PDA

View Full Version : Prania e Islamit nė Ballkan nė periudhėn paraosmane


gazi-de
26-08-11, 01:09
Gjurmėt e para tė Islamit nė Ballkan, sidomos nė trojet iliro-shqiptare, i hasim qė nė periudhėn e kohės sė vjetėr nė pėrmasa tė vogla, nė mesjetė me intensitet diē mė tė fuqishėm dhe nė pjesėn e parė tė kohės sė re me intensitet maksimal. Pėrkatėsisht, shenjat dhe gjurmėt e muslimanėve tė parė nė Ballkan shpien nė periudhėn kur popujt e sllavėve tė jugut ende i pėrkitnin religjionit tė tyre sllav, apo nė kohėn kur filluan tė kryqėzohen.

Hyrje

Islami ėshtė ballafa*quar dhe ka absorbuar kultura dhe qytetėrime nga mė tė ndrysh*met nė hapė*si*rat prej Atlantikut nė Perėndim deri nė Indokinėn e lar*gėt dhe prej Afrikės Qendrore deri nė Verilindje nė Bu**harė e Uzbekistan si dhe nė juglindje tė Evropės nė Ball***kan, qė nga koha e vjetėr, e mesme dhe pjesėrisht e re, dhe ka prezentuar pikėpamje krejtėsisht tė reja, ve*ēa**nė**risht nė sferėn e fesė apo ka riprodukuar nė cilėsi tė re tė mirat materiale dhe shpirtėrore tė popujve dhe qy*te*tė*ri*meve me tė cilėt ka rėnė nė kontakt.[1]

Mjaft vėshtirė ėshtė tė pėrcaktohet kontributi dhe me**rita e popujve muslimanė nė formimin, sajimin dhe zhvi**llimin e kėsaj kulture e qytetėrimi nė botė dhe ndėr ne, por, pa dyshim, arabėve, si nismėtarė tė bartjes sė Shpa**lljes / Fjalės sė Zotit, u takon vendi kryesor. Kontribut tė jashtė*zakonshėm nė kėtė pikė*pa**mje kanė dhėnė edhe popujt tjerė.

Pėr nėnqiellin tonė ballkanas, rėndėsi tė veēantė ka**nė osmanlinjtė, qė njėherėsh paraqesin nyjen e fundit nė zin*xhirin e traditave islame deri te popujt ta*nė.

Megjithatė, ėshtė gabim shkencor qė kul*tura dhe qytetėrimi islam nė Ballkan tė cilėsohen si “tur*ke” dhe t’u pėrshkruhen turqve. Sepse, tėrė ky zhvi**llim dhe kjo ngritje kulturore dhe materiale u arrit me anė tė Islamit si fe, program e sis*tem jete, bashkė me po*pujt tjerė ballkanas, veēanėrisht me shqiptarėt dhe bo*sh*nja*kėt.

Nga ana tjetėr, nuk duhet harruar se ndėrmjet po*puj****ve tanė ballkanikė dhe popujve muslimanė nė botė, ka***nė ekzistuar kontakte e lidhje tė drejtpėrdrejta dhe in**ten*sive nė fushėn e tregtisė, detarisė, diplomacisė, shke**n*cės, lė*vizjeve ushtarake, migrimeve individuale, gru**pore e ma*sive tė ndėrsjella e tė ngjashme me kėto.

Megjithatė, lidhjet e popujve tė Ballkanit me os*man***linj*tė kanė qenė kohėsisht mė tė gjata dhe mė in*ten*sive se*sa me tė gjithė popujt tjerė islamė, dhe atė nga gjysma e dytė e shekullit XIV deri nė Luftėrat ball*ka**nike mė 1912.

Pėrkundėr tė dhėnės se lidhjet e popujve ballkanikė (ve***ēanėrisht ato iliro-shqiptare) me arabėt rrėnjėt i kanė qysh para erės sė re,[2] dhe pėrkundėr rėndėsisė qė ka bo*ta ara*be pėr shqiptarėt e boshnjakėt, e tė tjerė, kjo fu*shė e gjerė dhe e pasur mbeti pak e studiuar de*ri sot. Problemi ėshtė i natyrės komplekse sociologjike, et**no*kulturore, politike e religjioze-ideologjike si dhe kėr**kon qasje interdisiplinare, duke u liruar nga paragjy*ki**met dhe pasaktėsitė e ndryshme, tė cilat gjatė kohės u rri*tėn nė “tė vėrteta shkencore-historike” dhe u bėnė pje**sė e his*toriografive dhe publicistikės nacionale duke u liruar nga tendencat e historiografisė qytetare dhe qėn**drimit dog*matik ndaj tėrė asaj qė ishte e pro*vi*niencės islame.

I. Rrethanat shoqėrore-historike nė trojet iliro-shqiptare e mė gjerė

Periudha e aktualizuar shtrihet prej fillimit tė kri*stianizimit tė popujve nė viset ballkanike deri nė de*pėr*timin e osmanlinjve nė Ballkan, nė fund tė shekullit XIV. Arsyeja pėr njė shtrirje tė kėtillė kohore mbėsh*te*tet nė faktin qė ėshtė me rėndėsi tė madhe pėr ndodhitė qė do tė pasojnė pas shekullit XIV-XV e mė vonė, kurse ai ėsh*tė fenomeni i pėrhapjes sė shpejtė tė Islamit nė trevat to**na iliro-shqiptare e mė gjerė. Prandaj, paraqitja e drejtė e raporteve shoqėrore-historike, sociale e religji*oze tė po**pu*llatės vendase, ilirėve, e mė vonė slla*vėve e tė tje*rė*ve, do tė ndihmojė nė tė kuptuarit e feno*menit tė pėr*ha*pjes sė shpejtė tė Islamit nė Ballkan dhe pėrgjithė*sisht nė bo*tė.

