PDA

View Full Version : BE mbron kufijt


Zero Cool
13-07-11, 14:40
BE-ja synon tė mbrojė mė mirė kufijtė e vet tė jashtėm


http://www.dw-world.de/image/0,,6380226_1,00.jpg


Sipas planeve agjencia Frontex duhet tė ketė nė tė ardhmen mundėsi tė blejė ose tė marrė me leasing aparate dhe pajisje si helikopterė ose anije.


Pėr tė mbrojtur mė mirė kufijtė e vet tė jashtėm prej refugjatėve ilegalė BE-ja synon tė zgjerojė Agjencinė Evropiane pėr Mbrojtjen e Kufijve Frontex. Sipas planeve Frontex-i duhet tė ketė nė tė ardhmen mundėsi pėr tė blerė ose pėr tė marrė me leasing aparate dhe pajisje si helikopterė ose anije. Pėr kėtė kompromis ranė dakord 27 shtetet anėtare tė BE-sė pas negociatash tė vėshtira nė Bruksel. Projekti duhet tė miratohet edhe nga parlamenti dhe nga Kėshilli i Ministrave. Problemi mė i madh nė kėtė mes mbetet financimi, sepse pėr Frontex-in nuk ėshtė parashikuar ndonjė rritje buxheti.

Gil Arias Fernandez nuk tė lė vėrtet pėrshtypjen se ėshtė i kėnaqur. Faktin qė BE-ja do tė zgjerojė Agjencinė Evropiane tė Mbrojtjes sė Kufijve zėvendėsdrejtori i Frontex-it e regjistron mė shumė me qetėsi. Nė fakt ende nuk ėshtė vendosur gjithēka. Propozimet duhet tė miratohen edhe nga parlamenti dhe nga kėshilli i ministrave, dhe kjo mund tė zgjasė, thotė ai. Nė rast se Brukseli jep dikur dritėn e gjelbėr, atėherė nė fillim tė vitit tė ardhshėm edhe Frontex-i do tė mendohet se si t'i zbatojė dhe vėrė nė jetė kompetencat e reja.


http://www.dw-world.de/image/0,,6145630_1,00.jpg


"Ėshtė parashikuar qė Frontex-i tė blejė nė tė ardhmen pajisje tė vetat dhe qė ne tė zotėrojmė njė kontingjent tė caktuar personeli tė mbrojtjes sė kufirit. Me kėtė do tė ishim nė gjendje tė ishim mė shpejt gati pėr veprim. Gjė qė pėr momentin nuk ėshtė kėshtu. Ēdo herė qė planifikohet tė vihemi nė veprim, na duhet tė lusim fillimisht shtetet anėtare pėr tė vėnė nė dispozicion roje kufiri, helikopterė dhe anije patrullimi, nė mėnyrė qė ne tė mund tė fillojmė veprimtarinė tonė nė vendin e misionit."

http://www.dw-world.de/image/0,,6381876_1,00.jpg

Pajisje tė vetė Frontex-it do ta bėnin punėn e tij nė njėfarė mėnyre edhe mė efektive. Tingėllon mirė, por ka njė kleēkė: paratė. Aktualisht buxheti vjetor i Agjencisė pėr mbrojtjen e Kufirjve shkon nė 86 milionė euro. Dhe asgjė nuk flet pėr njė rritje tė buxhetit, me tė cilėn mund tė llogariste Frontex-i.

"Edhe nėse nė tė ardhmen do tė na jepet mundėsia pėr tė blerė pajisje tė rėnda, ne duhet tė qėndrojmė realistė. Prandaj mendojmė mė shumė pėr leasing dhe pėr realizimin e kėsaj me pėrfshirjen e disa shteteve anėtare tė BE-sė. Pėrndryshe buxheti ynė duhet tė rritej nė mėnyrė voluminoze, gjė qė pėrballė krizės ekonomike aktuale nuk shtrohet pėr diskutim."

http://www.dw-world.de/image/0,,6145381_1,00.jpg


Shumica e shteteve anėtare janė plotėsisht tė bindura, se migrimi i paligjshėm nuk mund tė vihet nėn kontroll me anė tė kontrolleve kufitare brenda BE-sė (si nė rastin e Danimarkės). Pėr kryeministrin polak dhe kryetarin aktual tė Kėshillit tė BE-sė, Donald Tusk, kjo ėshtė rruga krejt e gabuar pėr zgjidhjen e problemit, qė sa vjen e rritet. Deklarata, tė cilat i dėgjojnė me kėnaqėsi te Frontex-i. Problemi i vetėm: deri sa zgjerimi i kompetencave tė agjencisė sė mbrojtjes sė kufirit tė ketė hyrė nė fuqi, kryesinė e radhės nė BE do ta ketė marrė njė vend tjetėr. Pikėrisht Danimarka. Njė vend, i cili me sa duket nuk donte t'i besonte Frontex-it.