PDA

View Full Version : Shikojini ē’mrekulli!


Zero Cool
06-07-11, 13:53
Shkruan: Elsa Demo

Zonja bullgare: Shikojini ē’mrekulli!



http://a5.sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-snc6/271004_10150246986012210_182132672209_7236151_1464 323_n.jpg



Axinia Dzurova, drejtuese e qendrės sė kėrkimeve sllavo-bizantine “Ivan Dujēev” me qendėr nė Sofje, i dorėzoi dje Arkivit Qendror tė Shtetit studimin e saj “Manuscrits grecs enluminés des Archive nacionale de Tirana (VIe-XIVe sičcles)”. Dr. Dzurova vjen prej vitit 2007 nė AQSH pėr kėtė botim tė dorėshkrimeve tė dekoruar tė periudhės bizantine (dy vėllime, nė gjuhėn frėnge).

Nė kuadrin e tė njėjtės marrėveshje ku kontribut ka edhe Qendra e Studimit tė Dorėshkrimeve “Vestigia” Grac, po punohet pėr njė botim faksimile tė kodikut tė Vlorės nr. 10 (shek. XIV). Dr. Dzurova, specialiteti i tė cilės ėshtė historia e artit mesjetar, flet nė intervistė pėr rishikimin e datimit tė kodikėve tė koleksionit shqiptar dhe vlerat e rralla nė artin e dekorimit.



Zonja Dzurova, ēfarė po i dorėzoni sot Arkivit?

Jam historiane e artit. Kam studiuar filologji nė Sofje dhe histori arti nė Moskė. Puna ime ka qenė gjithmonė dekorimi i dorėshkrimeve. Kur pashė kodikėt tuaj mendova qė duhej tė bėhej diēka. Prof. Agamemnonas Celikas ishte njė nga pak kolegėt qė dinte se ē’pėrmban arkivi juaj. Shėnimet e Theofan Popės, pėrbėjnė njė bazė, tė pasur, tė thellė. Ai ka bėrė punėn mė tė vėshtirė. Dy vėllimet qė sjell sot me vete janė studime tė 14 dorėshkrimeve me dekorimet pėrkatėse. Ėshtė fillim i punės qė do tė bėjnė kolegėt e rinj, Sokol Ēunga dhe Andi Rembeci.



Ēfarė mund tė thoni me siguri?

Qė nė 40 vjet punė me dorėshkrimet sllave dhe greke nė Kiev, Moskė, San Peterburg, Jeruzalem, Vatikan, dorėshkrimet qė kam parė kėtu janė tė ndryshėm. Kolegėt e mi tė Evropės njohin shumė mirė atė qė ėshtė bėrė nė Konstandinopojė, por nuk njohin atė qė u bė nė Gadishullin Ballkanik, nė Greqinė Kontinentale dhe Epir. Ju them se pata frikė kur pashė se njė dorėshkrim i fundi tė shek. X, ishte datuar i shek. XIV. Diferenca ėshtė me katėr shekuj! Erdha nė Arkiv dhe mė thanė: keni tė drejtė, duhet tė ndryshojmė datimin e kėtyre dorėshkrimeve! Beratinus 25 dhe 28 janė datuar tė shek. XIII kur nė fakt, janė njėri i fundit tė shek. IX dhe tjetri i fillimit tė shek. X. Dy kodikėt e famshėm tė Korēės, 92-93, janė tė shek IX-X. Kodiku i Vlorės nr. 10 qė ishte datuar i shek. XII ėshtė i shek. XIV-XV. Ndryshimi i datimeve ėshtė normal, sepse shkenca zhvillohet me argumente dhe kundėrargumente, bėhen botime tė reja qė ju nuk i kini nė dispozicion. Prandaj mendova tė bėj disa shkrime pėr secilin kodik dhe tė japė mendimet e mia pėr datimet e reja. Puna e Theofan Popės ėshtė e pabesueshme. Duhet tė zėrė vendin e nderit, por ai nuk kishte botime. Ėshtė njė traditė qė nuk e njohim dhe ekspozita qė do tė bėjmė sė afėrmi nė Sofje ndihmon nė kėtė drejtim. Tani janė tė gjitha mundėsitė qė tė krijoni njė shkollė paleografėsh grekė kėtu nė Tiranė nė bashkėpunim me kolegėt tanė.



Arti i dekorimit tė koleksionit shqiptar ēfarė i shton peizazhit tė dorėshkrimeve greke tė sė njėjtės traditė?

