PDA

View Full Version : Dialog me njė prift nė xhami


arti69
07-08-11, 18:00
Nga: Xhasim Al-Mutawa

Ėshtė tė biseduarit dhe dialogu konstruktiv ato qė e zbulojnė mentalitetin e dikujt, kulturėn e tij dhe besimin. Pėr kėtė, dialogu konsiderohet si karta e identitetit tė njeriut.
Nė emisionin e kaluar, ne kishim tė ftuar njė prift dhe dialogu dhe biseda jonė u zhvillua brenda ambjenteve tė kishės. Kurse nė kėtė emision, do tė zhvillojmė pėrsėri njė bisedė me njė prift, por kėtė herė nė ambjentet e xhamisė. Me kėtė, ne sjellim nė kujtesė ditėt kur vetė i dėrguari i Zotit a.s, ftonte tė krishterėt brenda xhamisė dhe diskutonte dhe dialogonte me ta.
Thotė i dėrguari i Zotit a.s:

"Kushdo qė sillet padrejtėsisht me njė (ithtar tė librit) qė i ėshtė premtuar siguri, e nėnēmon, e obligon me gjėra qė nuk i pėrballon dot, ose i merr diēka pa pėlqimin e tij, unė do jem kundėrshtari i tij Ditėn e Kijametit."

Pra, njė musliman do tė jetė kundėrshtar i Profetit a.s, pėr shkak se i ka hyrė nė hak njė tė krishteri.
Thotė Profeti a.s nė njė hadith tjetėr:

"Kush lėndon njė dhimij (banorė nga ithtarėt e librit qė jetojnė nė njė shtet musliman) mė ka lėnduar mua dhe kush mė ka lėnduar mua ka lėnduar vetė Zotin."

Tė gjithė kėto tekste, ekzistojnė nė Sheriatin islam. Ato orientojnė dhe udhėzojnė muslimanėt mbi mėnyrėn si tė sillen me ithtarėt e librit.
Kush lėndon njė banor tė krishter qė ėshtė nėnshtetas i shtetit musliman, sikur e ka lėnduar vetė Profetin a.s. Lėndimi kėtu mund tė jetė me fjalė fyese, sharje, diskriminim, tallje etj... Kushdo qė e lėndon njė person tė tillė, t'a dijė se ka lėnduar Profetin a.s dhe kush lėndon Profetin a.s sikur ka lėnduar Zotin.
I ftuari i emisionit tė sotėm, do tė jetė sėrish ati Abraham Seruxh, tė cilit i urojmė mirėseardhjen nė mesin tonė.

At Abraham Seruxh:"Para se tė flas mbi tolerancėn e muslimanėve me tė krishterėt, duke tė citoj njė libėr qė flet mbi kėtė fakt. Titulli i kėtij libri ėshtė "Toleranca mes lindjes dhe perėndimit". Hyrjen e librit e ka bėrė ati Selim Halil, ku ndėr tė tjera thotė:"Fjala tolerancė nuk ekziston fare ne fjalorin e arabishtes. Aty gjen vetėm vrasje, ekzekutime, kamzhikė etj..."

Unė e ndjej tė rėndėsishme tė pohoj se fjalė tė tilla, edhe pse janė shkruar nė anglisht, janė tė padrejta dhe tė pavėrteta. Kushdo qė hap Fjalorin Arab tė Ibnu Menndhurit, do e gjejė menjėherė fjalėn tolerancė, si folje dhe emėr.
Por le t'i kthehemi profetit Muhamed, i cili edhe pse ishte keqtrajtuar nga kurejshėt, me t'i shtėnė nė dorė ditėn qė mori Meken, u tha:"Ēfarė mendoni se do bėj me ju?"
Ata iu pėrgjigjėn:"Ti je fisnik dhe bir i njė fisniku."