Ilirėt, qė nė kohėn e depėrtimeve dhe vendosjes nė Ballkan tė romakėve, shtriheshin nė Shqipėrinė e sotme, nė Kosovė, Serbinė Jugore, nė krahinat perėndimore tė Maqedonisė sė sotme, ishin politeistė. Mirėpo, polite*iz*mi filloi t’ia lėshojė vendin Kristianizmit, qė me Edik*tin e Milanos nė vitin 313 u bė fe institucionale, shte*tėrore, sep*se presionet ishin tė llojllojshme e tė rėnda.

Lėvizjet e mėdha tė popujve nė shekullin IV deri nė she*kullin VI (vizigotėt, ostrogotėt, gepidėt, langobardėt, hu*nėt e tė tjerė) nė vitin 476 e shkatėrruan Perandorinė pe*rėndimore dhe krijuan disa shtete kalimtare.

Fundi i shekullit V dhe fillimi i shekullit VI ishin ka*rak*teristikė pėr sulmet e fiseve turaniko-bullgare dhe aty*re sllave, tė cilat duke vėrejtur se Perandoria Bizan*tine ish*te dobėsuar, filluan ta atakojnė dhe ta plaēkisin.

Dyndjet e sllavėve tė Jugut nė aleancė me avarėt, qė zgjasin qė nga fundi i shekullit VI deri nė fillim tė shekullit VII, rezultuan me vendos*jen e tyre tė pėrhershme prej Danubit deri nė Detin Egje, ndėr*sa gjatė dyndjeve tė tyre nė Ballkan, ata atakuan dhe pla*ēkitėn pa u penguar.

Kjo periudhė kohore karakterizohet me institu*ci*o*na**li*zimin e besimit kristian dhe lidhjen e tyre tė ngushtė me klasėn sunduese, qė rezultoi me dominimin e tyre nė tė gjitha sferat e jetės. Kushtet e rėnda sociale-ekono*mi*ke, ato fisnore, patėn si rrjedhim protestat e vazh*du*esh*me dhe gjithnjė mė tė mėdha.

Nė vitin 1054 Kosova u nda nė dy pjesė, pėr*ka*tė*sisht nė dy sfera interesi: nė sferėn e Lindjes me rraf*sh*nal*tėn e Kosovės si ortodoksė dhe nė sferėn e Pe*rėn*di*mit me rrafshin e Dukagjinit si katolikė, si pasojė e skiz**mave ndėrkristiane.

Ndėrrimi i pushtuesve, mospajtimet ideologjike ndėr**mjet tė krishterėve dhe tė tjerėve, pastaj konfliktet dhe pėrēarjet ndėrkrishtere nė katolikė, ortodoksė e tė tje*rė, bė*nin pėrshtypje pėr njė gjendje tė rėndė politike, fe*tare, ekono*mike, e kėshtu me radhė.

Me invadimin e sllavėve nga Veriu drejt viseve ju*go*re, gjendja e iliro-shqiptarėve u vėshtirėsua edhe mė shu*mė. Pėr t’iu shmangur zhdukjes, apo konflikteve tė vazh*dueshme, njė pjesė e iliro-shqiptarėve u tėrhoqėn drejt Jugut, kurse ata qė mbetėn u bėnė ballė presioneve e torturave sllave. E tillė ishte jeta edhe nė vazhdim, me ndry*shime tė vogla gjatė sundimit tė Stefan Nemanjės, Mi*llutinit, Stefan Deēanit etj.
II. Faktorėt qė ndikuan nė depėrtimin e islamit

Gjurmėt e para tė islamit nė Ball*kan, sidomos nė trojet iliro-shqiptare, i hasim qė nė pe*riudhėn e kohės sė vjetėr nė pėrmasa tė vogla, nė mes*je*tė me intensitet diē mė tė fuqishėm dhe nė pjesėn e pa*rė tė kohės sė re me intensitet maksimal. Pėrka*tė*sisht, she*njat dhe gjurmėt e muslimanėve tė parė nė Ballkan shpi*en nė periudhėn kur popujt e sllavėve tė ju*gut ende i pėr*kitnin religjionit tė tyre sllav, apo nė kohėn kur filluan tė kryqėzohen.

Shkencėtari boshnjak M. Ha*xhijahiq po*hon se “nėse kjo ėshtė e saktė, e mendojmė se pėr kėtė ek*zistojnė dėshmi, atėherė shfaqja e Kris*ti*a*nizmit te slla*vėt e jugut, ose te pjesa mė e madhe e tyre, nuk ėshtė mė e vjetėr nga shfaqja e Islamit. Pėr mė te*pėr, disa grupe te slla*vėve tė jugut, qė me ardhjen nė Ballkan ende nuk ka*nė qenė tė kryqėzuar - nuk kanė qenė larg nga ajo qė even*tualisht ta pranojnė edhe Islamin”.

Kėtyre kontakteve u kanė paraprirė ato tė mė*her*sh*met. Nė mbėshtetje tė shumė fakteve historike, gju*hė*so*re e arkeologjike, shkencėtarėt kanė pėrfunduar se kanė ek*zistuar kėmbime intensive tė vlerave kulturore ndėr*mjet viseve jugore ilire dhe pellgut tė Egjeut e Lindjes sė Afėr*me.

