PDA

View Full Version : Nga i vjen fuqia Izraelit???


elvio
02-07-11, 22:16
Prej nga buron fuqia e Izraelit?

Fuqia e Izraelit pjesėrisht rrjedh nga pėrpjekjet e tij, por nė njė pėrqindje tė madhe prej kushteve negative tė vendeve islamike dhe Lindjes sė Mesme.

Ditėt e fundit nė rendin e ditės sė Lindjes sė Mesme gjendet tensioni pėr shkak tė njėvjetorit tė sulmeve tė Izraelit nė Gaza. Populli i Gazės pėsoi humbje tė mėdha nė sulmet e vitit tė kaluar; dhe ka njė vit qė mundohet tė mbijetojė nėn bllokadėn intensive tė Izraelit.

Asnjė aktor zyrtar ose civil nuk mund ta ndalojė Izraelin nė kryerjen e kėtyre operacioneve, edhe pse ato janė nė kundėrshtim me tė drejtat e njeriut dhe tė drejtėn ndėrkombėtare.

Duket sikurse Izraeli ėshtė i pėrjashtuar nga ligjet ndėrkombėtare. Izraeli jo vetėm nė ngjarjet e Gazės por, qė prej themelimit e kėtej ėshtė nė njė pozitė tė privilegjuar dhe tė paprekshme. Asnjė vendim (rezolutė) i OKB-sė qė kėrkon dhėnien fund pushtimeve dhe veprimeve tė jashtėligjshme tė Izraelit nuk aplikohet.

Si shembull mund tė japim vendimet (rezolutat) nr. 242 tė vitit 1967 dhe nr. 338 tė vitit 1973 tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė. Kėto vendime (rezoluta) kėrkojnė prej Izraelit ti japė fund pushtimit tė Gazės, Bregut Perėndimor dhe Lartėsive tė Golanit. Por, as Izraeli nuk u pėrmbahet kėtyre vendimeve, e as Kėshilli i Sigurimit tė OKB-sė nuk e bind dot Izraelin pėr kėtė.

Cili ėshtė sekreti i kėsaj paprekshmėrie apo privilegji tė Izraelit? Ku e gjen Izraeli kėtė forcė?

Nėse Izraeli krahasohet me shoqėritė myslimane qė formojnė shumicėn nė rajon pra me arabėt, turqit dhe iranianėt, relativisht ka njė popullsi tė vogėl nė numėr, territor mė tė vogėl, njė ushtri dhe ekonomi mė tė vogėl.

Por, kjo gjendje nuk nėnkupton qė Izraeli ėshtė i pafuqishėm. Sepse fuqia nuk ėshtė njė faktor qė ka tė bėjė me cilėsinė dhe jo sasinė. Fuqia e vendeve mė tepėr varet prej cilėsisė kėsaj, se sa prej shumicės sė popullatės, territorit, ekonomisė dhe mundėsive ushtarake.

Parė nga ky kėndvėshtrim mund tė themi se Izraeli nuk ėshtė i fortė pėr shkak tė shumicės, por pėr shkak tė cilėsisė. Dihet se Izraeli nė krahasim me vendet e rajonit ėshtė nė njė nivel mė tė lartė nė fushat e teknologjisė ushtarake, informacionit (know-how) dhe strategjisė sė politikės sė jashtme. Ėshtė shumė i zhvilluar nė fushat e industrisė, bujqėsisė, akademisė, shkencės dhe nė fusha tė tjera.

Njėra prej burimeve kryesore tė fuqisė sė Izraelit ėshtė edhe diaspora ēifute e shpėrndarė nė tėrė botėn. E dimė qė ēifutėt nė tė gjitha vendet e zhvilluara tė botės, me nė krye SHBA dhe Anglinė, janė njė burim serioz qė transferojnė nė Izrael njohuri, teknologji dhe para. Aq mė tepėr ēdo ēifut nė diasporė ėshtė duke dhėnė ndihmė financiare Izraelit, sikur paguan taksat e detyrueshme.

Kjo fuqi e diasporės nė tė vėrtetė ėshtė njė fuqi lobimi. Pra, segmentet pro-izraelite nė vendet Perėndimore rregullisht janė duke lobuar pėr tė ndikuar nė politikat e jashtme, nė parlamente dhe qeveritė e vendeve ku jetojnė pėr tė marrė vendime nė favor tė Izraelit. Dhe nė shumicėn e rasteve kėto aktivitete lotimi pėrfundojnė nė formė tė pėrkrahjes sė Izraelit.

Mbėshtetja qė qeveritė Perėndimore i japin Izraelit nuk vjen vetėm si rezultat i ndikimit tė lotimit, por nė tė njėjtėn kohė kjo mbėshtetje ėshtė nė pėrputhje me interesat e tyre.

