PDA

View Full Version : Si trashegohen gjenet...


~AnnA~
14-05-11, 11:03
Mėnyra se si ne trashėgojmė tipare nga prindėrit tanė ėshtė intriguese. Ka qenė pėr zakon tė mendohej se trashėgimi ishte si njė pėrzierje ngjyrash - qė tiparet e njė fėmije ishin njė pėrzierje e pėrsosur e tipareve tė prindėrve. Por sot e dimė se trashėgimi nuk ka fare tė bėjė me pėrzierje. Karakteristikat e njė fėmije nuk janė gjithnjė e mesmja e pėrpjesshme e atyre tė prindėrve. Ndonjėherė njė karakteristikė e njė prindi do tė zhduket nė fėmijėt e tij, vetėm pėr t'u shfaqur sėrish tek fėmijėt e fėmijėve. Ėshtė shumė mė tepėr se njė ēėshtje e thjeshtė pėrzierjeje gjenetike.

Kėshtu ndonėse etėr tė gjatė dhe ėma tė shkurtra nė pėrgjithėsi lindin fėmijė tė cilėt kur rriten arrijnė njė gjatėsi qė gjendet midis tyre, prapėseprapė kur kėta fėmijė bėhen prindėr mund tė lindin fėmijė qė kur rriten mund tė jenė tė gjatė, tė shkurtėr, ose tė njė gjatėsie tė ndėrmjetme.

Kjo shpjegohet nga dy fakte mė tė rėndėsishme:



-Njė arsye qė ne nuk jemi tė njėjtė me prindėrit tanė, apo vėllezėrit apo motrat, ndonėse trashėgojmė tė njėjtat gjene, ėshtė ajo qė gjatė procesit tė riprodhimit, gjenet e prindėrve tanė shkartisen dhe ndahen nė ndėrthurje tė reja tė cilat, duke vepruar me njėra-tjetrėn, pėrcaktojnė tė gjitha tiparet e lindura tė cilat na bėjnė ne kėta qė jemi.
-Pjesa e dytė e shpjegimit ėshtė ndihmesa e faktorėve tė tjerė qė ndikojnė nė sesi zhvillohemi dhe nėse do tė sėmuremi apo do tė mbetemi tė shėndoshė. Ēdo aspekt i njė qenie njerėzore ėshtė njė kombinim i natyrės (gjeneve) dhe rritjes (mjedisit - dietės, ekspozimit ndaj kimikateve apo infeksioneve, bile edhe pėrkujdesjes emocionale). Kėto faktorė tė kushtėzuar nga mjedisi mund tė shkaktojnė luhatje mjaft tė mėdha ndėr njerėzit qė kanė lidhje farefisnore.

~AnnA~
14-05-11, 11:04
Gjumash, vėjua fajin gjeneve !

Nėse je nga ata qė zgjohen herėt apo njė kukudh nate, ėshtė e shkruar nė gjenet e tua. Kjo sipas njė studimi tė fundit. Prandaj disa kanė nevojė tė bien nė shtrat qė herėt nė mbrėmje, ndėrsa disa tė tjerė nuk i zė gjumi para mesnatės.

Studiesit e Universitetit Surrey kanė gjetur njė gjen me emrin "Period 3" qė nė disa njerėz ėshtė mė i shkurtėr e nė disa tė tjerė mė i gjatė. Njerėzit me versionin mė tė gjatė bien tė flenė me pulat. Pėr ata gjeni i tė cilėve ėshtė i shkurtėr kjo ėshtė koha kur ata ndjehen mė tė gjallė.
Pėr kėtė studim u pyetėn 500 vizitorė tė Muzeut tė Shkencave nė Londėr. Pėrveē kėsaj u studiua edhe DNA-ja e tyre.

Sidoqoftė gjithēka nuk varet vetėm nga gjeni nė fjalė: "Ora e brendėshme" ndėrtohet mė tepėr nė bazė tė njė bashkėrendimi tė shumė gjeneve. Pėrveē kėsaj luajnė rol edhe faktorė tė tjerė si stili i jetesės. "Njeriu mund tė vendosė edhe vetė me vetėdije tė plotė ritmin e vet tė ditės duke i lėnė kėshtu pas nevojat e trashėguara", thotė Simon Archer, udhėheqėsi i studimit.

Pėrgatiti Alvin Ekmekēiu