Pėr ekspozitėn “Bizanti pa kufij” me dorėshkrime greke tė dekoruara nė Gadishullin Ballkanik, kemi vendosur pėr 120 dorėshkrime greke dhe 100 janė tė shek. IX. E imagjinoni? Kjo do tė thotė se mė shumė se gjysma janė tė periudhės mė tė rėndėsishme tė kulturės codex nė Bizant. Sepse menjėherė pas ikonoklastėve, nė Konstandinopojė u krijua njė model se si duhet tė jetė njė dorėshkrim i shkruar nė minuskul. Koleksioni juaj dhe i yni, nė Sofje, tė jep njė pėrshtypje mė tė gjerė se si ishte dorėshkrimi i kėsaj periudhe. Kodikėt e Korēės pėr shembull, janė influencuar nga tradita paraikonoklaste dhe nga inovacionet qė u krijuan nė Konstadinopojė. Qėllimi im ėshtė qė tė tregoj se ky model nuk u krijua dhe as u pranua menjėherė, dhe jo gjithēka qė u krijua nė Konstandipojė u imponua. Periferia ndjek rrugėn e saj.



Ēfarė tė dhėnash tė reja keni pėr vendin e prodhimit?

Kėto dy dorėshkrime, janė bėrė nė Konstandinopojė. Po kėto dy tė tjerėt ku janė bėrė vallė? Tė influencuar nga tradita paraikonoklaste, nga dorėshkrimet gjeorgjiane? Sepse nė shek. IX-X kishte manastire murgjish gjeorgjianė nė Konstandinopojė. Po ju tregoj dhe njė shembull tė rrallė teksti i shkruar nė formė kryqi. Ėshtė karakteristikė e shkollės sė Konstandinopojės. Te ky kodik kemi aluzionin e liturgjisė qiellore dhe tė tokės, kishės. Koncepti ėshtė qė e gjitha qė ndodh nė qiell, ndodh edhe nė kishė. Simbol i kishės ėshtė kryqi, prandaj i gjithė kodiku ėshtė shkruar nė kryq. Ja, kjo ėshtė puna ime, tė komentoj kėto lloj gjėrash.



Cili ėshtė tipari mė karakteristik i dekorimit?

Po ju tregoj njė dorėshkrim tė pabesueshėm, i influencuar nga Orienti. Nė dorėshkrimet greke stili mė i famshėm ėshtė stili floreal. Dorėshkrimet e Beratit janė ekzemplarė tė kėtij stili.



Pse menduat pėr njė botim mė vete tė Kodikut tė Vlorės nr. 10?

Sepse, shikojeni, ėshtė njė mrekulli! Nė takimin tim tė parė me drejtoreshėn e AQSH Nevila Nika mė 2008, kalonim nėpėr korridorin e Arkivit i mbushur me ilustrime tė Kodikut tė Vlorės nr. 10. Vėrej se datimi ishte shkruar i shek. XI-XII, qė akoma vazhdon tė jenė nė korridor. Mė falni, them, por duhet tė jetė i shek. XIV. Kodiku i Vlorės ėshtė prodhim i Manastirit Odegon, njėri nga tė famshmit manastire tė shek. XIV nė Konstandinopojė. Tipi i shkrimit ėshtė i Odegonit. Ėshtė njė traditė e cila pėrsėrit traditėn e shkrimit tė shek. XI-XII si, pėr shembull, shkrimi dorėshkrimit tė famshėm tė Jeruzalemit. Edhe dekorimin filluan ta pėrgatisin nė mėnyrė tė veēantė. Ky ėshtė zhvillim i stilit bizantin floreal.

Botimi i kėtij kodiku mbetet pėr vitin e ardhshėm. Unė e quaj me rėndėsi tė shpjegoj pėr publikun e gjerė se ē’ėshtė periudha e paleologėve, pse ky kodik i pėrket kėsaj periudhe, ēfarė thotė Ungjilli. Mendojmė pėr tė bėjmė njė botim trigjuhėsh, shqip, anglisht e frėngjisht.



Kujt i pėrkiste Kodiku?

Ėshtė njė dorėshkrim i bėrė pėr njė person tė shtresės mė tė lartė sociale. Nuk ėshtė pėr liturgjinė e pėrditshme, por pėr pėrdorim vetjak. Ky kodik tregon se si ėshtė zhvilluar kultura e kodit grek nė fund tė jetės sė vet, deri nė rėnien e Konstandinopojės. Kodi vazhdoi tė ketė jetė deri nga shek. XIX, por me pėrsėritjet e asaj qė ishte krijuar tashmė deri nė shek. XIV. Ėshtė njė nga mė tė bukurit dorėshkrime qė ėshtė krijuar nė Konstandinopojė nė periudhėn e shek. XIV-XV. Pa folur pėr kodikėt Beratinus, nė bazė tė tė cilėve mund tė rindėrtohet se si ishte teksti i katėr ungjijve.





I dimė arsyet pėrse mburremi?

