PDA

View Full Version : Teknologjitė qė do tė ndryshojnė botėn


Zero Cool
27-07-11, 17:28
Dave Evans, shefi “futurist” i Cisco Internet Business Solutions Group, na tregon se si ai e sheh boten pas dhjete viteve dhe cilat do te jene teknologjite qe do te kene ndikim me te madh ne jeten tone.

“Ne te ardhmen tone do te kete komponente (te tilla si gjymtyre) robotike”.


http://www.infoalbania.org/thumbnail.php?file=teknologjite_ne_10_vitet_e_fund it_446347699.jpg&size=article_medium



Interneti dhe pajisjet - Cisco parashikon se si paisjet e lidhura me internetin do te arrijne ne kuoten e 50 miliardeve deri ne vitin 2020, qe duket se jane me shume se gjashte paisje per cdo person ne Toke. Sensoret inteligjente do te integrohen ne kepuce, ne paisje per astme dhe paisjet mjeksore te te gjitha llojeve. Ne Suedi, ekziston tashme nje peme me sensore qe ciceron mendimet e saj.

E ardhmja eshte video- Ne 2008, u gjeneruan rreth 5 exabyte te informacionit unik, te barabare me nje milion dvd. Pas tri vitesh do te jene 1.2 zettabyte, ku nje zettabyte eshte e barabarte me 1.024 exabyte. Pasioni per videot me definicion te larte do te perfaqesoje pjesen me te madhe te kesaj rritjeje.

Sipas Cisco, 91 % e te dhenave ne internet ne 2015 do te jene video.

Re ne horizont - Ne te ardhmen shumica e informacioneve do te arkivohen ne 'the cloud'. Deri me 2020 nje e treta e te gjithave te dhenave, “do te qendrojne“ ose do te kalojne permes 'colud'.

Qarkullimi i pergjithshem per sherbimet 'cloud' do te rritet me 20 % ne vit dhe shpenzimet IT per inovacion dhe 'cloud computing' mund te arrijne ne 1000 miliarde dollare deri ne vitin 2014.

Web me shpejtesi te plote- Dave Evans, shefi 'futurist' i Cisco, tregon se ecuria e rrjetit (net) ne shtepi eshte rritur 170.000 here qe nga viti 1990. Evans disponon 38 lidhjet always-on dhe me shume se 50 Mbps te bandes se mjaftueshme per telekonferencat, streaming video, lojra online, te gjitha ne te njejten kohe. Ne 10 vitet e ardhshme pritet qe shpejtesia mes mureve te shtepise do te rritet me 3 milione here.

Shoqeria sociale- Lidhje super te shpejta dhe always-on, do te anullojne distancat mes njerezve. Do te jemi te gjithe te mbeshtjelle ne nje rrjet te madh social, ku informacionet vijne ne kohe reale me pare se nepermjet kanaleve zyrtare sic ndodhi me termetin e fundit ne Japoni. Rrjetet sociale do te ndryshojne rrenjesisht kulturen e popujve.

E ardhmja diellore- Popullsia njerezore do te vazhdoje te rritet dhe Evans vlereson se, nje qytet me nje milion banore do te ndertohet cdo muaj per dy dekadat e ardhshme. Metoda me efikase per te siguruar energji elektrike ne qytete jane duke u bere nje domosdoshmeri, vecanerisht metodat e perdorimit te energjise diellore. Shume shkencetare jane duke punuar per te kthyer rrezet e diellit ne energji si menyre efikase dhe ekonomikisht e mundur, madje edhe duke perdorur letren, modifikuar ne menyre te pershtatshme, te tilla si panelet diellore.

Objekte “beje vete”- Printerat 3D jane tashme nje realitet, por nuk jane ende ekonomikisht te perballueshme per njerezit e thjeshte. Ato do te jene brenda 10 vitesh. Ne mund te ndertojme objekte te bera vete, shtrese pas shtrese, duke perdorur rreshire sintetike qe fortesohet kur goditet nga rrezet e drites.

Mik robot?- Deri me 2020 robotet do te jene fizikisht superiore per qeniet njerezore dhe te pajisur me nje tru funksional te krijuar nga bashkimi i hardware dhe software. Brenda 2050, shpjegon Evans, numri i roboteve do te kaloje ate te njerezve ne vendet e zhvilluara. Nga viti 2032 do te jene menderisht me superiore dhe ne 2035 do te mund te zevendesojne plotesisht boten e punes.

Trup bionic- Gjithmone sipas Evans, ne 10 vitet e ardhshme teknologjite mjekesore do te bejne hapa te medha duke perdorur fuqine e informatikes te disponueshme ne objekte gjithmone e me te vogla. Pajisje te tilla si nanobots dhe aftesia per te prodhuar organe per zevendesim do te jene ne rendin e dites.

Do te behemi cyberborg? – Njerezit jane duke hyre ne nje epoke te evolucionit teknologjik. Disa shembuj: Ne korrik te vitit 2009 kerkuesit spanjolle zbuluan nje proteine qe rrit kujtesen fotografike, ndersa ne tetor ne te njejtin vit, shkencetaret italiane dhe suedeze zhvillojne doren e pare artificiale te kontrolluar nga truri. Texas Heart Institute, ka zhvilluar kohet e fundit nje zemer artificiale pa rrahje, por qe gjithsesi ka bere gjakun te qarkulloje.

Kush e di se cfare do te shpiket ne 10 vite?

Zero Cool
28-07-11, 13:14
A ėshtė ky njė zog? Jo ky ėshtė njė robot qė flutoron si njė zog! (http://www.ted.com/talks/a_robot_that_flies_like_a_bird.html)


Markus Fischer dhe ekipi i tij nga Festo krijuan SmartBird, me njė peshė shum tė lehtė i cili ėshtė i modeluar sipas zogut dhe fluturonė me ndihmėn e lėvizjeve tė krahėve mekanike. Ideja pas punės sė z.Fisher, i cili ka krijuar dhe punonė ngjajshėm si pingunėt dhe imitimet tjera nė botėn natyrore, ėshtė qė tė gjindet modeli mė efikas i gjėrave nė tė ardhmen pėr tė pėrshtatur kėtė pėr shum funksionalitete tė ndryshme.



nnR8fDW3Ilo&feature=player_embedded

Zero Cool
28-07-11, 13:20
Selbstständig navigieren
Autonomes Manövrieren -- auf engstem Raum und sogar rückwärts. 3D-Sonar ermöglicht ein Kollektivverhalten durch Kommunikation mit der Umwelt, ähnlich wie bei Delfinen.



u8tfES8gImc&feature=related

Zero Cool
31-07-11, 13:24
Robotikė evolucionare - Si mėsojnė makinat nga natyra

Robotėt janė deri tani pritės tė urdhrave tė njeriut. Por, studius tė caktuar janė tashmė njė hap pėrpara. Ata i mbajnė robotėt si kafshė pune dhe i kultivojnė ata, deri sa krijojnė njė sjellje tė dėshiruar


http://www.dw-world.de/image/0,,15271894_1,00.jpg
Roboti Nimbro nga Instituti pėr Informatikė nė Univeristetin e Bonit


Nė garat e robotėve qė zhvillohen ēdo vit ndeshen njėri me tjetrin robotė futbolli, robotė shpėtimi dhe robotė shtėpie. Ajo ēka ėshtė konceptuar si shfaqje aftėsish, pėrfundon rregullisht si paradė avarish. Si nė rastin e kėtyre robotėve tė futbollit.

"Fatkeqėsisht ekipi i Ahenit ka ca probleme me robotėt e vet, sepse pėr momentin kėta nuk po lėvizin fare..."

Robotėt problem sepse nuk parashikojnė ēdo situatė

Problemi ėshtė ky: Programuesit e software-it tė robotėve nuk mund tė parashikojnė ēdo situatė, qė mund tė shfaqet gjatė rrjedhės sė ndeshjes. Kėtė e thotė Paul Levi, informaticien nė sektorin e elektroteknikės dhe tė teknikės sė informacionit nė Universitein e Shtutgartit:

"Edhe ne tė njėjtėn gjė bėjmė gjatė lojės sė futbollit. Parashikohet njė situatė e mundshme loje. Pra: 'Mund tė paraqiten pesė situata krejt tipike'. Lojtarėt duhet t'i dallojnė ato dhe mė pas tė reagojnė siē duhet. Por kjo nuk ėshtė evolucionare!"


http://www.dw-world.de/image/0,,6460365_1,00.jpg
Roboti AILA i prezantuar nė panairin e Hanovėrit 2011

Shkencėtarėt pėr transmetimin e evolucionit tek tenika robotike

"Evolucionare" – Kjo ėshtė fjala e madhe kyē pėr shkencėtarėt e disiplinave nga mė tė ndryshmet, tė cilėt bėjnė kėrkime me robotėt. Ideja e tyre ėshtė kjo: Sikur tė arrihet, qė parimi i evolucionit tė transmetohet te teknika robotike, robotėt mund tė pėrshkojnė nė mėnyrė tė pavarur dhe krijuese rrugė zgjidhjesh, tė cilat nuk janė parapėrcaktuar prej programuesve tė software-it tė tyre. Se si funksionon kjo, kėtė Paul Levi e bėn tė qartė me shembullin e njė roboti, qė duhet tė kėrkojė djathė. Pėr kėtė roboti duhet ta gjejė vetė, se nė kėtė rast nuk i vlejnė kamerat dhe termometri i tij. Vetėm se sensori i nuhatjes i duhet edhe mė shumė se zakonisht.

"Kur ėshtė vendimtare pėr mbijetesėn, qė ata duhet tė nuhasin mirė, atėherė duhet optimuar shqisa e nuhatjes: Si e gjej djathin, pra burimin e ushqimit, sa mė shpejt? Pėr kėtė arsye reduktohet kapaciteti i veēorive tė tjera, sepse natyrisht ato nuk nevojiten vazhdimisht."

Ēka nė biologji ėshtė gjenomi, nė robotikė ėshtė software-i


http://www.dw-world.de/image/0,,14976387_1,00.jpg
Roboti Flobi nga Universiteti i Bilefeldit

Baza e evolucionit tė natyrshėm te gjallesat janė mutacionet, pra ndryshimet minimale defektoze tė materialit gjenetik. Ato zhvillohen gjatė pėrcjelljes sė gjeneve nga brezi nė brez. Nė rast se ndryshime tė tilla sjellin njė avantazh mbijetese, atėherė gjeni i ndryshuar mbizotėron pėr kohė tė gjatė. Shkencėtarėt e robotikės po e imitojnė kėtė parim sipas kėsaj skeme: Populacioneve prej deri njėqind robotėsh u jepet njė detyrė, si tė kėrkuarit pėr djathė. Ēka nė biologji ėshtė gjenomi, nė robotikė ėshtė software-i. E veēanta nė kėtė mes ėshtė kjo: Siē variojnė gjenet nė natyrė, ashtu edhe software-i i ēdo roboti ka dallime nga ai i robotėve tė tjerė. Nė kėtė mėnyrė krijohen disa variante software-i, tė cilat janė mė tė suksesshme sesa tė tjerat. Pėr shembull, sepse reagojnė mė mirė me anė tė sensorit tė nuhatjes sesa me anė tė kamerės.

Zero Cool
01-09-11, 14:27
Shpiket mikroskopi me lazer


http://www.telegrafi.com/foto/shkence/f.0901134035430_210.jpg


Shkencėtarėt nė Universitetin e Kalifonisė kanė krijuar njė mikroskop shumė efikas, ku mund tė zbulojnė bakteriet.
Kjo pajisje arrin tė identifikojnė, pėrmes lazerit, baktreiet nė ujė, ushqim madje edhe nė gjak. Imazhet e kėtyre bakterieve shfaqen nė njė ekran kompiuterik. Ky mikroskop pritet tė pėrhapet gjerėsisht, ndėrsa njė kontroll me tė nuk do tė kushtojė mė shumė se 100$.

Shkencėtarėt shpresojnė qė me futjen e kėtij mikroskopi tė reduktojnė ndjeshėm njė sėrsė sėmundjesh virale.

Zero Cool
01-09-11, 17:30
IBM prodhon njė mikroprocesor tė ngjashėm me trurin


http://www.telegrafi.com/foto/shkence/f.0819101634998_210.jpg


Qėllimi i kėsaj mikro pajisje ėshtė qė tė arrijė tė ndryshojė mėnyrėn e funksionimit tė kompiuterave, duke i shėndėrruar ata nga thejsht automatik, nė pajisje tė menēura qė mėsojnė njėsoj si njerėzit.


http://news.bbcimg.co.uk/media/images/54674000/jpg/_54674441_brainmap.jpg


Pėr tė realizuar kėtė, nė sistemin e kėtij mikroprocesori janė vendosur dy ēipe me nga 262 mijė sinapse secila, qė kryejnė rolin e neuroneve tė cilat dėrgojnė e marrin informacion dhe sinjale nė mėnyrė shumė tė ngjashme me atė tė trurit tė njeriut. Ndėrkohė qė njė ēip normal, i cili ndodhet aktualisht nė qarkullim, ka rreth 65 mije sinapse, gati dy herė mė pak.


http://news.bbcimg.co.uk/media/images/54674000/jpg/_54674443_synapse.jpg


Drejtuesi i kėtij projekti tė IBM, Dharmendra Modha, tha se grupi i ekspertėve po pėrpiqej qė tė rikrijonte aspekte tė ngjashme tė mendjes njerėzore, si emocionet, perceptimet, sensacionin dhe njohjen. Sipas tij, ky ėshtė njė hap i madh, qė trasformon teknologjinė e sotme, duke e bėrė atė sa mė tė ngjashme me njeriun.