Qeveritė perėndimore kanė dy interesa nė mbėshtetjen qė i japin Izraelit: Sė pari, sigurimi i pėrkrahjes sė lobit izraelit nė vendin e tyre, dhe mė pas rritja e interesave ekonomike, strategjike, kulturore dhe ushtarake nė Lindjen e Mesme nėpėrmjet Izraelit. Pėr kėtė arsye Izraeli ėshtė "pjella e ndritur" e vendeve perėndimore nė rajon.

Por nuk ėshtė e drejtė nėse thuhet qė forca e Izraelit rrjedh tėrėsisht nga pėrpjekjet e veta dhe nga pėrkrahja e vendeve Perėndimore. Sepse fuqia nė politikėn ndėrkombėtare ėshtė njė faktor relativ. Pra fuqia ose pafuqia e njė aktori mund tė kuptohet duke e krahasuar atė me aktorėt tjerė. Si rrjedhim kėtu mund tė themi se "fuqia e njė aktori ėshtė pafuqia e aktorit tjetėr".

Sipas kėtij pėrkufizimi mund tė themi qė fuqia e Izraelit vjen si rrjedhojė e dobėsive tė tė gjitha vendeve tė rajonit, sidomos tė palestinezėve. Nė krye tė kėtyre dobėsive vjen pėrēarja e palestinezėve mes tyre.

Pėr arsye pjesėrisht ideologjike dhe pjesėrisht personale palestinezėt kanė bėrė gabime serioze gjatė periudhave kritike. Njė shembull i rėndėsishėm kėtu ėshtė pėrkrahja qė ish-lideri palestinez, Jaser Arafat i dha Saddam Hysejnit gjatė krizės sė Gjirit nė vitin 1990.

Mė vonė njė pėrēarje e pabesueshme mes Al Fetahut dhe Hamasit solli humbje tė fuqisė palestineze. Me kėto shembuj, duke mos hyrė nė debate se kush kishte tė drejtė e kush jo, mund tė shohim se kauza e Palestinės ka pėsuar humbje.

Dobėsia e dytė ishte pamundėsia e ndjekjes sė njė politike tė qėndrueshme dhe tė vazhdueshme nė thelb tė vendeve myslimane qė "zyrtarisht" pėrkrahėn palestinezėt. Pjesėrisht pėr shkak tė pengimit tė problemeve tė tyre dhe pjesėrisht pėr shkak tė ngurrimit tė gjitha vendet e Lindjes sė Mesme me nė krye arabėt nuk ndikuan shumė nė ēėshtjen e Palestinės.

Vendet e rajonit burimet e fuqisė edhe pse tė kufizuara nuk i kanė pėrdorur nė mėnyrė tė drejtė, racionale dhe kolektive. Aq mė tepėr pretendohet se disa vende tė rajonit kishin deklaruar qė janė tė kėnaqura me vazhdimin e problemit palestinez.

Sipas kėtij pretendimi, moszgjidhja e problemit palestinez ėshtė nė interes tė qeverisjeve tė disa vendeve autoritare. Udhėheqėsit ose politikanėt e vendeve duke e pėrdorur problemin e Palestinės si retorikė marrin legjitimitet nga populli.

Sipas neve shkaku mė i rėndėsishėm i ndikimit tė dobėt qė vendet e rajonit kanė nė ēėshtjen palestineze janė interesat ndėrkombėtare tė kėtyre vendeve. Sepse ēdo vend i rajonit mundohet tė pėrfitojė ose pėr rrisė interesat e veta kombėtare duke zhvilluar marrėdhėniet me vendet perėndimore dhe lobin izraelit nė kėto vende.

Me qėllim tė marrjes sė pėrkrahjes ushtarake, teknologjike, financiare, ekonomike, diplomatike ose politike tė vendeve perėndimore vendet e rajonit ngurrojnė nė bėrjen e asaj qė ėshtė e nevojshme nė ēėshtjen e Palestinės. Janė tė shqetėsuar se njė qėndrim i ashpėr ndaj Izraelit ose pėrkrahja e avancuar e palestinezėve do tė dėmtojė interesat e tyre politike, ekonomike, tė sigurisė dhe stabilitetit.

Si pėrfundim fuqia e Izraelit pjesėrisht rrjedh nga pėrpjekjet e tij, por nė njė pėrqindje tė madhe nga kushtet negative tė vendeve islamike dhe atyre tė Lindjes sė Mesme. Kėto janė arsyet pėrse Izraeli nuk ndjen shqetėsim se do tė ndėshkohet apo pėrballet me presione pėr ēėshtjen e Gazės e as pėr ēėshtje tjera. /TRt/

Autori ėshtė shef i Departamentit tė Shkencave Politike dhe Marrėdhėnieve Ndėrkombėtare pranė Universitetit Ēankaja, Ankara.