Sokol Ēunga/ Specialist i AQSH

Lista mė e vjetėr qė kemi sot pėr disa nga dorėshkrimet (ose librat) qė ruhen nė AQSh vjen nga shek. XIV, kur nė kapakun e diptikut tė kishės sė Shėn Gjergjit (ndodhet nė Kala tė Beratit), Murgu Teodul shkruan aty njė listė me librat qė shpėtoi nga bastisja e “frankėve kampanezė” (emėrtim i ēuditshėm, sepse nė histori nuk kemi informacion pėr frankė kampanezė) dhe i ēoi ata nė vend tė sigurt. Pėrshkruan Teoduli 27 libra dhe disa sende tė tjera tė shenjta qė pėrdoreshin nė adhurimin e krishterė nė kishė.

Mė emblematiku ndėr gjithė ata qė kanė punuar me Fondin 488 ėshtė Theofan Popa, i cili u pėrpoq tė hartonte pasaportat e kodikėve, tė cilat kishin qėllim ndihmues nė punėn e pėrditshme tė arkivistėve. Kėtė punė e vazhdoi nga vitet ’60 deri pak para vdekjes. Na la, si rezultat, atė qė sot njihet si “Katalogu Popa”, botuar pėr herė tė parė post mortem mė 2003 nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Arkivave. Tė gjithė e huaj dhe vendas kanė pėrdorur, me ose pa referencė, katalogun e Popės. Me gjithė mangėsitė qė ka, Popa ėshtė ai qė gjithmonė tėrheq vėmendjen e tė gjithė studiuesve, pasi pėrshkruan 97 nga 100 kodikėt dhe 17 fragmentet e Fondit 488.

Hartimi i njė katalogu ēfarėdo qė lidhet me librat mesjetarė apo edhe ata tė periudhės sė Rilindjes evropiane, qofshin kėta tė shkruar me dorė, qofshin shtypshkrime, ėshtė gjithmonė punė qė zgjat nė kohė dhe kėrkon pjekuri. Pėr ēdo studiues tė librit, qoftė nga pikėpamja artistike, qoftė nga ajo tekstologjike, katalogu ėshtė fillimi i gjithēkaje, ėshtė ai mbi tė cilin bazohen tė gjithė studiuesit. Prandaj dhe, katalogu i dorėshkrimeve tė dekoruar tė AQSh, pėrveē se ėshtė njė lloj pasaporte me mė shumė tė dhėna mbi identitetin e koleksionit tė kėtushėm, ėshtė pikė kyēe nė studimin e mėtejshėm tė tyre. Jo domosdoshmėrish pikėnisja, por mbetet referencė e pėrhershme, sa herė qė trajtohen kodikėt nė fjalė. Ėshtė ngjarje e madhe pėr historinė e artit dhe shkencėn e paleografisė, pėr studiuesit e shkencave teorike nė pėrgjithėsi dhe pėr bizantinologėt nė veēanti, por edhe pėr publikun tonė shqiptar. Sepse mburremi pėr kėto pasuri, por pa qenė fort tė sigurt dhe pa arritur tė argumentojmė se cila ėshtė arsyeja qė mburremi.

Vjen, tani, Aksinia Dzurova me punimin e saj, pėrmbledhjen e artikujve pėr kodikėt bizantinė tė dekoruar tė AQSh. E rėndėsishme ėshtė njohja e kėtyre librave tė veēantė. Ata janė aty, tani duhen kuptuar, dikush duhet t’i bėjė tė flasin, nė mėnyrė qė t’i kuptojmė sipas koncepteve tė sotshme, pa harruar tė sotshmen. Ky ėshtė qėllimi i tė gjithė atyre qė merren qoftė me studime, qoftė me hartime katalogėsh apo pėrshkrimesh sipas njė disipline tė caktuar.





Bizanti pa kufij

Mė 22-27 gusht 2011, nė Sofje tė Bullgarisė zhvillohet Kongresi i 22-tė Ndėrkombėtar i Studimeve Bizantine. Ditėn e parė inaugurohet ekspozita “Bizanti pa kufij” ku paraqiten njė numėr i madh librash mesjetarė nga Ballkani dhe Evropa. Pjesė e ekspozitės ėshtė Arkivi Qendror Shtetėror me 12 nga kodikėt e Fondit 488, qė paraqiten tė plotė, tė periudhės bizantine dhe fund-bizantine (shek. IX – XIV), dhe me nga 1 fragment prej kodikėve tė Beratit nr. 1 dhe nr. 2 (Beratinus Purpureus shek. VI, dhe Aureus Anthimi, mesi i shek. IX). Nė grupin e punės pėr ndėrtimin e ekspozitės ėshtė Dr. Dzurova.