Kercovari
02-09-11, 10:20
Zbulohet Gjen Kompjuteri
Zbulohet Gjen kompjuteri kundėr kancerit

Sukses nė hulumtime tė kancerit: Hulumtuesit nga ETH-Cyrih kanė ndėrtuar njė kompjuter biologjik qė zbulon dhe shkatėrron qelizat e kancerit. Kompjuteri i qelizave mbetet pėr t'u testuar nė kafshė.

http://www.20min.ch/dyim/bf421f/B.M600,1000/images/content/2/2/5/22530182/7/topelement.jpg

Bio-kompjuteri zbulon dhe vret qelizat kanceroze. (Foto: Kyestone)

Hulumtuesit e ETH Zurich(Cyrih) kanė arritur tė ndėrtojnė njė lloj kompjuteri biologjike nė qelizat e njeriut. Ky rrjet ėshtė llogaritur bazuar nė faktorė tė ndryshėm, tė identifikoje nėse ka tė bėje me njė qelizė tė shėndetshme, apo me qelizė tė kancerit, dhe fillon me shkatėrrimin e kėsaj tė fundit.

Qarku kyē pėrbėhet nga disa gjene tė ndryshme, siē njoftoj tė enjten ETH-Cyrih. ETH Cyrih studiuesit kanė zhvilluar atė nė krye me Yaakov Benenson, sė bashku me kolegėt nga Massachusetts Institute of Technology (MIT). Shkencėtarėt do tė paraqesin shpikjen e tyre nė botimin e fundit tė Magazinė"Science" "Shkenca".

Futut nė njė qelizė qė e njeh kėtė rrjet - njė lloj kompjuteri nga materiale organike -i nivelit molekular i pesė faktorėve qė e karakterizojnė kancerin. Kur tė gjithė pesė faktorėt e kapėrcejnė njė kufi tė caktuar nė qelizė, aktivizon rrjetin dhe drejton njė lloj programi vetėvrasės tė qelizave.

Kancer Profili i krijuar
Hulumtuesit kan futur njė Bio llogaritės nė laborator nė qeliza tė ndryshme tė njeriut;nė qelizat e shėndetshme dhe qelizat kanceroze nga qafėn e mitrės, tė njohura si qeliza Hela. Qelizat Hela janė ndėr mė tė mirat qeliza kanceri pėr tė hulumtuar. Ata kanė qenė studiuar dhe pėrdorur pėr dekada nė laboratorėt kėrkimore tė kancerit nė mbarė botėn.

Eksperimentet treguan se qarku kyē u solli vdekjen qelizave Hela,ndėrsa qelizat e shėndetshme, megjithatė, ishin kursyer dhe revitalizuar. Pėr kėtė sukses ishin te nevojshme parapregatitje pėr njė punė tė madhe,shkruan ETH-Cyrih. Benenson dhe ekipi i tij duhej qė sė pari tė zbulojnė se cilat molekula sinjalizuese janė unike pėr qelizat Hela.

Pėr tė krijuar njė profil tė tillė qė i ngjan njė diagnozė tė sėmundjes,nė njohtim Benenson ka cituar. "Njė tipar i vetėm,si pėr shembull,ethet, nuk mund tė pėrcaktojnė besueshmėri tė njė sėmundje."Sa mė shumė Faktorė tė tjerė tė njoh mjeku,aq mė tė sigurtė e bėn diagnozėn e tij.

Fizibiliteti i demonstruar
Sė fundi,shkemctarėt shkaktuan pesė sinjal molekulat,tė njohura si Acide Mikro-Ribonukleare. Kėta faktorė rastėsisht identifikojnė njė qelizė si njė Hela, kur kėto jan tė pranishėm nė njė koncentrim tė caktuara. Qeliza Kompjuteri, duhet tė lidhė tė pesė faktorėt sė bashku pėr tė dhėnėė diagnozėn e saktė.

Nė njė hap tjetėr, studiuesve u mbetet pėr tė testuar qelizė kompjuterin e tyre nė njė model tė pėrshtatshėm pėr kafshėt.Ato shpresojn se njė ditė kjo metodė do tė ndihmojė nė diagnostifikimin dhe trajtimin e sėmundjeve. Njė aplikacion eksperimental nė njerėz,pėrpara ka ende njė rrugė tė gjatė, tha Benenson. Por puna tregon realizueshmėrinė selektive tė diagnozave tė tilla.

Pėr tė zgjidh problemin sipas njoftimit,mbetet se si gjenet e huaja mund tė jenė efikase dhe tė sigurtė tė sillen nė qelizė, nė mėnyrė qė ata tė qėndrojnė atje vetėm pėrkohėsisht.Nė fakt, qasje tė tillė ekzistojnė pėr infiltrimin nė bazė tė metodave kimike ose viruset, por ata akoma nuk janė tė pjekura.

(Sda)

Quelle:http://www.20min.ch/ (http://www.20min.ch/)

Nga gjermanisht ne shqip/Xh.Sadiku

Zero Cool
06-09-11, 14:01
Mjete spiunimi Aeryon Scout


6ED1e-qdNjA&feature=player_embedded



lsgUA_OzSwo&feature=player_embedded



SIlWvlGxy3c&feature=player_embedded



EFNAi4fT9Jo&feature=player_embedded



DQ3hEt0EOkc&feature=player_embedded

Zero Cool
07-09-11, 10:09
Sony, sjellė 3D me syze e pa televizor!


http://www.pcworld.al/thumbnail.php?file=foto/2011/sony3dvisor_117524007.jpg&size=article_medium



Nė kuadėr tė panairit tė elektronikės konsumuese IFA qė po mbahet nė Berlin tė Gjermanisė, Sony ka shfaqur njė sistem personal pėr shikim tė pėrmbajtjeve 3D por pa nevojėn e televizorit, qė nė fakt nėnkupton njė alternativ interesante krahasuar me 3D televizorėt e tanishėm nė ofertė.

Produkti (http://www.pcworld.com/article/239464/sonys_headmounted_personal_3d_viewer.html?tk=rel_n ews) nė formė tė syzeve vendoset nė kokėn e pėrdoruesit dhe nė momentin qė fokusohet dhe pozicionohet si duhet, ajo ofron njė imazh tė gjerė, tė pastėr dhe mė tė shndritshėm 3D. “Ne mund tė ofrojmė kėtė pajisje pėr eksperiencė nė kinema shtėpiake” tha Yoshinori Matsumoto, Menaxher i Pėrgjithshėm i Sony pėr argėtim nė shtėpi.”Kjo do tė thotė njė ekran 750 inē nė njė distancė 20 metėrshe”.

Brenda zonės sė shikueshmėrisė janė dy ekrane 0.7 inē OLED, dhe secila prej tyre sjellė prej 1280 x 720 piksela. Njėsia mund tė lidhet me njė kamerė 3D pėr tė shikuar drejtpėrsėdrejti pėrmbajtjet qė po incizohen apo edhe tė shfrytėzohet si shtojcė pėr filma apo lojėra.

“Imagjinoni duke shikuar Spiderman gjersa ai ecė para syve tuaj apo duke luajtur njė lojė si Uncharted 3 nė 3D tė jashtėzakonshme mu para syve tuaj” tha CEO I Sony, Howard Stringer gjatė prezantimit pėr medie nė kuadėr tė IFA.

Ndėrsa ēmimi i pajisjes vetėm mund tė imagjinohet sepse nuk ėshtė bėrė i ditur

Zero Cool
09-09-11, 15:25
Revolucioni teknologjik "zhduk" kartėmonedhat, nė 2014 pagesat do bėhen nga celulari


http://www.albnow.com/images/stories/teknologji/nfc-transmit.jpg



Nė vitin 2014, sipas gjigantit “Google”, 50 pėr qind e telefonave do tė jenė NFC dhe transaksionet e paguara me njė celular NFC do tė arrijnė nė 50 miliardė dollarė. Bėhet fjalė pėr teknologjinė NCF (Near Field Communication) qė mendohet se do tė ndryshojė pėrgjithmonė sektorin e pagesave tė vogla. Kjo lloj teknologjie lejon dialogimin e dy aparateve elektronikė, thjesht duke i afruar.

Ky revolucion do tė nxjerrė nė pension portofolat, bankomatet, madje edhe kartat e kreditit, tė cilat do tė zėvendėsohen nga celularėt, ose mė saktė nga “smartphone”.Duke iu referuar tė dhėnave tė “Juniper research”, kjo shifėr do tė arrijė nė vlerėn 670 miliardė dollarė, vetėm njė vit mė vonė, pra mė 2015-n. Por si funksionon teknologjia NFC? Kjo ėshtė njė mėnyrė mė e thjeshtė pagese. Do tė jetė udhėzuesi telefonik qė do tė identifikojė pėrdoruesin.

Pagesa do tė vijė nė llogarinė bankare ose nė faturat telefonike. Markat “Samsung”, “LG”, “Nokia” janė prodhuesit e parė tė “smartphone”-ve qė kanė prezantuar modelin NFC. Sė fundmi nga interneti qarkullojnė zėra se edhe “iPhone 5” do ta pėrqafojė kėtė teknologji tė re. Teknologjisė NFC i janė pėrgjigjur edhe kompanitė “Paypal”, “Google”, “Visa”, “American Express”.

Nėse e ardhmja e pagesave tė vogla do tė jetė pikėrisht kjo, atėherė pėr tė arritur aty janė tė nevojshėm disa hapa ndėrmjetės. Pėr momentin njerėzit kanė vetėm dy mundėsi nė dispozicion: nga njėra janė kartat e kreditit, qė nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve janė bosh, nga ana tjetėr pėrdorimi i mesazheve pėr tė bėrė disa lloje pagesash. Ndėrkohė po bėhen shumė prova pėr futjen e teknologjisė sė re. Njėqind persona janė bėrė pjesė e kėtij eksperimenti dhe sot, bėjnė abonime mujore nga telefoni.

Po nė Europė a ėshtė e pranishme njė risi e tillė? Njė projekt qė ka lidhje me kompanitė celulare nė Spanjė ka dhėnė shifra shumė inkurajuese. 90 pėr qind e pėrdoruesve tė “smartphone”-ve pėrdorin celularėt pėr tė paguar blerjet e tyre. Gjithashtu projekti bėn tė ditur se kur ėshtė e nevojshme, mund tė pėrdoret edhe njė sistem tjetėr i quajtur “contactless” dhe ėshtė shumė herė mė i besueshėm sesa njė kartė krediti pėr tė bėrė “blerje elektronike”.

Nė Lindje pagesat e kėtij lloji janė bėrė prej kohėsh pjesė e realitetit. Nė Japoni pėrdoruesit e teknologjisė NFC arrijnė mbi 100 milionė (tashmė blerjet me telefon janė bėrė rutinė), nė Hong-Kong njė kartė qė ka lindur mė 1997-n pėr tė paguar mjetet publike, sot ėshtė bėrė fenomen i masės, aq sa pranohet edhe si dokument identifikimi. “Octopus card”, qė gjendet nė portofolat e 95 pėr qind tė qytetarėve, pėrdoret thuajse kudo, edhe nėpėr firmat e mėdha “McDonald’s”, “Starbucks” dhe “7-Eleven”.

Nė Shtetet e Bashkuara aktorėt kryesorė mbajnė emrat “Paypal”, “Visa” dhe “Google”. Ky i fundit nė veēanti ėshtė pėrfolur shumė kohėt e fundit pėr njė sistem pagese “Google wallet” qė nuk mbėshtetet vetėm nė teknologjinė NFC pėr tė zėvendėsuar kartėn e kreditit, por ka si qėllim tė ripėrtėrijė vetė eksperiencėn e tė bėrit pazar, duke shfrytėzuar gjeo-vendndodhjen, nė bazė tė sė cilės mund tė na informojė mbi ofertat mė interesante qė ndodhen nė dyqanet rreth e rrotull nesh. Edhe pėr uljet mund tė informohemi nė mėnyrė elektronike, ashtu siē ndodh pėrtej oqeanit, gjė qė tashmė ėshtė kthyer nė njė tendencė.