Nė kontaktet e hershme tė popujve tanė nė Ballkan me popujt muslimanė kanė determinuar kushtet natyrore - gjeografike qė i posedonin viset iliro-shqiptare dhe vi*set tjera ballkanike, qė me mijėvjeēare kanė pasur lidhje me vendet mesdhetare, posaēėrisht me Lindjen e Afėr*me. Rrugėt tokėsore tė ashtuquajtura transballkanike ēo*nin drejt Lindjes. Rruga e njohur e mėndafshit, qė lidhte Ev*ropėn - Ballkanin - dhe Persinė e Kinėn, por edhe rru**gėt detare, kanė mundėsuar qė ushtarakisht, po*li*ti*kisht, ekonomikisht, si edhe nė lėmin e kulturės tė kenė kon*takte reciproke me Lindjen e Afėrme e tė Mes*me. Kėto lidhje bėheshin pėrmes Detit Mesdhe, atij Adriatik dhe Detit Egje me luginėn e Vardarit.

Faktorėt kryesorė qė ndi*kuan qė kultura e qytetėrimi islam tė depėrtojnė, tė mi*shėrohen dhe tė krijojnė traditė shumėshekullore nė kėto vise. Kėta faktorė janė tė llojllojshėm dhe ēdonjėri, pak a shumė, ka luajtur rol tė caktuar nė suksesin e de*pėr*timit tė Islamit nė kėto troje.

gazi-de
26-08-11, 01:10
1. Faktori fetar

Nė historiografinė shqiptare, por edhe ballkanike, faktori fetar ėshtė shpėrfillur nė shqyrtimin dhe analizat rreth pėrhapjes sė fesė islame te ne dhe nė botė. Si rezultat tė kėsaj gjendjeje, kemi injo*rimin e kėtij faktori, ndonėse ky, tėrthorazi, mund tė vė*rehet nė raportet e relatorėve kristianė, kronistėve apo udhė**pėrshkruesve tė ndryshėm.

Para sė gjithash ky faktor konsiston nė atė se Islami pėr herė tė parė nė histori i solli gjinisė njerėzore kon*cept tė plotė mbi Krijuesin dhe mbi krijesėn. Ai nuk e ndan jetėn, por e kupton si tė vlefshme e tė bashkuar, qė rre*gullon jetėn nė tėrėsi.

Islami, nėpėrmjet Kur’anit dhe Sunnetit, ofron shte*g**dalje cilėsore si pėr nevojat shpirtėrore ashtu edhe pėr ato materiale, sidomos nė pikėpamjen gjithė*pėr*fshi*rė*se mbi botėn, duke ofruar monoteizmin e pastėr, legji*s*la**ci*o*nin gjithėhapėsinor dhe gjithėkohor (sheri’atin), sy*ni**min dhe qėllimin e dobishėm qė njėson tė gjitha dėshi*rat, ngri*t*jen dhe avancimin e fjalės sė Zotit, pasqyrėn e qar**tė mbi nje*riun dhe misionin e tij si mėkėmbės i Zotit nė to*kė, nė qi*ej dhe midis tyre, nė zanafillėn dhe kriji*min e qiejve, to*kės, botės bimore, shtazore dhe vetė nje*riut, lė**vi*zjen e tru**pave qiellorė, dritėn dhe terrin etj. Kėtė po e ilu*stroj*mė me fjalėt e njė udhėtari nga shken*cėtarėt an**glezė:

“Islami, vėrtet, ėshtė feja qė pastron tokėn prej idhu*j*ve. E ndalon flijimin e njeriut dhe ngrėnien e mi*shit tė tij. U garanton tė drejta femrave, e kufizon poli*ga*mi*nė... i forcon lidhjet familjare. Robi dhe i robėruari bė*hen njė prej anėtarėve tė familjes, u hapin atyre shu*mė rru*gė e dyer pėr shpėtim dhe liri. Moralin e pėrgjith*shėm e pastron me forcėn e themeleve tė tij, si namazi, zekati, nde**rimi i mysafirit dhe siguria e udhėtarit... Parinė e mė*son se kanė detyra sikurse populli... Kėto janė njė pjesė nga begatitė e shumta qė gjithmonė e pėrcjellin Islamin me rastin e pushtimit tė popujve tė paqytetėruar.”[3]

Prandaj, me tė drejtė pohon historiani tjetėr evropian, Sta*vri*janosi, se “feja ka qenė faktor i rėndėsishėm” nė pėr*hap*jen e Islamit.

Pėrderisa Kristianizmi paraqet njė pėrmbledhje dog*mash dhe ritesh religjioze, nga ana tjetėr, Islami ėshtė njė fe e gjithanshme qė pėrfshin ēėshtjet praktike dhe inte*lek*tuale, si pėr individėt ashtu edhe pėr shoqėrinė.

Gjatė historisė, e sidomos deri nė kohėn e Mu*hammedit a.s., koncepti i monoteizmit qe degraduar the*llė. Kjo gjendje mbretėronte edhe nė trevat ballka*ni*ke, sidomos nė ato iliro-shqiptare. Ky degradim konsis*ton nė:

1. tendencat antropomorfiste

2. shoqėrimin e Zotit me rival nė hyjninė e Tij (Hin*du*izmi dhe Kristianizmi)

3. proklamimin e pejgamberėve pėr hyjni apo pėr in*ka*rnime tė Zotit (Jezusi nė Kristianizėm, Buda nė Ma*ha*ja*na Budizėm; Krishna e Rame nė Hinduizėm).

