė tė kripura. Nė Europė, Italia, Spanja dhe Belgjika mbajnė rekordin e djathėrave mė tė kripur. Po ashtu, Portugalia dhe Italia dallohet edhe pėr ushqimet e gatshme me sasinė mė tė madhe tė kripės.

rastesishT
29-04-11, 23:27
Bukė e krypė e zemer ketynere kan hanger dhe kan qen njerezit top tė shendosh kan jetu me 1 shekull.

Sot nuk ėshtė krypa e sheqeri ajo qe shkakton deme tek shendeti i njeriut por vet njerezit jan ata qe shkaktojn deme.
Me teknologji dhe helme te ndryshme... e fajin e paska krypa, sheqeri i tepert nuk ju besoj ketyre teorive aspak.