Zero Cool
24-09-11, 17:02
MasterCard demonstroi pagesė me Google Wallet


http://www.blogcdn.com/www.engadget.com/media/2011/09/main5.jpg



Duke pėrdorur paisje me teknlogjinė NFC (http://en.wikipedia.org/wiki/Near_Field_Communication), MasterCard praqiti njė Google Wallet aplikacion pėrmes sė cilės pėrdoruesi mund tė lidhet me City MasterCard profilin dhe vetėm me disa klikime tė paguan nė shitoret tė cilėt kanė stacion PayPass.

Sipas Engadget (http://www.engadget.com/2011/09/15/mastercard-demos-google-wallet-qkr-platform-for-mobile-payments/), transaksioni ėshtė pothuajse i menjėhershėm, pėrderi sa aplikacioni informon pėr sasinė e harxhuar, dhe dėrgon njė mesazh tekstual. Aplikacioni ka opsione pėr limitim tė pagesave, opsione pėr tė lejuar miratimin, para pagesės dhe masave tjera sigurie me qėllim qė tė shmangen incidente qė stacionet tė paguajnė pėr ēdo telefon qė kalon pėrreth tyre.

MasterCard prezentoi edhe njė platformė tjetėr tė re QkR, e cila momentalisht po zhvillohet nė MasterCard Labs, e cila ka pėr qėllim tė konvertohet nė auto sinjale diēka qė mund tė blihet ose skenohet me NFC ose kodet QR, nga produktet pėr tė gjetur kupona ose zbritje.

Zero Cool
03-10-11, 19:09
Sistem operativ i posaēėm pėr qytetet “e zgjuar”


Sistemi operativ urban funksionon si sistemi operativ i nj kompjuteri dhe ndihmon ne mbarvajtjen e trafikut dhe shrbimeve te tjera.
Softueri do te marre te dhna nga sensort e shprndare anekend qytetit, ne ndrtesa dhe vende te tjera, dhe do te ket informacion lidhur me gjithka ndodh ne kete zone.

Ne rast zjarri, sistemi operativ urban do te menaxhoj ne menyre te tille semafort qe zjarrfikset te mbrrijn sa me shpejt ne vendngjarje. Sensort do te mund te monitoroj gjithka, qe nga trafiku ne te gjith qytetin deri tek temperatura brenda dhomave individuale.

Sistemi operativ anashkalon tersisht njerezit ne menaxhimin e komunikimit mes sensorve dhe pajisjeve te tilla si dritat e semaforve, kondicionerve dhe pompat e ujit, mjete te cilat influencojn ne kualitetin e jeteses.

Kanalizimi i t gjitha te dhnave nga keto sensor dhe shrbimi ne nje sistem kontrollimi ka shum te mira, thot Steve Leuis, kreu i Living PlanIT, kompania pas sistemit operativ urban.

Nese perdorim analogjin anatomike, qyteti ka nje rrjet si sistemi nervor, mbledh te dhena nga nje numer i madh sensorsh dhe shkakton veprimin, theksoi Leuis. Ne e shprndajm sistemin nervor ne pjeset e trupit ndertesat, rruget dhe objektet e tjera.

Living PlanIT po punon me Cisco-n dhe Deutsche Telekom lidhur me pjes te ndryshme te sistemit. Nje shtrat prove per sistemin operativ urban po ndertohet aktualisht ne Portugali.

Zero Cool
19-10-11, 11:49
Komandimi me prekje nė cilėndo sipėrfaqe (http://research.microsoft.com/en-us/news/features/touch-101711.aspx)

http://research.microsoft.com/en-us/news/features/images/OmniTouchSurfaces.png


Microsoft Research nė simpoziumin nė Santa Barbara qė i dedikohet ndėrfaqeve tė shfrytėzuesve paraqiti teknologjinė e cila shndėrron cilėndo sipėrfaqe nė “ekranin” e ndeshėm nė prekje.


Teknologjia e quajtur OmniTouch ėshtė sistem i bazuar nė prekje qė mundėson futjen e tė dhėnave pėrmes cilėsdo sipėrfaqe. Nga grupi Natural Interaction Research pranė Microsoft theksojnė se me kėtė teknologji dėshirojnė tė shfrytėzojnė sipėrfaqen jashtėzakonisht tė madhe qė ofron bota reale.

OmniTouch kombinon piko projektorėt laserik dhe kamerat tė cilat mund tė detektojnė thellėsinė, ngjashėm me ata qė pėrdoren nė Kinect. Kur kamerat dhe projektori janė tė kalibruar shfrytėzuesi mund tė pėrdor cilėndo sipėrfaqe pėr ndėrfaqen e ndjeshme nė prekje.


http://research.microsoft.com/en-us/news/features/images/OmniTouchShoulder.png

Zero Cool
30-10-11, 15:02
E ardhmja, sipas Microsoftit


Microsoft paraqiti njė video tė re nė tė cilėn shfaqet si kjo kompani parashikon teknologjinė tė zhvillohet nė dhjetė vitet e ardhshme. Ky parashikim i Microsoft bazohet nė tendencat tė cilėt inxhinierėt e tyre dhe hulumtuesit shikojnė nė softuerėt, paisjet, ekranet, senzorėt, procesorėt dhe sistemet tjera inteligjente.

Nė video mundė tė shikohen me tė vėrtet disa koncepte interesante tė cilėt do tė na lehtėsonin jetėn. Shembull pėr kėtė janė syzat nė fillim tė videos, ku karakterit kryesor nė kėtė video i mundėson pėrkthim audio tė dretpėrdrejt.

Sipas parashikimeve tė Microsoft, sistemet intelegjente do tė na ndihmojnė tė shfrytėzojmė kohėn nė mėnyrė mė efektive, duke pėrqėndruar vėmendjen tonė nė diēka mė tė rėndėsishme. Sipas David Jones, njeriut kryesor pėr parashikimet e zhvillimit tė teknologjive, nė video ėshtė shfaqur definicion i zgjeruar i produktivitetit ku nuk ėshtė me rėndėsi vetėm tė pėrfundohet diēka, por tė punojnė gjėrat e duhura ashtu si duhet, dhe tė gėzojė ato me njerzit tjerė. Kjo video ėshtė njė vazhdim i videos “Office 2019″ nga viti 2008.

Pėr mė shum shikoni kėtė VIDEO:



a6cNdhOKwi0&eurl=player_embedded

Zero Cool
02-11-11, 21:19
A do tė rrėzohet teoria e relativitetit?


Shkencėtarėt tė cilėt pohonin se kanė zbuluar grimat tė cilat lėvizin mė shpejtė se drita do tė pėrsėrisin eksperimentin pėr tė tentuar tė dėshmojnė zbulimin e tyre.


Hulumtuesit nė CERN gjatė muajit tė kaluar kanė publikuar se kanė zbuluar netutrinot tė cilėt udhėtojnė mė shpejtė se drita. Por, natyrisht, nuk mungoi skepticizmi i komunitetit shkencor. Jo vetėm pėr shkak tė teorisė sė relativitetit tė Einsteinit, e cila pėrfaqėson njė nga themelet e fizikės, por pėr shkak se mendojnė se njė sfidė e kėtillė ėshtė e pamundur.

Rezultati i eksperimentit tė quajtur Opera, tregoi se grimcat kishin kaluar 732 kilometra pėrmes tokės, nga Cerni deri nė laboratorin Grand Sasso nė Itali, mė shpejtė se sa qė do ta bėnte drita. Sipas Einteinit, asgjė nuk ėshtė mė e shpejtė se drita, e dėshmimi se neutrinot udhėtojnė mė shpejtė se drita do ta ndryshonte kuptimin e sotėm tė gjithėsisė dhe kohės.

Rezultatet ishin aq tė pabesueshme dhe tė rėndėsishme sa qė shkencėtarėt kanė vendosur tė mos pohojnė se bėhet fjalė pėr njė “zbulim”, por nė vend tė asaj kanė ftuar kolegėt nga mbarė bota qė tė shqyrtojnė mundėsitė pėr gabimet e tyre eventuale. Nė bazė tė asaj shkencėtarėt nė CERN do tė pėrsėrisin eksperimentin e tyre. Por me disa ndryshime pėr tė cilat shpresojnė se do tė pėrjashtojnė shumė mangėsi qė gjoja ndodhen nė rezultatet e tyre.

Zero Cool
01-12-11, 20:49
Ford Sync, komandon makinėn nėpėrmjet zėrit


http://dakzoekje.nl/images/ford-sync.jpg


SHBA, 1 Dhjetor 2011

Ėshtė provuar teknologjia e re Ford Sync, e cila i dedikohet njė kontrolli tė kompletuar dhe tė thellė tė funksionaliteteve kryesore multimediale dhe atyre tė navigimit tė njė makine.

Ėshtė njė zgjidhje me komanda vokale precize dhe komode tė zhvilluara nė bashkėpunim me Microsoft, pėr tė shfrytėzuar fuqinė 2.0 nė mėnyrė tė sigurt dhe tė besueshme.

Sync ėshtė bazuar nė platformėn Windows Mobile Embedded dhe ėshtė e pajisur me ndėrfaqen e re MyFord Touch pėr ekranet e mėdha me prekje.

Mes tė mirave tė shumta tė Ford Sync ėshtė padyshim mundėsia pėr tu lidhur me rrjetin e internetit nė sajė tė portės USB tė integruar nė makinė, qė mund tė lidhet me njė modem.

Kjo pajisje gjithashtu mund tė lidhet pa problem dhe pa fisha me lap top, smartphone, tableta, e shumė pajisje tė tjera, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

FordSync do tė paraqitet nė njė model me ekran 8 polėsh me prekje.

Komandat vokale tė tij mund tė merren nė 19 gjuhė tė ndryshme dhe prezantimi i aparaturės pritet tė vijė gjatė vitit 2012 me paraqitjen e tipit tė ri tė Ford Focus.

Zero Cool
05-12-11, 11:42
Roboti bizar nga Harvardi


Shkencėtarėt nga Harvardi kanė mbaruar njė robot shumė tė pazakontė, i cili ėshtė aq fleksibil, sa qė mund tė zhgėrryhet nėpėr hapėsirat e ngushta.


Roboti nuk ka emėrtim zyrtar, por ėshtė edhe njė nė radhėn e prototipave tė robotėve tė ashtuquajtur “tė butė”. Inspirimin pėr dizajnin e tij shkencėtarėt e kanė marrė nga vet natyra, e lloji i kėtillė i robotit ka treguar se ka opsione mė gjithėpėrfshirėse nė krahasim me vėllezėrit e vet metal.

“Aftėsia unike e robotėve tė butė ėshtė se mund tė deformohen, ju lejohet qasje nė lokacionet pėrndryshe tė paarritshėm pėr robotėt tradicional nga metali” theksoi Matthew Walter, robotist nga MIT, e transmeton Huffington Post.

Roboti qė mund tė shihet nė video ėshtė i madh 12.7 centimetra dhe mund tė mblidhet nė formėn e topit dhe me lakim tė lėviz nė atė mėnyrė qė tė thith ajrin nė mėnyrė individuale nė secilėn nga gjymtyrėt. Shikoni se si ai kalon nėn panelin nga xhami.


F-2r1qKHHmw


csFR52Z3T0I&feature=related

Zero Cool
05-12-11, 11:52
Japanese Robot Girlfriend



Zhvillimi i inteligjencės artificiale ėshtė vėrtetė pėr tė tė habitur. Ky robot femėr i krijuar prej japonezėve ėshtė vetėm fillimi i zhvillimit tė teknologjisė, e cila mbas 50 vitesh do tė ketė zhvilluar gjėra mė tė ēmendura, mbase edhe tė frikshme.

"Pretty interesting where robotics is going. It will really get interesting with the merging of artificial intelligence, prosthetic development, innovative CPU processing developments, low cost storage (SSD) and a connected Internet.... the next 50 years will allow for some crazy and perhaps scary, developments."



4T4DRuw7uMs

Zero Cool
25-04-12, 18:58
Deri te prejardhja e gjithėsisė – permės egzabajtėve


IBM dhe ASTRON, Instituti holandez pėr radioastronominė, kanė paralajmėruar planin pesėvjeēar pėr ndėrtimin e kompjuterėve jashtėzakonisht tė shpejtė dhe me kursim ekstrem tė energjisė qė do tė pėrdoren pėr pėrpunimin e tė dhėnave nga radioteleskopėt SKA.


Vlera fillestare e planit ėshtė 33 milion euro, e SKA (Square Kilometre Array) ėshtė njė konsorcium ndėrkombėtarė caku i tė cilit ėshtė tė mbaroj radioteleskopin mė tė madh dhe mė tė ndjeshėm. Sipas vlerėsimeve tė konsosrciumit, fuqia e duhur pėrpunuese pėr tė pėrpunuar egzabajtėt e tė dhėnave tė cilat nė baza ditore do tė grumbulloj ky teleskop do tė jetė nė rangun e disa miliona nga kompjuterėt mė tė shpejtė tė sė sotmes.