4. adhurimin e engjėjve (deveja nė Hinduizėm; Jazo*te*si nė Zoroastrizėm dhe Shpirti i Shenjtė nė Kristi*ani*zėm).

5. personifikimin e atributeve tė Zotit nė qenie tė ve**ēanta hyjnore (Ati, Biri, Shpirti i Shenjtė nė Kris*ti*a*ni*zėm; trinia nė Hinduizėm: Brahma, Vishna, Shiva dhe Ame*sha Spentasi nė Zoroastrizėm).

Doktrina e trinisė,

Nga ana tjetėr, Islami angazhohet pėr Njėshmėrinė e Zotit, tė liruar nga fantazitė antropologjike dhe mitolo*gji*ke.

Birėria hyjnore apo hyjnia e Jezusit, hyjnia e Jezusit ėshtė pro*dukt i mėvonshėm historik. (451 e.r. Koncili nė Kalcedon).

2. Faktori moralo-etik

Ideali i edukimit dhe mirėsjelljes ka qenė dhe ka mbe*tur fort i shprehur nė tė perceptuarit islam tė sho*qė*ri*sė, qė ka lėnė gjurmė tė thella edhe nė kulturėn e tij shpir*tėrore e materiale.

Morali i individit sendėrtohet dhe dėshmohet nė bash*kėsi, ku individi e pohon dhe manifeston lojalitetin e vet All-llahut dhe amanetin e pranuar (el-Ahzab, 72) ta zba*tojė nė vete, nė familje, nė rreth mė tė ngushtė (xhe*mat) dhe bashkėsi mė tė gjerė, heterogjene sipas prej*ar*dhjes dhe bindjeve.

Motoja qė pėr muslimanėt paraqet simbol “Jepi pėr*pa*rėsi vėllait tėnd para vetvetes”, hap njė kapitull tė ri nė raportet njerėzore, qė konsiston se muslimanėt ēdo gjė e mbėshtesin nė dashuri, harmoni, drejtėsi, baraba*rė*si dhe solidarizim reciprok. Kur’ani refuzon kriteret tje*ra jos*tabile dhe paganiste si racėn, ngjyrėn ose gjuhėn dhe ven*dos njė kriter jashtė barrierave hapėsinore e kohore - kri*terin e takvallėkut (devotshmėrisė), (el-Huxhurat, 13).

Islami vė nė veprim njė postulat shumė me rėndėsi, “Ur*dhėresa pėr tė mirė dhe ndalesa e sė keqes”. Ky element i ri muslimanin e ka bėrė fuqi kreative, qė nuk ėshtė ndalė vetėm nė pyetjet e besimit, moralit ri*tu*al dhe personal, sepse aksioni ėshtė pjesė e fesė, dhe se Zo*tit nuk i intereson vetėm nė ēka beson dikush, por edhe ēka vepron.

Nė anėn tjetėr, pėr shkak tė refuzimit tė Jezusit nga heb**renjtė, Kristianizmi ka humbur legjislacionin hyjnor, qė do tė administronte me ēėshtjet jetėsore tė botės. Un*gji**lli u nda nga Tora, dhe kėshtu Kristianizmi mbeti ve*tėm pikėpamje shpirtėrore, emocionale. Ndeshja e kė*ty*re dy mėsimeve, normalisht qė ndikoi, aq sa gjendja tė zbu**tet nė favor tė Islamit.

3. Faktori kulturor-shkencor

Islami ėshtė fe qė nuk e njeh mitologjinė dhe besė*tyt**nitė. Mėsimet e tij janė tė rėndomta dhe racionale. Is*la*mi i drejtohet arsyes dhe vetėdijes njerėzore.

All-llahu ia bėri njeriut obligim tė parė mė*si*min dhe pėrdorimin e lapsit, kurse pėr kriter vendosi de*vot**shmėrinė. Dijetarėt lartėsohen nė nivele tė larta. Nė the**mel tė kėtyre parimeve, kultura dhe qytetėrimi islam me sukses veprojnė plot 14 shekuj. Ata nuk kanė rrė*nu*ar, siē vepruan mongolėt nė Bagdad dhe tė krishterėt nė Spa*njė, kryqtarėt nė Lindjen e Afėrt, romakėt nė trojet e Mbre*tėrisė ilire e nė Greqinė antike, por kanė absorbuar shu*mė tė arritura pozitive tė kulturave e qytetėrimeve mė tė hershme, i kanė mbrojtur nga harresa e zhdukja ato si filozofinė greke.

Nda*rjen nė dituri fetare dhe jofetare Islami nuk e njeh. Mu*hammedi a.s. thotė: “Kush del nga shtėpia pėr shkak tė kėrkimit tė diturisė, konsiderohet se ėshtė nė rrugėn e All-llahut, derisa nuk kthehet nga rruga.” (Tirmidhiu).

