PDA

View Full Version : Mjeku i dietės mė tė famshme nė botė


Naki
20-06-11, 17:08
Pierre Dukan: Mjeku i dietės mė tė famshme nė botė

Pierrė Dukan ėshtė dietologu mė i kėrkuar i momentit. Dietat e tij bazuar nė njė regjim ushqimor me pak kalori kanė sjell nė formė yjet mė tė mėdha tė Hollivudit dhe njerėzit mė tė pushtetshėm tė botės. Ja sekretet e magjistarit tė dietave
Sė fundi i atribuojnė edhe meritat pėr formėn e shkėlqyer fizike tė Kate Middleton, bashkėshortes sė re tė princit William, dhe motrės sė saj, Pippa, qė u adhurua aq shumė nė ditėn e dasmės. Sipas gazetave, Middleton kishte rėnė shumė nė peshė, para “po”-sė mbretėrore, falė dietės sė njohur me emrin “Dukan”. Tė njėjtėn dietė e ka ndjekur edhe mamaja e nuses, Carol, qė ndryshe nga e bija, e konfirmoi pėr tabloidėt anglezė. Bėhet fjalė pėr njė regjim ushqimor me shumė proteina, shumė e famshme nė Francė dhe tani falė dasmės mbretėrore po pėrjeton sukses tė madh edhe nė Amerikė dhe Angli. Nė studion e tij pariziene, nė rrugėn “Bayard”, “sfilojnė” aktore, top modele, politikanė qė duan tė rrėzojnė barkun e tė fitojnė pikė. Nė fakt, nuk kanė qenė Jennifer Lopez, Gisele Bündchen apo ish-sekretari i Partisė Socialiste, Franēois Hollande, ata qė e kurorėzuan si magjistarin e dietės doktor Pierre Dukan, specialist nė shkencėn e ushqimit. Nė fakt, mjeku francez 69-vjeēar ia detyron famėn miliona lexuesve tė librit tė tij tė famshėm “Dieta Dukan” e pėrkthyer nė 14 gjuhė tė botės. Ky libėr qė renditet mes bestsellerėve nė Amerikė, ėshtė bibla e metodės sė hartuar nga ky specialist nė fillim tė viteve ‘70-tė. Antipodėve tė dietave hipokalorike, qė kėshillon ngrėnien e pakėt, por nė porcione tė reduktuara, metoda “Dukan” i lejon tė konsumojnė sipas dėshirės dhe ēfarėdo lloj momenti tė ditės njė seri tė kufizuar ushqimesh. Nė fazėn e parė vetėm proteina. Njė kufizim qė nėntorin e kaluar shkaktoi reagimin e agjencisė franceze tė sigurimit shėndetėsor: njė konsum i madh i mishit, peshkut, vezėve rriste mundėsinė e sėmundjeve kardiovaskulare dhe jo vetėm. Kambana e alarmit nuk e frenoi suksesin e bestsellerit, qė ėshtė duke dalė nė Rusi, Kinė, Brazil dhe Itali njė volum i dytė shtesė nėn titullin “recetat e ditės Dukan”.
Fazat
Dieta, qė ka ngjallur shumė polemika nė pėrdorimin e saj, ėshtė krijuar nga dietologu francez, Pierre Dukan, dhe parashikon katėr faza. E para, ndoshta mė e rėndėsishmja, konsiderohet si faza e sulmit: nė njė periudhė qė mund tė shkojė nga dy deri nė shtatė ditė eliminohen tėrėsisht karbohidratet, frutat e perimet dhe e gjithė ushqyerja bazohet te proteinat, tė marra pa asnjė kufizim dhe nė ēfarėdo lloj ore. Pastaj ėshtė faza e “kryqėzatės”: proteinave u shtohen perimet, por jo tė gjitha vaktet, dhe edhe nė kėtė rast, nuk ka kufizime. Pasi arrihet pesha e duhur, nis faza e konsolidimit qė do tė zgjasė sa kilet e humbura shumėzuar pėr dhjetė. Pastaj nė tavolinė do tė rikthehen aminoacidet (por vetėm dy herė nė javė) dhe frutat. Po ashtu janė parashikuar dy vakte “feste” ēdo javė (nė kėtė rast lejohet tė hahet gjithēka). Nė fazėn e fundit, atė tė sensibilizimit, regjimi ushqimor i rikthehet normalitetit pėrveēse njė dite nė javė, ku vetėm proteinat janė tė lejuara. Nga ky regjim ushqimor i ideuar nga dietologu francez, shqetėsim mbi tė gjitha, ėshtė mungesa e fibrave dhe vitaminave pėr tė cilat ka nevojė trupi”, thonė ekspertėt. Nė fakt, kjo lloj diete mund tė shkaktojė osteoporozė, probleme me veshkat dhe nė pėrgjithėsi lodhje tė punės sė tyre dhe tė mėlēisė.