Nė tė vėrtetė, qėllimi ėshtė tė pėrpunohen, analizohen dhe deponohen egzabajt tė tėrė tė dhėnash pėr ēdo ditė. Sa pėr krahasim, ky ėshtė dyfishi i qarkullimit ditorė tė komplet WWW-it. I tėrė projekti pritet tė pėrfundoj pas 12 vitesh – mė 2024, ndėrsa qėllimi ėshtė qė tė hulumtohet galaktika, masat e errėta dhe Big Bengu.

Pasi qė momentalisht nuk ekzistojnė teknologjitė e duhura pėr ndėrtimin e transportit ultra-tė-shpejtė dhe pėrpunimin e tė dhėnave, madje as pėr analizimin e tyre, bashkėrisht ėshtė krijuar qendra e re pėr teknologjitė egzabajte nė qytetin holandez Drenthe, emra e plotė e sė cilės ėshtė ASTRON & IBM Center for Exascale Technology.

Nė qendrėn e hulumtimeve ndodhen ēipat 3D, lidhjet optike dhe nanofotonika, dhe gjeneratat e reja tė sistemeve shirit pėr deponimin dhe memorien e cila pėrdorė hapin fazor pėr deponimin e tė dhėnave.

Vetė teleskopi SKA pritet tė ketė miliona antena tė cilat do tė mbledhin rrezatimin nga gjithėsia dhe qė tė kombinuar do tė kenė sipėrfaqen e antenės mė tė madhe se njė kilometėr katrorė, por vetė pajisjet do tė jenė tė vendosura nė njė hapėsirė mė tė gjerė – mbi 3,000 kilometra prej njėrit skaj tek tjetri. Do tė jenė sė paku 50 herė mė tė ndjeshme nga cilido radioteleskop i sajuar deri tani dhe sė paku 10,000 herė mė i shpejtė. Krejtėsisht nė vit do tė deponohen nė mes 300 dhe 1500 petabajt tė dhėna, e sa pėr krahasim, LHC nė CERN nė vit grumbullon rreth 15 petabajt tė dhėna.

Lokacionet mė me gjasė pėr vendosjen e teleskopėve SKA janė Afrika e Jugut dhe Australia, e vendimi pritet tė merret kah fundi i vitit.

Zero Cool
25-04-12, 18:59
Zgjidhet problemi i navigacionit nė gjithėsi


Shkencėtarėt kanė ardhur deri te ideja se si tė zgjedhin problemin e navigacionit nė hapėsirėn e thellė. Si orientir do tė pėrdoren sinjalet nga pulsari (njė formė e yllit neutronik i cili me shpejtėsi jashtėzakonisht tė madhe rrotullohet rreth boshtit tė vet).

Sistemi do tė funksiononte ashtu qė anija kozmike do tė pėrdorte rrezet-X nga pulsari pėr caktimin e pozitės nė hapėsirė, me gabimin prej vetėm disa kilometrave.

Njė sistem pikėrisht tė kėtillė tė navigacionit e ka zhvilluar njė ekip i shkencėtarėve nga instituti gjerman Max Planck. Sinjalet periodike nga pulsari janė tė besueshme ngjashėm me orėt atomike dhe janė po aq tė qėndrueshme, ndėrsa karakteristikat e tyre mund tė pėrdoret edhe si sinjale navigacioni nė gjithėsi.

Satelitėt nga Toka, e cila paraqet vetėm njė grimcė tė pluhurit mikroskopik nė krahasim me gjithėsinė, thjeshtė nuk mund tė shėrbejnė pėr navigacionin nė thellėsi tė hapėsirės.

Por, me matjen e kohės sė arritjes sė sinjalit nga pulsari nė vetėm anijes kozmike, me atė tė paraparė nė lokacionin referent (atė sipas tė cilės mund tė matet largėsia dhe pozita e objekteve tė tjera nė gjithėsi), pozita e anijes mund tė caktohet me gabim prej krejtėsisht disa kilometrave brenda sistemit Diellor, ose jashtė tij.

“Shikuar kah e ardhmja, ėshtė shumė ngazėllues tė mendohet se ne qysh tani kemi teknologjinė pėr vizatimin e rutės drejt yjeve tė tjerė dhe se ndoshta mund ti ndihmojmė edhe pasardhėsve tonė qė tė bėjnė hapat e parė nė hapėsirėn ndėryjore”, theksojnė nga ekipi i shkencėtarėve, tė cilėt po punojnė nė projektin e kėtij sistemi tė navigacionit.

Zero Cool
29-05-12, 15:20
Epoka biometrike po futet nė skutat tona!


http://www.pcworld.al/wp-content/uploads/2012/05/1-.jpg


Nishani qė e ke mbi vetullėn e majtė apo shenjėn nė mjekėr?! Deri tani, kėto nuk ishin shenja simpatike qė dikujt i kishin rėnė nė sy mė herėt. Ndėrsa sot, kėto dy shenja dalluese sigurisht iu mundėsojnė tė tjerėve qė t’ju mbajnė mend mė lehtė, posaēėrisht Vėllai i Madh burokratik e mė pas pjesės tjetėr tė familjes.


Facebook-u, Google, policia kufitare, Ministria e punėve tė Brendshme janė mbledhur rreth idesė sė pėrbashkėt qė tė masin detajet se sa larg e ke hundėn nga kėndi i djathtė i nofullės, vendosjen e venave, ngjyrat e bardhokut tė syrit si dhe shumė detaje tė ngjajshme, duke pėrfshirė gjithėsesi edhe shenjat e gishtėrinjve. Biometria hyn nė jetėn tonė pėrmes dyerve tė mėdha dhe sado qė na i lehtėson shumė punė ajo tė fut frikėn. Baza e tė dhėnave ku do tė ruhen tė gjitha koordinatat e karakteristikave tuja siē janė nishani, zhvillimi apo rritja jote dhe tė tjera karakteristika tė veēanta fizike qė ju posedoni, do tė jenė dėshmia e vetme e identitetit tuaj. Nga kjo mund tė paramendojmė cilat mund tė jenė pasojat.

Identifikimi Biometrik po bėhet standard nė printimin e pasaportave tė reja. Pajisjet e udhėtimit pėrveē letrės, tani pėrmbajnė edhe njė ēip nė tė cilin ruhet fotografia dixhitale e krijuar me standarde biometrike si dhe njė kopje e shenjave tė gishtėrinjve. Gjėrat janė bėrė mė tė lehta.

Pėr shembull, nėse gjejmė njė person nė njė gjendje gjysmė tė dekompozuar pas tre muajsh nė njė ishull tė shkretė, shumė lehtė do ta vėrtetojmė identitetin e tij me anė tė matjes sė kockave tė nofullės dhe ca detajeve tjera strategjike. Edhe nė pikat e kontrollit nė aeroporte tė pajisura me skanera, nuk do tė jetė mė njė “xhaxha” me uniformė qė sheh fytyrėn tėnde tė vrenjtur nė foton e pasaportės, duke tė dhėnė komplimente se si je zbukuruar tani. Nuk ka pėr tė ndodhur mė, thjesht do kalosh nė pikėn e kontrollit pa asnjė ndalesė.


http://www.pcworld.al/wp-content/uploads/2012/05/23.jpg


Si e shfrytėzojnė biometrinė Facebook-u dhe Google?

Facebook-u ėshtė duke pėrdorur njė sasi mė tė vogėl tė teknologjisė biometrike. Aplikacioni pėr dallimin e fytyrės mund ta gjejė njė person mes shumicės sė fytyrave tjera ,pa marrė parasysh se nė ēfarė kėndi ėshtė bėrė fotografia. Kėtė, sigurisht nuk mund ta dallojė 100 %, por preēiziteti i mahnitshėm. Ndėrsa Google, ndėr tė tjera, fut nė funksion biometrinė pėr analizimin mė efikas tė shpalljeve nė uebfaqe, duke matur lėvizjen e syve nga tė anketuarit, funksionimin e trurit si dhe gjestikulacionet apo shenjat e vėmendjes dhe leximit.

Statistikat ju shėrbejnė qė tė peshojnė efikasitetin e fushatės sė marketingut, para se ta fillojnė atė fushatė. Por Google nuk ishte i pari. Yahoo shėrbehet me teknikat biometrike pėr parfushatat e marketingut prej njė kohe tė gjatė



http://www.pcworld.al/wp-content/uploads/2012/05/32.jpg


Por problemi me biometrinė ėshtė i ngjashėm me atė ēfarė ka ndodhur nė tė gjitha sferat tjera tė jetės sė njeriut gjatė kohės sė dixhitalizimit. Arti dhe zbavitja u shndėrruan nė pronėsi totale gjatė periudhės dixhitale. Duke pasur parasysh pasojat e vjedhjes sė bazės sė tė dhėnave biometrike si dhe vjedhjen e identiteteve njerėzore nė shkallė massive, do tmerrohemi keqaz ku kundėrshtarėt e mbrojtjes sė privatėsisė sė tė dhėnave personale do tė ishin shumė tė fortė nė kėtė aspekt. Lidhja mes anės pozitive dhe asaj negative tė biometrikės ėshtė pothuajse e barabartė, aq sa do ta lehtėsojė identifikimin dhe ta bėj atė tė pagabueshėm (pėr shkak tė karakteristikave kryesore trupore) duke lehtėsuar keqpėrdorimin.

Problemi mund tė thellohet, duke bėrė pyetjen se kush ka tė drejtė tė dijė tė gjitha nuancat e ngjyrave tė syve tė mi. Shenjat e gishtėrinjve janė tė pranuara si njė akt i civilizimit, por matja biometrike mund tė dijė edhe gjatėsinė e organit seksual me preēizitet nanometrik. A ėshtė kjo prekje nė intimitet dhe ku ėshtė linja e hollė e domosdoshmėrisė sė sigurisė totale dhe tė drejtės nė privatėsi Facebook-u dhe Google-i, bashkė me shėrbimet e sigurimeve nė tėrė botėn kanė tashmė mjaft tė dhėna tė thjeshta pėr personat dhe se kėto tė dhėna mund t’i mbledhin menjėherė, por ne nuk shohim fundin e e zgjerimit tė kėsaj mbledhjeje tė tė dhėnave unike ku dallon personin e vetėm nga tė gjithė tė tjerėt. Nė rast tė fatkeqėsive tė rėnda do tė jetė e nevojshme tė dihet mė tepėr pėr karakteristikat biologjike qė personi tė jetė i identifikuar.

Biometria ėshtė e ardhmja, sado e dhimbshme tė jetė dhe e pakėndshme pėr t’u kuptuar nga ne, banorėt e shekullit XXI rreth individualitetit dhe privatėsisė sonė. E lehtė ėshtė pėr Facebook-un, ku bazohet nė njė shokunė tonė tė krisur dhe tė etur njėkohėsisht qė nė mėnyrė automatike tė bėhet shok i dhjetė me shokun e njėmbėdhjetė tonin, pa e detyruar askush. Nė kėtė rast, shėrbimet e drejtėsisė do bėjnė punėn e tyre. Por kur ėshtė nė pyetje siguria shtetėrore dhe interesi i madh i marketingut, nuk do tė kalojė shumė kohė kur do tė bėhemi pronarė tė modeleve 3D me fizionomi tė pėrkryer, tė matur dhe tė depozituar.

Zero Cool
11-09-12, 19:06
Si tė kontrolloni dritat e shtėpisė suaj nga celulari/handy


http://www.blogcdn.com/www.engadget.com/media/2012/08/bluetoothbulbsavespowerclapjt.jpg


Nėse kaloni njė kohė tė konsiderueshme nė shtėpi, e dini mirė se sa e bezdisshme ėshtė tė ngrihesh herė pas herė tė fikėsh, ndezėsh apo edhe tė modifikosh ndriēimin e dhomave.

Megjithatė, falė smartfonėve dhe Bluetooth-it, gjithēka mund tė evitohet.

Bluetooth Bulb mund tė ngjajė si njė pajisje tepėr e ēuditshme pėr t’u instaluar nė shtėpi, por ka njė funksion tepėr tė rėndėsishėm. Nė pamjen e jashtme ėshtė njėsoj si njė llambė e thjeshtė por nė brendėsi bėn shumė mė tepėr se kaq.

Ashtu siē e shpjegon edhe emri, ėshtė njė llambė mė Bluetooth. Ajo lidhet, pėrmes kėsaj tė fundit, mė smartfonin tuaj dhe mund tė kontrollohet prej tij.

Kjo llambė, jo vetėm qė mund tė kontrollohet pėr dendėsinė e ndriēimit qė rrezaton, por ėshtė e disponueshme edhe si njė llambė RGB, pra ju mund tė zgjidhni ngjyrat me tė cilat dėshironi tė ndriēoni dhomėn. Pėrveē kėsaj, llamba mund tė komandohet pėr t’u fikur nė orare tė caktuara.