4. Faktori politiko-ekonomik

Qarqe tė ndryshme (profane e sakrale) janė pėr*pje*kur qė Islamin ta reduktojnė nė fe emocionesh e ēėsht*jesh private, duke e zhveshur nga ēdo element politiko-eko**nomik. Prezentimi i kėtyre elementeve dhe implikimi i tyre nė pėrditshmėri, ėshtė etiketuar me shprehje nga mė ekstremet. Ėshtė dėshiruar tė arrihet njėfarė ba*ras*pe*she ndėrmjet Kristianizmit dhe shumė religjioneve tė tje*ra qė nė doktrinėn e vet nuk e posedojnė kėtė segment si nė Islam.

gazi-de
26-08-11, 01:12
Faktori politkko-ekonomik zė fill nė katėr pika kryesore:

1. Parimi i parė i sistemit politik islam ėshtė qė push**teti suprem i shtetit i pėrket Zotit, kėshtu qė Islami e siguron drejtėsinė unike dhe ėshtė kundėr marrjes sė ven*dimeve tendencioze arbitrare e tė ngjashme. All-llahu xh.sh. nė Kur’an thotė: “Thuaj: ‘O All-llah, Sun*dues i ēdo sen*di, Ti ia jep pushtetin atij qė do, Ti ia heq prej dore pushtetin atij qė do, e lartėson atė qė do dhe e pėrul atė qė do. Ēdo e mirė ėsh**tė vetėm nė dorėn Tėnde, vėrtet, Ti ke mundėsi pėr ēdo gjė’.” (Ali Imran, 26).

2. Parimi i dytė i sistemit politik islam ėshtė qė tė gji*thė njerėzit janė tė barabartė para ligjit, sikur edhe pa*ra Zotit. Kėsaj i nėnshtrohet edhe personaliteti mė i lar*tė nė shtetin islam - halifi. Rasti i Aliut r.a. ėshtė tipik, pas*taj i emirit Amr ibn Asit me hebreun para Umerit r.a. etj., etj.

3. Parimi i tretė i sistemit politik islam ėshtė qė tė gji*tha punėt me rėndėsi tė pėrgjithshme i janė besuar All-llahut, kurse sunduesi sundon nė suaza tė urdhrave tė Zotit dhe udhėzimeve tė Tė Dėrguarit a.s., e pėr tė mi*rėn e pėrgjithshme.

4. Parimi i katėrt i sistemit politik islam ėshtė qė tė gji*tha punėt shtetėrore tė vendosen me marrėveshje, mad*je duke e dėgjuar edhe mendimin e qytetarėve. (... esh-Shura, 38).

Me kėtė rast nuk do tė flasim pėr liritė veē e veē si, li*ria e tė shprehurit, e mendimit, e lėvizjes, e drejta pėr pu*nė, e drejta aktive e pasive nė zgjedhje, e drejta pėr shko*llim etj.) sepse larg do tė na ēonte kjo

Nė aspektin politiko-psikologjik, rėndėsi nė suksesin e Islamit ka edhe dhuna e Bizantit e ushtruar nė trevat ball*kanike.

Po ash*tu, nė suksesin e Islamit kanė ndikuar edhe fitoret e mu*sli*manėve ndaj Bizantit e Persisė... por edhe ndaj Maz*da*i*zmit e sidomos ndaj Kristianizmit.

Kur’ani rėndėsi tė veēantė i kushton mirėqenies sė nje*riut - mėnyrės sė drejtė tė fitimit, mėnyrės sė drejtė tė po*sedimit tė mjeteve materiale dhe mėnyrės sė drejtė tė shpen*zimit tė pasurisė. Islami angazhohet qė tė gjithė nje*rėzit tė kenė tė drejtė ta arrijnė dhe ta marrin kaf*sha*tėn e tyre nė Tokė, me anė tė mjeteve dhe rrugėve tė nder*shme.

Tė udhėhequr nga hadithi i Muhammedit a.s.: “As*kush nuk ha ushqim hallall nėse ai nuk ėshtė fryt i punės sė tij dhe i duarve tė tij” (Buhariu), dhe nga ajetet e shum*ta kur’anore ėshtė ndaluar monopoli, eksploatimi, faj*deja e kamata (el-Bekare, 275-278).

5. Faktori shoqėror

Kontaktet e muslimanėve me popujt ballkanikė, tė krish*terė e paganė gjetėn njė situatė tejet tė rėndė shoqė*ro*re. Kritere tė vetme ishin forca, shtypja e eksploatimi, si individual ashtu edhe ai institucional. Sundimi i vazh*du*eshėm i fuqive tė ndryshme kishte krijuar kaos shoqė*ror: romakėt, bizantinėt, bullgarėt, serbėt. Nė anėn tjetėr, mus*limanėt e parė nė Ballkan sollėn njė botėkuptim tje*tėr pėr shoqėrinė.

All-llahu xh.sh. sė pari krijoi njė shpirt (vete), pastaj ia krijoi ēiftin, e prej tyre e shumėzoi njerėzinė (en-Nisa, 1). ...

... Islami refuzon kriteret artificiale, jo tė drejta, dhe e nxjerr njerėzinė nga mituria nė madhori.

Nė anėn tjetėr, nėpėrmjet namazit, agjėrimit, zekatit, haxh*xhit e shtyllave tė tjera nė vazhdimėsi, krijon ndje*njėn e barazisė shoqėrore.[4]

Islami ka vėnė rregulla edhe nė aspekt tė lidhjeve tė mi*ra farefisnore dhe fqinjėsore, por ndalon nepotizmin, kur*se ndihmesėn pa vend tė tė afėrmit e konsideron injo*rancė.[5]

III. Mėnyrat e depėrtimit tė kulturės dhe qytetėrimit islam

Fenomeni i Islamit, posaēėrisht mėnyrat e depėr*ti*mit tė tij nė viset iliro-shqiptare ka qenė dhe ėshtė pro*blem mjaft i vėshtirė e kompleks, qė kėrkon trajtim shu*mė**di*mensional. Nė kėtė, problem i veēantė ėshtė, siē ce*kėm edhe mė herėt, moszbulimi dhe mosinteresimi pėr zbu**lim tė fakteve dhe gjurmėve tė asaj kohe. Nė kėtė, jam thellė i bindur, ka ndikuar ngarkesa e shtresuar she*ku***llore e synimeve tė kryqėzatave dhe ndikimi i historio*gra**fisė evropiane e sllave.[6]

Kėtu ka vend edhe pėr tė meta subjektive brenda shken*cėtarėve muslimanė, tė cilėt, herė-herė, Islamin dhe pėrhapjen e tij e vėshtronin vetėm nėpėrmjet Kur’*anit dhe burimeve tė tjera tė tij, duke i lėnė anash rezul*ta*tet e realizuara nė tė gjitha aspektet e jetės sė po*pujve tė cilėt nė tėrėsi apo pjesėrisht e kanė pranuar. ...