Doktor, cila ėshtė pjata juaj e preferuar?
Padyshim gatimi me shumė perime. Njė pjatė e shpikur nga unė vetė qė e gatuaj ēdo verė kur shkoj me pushime me familjen time. Ėshtė njė lloj musakaje me bazė patėllxhanėsh, mishi tė grirė, qepėsh dhe domatesh.
Na trego tė vėrtetėn, a mund tė humbasim peshė duke ngrėnė?
Mund tė shmanget frustracioni. Duhet refuzuar dogma e regjimeve me pak kalori, e papėrputhshme me gjendjen shpirtėrore tė personave me probleme me peshėn, tė paaftė t’i rezistojnė tundimit tė njė ushqimi tė konsideruar i nevojshėm pėr kėnaqėsinė psikologjike dhe psikoafektive.
Ėshtė e vėrtetė se ju keni dobėsuar Kate dhe Pippa Middleton?
Martesa e princit dhe princeshės sė Uellsit ka kontribuuar shumė nė luftėn kundėr mbipeshės. Mund t’ju konfirmoj se e ėma e Kate i ka humbur kilogramėt falė recetave nė librin tim dhe kėtė ajo e ka pranuar publikisht. Pėr sa u pėrket vajzave u pėrmbahem atyre qė kanė shkruar gazetat.
Atėherė ėshtė e vėrtetė qė nė Angli ju keni “fansa” shumė tė fuqishėm?
Ndjekėsja ime mė besnike ėshtė kushėrira e Mbretėreshės, zonja
Elizabeth Anson. I kam propozuar tė bėhet ambasadorja zyrtare e metodės sime, duke ditur qė nė vendin e saj problemi i obezitetit ėshtė shumė i rėndė.
Cili ėshtė profili i pacientėve tuaj?
Nuk ka tė tillė. Nė zyrėn time vijnė nga gratė shtėpiake e deri te menaxherėt e fuqishėm. Shpesh, nėse takohen nė sallėn e pritjes diskutojnė pėr problemet e tyre me peshėn, por edhe pėr problemet sociale. Njė ditė, njė ministėr i famshėm mė tha: “Pėrballė tundimit pėr ushqimet e mira, tė gjithė jemi fėmijė”.
Pra para kėtij problemi janė tė gjithė tė barabartė?
Jam absolutisht i bindur se shkaqet kryesore tė vdekjes nuk janė kanceri dhe sėmundjet kardiovaskulare ashtu siē thuhet shpesh, por mbipesha dhe obeziteti qė fshihen pas kėtyre tė kėqijave. Kur njė njeri e kupton rrezikun, i pasur apo i varfėr qoftė, i pėrulur apo i fuqishėm, pėrpiqet tė gjejė shpėtim duke iu drejtuar atyre qė mund ta ndihmojnė dhe ruajnė.
Si e shpjegon suksesin e madh tė metodės suaj?
Si fillim po ju them qė funksionon. Tė propozon njė zgjidhje nė njė fushė me shumė pak alternativa tė besueshme. Mjekėsia duket se ėshtė dorėzuar pėrballė rritjes konstante tė problemeve tė lidhura me peshėn nė tė gjitha vendet perėndimore.
Ēfarė e dallon atė nga dietat e tjera?