Profeti Muhamed u tha:"Shkoni se jeni tė lirė."
Edhe gjatė lėvizjeve tė tij, shpesh herė e gjejmė tė rrethuar nga tė krishterėt si Veraka ibnu Neufel, murgu Behira dhe njė tjetėr qė e kuroi kur ishte sėmurė nė vegjėli.
Toleranca vėrehet edhe gjatė invazioneve islame. Tė krishterėt u uronin mirėseardhjen arabėve ēlirimtarė, si tė ishin vėllezėr. Historianėt pohojnė se muslimanėt ishin mė tolerantė me tė krishterėt se vetė bizantėt. Vetė termi dhimmij dhe dispozitat qė praktikoheshin pėr tė krishterėt nėn shtetin islam, ishin tregues i tolerancės sė muslimanėve."

Prof. Xhasim El-mutava:"At i nderuar! Unė tė uroj mirėseardhjen nė kėtė xhami, e cila ėshtė njė nga shtėpitė e Zotit nė tokė."

At Abraham Seruxh:"Unė ndihem i lumtur dhe i gėzuar qė gjendem mes jush, gjė e cila mė kujton thėnien e profetit Daud:"Jam gėzuar me ata qė mė ftuan nė shtėpinė e perėndisė, tė Zotit tonė. Ne po shkojmė drejt tokave tė tuaj o Orshelim."

Prof. Xhasim El-mutava:"Unė dua tė dėgjoj mendimin tuaj mbi njė ndodhi nė kohėn e profetit Muhamed a.s, ku njė delegacion tė krishterėsh nga Nexhrani, erdhėn nė Medine. Ata donin tė dinin mė shumė rreth islamit, kėshtu kishin marrė rrugėn pėr t'u takuar dhe pėr t'u interesuar tek vetė Profeti a.s. Pasi e pyetėn Profetin a.s dhe ai u pėrgjigj, hyri koha e lutjeve tė tyre. Ata shprehėn dėshirėn tė falen nė xhami, gjė e cila shkaktoi pakėnaqėsi tek disa muslimanė. Por Profeti a.s u tha:"I lini tė falen, i lini tė falen kėtu nė xhami!" Atėherė, tė krishterėt u drejtuan nga lindja dhe filluan lutjet e tyre.
Unė dua t'ju pyes: Si ėshtė e mundur qė ky delegacion nga tė krishterėt e Nexhranit, u falėn nė xhami?!"

At Abraham Seruxh:"Nė emsionin e kaluar, ju pėrmendėt faktin se ne tė krishterėt duhet tė lutemi shtatė herė nė ditė. Lutja qė bėnė tė krishterėt e Nexhranit nė xhami, ishte ajo e perėndimit tė diellit pėr tė cilėn flet edhe psalmi i 140-tė. Ky psalm fillon me fjalėt:"I bekuar je ti o Zoti im. Ti je madhėshtor ...." Ne e pėrshkruajmė Zotin si sunduesin e gjithėsisė dhe ky psalm u bėn thirrje krijesave qė tė marrin pjesė nė madhėrimin e Zotit tė lartė. Ashtu siē kėndohet dhe lutja mė e vjetėr e cila i dedikohet Jezusit dhe qė fillon me fjalėt:"O dritė lavdiplotė..."


Prof. Xhasim El-mutava:"Njė lutje e juaja, sa kohė u merr?"

At Abraham Seruxh:"Murgjėrit, mund t'a kalojnė tė gjithė natėn duke u lutur sipas psalmeve. Kurse nė qytete, lutja e perėndimit mund tė zgjasė nga gjysmė ore deri nė treēerek ore. Psalmet qė lexohen janė ato tė Davidit tė cilat pėrbėjnė shtyllėn e lutjes. Veē tyre, ne lexojmė dhe kėndojmė kėngė tė ndryshme tė shenjtėve dhe tė perėndisė sė botrave."

Prof. Xhasim El-mutava:"Nė njė transmetim, thuhet se tė krishterėt e Nexhranit kur filluan tė luteshin nė xhaminė e Profetit, u drejtuan nga lindja. Pėrse drejtoheni nga lindja?"