I vetmi disavatanzh ėshtė fakti se ajo pėrdor teknologjinė Bluetooth 4.0, qė e suportojnė shumė pak pajisje (smartfonė apo kompjutera) pėr momentin. Aktualisht, ju duhet njė iPhone 4S, iPad 3, Samsung Galaxy S III, Droid RAZR, Mac Mini, apo MacBook Air pėr ta pėrdorur llambėn.

Maksimumi i largėsisė prej nga mund tė kontrollohet ajo ėshtė 50 metra (afėrsisht sa gjatėsia e njė pishine Olimpike).

Llamba do tė jetė e disponueshme online nė faqen zyrtare tė saj, brenda dy muajve tė ardhshėm.

qMrCLZ2RQ9E&feature=player_embedded

1HVA5MuWy8o&feature=player_embedded

Zero Cool
25-09-12, 13:15
Po humbe, kjo kėpucė tė ēon nė shtėpi



http://www.knninfo.com/repository/images/24J_tech_Po_humbe.jpg



24.09.2012

Njė kėpucėtar anglez ka krijuar kėpucėn qė ia gjen “tė zotit” rrugėn pėr nė shtėpi. Por, as kjo kėpucė nuk ecėn nė vend tė tij.

Falė njė transmetuesi GPS, tė vendosur nė tė, kėpuca elegante e kėpucėtarit Dominic Wilcox e gjen me saktėsi rrugėn nga do tė shkojė ai qė e ka tė mbathur. Dritat LED nė maje tė kėpucės tregojnė se sa larg ėshtė caku dhe nė ēfarė drejtimi ndodhet ai, transmeton Albinfo.

Si frymėzim pėr kėtė inovacion, kėpucėtarit Wilcox i ka shėrbyer njė figurė e romanit “Magjistari nga Ozi”. Personazhi i kėtij romani, Dorotea e vogėl, sė pari i “rrihte” kėpucėt, tė cilat pastaj e ēonin atė nė shtėpi.

Pastaj, nė bashkėpunim me njė ekspert tė teknologjisė dhe me ndihmėn e njė fabrike lokale, Wilcox e ka bėrė realitet ėndrrėn e tij.

Ende nuk dihet se a do tė ketė prodhim serik tė kėpucėve me GPS dhe, nėse po, kur do tė fillojė ai.

Zero Cool
27-09-12, 22:34
Shumė gjuhė Evropiane do t’i ‘zhduk’ Interneti


Miami, 27.09.2012

Njė studim i ri paralajmėron se gjuhėt jo shumė tė folura janė nė rrezik pėr zhdukje nga Interneti.Gjuhėt si Islandike, Lituaneze, apo Malteze,siē raporton tech, thjesht kanė shumė pak folės pėr tė ekzistuar nė Internet.

Por jo vetėm kėto gjuhė, por edhe shumė tė tjera pėrveē Anglishtes, gjuhė si Gjermanishtja, Frėngjishtja, Hollandishtja, Italishtja dhe Spanjishtja janė gjithashtu nė rrezik. Problemi qėndron se kėto gjuhė nuk kanė shumė mbėshtetje nė teknologjitė e reja si ‘folje-nė-tekst’ dhe pajisje tė kontrolluara nga zėri.

Studimi “Europe’s Languages in the Digital Age” (Gjuhėt e Evropės nė Kohėn Dixhitale) u krye nga META-NET, njė kompani jo fitim-prurėse Evropiane, qė ka pėr qėllim tė ruajė tė paktėn 30 nga 80 gjuhėt e folura Evropiane. META-NET ka shpallur 26 shtatorin si ditėn Evropiane tė gjuhėve.

Zero Cool
07-10-12, 17:26
Tobii Gaze


Ndėrfaqja “Gaze” lejon komandimin PC-sė pėrmes syve


Premtimi i Tobii Gaze ėshtė t’ju mundėsojė tė komandoni dhe kontrolloni tabletin apo kompjuterin tuaj desktop vetėm nėpėrmjet syve.

Bėhet fjalė pėr njė ndėrfaqje eksperimentale (pėr momentin) e cila pėrdor “gjurmimin e syve mė tė avancuar nė botė”. Pikėrisht, ky gjurmim i syve zėvendėson gishtin apo mousin.

Ajo ju tregon pėrdorimin mė efiēent tė shikimit pėr tė komanduar pajisje me prekje apo kompjuterin.

Kompania ka shfaqur edhe njė video ku transmetohet se si mund tė kontrollosh tabletin pėrmes shikimit. E gjithė kjo teknologji, iu jep mundėsi pėrdoruesve tė punojnė nė pajisjet e tyre pa pėrdorur fare duart.

Mjafton tė pėrqėndrosh shikimin tek njė opsion, objekt apo link nė ekran pėr ta aktivizuar apo klikuar atė. Tobii i ka kėrkuar DoCoMo dhe Fujitsu-t tė ndėrtojnė njė tablet prototip po ashtu edhe njė PC.

Tė gjitha kėto do tė demonstohen nė panairin CEATEC kėtė javė nė Japoni, ndėrsa mė tė detajuara do tė shfaqen nė CES, nė janar 2013. Ende nuk ka asnjė informacion se kur mund tė jenė tė gatshme pėr tregun kėto lloj pajisjesh.


3MoGzTdQnX8&feature=player_embedded#!

Zero Cool
12-10-12, 15:36
Roboti i parė shqiptar


http://www.knninfo.com/repository/images/10S-Tech_Roboti_i_pare_shqiptar_1.jpg
http://www.knninfo.com/repository/images/10S-Tech_Roboti_i_pare_shqiptar.jpg


Tiranė, 10.10.2012

Kjo krijesė e vogėl informatike ėshtė e aftė tė marrė komanda nga sistemi qendror, nėpėrmjet tė cilit lidhet me wireless: “Kjo ėshtė njė pjesė e sistemit tė menaxhimit implementuar tek njė aparat i vogėl. Realizon detyrėn e furnizimit automatik nė pikat e shėrbimit.”

Qė nė njė projekt mė madhor mund tė pėrkthehej nė njė robot, i cili do tė marrė detyrėn e furnizimit tė rafteve tė supermarketit me produkte, momentin qė ato do tė shiten.

“Roboti do tė realizojė funksionet qė kemi bėrė nė simulim. Si fillim e kemi ndėrtuar nė mėnyrė qė tė shmangė pėrplasjet. Mė pas e kemi ndėrtuar qė tė kapė objektet e t’i lėshojė ato. Nė tė ardhmen do tė jetė navigimi”, shprehet Gabor Vasmatics, i cili ėshtė inxhinier informatike dhe ka punuar veēanėrisht pėr vėnien nė jetė tė kėtij aplikacioni. I dashuruar me krijesėn e vogėl modifikuar prej tij, Gabor thotė se prototipi ėshtė blerė dhe mbi tė ėshtė punuar idea e njė roboti-agjent qė do tė zėvendėsonte edhe punonjėsin mė tė devotshėm nė njė supermarket gjigand. Pajisja ka qenė e kompletuar me sensorė dhe krahė, por i mungonte truri.

Sigurisht qė ky nuk ėshtė njė qenie perfekte me sjellje inteligjente informatike. Por pėr Evėn tanimė janė marrė prova tė sigurta per nje projekt mė madhor: “Punon normalisht edhe pse me disa kufizime.”

Roboti i parė i programueshėm nė botė ėshtė krijuar mė 1954 nga George Devol. Ai iu shit kompanisė General Motors nė 1961, ku u pėrdor pėr transportin e pjesėve tė nxehta metalike gjatė prodhimit tė makinave nė Nju Xhersi. Prej atėherė robotika ėshtė zhvilluar me ritme marramendėse, por nė Shqipėri kjo fushė preket nė shekullin e 21-tė, me njė krijesė qė edhe pse ende foshnjore, premton shumė.

Gabor thotė: “Ishte bukur kur realizuam komunikimin me ėireless se kėtu kjo gjė nuk ishte bėrė mė parė.”


ZXtyavJgRi0

Zero Cool
29-10-12, 15:14
IBM tenton tė thyejė ligjin Moore nė prodhimin e ēipeve


IBM ka arritur tė krijojė njė ēip kompjuterik bazuar nė teknologjinė e re “carbon nanotubes”, i cili ka mbi 10 000 transistorė.

Edhe pse kjo shifėr duket larg mikroprocesorėve tė sotėm me silikon, tė cilėt pėrmbajnė miliarda transistorė, mund tė thuhet se ėshtė nė fakt njė hap i rėndėsishėm nė demonstrimin e realizueshmėrisė sė kėsaj teknologjie.

Ndoshta mund tė keni dėgjuar pėr ligjin Moore, sipas sė cilit numri i transistorėve qė vendosen nė njė ēip kompjuterik dyfishohet ēdo 18 muaj. Ky “ligj” ka rezultuar i vėrtetė pėr katėr dekada, duke parashikuar nė mėnyrė tė saktė evolucionin e kompjuterėve dhe smartfonėve.

Gjithsesi, ai nuk ėshtė njė ligj i mirėfilltė, si pėr shembull Ligji i Bojlit, i cili ėshtė njė parim i pathyeshėm nga ana fizike. Ligji Moore jep mė tepėr njė parashikim dhe mund tė bjerė poshtė nė tė ardhmen me zhvillimin e transistorėve dhe zvogėlimin e madhėsisė sė tyre. Ēfarė do tė ndodhė mė pas?

IBM ka nė fakt njė pėrgjigjje. Bėhet fjalė pėr njė teknologji tė re: “carbon nanotubes”. Secili tub ėshtė i hollė sa njė atom dhe shumė tė tillė formojnė njė cilindėr (si nė foton e poshtė). Nanotubet e karbonit e pėrcjellin elektricitetin mė mirė se silikoni dhe kanė formėn e pėrkryer pėr tė funksionuar si transistorė. Mė e rėndėsishmja, janė mė tė vegjėl. Megjithatė, ėshtė shumė e vėshtirė tė punosh me to.

Prandaj asnjė kompani nuk ėshtė marrė me to deri tani. Arsyeja konsiston nė faktin se ato duhet tė vendosen nė mėnyrė jashtėzakonisht tė saktė dhe tė mos pėrmbajnė papastėrti metalesh (qė ndodh zakonisht).

Nuk parashikohet qė kjo teknologji do tė hyjė nė prodhim masiv

IBM ka punuar suksesshėm kundėr kėtyre sfidave, jo vetėm duke krijuar njė procesor me 10 000 transistorė tė bazuar nė nanotubė karboni, por duke e realizuar kėtė me teknika standarde gjysmė konduktorėsh.

Kjo do tė thotė se, nėse kompanitė qė prodhojnė ēipe do tė vendosin tė kalojnė tek kjo lloj teknologjie, nuk do tė kenė nevojė tė shpenzojnė miliarda pėr tė krijuar mjete tė reja dhe lehtėsi pėr ndėrtimin e produkteve tė tyre. Kjo do tė thotė gjithashtu se Ligji Moore do tė jetė i pazbatueshėm nė kėtė lloj teknologjie.

Megjithatė, nuk parashikohet se kjo teknologji do tė hyjė nė prodhim masiv pėr tė paktėn edhe njė dekadė.



http://static.guim.co.uk/sys-images/Guardian/Pix/pictures/2008/05/20/nanotube.article.jpg

Zero Cool
06-11-12, 15:11
Hakerėt mund tė marrin sekrete nga valėt e trurit tuaj


http://t1.gstatic.com/images?q=tbn:ANd9GcQCD0NTkUENSq3xi410wehL4aYsl9Jha 8l_YSlLnlrp8UT57Ha1


A ėshtė vallė e mundshme qė hakerėt mund tė marrin detajet tuaja bankare, PIN kodet duke lexuar trurin tuaj?

Po, ėshtė e mundshme thonė shkencėtarėt me anė tė EEG headset sikur Emotiv's Epoc, qė kushton vetėm 299 $.

Kėto nuk janė pajisje tė popullarizuara, por njerėzit i pėrdorin pėr tė luajtur lojėra dhe pėr tė kontrolluar pajisje si karriget me rrota, tė cilat janė tė lidhura me trurin me anė tė kėsaj pajisjeje.

Ivan Martinovic, nga Universiteti i Oxfordit, eksploroi idenė nė fjalimin e tij nė Simpoziumin Usenix tė Sigurisė i cili u mbajt nė Seattle mė herėt kėtė muaj.

Ekipi i cili kreu kėrkimin kishte dhe disa anėtarė nga Universiteti i Kalifornisė dhe ai i Gjenevės. Dhe ky studim ka treguar se ėshtė e mundshme sulmi me njė pajisje qė e lidh trurin me kompjuterin, jashtė mjekėsisė, fushės nė tė cilėn kėto pajisje janė pėrdorur me dekada.

Teknologjia EEG ėshtė pėrdorur dhe nė lojėra, ku iu ka mundėsuar pėrdoruesve qė tė kontrollojnė opsionet e lojės Arena.

Zakonisht nė kėto pajisje mund tė pėrdoren mimikat e fytyrės pėr tė kapur komanda.