Tė katėrta fazat e ditės pėrshtaten plotėsisht me nevojat e pacientit. Pas fazės sulmuese, i jap njė rėndėsi tė madhe konsolidimit tė rezultateve duke u bazuar nė konceptin e personalizuar tė “peshės sė duhur” qė merr nė konsideratė 11 parametra. Kjo mund tė llogaritet lehtė nė faqen time tė internetit dietadukan.it.
Ju bazoheni te proteinat, por nė Itali makaronat janė ushqim i padiskutueshėm. Mendoni se gratė mund tė heqin dorė lehtė?
Besoj se po. Francezėt e adhurojnė bukėn, megjithatė pėr t’u dobėsuar iu desh t’i thoshin jo asaj. Njė prej pacienteve tė mia mė pėrsėriste shpesh: “kur shoh se dieta funksionon kėnaqėsia pėr t’u dobėsuar ėshtė mė e madhe se kėnaqėsia pėr tė ngrėnė”. Pastaj kam njė lajm tė mirė edhe pėr italianet: kam arritur tė gjej njė lloj makaronash me bazė konjac, njė lloj bime aziatike qė ngjan me pataten, por qė nuk ka fare kalori.
Ēfarė nuk duhet bėrė kur jemi me dietė?
Tė mėrzitesh gjatė fazės normale tė stanjacionit tė peshės. Pas njė dobėsimi tė shpejtė, trupi pėrpiqet t’i rezistojė, duke pėrfituar maksimalisht nga ushqimet qė konsumon. Ėshtė njė fazė e detyruar, por tranzitore. Nė kėtė fazė kėshilla ime ėshtė tė lėvizni mė shumė, tė bėni mė shumė sport.
Ka nga ata qė e konsiderojnė metodėn tuaj tė rrezikshme pėr shėndetin. Si do ta mbronit veten?
Ka mė shumė se 40 vjet qė e praktikoj duke u pėrmirėsuar vazhdimisht me kalimin e kohės. Kam ndjekur mė shumė se 40 mijė pacientė dhe mė shumė se 12 milionė njerėz kanė lexuar librat e mi. Nuk ka ndodhur asnjė incident, sado i vogėl, asnjė problem me shėndetin pėr secilin prej tyre. Ajo qė tė gjithė dimė me siguri ėshtė se yndyrat shkaktojnė sėmundje tė ndryshme nė trupin e njeriut dhe njė obez vdes rreth tetė vjet mė parė se tė tjerėt. Pėr tė vėrtetuar qė kjo dietė nuk sjell asnjė problem me shėndetin e zgjidhim fare kollaj: pyesni njė nga klientėt e mi. Ata sot janė edhe dėshmitarėt mė tė mėdhenj tė metodės qė unė pėrdor.
Atėherė tė gjithė mund tė dobėsohemi me kėshillat e tua?
Jo, jo tė gjithė. Nė fillim duhet tė flasėsh me mjekun tėnd, pėr tė pėrjashtuar ēdo problem si pėr shembull ato me tiroidet, sepse kjo mund tė mos sjellė rezultat nė asnjė dietė. Njė tjetėr problem janė veshkat, qė imponon nė ushqyerje me pak proteina dhe shumė fruta. Pastaj dua tė bėj edhe njė apel...
Pėr kė?
Pėr adoleshentėt. Dua tė mė dėgjojnė vajzat me trup tė shėndetshėm dhe normal: mos u dobėsoni nėse vėrtet nuk keni nevojė. Nėse humbisni peshė pa asnjė motiv, trupi juaj do tė ketė frikė e do tė qėndrojnė nė “mbrojtje” pėr gjithė jetėn.
Pėr ēfarė e ndieni veten veēanėrisht krenar?
Jam i lumtur qė bėj tė tjerėt tė lumtur. Nga letrat prekėse qė marr ēdo ditė nga personat qė mė thonė se u kam ndryshuar jetėn pėr mirė.
Po keqardhja mė e madhe?
Qė nuk kam arritur ta provoja mė parė kėtė kėnaqėsi kaq tė madhe.

Marre nga Bota sot