PDA

View Full Version : Aktakuzė ndaj Arid Ukės


Zero Cool
13-07-11, 15:45
Gjermania ngre aktakuzė ndaj Arid Ukės



http://www.zeri.info/fotot/32023/main_arid-uka.jpg



Prokurorėt federalė gjermanė thanė se kanė dorėzuar akuzat pėr vrasje kundėr Arid Ukės, 21 vjeēarit me prejardhje nga Kosova, pėr shkak se vrau dy ushtarė amerikanė jashtė aeroportit tė Frankfurtit.

Nė njė deklaratė tė lėshuar sot, prokurorėt thanė se Arid Uka pėrballet me dy akuza pėr vrasje dhe tri pėr tentim-vrasje nė lidhje me sulmin e 2 marsit.

Nėse, dėnohet, ai pėrballet me dėnim tė pėrjetshėm.

Prokurorėt pretendojnė se Uka ėshtė njė mysliman radikal, i cili ka vrarė ushtarėt amerikanė pėr shkak tė pėrfshirjes amerikane nė Afganistan.

Ata thonė se ai ishte inspiruar nga propaganda xhihadiste nė internet, por hetimet e tyre nuk kanė rezultuar nė ndonjė lidhje tė Ukės me ndonjė organizatė terroriste.

Uka ėshtė arrestuar nė aeroport dhe mbahet nė paraburgim qė nga incidenti. Nuk ėshtė dhėnė data e fillimit tė gjykimit.

Zero Cool
13-09-11, 13:17
Nesėr vazhdon gjykimi i Arid Ukės


http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0913134333716_m.jpg


Shqiptari(ziu) i Kosovės, i akuzuar pėr vrasjen e pilotėve amerikanė nė aeroportin e Frankfurtit, kthehet tė mėrkurėn nė gjykatore, dy javė pasi publikisht pranoi vrasjet - nė hapjen e gjyqit kundėr tij.

I pandehuri 21 vjeēar, Arid Uka, ka thėnė muajin e kaluar se “ajo qė kam bėrė ka qenė e gabuar, por unė nuk mund ta zhbėjė mė". Ai gjithashtu u bėri apel tė tjerėve qė tė mos kėrkojnė inspirim nė sulmin e tij, duke thėnė se ai kishte qenė i ndikuar nga propaganda xhihadiste nė internet.

Uka ėshtė ngarkuar me dy akuza, pėr vrasjen mė 2 mars tė dy oficerėve tė lartė amerikanė, Nicholas J. Alden (25 vjeē) nga Carolina e Jugut dhe Zachary R. Cuddeback (21 vjeēar) nga Virginia.

Familja e Cuddebackut ėshtė bashkė-paditėse nė kėtė rast, e pėrfaqėsuar nga njė avokat gjerman i cili mund t’u bėjė pyetje dėshmitarėve, tė bėjė mocione dhe tė apelojė vendimet e panelit tė pesė gjyqtarėve tė ngarkuar me kėtė rast. Avokati Marcus Steffel ka thėnė se ai do tė kėrkojė dėnim me burg jashtėzakonisht tė gjatė pėr Ukėn.

Nėse shpallet fajtor, Uka mund tė pėrballet me burgim tė pėrjetshėm, dėnim ky mė i rėndi nė Gjermani.

Uka po ashtu pėrballet edhe me tre akuza tė vrasjes nė tentativė, pėr plagosjen edhe tė dy pilotėve para se revolja e tij bllokohet kur ai kishte pėr qėllim pilotin e tretė, thonė autoritetet. Pilotėt hipnin ose kishin hipur nė autobusin qė do t’i dėrgonte ata nė bazėn ajrore Ramsten, para vendosjes sė tyre nė Afganistan.

Uka, i cili u zhvendos nė Gjermani me familjen e tij si njė fėmijė dhe i cili ka punuar nė njė zyrė postare tė aeroportit, ka pėrshkruar nė dėshminė e tij gjyqėsore se ishte bėrė introvert disa muaj para sulmit, duke luajtur lojėra kompjuterike dhe duke shikuar propaganda islamike ekstremiste nė internet.

Prokurorėt kanė thėnė Uka ka shikuar njė video nė internet qė supozohej se shfaqte ushtarėt amerikanė tek dhunojnė njė vajzė adoleshente myslimane, por ajo ēfarė ai kishte parė ishte njė skenė nga filmi "Redacted", qė bazohet nė dhunimin dhe vrasjen e njė vajze irakiane nga trupat amerikane mė 2006.

"Unė mendova se atė qė kam parė nė atė video, kėta njerėz do ta bėjnė nė Afganistan", u ka thėnė Uka gjykatėsve muajin e kaluar.

“Nėse mė pyesni se pse e kam bėrė, mund vetėm tė them... Nuk e kuptojė mė se si shkova aq larg”, raporton AP, transmeton Stars and Stripes.

Procedura e sė mėrkurės, si dhe gjykimi nė vijim mė 5 tetor, priten tė jenė tė shkurtė, ka thėnė njė zėdhėnės i gjykatores, pa dėshmitarė tė ftuar, por duke lexuar bisedat nė internet dhe shkėmbimet e shėnimeve. Gjyqi ėshtė caktuar tė vazhdojė me pauza deri nė janar. Pilotėt amerikanė do tė jenė nė mesin e dėshmitarėve nė seancėn e 24 tetorit dhe 14 nėntorit.

Edhe pse Gjermania ka pėrjetuar rezultatet e sulmeve terroriste nė dekadat e fundit, kryesisht nga grupet e majta si Fraksioni i Ushtrisė sė Kuqe, sulmi nė aeroport ishte i pari qė i atribuohej njė ekstremisti islamik.

Autoritetet gjermane kanė thėnė se ai ka vepruar vetėm.

Ukaj po ashtu ėshtė paditur pėr vrasje nga gjykata federale amerikane. /Telegrafi/