Valėt e trurit janė mė tė komplikuara pėr tu kapur, dhe shumė para procesim kėrkohet pėr tė gjetur njė sinjal nga zhurma.

Gjithashtu pajisjet EEG Emotiv, nuk janė optimizuar ende pėr sinjalet P300.

Por gjithsesi, njė ditė hakerėt e trurit mund tė jenė nė gjendje qė tė pėrdorin sinjalet pa bashkėpunimin e subjektit.

Dhe kjo gjė me tė vėrtetė do ta cenoj privatėsinė e njerėzve.


http://t0.gstatic.com/images?q=tbn:ANd9GcSBixcZQoHHjF5JqCE2qDAzwWUZSuIa_ AIeZ2CXqa321WGLjf5N3A

Zero Cool
07-01-13, 14:43
Lytro, a ėshtė kamera revolucionare


http://www.nrc.nl/tech/files/2012/01/lytro-484x451.jpg


Kompania Lytro po zhvillom njė lloj kamere e cila nė mėnyrė dramatike e ndėrron fotografinė pėr herė tė parė qė nga viti 1800. Sė paku kėshtu thuhet nė njoftimet zyrtare tė kėsaj kompanie. Por sa ka tė vėrteta nė kėtė “revolucion”?

Kamera Lytro Light Field ngjanė nė diēka qė ka rėnė nga gjithėsia e Lego – e vogėl, katrore dhe me ngjyra tė ndritshme.

Shtėpiza ėshtė e ndėrtuar nga aluminiumi dhe vjen nė pesė ngjyra. Vetė fotografia zhvillohet nė njė slider dhe njė shkrepės, kurse shumicėn tjetėr tė opsioneve mund ta ndėrroni pėrmes ekranit tė vogėl (1,5 inē) por cilėsor.

Pse janė fotografitė mė ndryshe? Kjo kamerė kap tėrė fushėn e dritės nė vend tė vetėm njė rreze tė dritės kėshtu qė fotografive ėshtė e mundur t’u ndėrrohet nė mėnyrė softuerike fokusi dhe perspektiva. Tashmė nuk ka mė nevojė pėr “sesionet e gjata tė autofokusimit” sepse momentet tani incizohen menjėherė.

Bateria dhe memoria (8 GB dhe 16 GB) janė tė integruara nė vetė aparatin, kurse ēmimi ėshtė, varėsisht nga sasia e memories nė dispozicion, prej 399 $ deri 499 $.

Pavarėsisht faktorit cool tė kėsaj pajisjeje, shumė dyshojnė nė suksesin e kamerės Lytro (https://www.lytro.com/)te fotografėt “hardcore” tė cilėt i duan aparatet e tyre tė mėdhenj dhe tė shtrenjtė DSLR.



FH57z_goJ9U

Zero Cool
22-02-13, 18:05
Kjo ėshtė arma mė e re e Forcave tė Armatosura tė SHBA-sė


http://www.knninfo.com/repository/images/ARMA.jpg


Uashington, 22.02.2013
Forcat Ajrore tė Amerikės kanė zbuluar njė robot-insket qė mundė tė pėrdoret pėr vėzhgimin dhe likudimin e objektivit.

Kėta robotė mund tė zbresin deri nė fushėbetej dhe mund tė marrin informacione dhe objektiva tė qarta tė cilat do ti transmetojnė ato nė kohė reale.

Pėrveē monitorimit kėto kanė edhe funksione luftarake, domethėnė, robotėt janė nė gjendje tė shpėrthejnė
nėse ato urdhėrohen.

Mangėsia e kėtyre robotėve ėshtė se shpenzojnė shumė energji, dhe mund tė qėndrojnė nė ajėr vetėm disa minuta, megjithatė ekspertėt thonė se nė dy vitet e ardhshėm do tė zgjidhen kėto probleme.


VwPBPP10Skc

Zero Cool
29-03-13, 17:19
Gorilla Glass

http://img.photobucket.com/albums/v155/zerocoolnl/WebBrowsers/Gorilla-Glass-1_zps9fbb2bf6.jpg




Pėr tė gjithė ata qė pėrdorin telefoninė mobile gjithsesi janė tė njohur me termin – Gorilla Glass.

Gorilla Glass, pėrkatėsisht qelqi Gorilla ėshtė produkt i kompanisė Corning, i cili kryesisht shėrben pėr mbrojtjen e ekraneve tė pajisjeve portative nga gėrvishtja dhe plasaritja. Qelqi Gorilla ėshtė shumė i hollė dhe pėr kėtė arsye nuk e zvogėlon ndjeshmėrinė e ekraneve me prekje, e duke pasur parasysh qė ėshtė po ashtu edhe shumė i lehtė nuk ndikon nė peshėn e pajisjeve.

Cilat janė tė veēantat rreth qelqit Gorilla dhe cilat janė dallimet mes prodhimit tė kompanisė Corning dhe qelqit tė thjeshtė – mėsoni nė vazhdim tė tekstit.

Historia

Corning ėshtė kompani e themeluar nė mes tė shekullit 19. Me qelq tė pėrforcuar filluan tė merren ne vitet 60-tė tė shekullit tė kaluar, ndėrsa prodhimi i parė i kėtij lloji u quajt muscled glass (xham muskuloz).

Nė kėtė drejtim ata u zhvilluam veēanėrisht nga fillimi i vitit 2005 kur Motorola e prezantoi modelin e vet tė parė RAZR. Duke parė se si nė kėtė model ekrani ėshtė bėrė nga qelqi, e cila ishte nė interes tė kompanisė, filluan tė investojnė nė zhvillimin e teknologjisė sė tyre nė mėnyrė qė prodhimeve tė ardhshme t’u ofronin qelq edhe mė tė mirė. Corning formoi grupin e ekspertėve dhe filluan tė zhvillonin qelqin me emrin kodues – Gorilla Glass.

Pas njė viti Apple zbuloi se prototipi i tyre i iPhone-it gėrvishtet nė rast se gjendet nė xhep sė bashku me psh ēelėsat. Drejtori i atėhershėm i Apple-it Steve Jobs kontaktoi kompaninė Corning pėr tė pyetur nė lidhje me muscled glass-in.

Pasi i thanė se janė duke punuar nė teknologjinė e re (atėherė me emrin Gorilla Glass), Jobs-it i pėlqeu ideja kėshtu qė qelqi i tyre u pėrdor nė gjeneratėn e parė tė iPhone-ve tė cilėt u paraqitėn njė vit mė pas.

Pas kėsaj, Corning filloi tė shpėrndante prodhimin e vet edhe shumė kompanive tjera.

Prodhimi

Ėshtė pak e njohur se qelqi nuk ėshtė vetėm prodhim industrial, por ai gjendet edhe nė natyrė. Shkėmbinj tė caktuar dhe minerale shėndrrohen nė xham pas kontaktit me temperatura shumė tė larta. Kjo zakonisht ndodh nė zonat ku vullkanet nxjerrin llavėn apo nė vendet ku rrufetė godasin nė tokė.

Pėrveē fenomeneve natyrore, njerėzit me shekuj kanė prodhuar qelqin edhe vetė. Mėnyra e prodhimit ėshtė e bazuar nė tė njėjtin parim tė cilin pėrdor edhe natyra – me shkrirjen e shėmbinjėve tė caktuar nė temperatura tė larta. Pėrsa kohė ėshtė ashtu e shkrirė dhe nė formė tė lėngshme ėshtė e mundur ti jepet forma e dėshiruar.


http://img.photobucket.com/albums/v155/zerocoolnl/WebBrowsers/Gorilla-Glass-2_zps4536b3c8.jpg
Bėrja e qelqit – hedhja nė kallup



Prodhimin i Corning pėrbėhet nga tri komponente kryesore: rėra, karbonat natriumi dhe gėlqere. Pėrveē tyre shtohen edhe disa kimikate para procesit tė shkrirjes, pėr shkak tė cilave rezulton qė prodhimi i qelqit pėrmban alumin, oksigjen dhe silicium.


http://img.photobucket.com/albums/v155/zerocoolnl/WebBrowsers/Gorilla-Glass-3_zpsf09f1fca.jpg
Tri komponentet kryesore prej tė cilave pėrbėhet qelqi



Pas shkrirjes sė qelqit nė formėn e saj tė lėngshme derdhet nė kallepe dhe me lazer prihet nė format e dėshiruara. Rezultati ėshtė qelq i hollė vetėm gjysmė milimetri. Ky lloj qelqi ėshtė shumė i ndjeshėm nė thyerje, e ajo se ēfarė e bėn nė tė vėrtetė Gorilla Glass shumė tė fortė ndodh nė hapin tjetėr.

Ashtu i prerė qelqi zhytet nė kalium bikromat i cili nė kombinim me elementet e hapit tė parė qė pėrmendėm mė lartė shkakton reaksion shumė tė fortė nė qelq pėrmes tė cilit i jep fuqinė tė cilėn qelqi i thjeshtė nuk e ka. Gjithashtu, ėshtė me rėndėsi tė pėrmendet se qelqi Gorilla ėshtė plotėsisht i pranuar pėr mjedisin ekologjik, sepse mund tė reciklohet nė tėrėsi.

Gorilla ėshtė nė qelq

Corning nuk ėshtė e vetmja kompani e cila prodhon qelq tė forcuar kimikisht, megjithatė ėshtė mė e njohura nė treg. Pse?

Qelqi Gorilla nuk mund tė blihet nė ndonjė dyqan, por Corning ka lidhur kontrata ekzkluzive me prodhuesit e celularėve, televizorėve dhe pajisjeve tjera pėr tė cilat Corning e bėn qelqin sipas specifikimeve duke hequr markėn e vet dhe duke vendosur markėn e prodhuesit.

Pėr kėtė arsye Corning nuk guxon tė zbulojė se nė cilat prodhime gjendet qelqi i tyre, pėrveēse kur prodhuesi i pajisjes nuk e lejon mos deklarimin.


http://img.photobucket.com/albums/v155/zerocoolnl/WebBrowsers/Gorilla-Glass-5_zps37b28a00.jpg


http://img.photobucket.com/albums/v155/zerocoolnl/WebBrowsers/Gorilla-Glass-4_zps2be5e9c4.jpg
Testimi nė Gorilla Glass



Pėrveē versionit tė parė tė qelqit Gorilla, Corning ka prezantuar edhe Gorilla Glass 2 nė fillim tė vitit 2012. Atėherė ata pretenduan se qelqi ėshtė 20% mė i hollė se paraardhėsi i tij duke ruajtur tė njėjtat karakteristikat, me pėrmirėsim tė shtuar tė precizionit ne ekranėt me prekje.

Jo shumė kohė mė parė nė panairin CES u prezantua edhe produkti i fundit nga Corning – Gorilla Glass 3. Nga kjo kompani premtojnė se ky prodhim i ri ėshtė edhe mė i fortė dhe se ėshtė madje tri herė mė rezistent ndaj gėrvishtjeve se sa paraardhėsi i tij.

Pėrdorimi

Kėshtu sipas informacioneve nė dispozicion nga faqja zyrtare e kompanisė Corning celularėt me qelq Gorilla tė integruar janė Lumia 920, 900, 800 dhe 710, shumica e modeleve tė Motorola-s, celularėt e fundit dhe tabletėt e HTC-sė, Samsung Galaxy S3, modelet e reja nga LG, smartfonėt dhe tabletėt e Asus, televizorėt nga Sony dhe notebookėt e Dell-it.

Ardhmėria

Corning ka disa kohė qė po punon nė versionin fleksibėl tė produktit tė vet, kėshtu qė me paraqitjen e ekranėve fleksibėl ata do tė jenė tė mbrojtur nga gėrvishtja dhe plasaritja.


http://img.photobucket.com/albums/v155/zerocoolnl/WebBrowsers/Gorilla-Glass-6_zps4b58082a.jpg
Eksperimentėt me qelq fleksibėl



Mirėpo, pėr produktet e para me ekran fleksibėl do tė duhet tė presim edhe pak kohė.

Zero Cool
26-04-13, 15:28
Samsung tė krijojė tablet qė e lexon trurin tonė!


Inovacioni i ri i Samsung mund tė jetė njė zbulim i jashtėzakonshėm, nė rast se inxhinierėt e saj arrijnė tė krijojnė njė tablet i cili do tė mund tė kontrollohet nga truri i njeriut.


Sipas Technology Review thuhet se laboratori i kompanisė i njohur si Samsung Emerging Technology Lab ėshtė nė partneritet me Universitetin e Teksasit, me tė cilėt janė duke studiuar mundėsinė e sjelljes sė “kontrollit tė trurit nė pajisjet mobile”, ndėrsa qėllimi ėshtė qė njerėzve tė palėvizshėm tu mundėsohet lidhja me botėn.

Samsung dhe profesorėt e Universitetit tė Teksasit ende nuk janė gati nė nxjerrjen e njė prototipi tė pajisjes, mirėpo media raporton se planet aktuale pėrfshijnė mundėsinė e krijimit tė tabletit qė lexohet nga mendja.