At Abraham Seruxh:"Tė gjithė krijesat janė fėmijėt e Zotit dhe se mė i miri tek Zoti ėshtė mė i devotshmi. Pėrsa i pėrket drejtimit, ne vazhdojmė tė drejtohemi nga lindja. Kjo, pasi vetė Jezusi erdhi nga ana e lindjes, andej nga lind dielli. Ai ishte drita qė erdhi nga lindja. Ēdo lutje ne ia drejtojmė Jezusit, kurse ai ia drejton lutjet tona atit tė tij."

Prof. Xhasim El-mutava:"Ne ju falenderojmė nga zemra at i nderuar pėr kėtė bisedė qė zhvilluam nė xhami dhe pėr informacionet e dhėna nė lidhje mbi tė krishterėt e Nexhranit."

At Abraham Seruxh:"Edhe unė e falenderoj Zotin i cili na bashkoi me dritėn e Tij, pėr tė cilėn thotė:"Allahu ėshtė drita e qiejve dhe e tokės". Ne do vazhdojmė tė ndjekim rrugėn tonė tė pėrbashkėt pėr lartėsimin dhe madhėrimn e emrit tė Zotit tė botrave."

Prof. Xhasim El-mutava:"Tė krishterėt qė erdhėn nė Medine nga Nexhrani, i kėrkuan Profetit a.s tė dėrgojė njė nga muslimanėt tek populli i tyre me qėllim qė t'ju mėsojė islamin. Profeti a.s zgjodhi Ebu Ubejde ibnu Xherrahun, Zoti qoftė i kėnaqur me tė. Ai u tha tė krishterėve:"Do u jap me vete tė besueshmin e kėtij umeti." Dhe e nisi bashkė me ta pėr nė Nexhra.
Thotė Zoti i madhėruar nė Kuran:"

"(Megjithatė) ata nuk janė tė gjithė njėlloj. Disa nga ithtarėt e Librit janė nė tė drejtėn: nė orėt e natės lexojnė vargjet e Librit tė Allahut dhe falin namaz. Ata besojnė Allahun dhe Ditėn e Kiametit, e urdhėrojnė tė mirėn, e ndalojnė tė keqen dhe nxitojnė pėr tė bėrė punė tė mira. Kėta janė ndėr tė drejtėt." (Al Imran, 113-114)

Thotė Profeti a.s:

"Kush vret njė dhimmij, nuk do e ndjejė aromėn e xhenetit, edhe pse aroma e tij ndihet dyzet vite larg."

Profeti Muhamed a.s na porosit neve dhe tė gjithė muslimanėt, qė tė mos cėnojmė tė drejtat e ithtarėve tė librit qė jetojnė nėn pushtetin musliman. Nuk i lejohet njė muslimani tė vrasė njė ithtar tė librit, pėrderisa ai ka hyrė nė tokat islame nė bazė tė njė marrėveshjeje. Pėrderisa ai ka hyrė me pėlqimin e autoriteteve dhe nėn mbrojtjen e tyre, ne duhet t'a respektojmė kėtė marrėveshje.

Nė njė hadith tjetėr, Profeti a.s thotė:

"Kush shan ose ofendon njė tė krishter, ose hebre, hyn nė zjarr."

Muslimanit i ndalohet tė shajė njė tė krishter ose hebre, tė tallet me tė, t'a ofendojė ose t'i thotė diēka qė e lėndon.
Nė kėtė hadith, garantohen tė drejtat e tė krishterėve dhe hebrenjve. Gjithėsesi, kėto hadithe dhe tekste vlejnė pėr ata qė respektojnė marrėveshjet dhe paqen. Prandaj, duhen dalluar personat qė sulmojnė tokat tona dhe personat qė kanė hyrė nė vendin tonė sipas marrėveshjeve me autoritetet pėrkatėse.

Nė fund, paqja e Zotit qoftė mbi ju!
/ardhmeriaonline/
Read more: http://www.forumivirtual.com/besimtaret-musliman/28513-dialog-me-nje-prift-ne-xhami.html#ixzz1UMWCnj2r