Nėse thellohemi nė burimet dhe literaturėn ekzis*tu*ese historike, pėrhapja e Islamit ėshtė, kryesisht, dy llo*jesh:

1. Rezultat i ekspeditave ushtarake qė i kanė zgjeruar ku*fijtė e shtetit islam nė llogari tė trojeve fqinje jo*musli*ma*ne. Por, kur ėshtė fjala pėr trevat ballkanike, iliro-shqip*tare, para osmanlinjve, atėherė ky faktor pothuajse fa*re nuk ka kontribut, pėrveē nė raste tė vogla nė shtrirje ha*pėsinore dhe kohore. Kėtė mė sė miri do ta shohim nė kaptinėn vijuese.

2. Rezultat i fuqisė sė mėsimit islam, parimeve tė thje*shta e tė pranueshme tė besimit, moralit, mirė*sjell*jes,[7] nė frymėn e ajetit kur’anor: “E vėrteta ėshtė nga Zoti ju*aj: Kush do le tė besojė, e kush do le tė mohojė.” (el-Kehf, 29); dhe: “Nuk ka detyrim nė fe, sepse e drejta dallon qartė nga e shtrem*bėruara.” (el-Bekare, 283). I famshmi Shemsuddin Sa*mi-bej Frashėri kėtė e thotė kėshtu: “Pos pėrhapjes sė Isla*mit me pushtime, ekziston edhe rruga tjetėr, e papėr*men*dur nga historianėt, e ajo ėshtė pėrhapja e fesė vet*ve*tiu pa pushtim, pa shpatė dhe pa ushtri. Kjo edhe nėse nuk ėshtė mė masive se mėnyra e parė, pothuajse ėshtė e ba*rabartė.”[8] Pėr kėtė flet edhe Th. Arnoldi nė veprėn e vet tė famshme.[9]

Por, duhet vėrejtur edhe kėtė se nėse problemi kun*dro*het nė esencė, do tė shohim se ekspeditat ushtarake as*kund nuk e kanė pėrhapur Islamin, nė mėnyrėn siē e bė*nė tė krishterėt nė Spanjė ndaj muslimanėve apo kryq*ta*rėt nė Lindjen e Afėrme ndaj muslimanėve. Ushtria mus*limane, me fjalė tė tjera, vetėm ka hequr pengesat nė atė rrugė, ka ēelur derėn, ashtu qė mėsimi, kultura e qy*te*tėrimi islam tė shtrihet nė viset e pushtuara.

IV. Rrugėt e depėrtimit tė kulturės dhe qytetėrimit islam

Kultura dhe qytetėrimi islam nė Evropė, e sidomos nė Ballkan, ka depėrtuar kryesisht nga Perėndimi nėpėr*mjet Andaluzisė (Spanjės), nga Jugu nėpėrmjet Mes*dhe*ut dhe Sicilisė dhe nga Verilindja nėpėrmjet Hunga*risė. Mi*rėpo, ne nuk do t’u qasemi kėtyre depėrtimeve islame nė kėtė aspekt. Qasja jonė mė tepėr do tė mbėshtetet nė mėnyrėn e depėrtimit tė Islamit nė kėto troje. Edhe nė kėtė aspekt, tė dhėnat janė tė mangėta, e disa ende shken*cėrisht tė papėrpunuara, por pas njė ana*lize se*ri*o*ze, kėto depėrtime mund tė kualifikohen si:

- lidhje tregtare e detare

- lidhje ushtarake e diplomatiko-politike

- lėvizje misionarėsh tė ndryshėm (ushtarake, udhė*pėr*shkruese, tregtare, fetare mistike etj.).

- migrime dhe shpėrngulje individuale, grupore e ma*sive, me karaktere e motive tė llojllojta, por, qė nė njė*farė mėnyre kanė lėnė gjurmė nė pėrhapjen e Islamit si fe, kulturė, mendim e qytetėrim.

gazi-de
26-08-11, 01:14
A. Lidhjet e ndėrsjella tregtare dhe detare

Zhvillimi i gjithanshėm i Islamit dhe muslimanėve, veē tjerash, kushtėzoi edhe nevojėn pėr zhvillimin e treg*tisė, nė mėnyrė qė populli tė mund t’i tregtojė nė mė*nyrė tė ndėrsjellė tė mirat materiale ekonomike me po*pujt tjerė fqinj e mė larg, pėr shitblerjen e mallrave. Kė*to kontakte janė tė hershme.

Nė kėtė pikėpamje, qysh nė shekullin XI gjejmė lidh*jet e rregullta detare nėpėrmjet Mesdheut ndėrmjet Ev*ropės dhe Lindjes sė Afėrme.

Nė kėto lidhje tregtarėt mė tė dalluar nga Evropa ishin: mletasit, fiorentinasit, pizhanėt dhe gjenovasit, pas*taj katalonasit dhe francezėt.