Kjo do tė bėhet e mundur pėrmes vėrejtjes sė sjelljeve tė pėrsėritshme vizuale, tė cilat do t’i japing sinjal pajisjes mobile pėr tė lėshuar njė komandė. Pėr shembull, njerėzit mund tė hapin njė aplikacion nė tabletin e tyre vetėm duke u koncentruar nė njė ikonė, pėrmes lėvizjes sė syve me njė shpejtėsi tė dallueshme nga pajisja kompjuterike.

Zero Cool
03-05-13, 15:38
Shkencėtarėt amerikanė krijojnė letėr inteligjente



http://www.knninfo.com/repository/images/letra.jpg



03.05.2013

Shkencėtarėt amerikanė kanė krijuar njė mėnyrė pėr vendosjen e qarqeve me frekuenca radioje tė identifikimit nė letėr, qė ata thonė se ėshtė mė e shpejtė, mė e lirė dhe ofron mė shumė pėrdorime se metodat e tanishme.

Teknika mund tė pėrdoret pėr tė parandaluar mashtrimet dhe tė sigurojė njė kuptim tė ri tė ‘gjurmėve tė letrės’.

Procesi pėrdor laser pėr tė transferuar dhe montuar qarqet nė letėr, raporton blogu i teknologjise Krokodili.

Letėr e tillė inteligjente mund tė pėrdoret pėr kartėmonedha, dokumente ligjore dhe bileta, tha ekipi.

Gjetjet do tė paraqiten nė konferencėn e Institutit Elektrik dhe Elektronik nė Orlando, Florida.

Procesi ėshtė krijuar nga njė ekip nė Universitetin e North Dakota dhe ėshtė i njohur si Paketim i Avancuar i Mundėsuar nga Laseri (Leap).

Zero Cool
08-05-13, 18:06
Kompania Terrafugia po punon pėr makinėn tuaj personale fluturuese


http://www.pcworld.al/wp-content/themes/pcworld/includes/timthumb.php?src=http://www.pcworld.al/wp-content/uploads/2013/05/makina-fluturuse.jpg&w=400&h=304&zc=2



Ndoshta nė vitin 2013 shumė njerėz kishin parashikuar se secili prej nesh do tė kishte njė makinė fluturuese personale. Por sa larg jemi vėrtet nga ky parashikim? Do tė duhen pak a shumė edhe 8 vjet.

Terrafugia, njė kompani nga Massachusetts, po punon pėr njė makinė tė sė ardhmes. Ajo quhet TF-X dhe pritet tė fillojė tė shitet nė fillimet e viteve 2020. Ėshtė njė miks mes Google Self-Driving Car (makina qė ecėn vetė), mes njė helikopteri dhe njė avioni. Makina ngrihet nė ajėr vertikalisht duke pėrdorur helikat qė furnizohen me energji tė cilat ndodhen nė secilėn anė tė saj.

Kur ndodhet nė ajėr, helikat bien dhe fillon tė punojė motori i pasėm me gaz. Nė mot tė mirė, ajo ulet vetė edhe pse parashuta ėshtė gjithmonė e pranishme pėr ēdo rast. Mund tė pėrshkruajė rreth 800 km.

Koncepti i TF-X ėshtė integrimi sa mė i madh i njė autopiloti. Sipas kompanisė, tė mėsosh si t’i japėsh kėsaj makine duhen vetėm pesė orė pėr njė shofer tė zakonshėm.

Po kostoja? Deri tani Terrafugia nuk ka lajmėruar pėr ndonjė ēmim tė mundshėm, tė paktėn derisa tė fillojė prodhimin. Megjithatė, sipas parashikimeve tė saj, ēmimi mund tė jetė i pėrafėrt me makinat luksoze qė gjenden sot nė treg.

Zero Cool
18-05-13, 19:55
Implantimi digjital




Vizionet, qė dikur qarkullonin, pėr njė rrjet global mes qenieve njerėzore, sot janė realitet. Zhvillimi i hovshėm i teknologjisė digjitale ka ndikuar edhe nė proceset e shkencės moderne, duke avancuar disa disiplina tė saj, qė sot kanė bėrė ndryshime radikale nė shumė sferat relevante tė jetės sė pėrditshme. Se sa do tė jenė nė shėrbim tė njerėzimit apo dėm tė tij kėto tė arritura shkencore, mbetėt tė presim rezultatin e faktorit kohė!

Shumė disiplina shkencore, qė nė njė periudhe kanė luajtur rolė tė rėndėsishėm nė proceset e zhvillimin global, sot pothuajse janė margjinalizuar plotėsisht, ose mė mirė tė themi, kanė mbetur vetėm si dekor nė mozaikun e pėrgjithshėm tė shkencės moderne. Gjithnjė e mė shumė, po avancojnė disa disiplina shkencore e mes tyre: informatika dhe mikrobiologjia, qė viteve tė fundit e kanė pėrshpejtuar dhe ndryshuar pothuajse tėrėsisht rrjedhėn e deritanishme tė hulumtimeve.

As zbulimet mė tė fundit tė deshifrimit, pothuajse tė pėrgjithshėm, tė gjeneve nga shkencėtari Carig Venter, tė cilat mendohet se do tė hapin njė epokė tė re pėr njerėzimin, nuk do tė mund tė realizoheshin pa ndihėn e mikroprocesorėve, pra kompjuterėve, qė sot janė pjesė e pashmangshme e ēdo lloj procesi aplikativ, e pa ndihmėn e tė cilėve bota nuk do ta kishte kėtė trend tė shpejtė tė zhvillimeve qė e ka sot.

Kjo pėrparėsi po shfrytėzohet edhe nga mjekėsia kirurgjike pėr transplantimin dhe implantimin e organeve ose objekteve tjera pėr qėllime shėndetėsore, estetike, eksperimentale etj., si dhe kohėve tė fundit atyre komunikative.

„Unė do ta kisha pranuar me kėnaqėsi qė fėmijut tim t'i implantohet njė ēip kompjuterik, pėr tė pasur informata tė sakta nė ēdo kohė rreth vendndodhjes sė tij" - u tha gazetarėve nė Las Vegas nė Consumer Electronics Show, pronari i organizatės sė njohur pėr prodhimin e softuerit SUN (ėshtė i njohur programi pėr byro Star Office, qė ėshtė konkurrent i programit shumė tė njohur dhe te shtrenjtė Office tė Microsoftit, por pėr dallim nga ai, ky ofrohet falas) Scott McNealy.

Menjėherė pasuan reagimet nga mė tė ndryshmet! Derisa disa e pėrmbanin kėtė ide si proces produktiv nė shėrbim tė njerėzimit, tė tjerėt paraqisnin tezat e tyre rreth mundėsisė sė keqpėrdorimit, jo vetėm nga organet pėrkatėse, por edhe nga vetė individi ose prindėrit, duke cenuar tė drejtėn elementare tė njeriut pėr veprime tė lira dhe tė pavarura.

Organizata SUN, pasi nuk pati sukses tė konsiderueshme nė projektin „Connectd Family", e zvogėloi edhe interesimin e mėtejmė. Mirėpo, nė skenė doli organizata amerikane Aplied Digital Solution, e cila parasheh qė deri nė fund tė kėtij viti ta krijoj njė prototip tė kėtij ēip kompjuterik qė implantohet nė trupin e njeriut dhe u quajt „Digital hinge"- grep digjital.

Interesimi i shkencėtarėve pėr komunikime tė tilla daton shumė herėt, qė nga zbulimi i aparateve tė para elektronike e sidomos pas atyre me sistem digjital. Baza e sistemit digjital ėshtė procesi binar qė pėrbėhet nga dy shifra 1 ose 0, e qė u zbulua nga gjeniu gjerman Gottfried Leibniz qė nė vitin 1666. Por ėshtė interesant tė cekim se si erdhe deri te ky zbulim, qė disa shekuj mė vonė, ndryshoi rrjedhat e pėrgjithshme tė shkencės nė drejtim produktiv.

Leibniz, sistemin binar e zbuloi duke u bazuar nė librin e vjetėr 3000 vjeēar kinez qė quhet I-Ging ose nė pėrkthim „Libri i shndėrrimeve" (ky libėr edhe sot gjen pėrdorim tė gjerė nė sferėn spirituale) nė tė cilin Universi me tė gjitha fenomenet e veta, paraqitet si njė dualitet - ose/ose, si: bardhė-zi, dritė-hije, lartė-poshtė, mashkull-femėr etj. Sipas I-Ging-ut, e gjithė materia, qoftė e gjallė apo e vdekur, ėshtė e pėrbėrė dhe e pėrshkuar nga njė energji me dy pole: poli pozitiv qė quhet „Yang" dhe poli negativ qė quhet „Yin". Leibniz-i energjisė pozitive i dha shifrėn „1" dhe qė reprezantonte pėr tė „Zotin", ndėrsa energjisė negative i dha shifrėn „0" qė simbolizonte „Universin".

Pra, sipas tij, nė bazė tė „1" dhe „0" u krijua gjithēka. Kėtė sistem, mė vonė, e pėrpunoi matematikani britanik, G. Boole qė edhe quhet Algjebra e Boole-s, dhe tek disa shekuj mė vonė, shkencėtarėt bėnė kombinimin e formulave tė Boole-s me sistemin binar dhe kėshtu mundėsuan krijimin e kompjuterėve digjital tė cilėt sot ne i kemi nė pėrdorim...

Ēip-i kompjuterik „Digital hinge", njėsit dėrguese dhe pranuese i furnizon me energji elektromekanike. Kėshtu qė mundėsohet furnizimi i tij me energji pėrmes lėvizjeve tė muskujve tė trupit tė personit qė e bartė atė. Gjithashtu, duke ju falėnderuar sistemit satelitor - Global Positioning System (GPS) , bartėsit e kėtij ēipi janė nė ēdo kohė tė lokalizuar ose edhe tė dirigjuar!
Udhėheqėsi i grupit, Peter Y. Zhou parasheh zbatime tė shumanshme tė kėtij dėrguesi tė implantuar nė jetėn e pėrditshme e sidomos nė kriminalistik dhe nė mjekėsi.

Para sė gjithash, ky ēip do tė shėrbej pėr interesa mjekėsore, thonė krijuesit e tij. Pėr shkak tė ndjeshmėrisė sė madhe dhe mundėsisė sė shkėlqyer pėr kapacitetin bartės tė njėsive, ky ēip do tė mund tė implantohet tek pacientėt me kurime intensive, pėr tė pasur nėn mbikėqyrje funksionimin e organeve tė tyre vitale e nė raste tė posaēme edhe ndikimin mbi to.

Gjithashtu, interes tė posaēėm ky ēip ka zgjuar edhe nė qarqet e sigurimeve shtetėrore. Ata, pėrmes kėtij ēipi tė implantuar tek kriminelėt qė kanė kryer vepra tė rėnda, do tė mund ta kenė nė kontroll ēdo lėvizje tė tyre, e sidomos nė raste arratisjeje. Po ashtu, me kėtė ēip do tė pajisen edhe funksionarėt e lartė, tė cilėt nė raste kidnapimi, duke ju falėnderuar kėtij mikrosistemi, do tė zbulohen shumė shpjet si dhe do tė lokalizohet vendqėndrimi i tyre, e kėshtu do tė mundėsohet edhe eliminimi i kriminelėve.

Edhe milionerėt i gėzohen kėtij ēipi, pasi ai u mundėson mbikėqyrje dhe siguri mė tė madhe se deri mė tani. Gjithashtu, interes tė posaēėm kanė shfaqur edhe prindėrit, tė cilėt shpresojnė se pėrmes kėtij ēipi do tė mund t'i kontrollojnė lėvizjet e fėmijėve tė tyre, e kėshtu do tė kenė mundėsi t'i evitojnė ose dhe eliminojnė sjelljet dhe veprimet e tyre negative etj. Pra, pėrmes kėtij sistemi mundėsohet krijimi i njė rrjeti global mes qenieve njerėzore, qė sot mund t'i pėrngjaj sistemit telefonik mobil, mirėpo me karakteristika tjera!

Por, siē dihet, medaljoni i ka dy anė, mu ashtu sikurse sqaron edhe I-Ging-u me sistemin Yang-Yin, pra energjinė pozitive dhe atė negative. Derisa, admiruesit propagandojnė vlerat pozitive dhe tė dobishme tė kėtij mikrosistemi pėr mbarė njerėzimin, kundėrshtarėt i mohojnė ato, duke e cilėsuar kėtė mikrosistem si njė kreatur nė shėrbim tė diktatorėve, autokratėve, monopolistėve etj. Me kėtė sistem - thonė ata, faktikisht, njeriu bėhet qenie e lokalizuar dhe e kontrolluar sipas nevojės sė dikujt tjetėr, pa pasur mundėsi qė tė kundėrshtoj ose rezistoj.