Lidhje intensive tregtare, sidomos me popujt arabė dhe fiset turkmene, kanė mbajtur edhe qytetet breg*de*ta*re tė Adriatikut, ato tė Shqipėrisė, por edhe pjesėt konti*nen*ta*le tė trojeve iliro-shqiptare dhe mė gjerė ato ball*ka*ni*ke. Si*pas disa tė dhėnave, kėto lidhje datojnė nga kohėt e lash*ta pėr tė vazhduar nė periudhėn paraosmane dhe atė os*mane....

Idrisi dhe udhė*pėrshkruesi musliman Ibn Havkali flasin pėr buj*qė*si*nė e zhvilluar dhe tregjet e vėrshuara me zejtarėt dhe artistėt muslimanė, pėr lagjet muslimane nė Paler*mo dhe qytetet tjera plot shkolla, biblioteka, dijetarė etj. ...

Lidhjet detare dhe tregtare tė muslimanėve me trojet iliro-shqiptare dhe mė gjerė, qė nga kohėt mė tė lashta pėr*veē funksionit parėsor, shitblerjes sė mallrave treg*tare, kanė kryer edhe funksione tė tjera siē janė: ndikimi nė llojin dhe stilin e veshjes, planifikimin e kohės, nė lloj*llojshmėrinė dhe nė mėnyrėn e pėrgatitjes sė ushqi*mit e pijes. Pasi kanė poseduar pikėpamje ideore shumė mė tė zhvilluara, kanė ndikuar qė Islami individualisht tė pra*nohet si besim i ardhmėrisė.

Nė anėn tjetėr, disa treg*tarė, tė cilėt kanė gjetur kushte nė qytetet bregdetare, nė*pėr lugina pjellore dhe nėpėr qytete udhėkryqe apo tė for*tifikuara, janė vendosur dhe kanė zhvilluar veprim*ta*rinė e tyre. Kjo ka ndihmuar nė formimin e banishteve tė para muslimane, nė fillim tė vogla, e mė vonė gjithnjė e mė tė mėdha e mė tė zhvilluara.

B. Lidhjet e ndėrsjella ushtarake dhe politiko-diplomatike

Zhvillimi i hovshėm i bashkėsisė islame (ummetit) re*zultoi me zgjerimin e shpejtė tė saj nė tė katėr anėt. Kė*shtu, qė nė vitin 634 filluan depėrtimet e musli*ma*nė*ve nė Perandorinė Bizantine. Nė kėtė kohė janė bėrė pėr*pjekjet pėr pushtimin e Konstantinopolit tė cilin e mba*nin bizantinėt. Disa dekada mė vonė, nė vitet 717-718, nėn udhėheqjen e komandantit Mesleme, u rrethua Kon*stantinopoli, por pėr shkak tė murit rrethues dėshtoi push*timi. Nė kėtė pėrpjekje u pushtua Gallata, ku mus*li*ma*nėt ndėrtuan njė xhami tė quajtur “Arap Camisi” (Xha*mia e Arabit), qė pas tėrheqjes sė muslimanėve u shndė*rrua nė kishė. Mehmeti II Fatihu me rastin e push*ti*mit tė Konstantinopolit mė 1453 kėtė objekt sėrish e ktheu nė formėn e mėparshme, nė xhami.

Sipas burimeve arabe, Meslemeja me ekspeditėn e tij ush*tarake depėrtoi deri nė Edirne (Edrene apo Adriano*po*jė) dhe Selanik dhe pikėrisht ky depėrtim i Mesleme*sė kon*siderohet si kontakt i parė i ushtrisė muslimane me po*pujt ballkanikė dhe mundėsia e parė qė Islami tė ush*tro*jė ndikim nė viset ballkanike.

Nuk janė irelevante as depėrtimet e muslimanėve nė brigjet e Detit Adriatik, ku jetonin edhe shqiptarėt, nė vitet 840-841, sepse edhe kėtu ėshtė bėrė ndikimi i mu*sli*manėve mbi popullsinė autoktone iliro-shqiptare.

Me rėndėsi ėshtė edhe paraqitja e peēenegėve nė shekullin VIII, pėr*ka*tė*sisht nga fundi i shekullit IX dhe atė nė shekullin XI.

Me pushtimin e Spanjės nga ana e muslimanėve, ke*mi njė kaptinė tė re ndėrmjet raporteve tė muslima*nėve dhe popujve ballkanikė. ...

Llojllojshmėrinė e kontakteve e shohim edhe nga ras*ti vijues, kur i nxitur nga motivet religjioze kristiane, Qi*rilo Konstantini, i dėrguar personal i mbretit Mihajlo III, nė vitin 856, kishte shkuar te halifi abbasit el-Mu*te*ve*kkil b. Rashid, pėr polemikė mbi ēėshtjet fetare.

C. Lėvizjet e misionarėve tė ndryshėm dhe shpėrnguljet e ndėrsjella

Rol tė rėndėsishėm nė kontaktimin, e pastaj edhe nė pėr*hapjen e Islamit nė trojet iliro-shqiptare e mė gjerė, ka*nė pasur misionarėt e ndryshėm dhe lėvizjet-migrimet e njerėzve apo grupeve nga vendi nė vend.