Ky ėshtė vetėm hapi i parė nė kėtė drejtim, kur dihet se sot ekzistojnė mikrosisteme qė mundėsojnė miliona e miliarda operacione nė sekondė, prandaj shumė lehtė mund tė implantohen njė sistem i tillė edhe nė tru dhe kėshtu individi tė kthehet nė njė robot, por i pėrbėrė nga mishi e gjaku, e i dirigjuar nga dikush tjetėr pėr nevoja ose shėrbime tė planifikuara - pėrfundojnė ata. Pra, pasojat nuk dojnė koment!

Megjithatė, shkenca vazhdon tė lėviz rrugės sė vetė, drejt procesit tė pandalshėm, drejt zbulimeve tė reja, pavarėsisht nga mendimet, gjykimet apo spekulimet qė drejtohen nė adresė tė saj. Ajo ėshtė edhe detyra e saj. Ēdo zbulim i ri, normalisht qė ka edhe defektet e veta. Prandaj, se sa janė produktive apo destruktive tė arriturat dhe zbulimet qė bėnė ajo, do tė na paraqesin rezultate e mėvonshme, tė cilat faktori kohė do t'i vlerėsoj. Por, shkencėtarėt duhet tė mundohen, qė sė paku, mos t'u ndodhin puēe nėpėr labore, sepse ato nuk i referohen vetėm njė „partie" ose njė „shteti", por pasojat e atij puēi mund t'i bartė gjithė njerėzimi!

Zero Cool
04-06-13, 17:17
Njė shqiptare krijon kompjuterin qė lexon mendjen



http://m3.licdn.com/mpr/pub/image-JIk73WAdoSFn7gJTLDxhYqII9JvYwPthJIkCFW3g9o07Yb4NJI kC7u4d9eNgY4-Z7phR/lorina-naci.jpg



Krijohet kompjuteri qė lexon mendjen

Kompjuteri qė lexon mendjen mund tė komunikojė me pacientėt nė koma: sistemi novator mund tė kuptojė pėrgjigjet pėr pyetjet e thjeshta pėrmes skanimit tė trurit. Kėrkuesja shqiptare, Lorina Naci, udhėhoqi grupin kanadez qė bėn komunikim me njerėzit nė koma.


http://www.covingtoninnovations.com/michael/blog/0408/040804-lorina.gif


MARK PRIGG, Daily Mail

Kėrkuesit nė Kanada, nėn udhėheqjen e shqiptares Lorina Naci, arritėn tė krijojnė njė kompjuter qė lexon mendjen dhe qė mund tė ndihmojė nė komunikimin me njerėzit nė koma.

Kėrkuesit nė Universitetin e Ontarios Perėndimore pėrdorėn neuroimazhet pėr tė lexuar mendimet e njeriut pėrmes aktivitetit tė trurit nė rastet kur ata kėrkojnė pėrgjigje specifike “po” ose “jo”.

Skuadra thotė se kėrkimi i tyre mund tė sjellė mėnyra tė reja shumė tė rėndėsishme nė pėrpjekjen pėr tė komunikuar me pacientėt qė janė nė gjendje vegjetative.

Gjetjet e tyre u publikuan nė “Journal of Neuroscience” nė njė studim tė titulluar “Mesazhet e heshtura tė trurit: Pėrdorimi i vėmendjes selektive pėr tė dekoduar mendimin e njeriut pėr komunikim me bazė trurin”.

Sipas kėrkueses kryesore, Lorina Naci, interpretimi i mendimit njerėzor pėrmes analizimit tė aktivitetit tė trurit – pa u bazuar te tė folurit apo veprimet – ėshtė njė nga kufijtė mė provokativė dhe sfidues tė neuroshkencės moderne.

Nė mėnyrė specifike, pacientėt qė janė tėrėsisht tė vetėdijshėm dhe tė zgjuar, por gjithsesi, pėr shkak tė dėmtimeve nė tru, tė paaftė pėr tė treguar reagim nė sjellje, ekspozojnė limitet e sistemit neuromuskular si dhe nevojėn pėr forma alternative komunikimi.

Nė studim, pjesėmarrėsve iu kėrkua tė pėrqendrohen te njė pėrgjigje e pastėr “po” ose “jo” pėr pyetje tė tilla si “A jeni i martuar?” apo “A keni vėllezėr dhe motra?” dhe vetėm duhej ta mendonin pėrgjigjen, pa e thėnė atė.

“Kjo metodė novatore u lejoi individėve tė shėndetshėm t’i japin pėrgjigje pyetjeve nėn skaner, thjesht duke i kushtuar vėmendje fjalės qė ata donin tė thoshin. Duke parė nė aktivitetin e tyre tė trurit, ne ishim nė gjendje tė dekodojmė me korrektėsi pėrgjigjet pėr secilin individ”, tha Naci, njė studente postdoktorante nė Institutin Perėndimor pėr Trurin dhe Mendjen.

“Shumica e vullnetarėve i pėrmblodhėn pėrgjigjet e tyre brenda tri minutave skanim, njė dritare kohe qė ėshtė shumė mirė e pėrshtatshme pėr komunikimin me ndėrfaqen e kompjuterit tė trurit”.

Naci dhe kolegėt e saj Rhodri Cusack, Vivian Z. Jia dhe Adrian Owen tashmė po pėrdorin kėtė metodė pėr tė komunikuar me pacientėt pa pėrgjigje nė sjellje, tė cilėt mund tė jenė diagnostikuar gabim si njerėz nė gjendje vegjetative.

“Avantazhi i kėsaj teknike, veēanėrisht lehtėsia e pėrdorimit, fuqia dhe detektimi i shpejtė, mund tė maksimizojė shanset qė ēdo pacient i tillė tė jetė nė gjendje tė arrijė komunikim me bazė trurin”, tha Naci.

Si e bėn?

Nė studim, pjesėmarrėsve iu kėrkua tė pėrqendrohen nė pėrgjigje tė thjeshta “po” apo “jo” pėr pyetje tė tilla si “A jeni i martuar?” apo “A keni vėllezėr dhe motra?” dhe vetėm ta mendonin pėrgjigjen e tyre, jo ta thoshin me fjalė.

Duke analizuar aktivitetin e trurit tė tyre, skuadra ishte e aftė tė lexojė saktė pėrgjigjet e tyre pėr njė seri pyetjesh.

Diēitura 1

Skanimet e trurit qė mund tė zbulojnė se ēfarė po mendojmė: Skuadra zbuloi se aktiviteti i trurit mund tė nxjerrė pėrgjigje pėr pyetje tė thjeshta dhe se mund tė pėrdoret pėr tė komunikuar me pacientėt nė koma.

Diēitura 2

Skuadra shpreson se ky kėrkim mund tė udhėheqė rrugėn qė njė ditė tė arrihet komunikimi i drejtpėrdrejtė me pacientėt nė gjendje vegjetative.

Zero Cool
21-06-13, 17:24
Nė vitin 2045 arrihet pavdekėsia digjitale


http://www.knninfo.com/repository/images/digital.jpg


Brenda 30 vjetėsh njerėzit do tė jenė nė gjendje tė ruajnė tė gjithė mendimet nė kompjuter dhe tė bėhen digjitalisht tė pavdekshėm. Ky ėshtė pėrfundimi qė u arrit nė 'Global Futurs 2045 International Congress'.

Ray Kurzweil, drejtor i inxhinierisė nė Google, gjatė konferencės sqaroi se pjesėt biologjike tė trupit tonė do tė zėvendėsohen me pjesė mekanike dhe kjo pritet tė ndodhė brenda vitit 2100, transmeton BW.

Konferenca “Global Futurs 2045 International Congress” u organizua nga multimilioneri rus, Dmitry Itskov, ku ekspertėt kanė diskutuar pėr perspektivat e botės deri nė vitin 2045.

Zero Cool
23-06-13, 09:42
Volvo prodhon veturėn qė parkohet vetė



http://www.knninfo.com/repository/images/volvo.jpg





Makthi mė i madh i shoferėve, sidomos atyre tė rinj nė timon, ėshtė parkimi. Shpesh nė kryeqendra urbane ėshtė e vėshtirė tė gjesh vend, por edhe kur e gjen atė, ndonjėherė hapėsira duket aq e vogėl sa duhet tė jesh i pėrpiktė pėr tė mos dėmtuar mjetet e tjera. Por kompania suedez e prodhimit tė automjeteve, Volvo ka menduar gjithēka. Ajo ka kryer me sukses testimin e njė veture qė parkohet vet. Mjafton tė shtypėss njė buton nė telefonin tėnd. I gjithė sistemi ėshtė ngritur mbi njė aplikacion qė instalohet nė telefonat inteligjentė.

Sapo jep komandėn pėr t’u parkuar, automjeti lėviz nė mėnyrė tė pavarur nė kėrkim tė vendit tė parkimit. Automjeti ėshtė i pajisur nga sensorė qė paralajmėrojnė kur distanca nga njė objekt tjetėr i lėvizshėm ose jo, ėshtė e rrezikshme.

Kur kjo distancė shkelet, aplikacioni ndėrhyn duke ndaluar ose ndryshuar drejtimin e automjetit. Testimet e para, thonė inxhinierėt e kompanisė suedeze, kanė qenė tė suksesshme, por sėrish duhet shumė punė, sigurisht edhe certifikimi nga autoritetet, pėr ta nxjerrė nė treg kėtė risi…dhe pėr t’i dhėnė fund vuajtjeve rreth parkimit.




UYu-4ieX9Qw

Zero Cool
21-10-13, 15:00
Shkencėtarėt mbushin baterinė e telefonit me vetėtimė



http://www.pcworld.al/wp-content/themes/pcworld/includes/timthumb.php?src=http://www.pcworld.al/wp-content/uploads/2013/10/Charge.jpg&w=400&h=304&zc=2




Nė kė artikull do tė njiheni me arritjen e shkencėtarėve tė Universitetit tė Southamptonit, tė cilėt kanė arritur tė mbushin baterinė e smartfonit Nokia 925 me anė tė vetėtimės.

Nokia e ka rekrutuar njė skuadėr tė udhėhequr nga Neil Palmer, qė ėshtė menaxher i Laboratorit tė Tensionit tė Lartė Tony Davies pėr ndėrmarrjen. Duke pėrdorur pajisjen e laboratorit, skuadra ka krijuar shishe shkėndija vetėtimash, qė janė kapur, zbutur dhe janė kanalizuar nė baterinė e smartfonit.

“Duke pėrdorur njė rrymė alternative, tė udhėhequr nga njė transformues, mbi 200,000 voltė janė dėrguar pėrgjatė njė boshllėku prej 30mm, duke dhėnė nxehtėsi dhe ndriēim tė ngjashėm me njė shkėndijė tė vetėtimės,” shpjegoi Palmer. “Sinjali mė pas ishte larguar nė njė transformues tė dytė kontrollues, duke na e mundėsuar qė ta mbushim telefonin.”

Ajo qė ndodhi mė pas ishte njė befasi, tha shkencėtari. “Ne ishim tė mahnitur me tė parė qė qarku i Nokia-s disi stabilizoi sinjalin e zhurmės, duke i mundėsuar baterisė qė tė mbushet nė vetėm pak sekonda.”

Sipas Palmer, ky eksperiment dėshmon qė njė pajisje mund tė mbushet me njė rrymė tė transportuar me rrugė ajrore. Sidoqoftė, ne nuk rekomandojmė qė tė rrimė nė njė stuhi me vetėtima dhe qė ka mundėsi tė na mbysė teksa e mbajnė njė sinjalizues tė semaforit tė ēmendur.

Nė fakt – vetėtima, mė saktė, vetėtima atmosferike ėshtė ende mjaft e rrezikshme dhe e paparashikueshme pėr pėrdorim nė eksperimente, pa marrė parasysh aplikimet praktike. Mė poshtė mund tė shihni eksperimentin.



RJTl2oqaWPs

Zero Cool
24-01-14, 16:31
Nė maj tė 2014-ės tė gjitha bebet me mikroēip



http://www.knninfo.com/repository/images/mikroqip.jpg



Bruksel, 24.01.2014


Tė gjitha bebet qė do tė lindin nga muaji maj i vitit 2014, do t’u vendoset nga njė ēip nėn lėkurė, dhe kjo do tė jetė e detyruar. Ky lajm do tu njoftohet tė gjithė klinikave publike nė Evropė.

Ky lloj ēipi do tė kontribuojė pėr tė ditur numrin e saktė tė lindjeve si dhe pėr ndonjė hetim tė mundshėm. Ēipi do tė pajiset me njė bateri, e cila vendoset vetėm nė klinikė, njė herė nė dy vjet, dhe do tė lidhet me njė satelit, qė do t’i monitorojė.

Vėnia e ēipeve tė tillė do tė bėhet nė maj tė 2014-ės, por me njė datė tė konfirmuar mė parė, qė do tė jetė deri nė dhjetor tė 2016-ės, raporton portali “The Truth”.