Ka indikacione se tregtarėt, pastaj udhėpėrshkruesit, mu*llat (teologėt) e mistikėt, qė njėherėsh kanė luajtur ro*lin e misionarit, predikuesit tė besimit islam, shumė he*rėt i kanė vizituar viset tona bregdetare, pastaj luginat e lu*menjve dhe qendrat tregtare-qytetet, madje edhe disa she*kuj para ardhjes sė osmanlinjve nė trojet e Kosovės, Shqi*pėrisė, Bosnjės, pėrkatėsisht nė viset ballkanike. Kė*tyre sidomos u ndihmoi depėrtimi i ushtrisė musli*ma*ne dhe disa fiseve turkmene tė besimit islam nė Ballkan ose nė viset pėrreth Ballkanit.

Pėr muslimanėt e parė nė Bullgari ėshtė ruajtur dėsh**mi e vlefshme nė kreun CIII tė letrės sė njohur tė pa*pės Nikolla I (858-867) me titullin “Response Nicollai I Papae ad consulata Bulgarorum”, ku thuhet:

“Ju pyetni ē’duhet bėrė me librat heretikė, tė cilėt, po*honi, gjenden te ju, kurse i keni marrė nga saracenėt. Ato, natyrisht, nuk duhet ruajtur, sepse sikur qė ėshtė e shkru*ar (nė enciklikėn mbi korinasit), kuvendimet e kė*qi*ja prishin moralin e shėndoshė, e pėr kėtė si tė dėm*shme dhe heretike dorėzoni zjarrit”. ...

Kryqtarėt nė Lindjen e Afėrme kanė hasur nė kul*tu*rė e qytetėrim shumė mė tė zhvilluar nė fushėn e ra*por*te*ve shoqėrore dhe politike nga ato qė i kanė njohur ve*tė nė Evropė. Me rastin e kthimit kėtė njohuri e mėsim e ka*nė shprehur nė forma tė ndryshme. Kryqtarėt nė fu*sha*tėn e tyre kanė takuar forma mė tė larta tė jetės sho*qė*rore-organizative, e cila shpjegon se madje edhe atė*he*rė kur forcat militante depėrtojnė ushtarakisht nė ndonjė te*rri*tor, edhe atėherė ndikon, apo ngadhėnjen ai qė po*se*don kulturė mė tė lartė dhe mė cilėsore. Burimi i ndi*ki*mit tė Islamit nuk ka qenė fuqia ushtarake, madje as pa*suria ekonomike, por superioriteti i raporteve sho*qė*ro*re, fetaro-morale, diturore, siē ka ndodhur me rastin e push*timit tė Greqisė sė vjetėr nga ana e romakėve, pėr*ka*tė*sisht pushtimit tė Bagdadit nga ana e mongolėve, dhe pėrvetėsimit tė ideologjisė sė tė pushtuarve.

Pėrfundim

Mund tė pėrfundojmė se hulumtimi ynė, pėr*ka*tė*sisht tė dhėnat e ofruara, tėrheqin vėrejtjen qė gjatė shqyr*timit tė ēėshtjes sė Kristianizmit tė popujve nė tro*jet iliro-shqiptare dhe nė Ballkan, tė kihet parasysh pra*nia e Islamit dhe muslimanėve nė kėto troje, pra, edhe para depėrtimit dhe pushtimit tė Siujdhesės Ball*ka*ni*ke nga osmanlinjtė.

Mbetet qė nė tė ardhmen, individėt, posaēėrisht ins*ti*tu*cionet tona shkencore t’i qasen kėsaj te*me seriozisht, nė mėnyrė qė tė ndriēohet e vėrteta his*to*rike mbi shtrirjen e Islamit nė trojet shqiptare. Ardhja e osmanlinjve dhe pranimi masiv e vullnetar, sidomos i po*pullit shqiptar e boshnjak nė Islam, ndryshe edhe nuk mund tė kuptohet.

Autorė Nexhat Ibrahimi

Hajra
06-11-11, 19:29
AHA6JAFFdzA

Arb
06-11-11, 23:44
Hajra flm per kete video.

Po i shkruaj disa nga pjeset e fjaleve te Demakut:

"Nuk i du te gjithe besimtaret fetare. Besimet fetare kane ndihmuar qe njeriu te behet fisnik.

Secili prej pejgamereve kane qene maje e perndritur, qe kane ndihmuar qe nga niveli gati shtazarak te ngrihet njeriu, te fisnikerohet, e te vij deri ketu.

Besimet fetare jane te verteta, kur jane pernime.

Besimet fetare kur kalojne ne rituale, kur kalojne ne propagande, kur kalojne ambalazh, kur kalojne sidomos ne biznis, besimet fetare atehere jane te neveritshme.

Besimi fetar eshte privat, eshte intim, eshte individual, i takon secilit individ.

Por, besimi fetar e ka ne zemer. Dashuaria per Zotin duhet te jete ne zemren e njeriut, e jo brenda ambalazhit.

Ne qofte se e kemi nje tempulli fetar. Tempullin fetar e kane ndertuar njerezit.

Brenda atij tempulli ka fallsifikatore, ka njerez qe shkojne me shit poza, ka njerez shkojne me kriju mashtrime te ndryshme, ka njerez e bajne per biznis. Kjo e humb kuptimin e realitetit tone.

Gjeqovi ka thene njeriut qe nuk ka besim, une nuk i besoj.

Jeta ne besim eshte jete shprese. Jeta me shprese eshte gjithmone e favorshme, shume e mire. Jeta pa shprese eshte gjithmone negative, e demshme.

Jeta pa shprese eshte gjithmone negative dhe gjithmone demshme.

Per jeten njerezore, besimi fetar eshte fuqi e madhe relaksuese, qe sidomos per besimtarin e vertete. Jo besimtari lypes, jo besimtari biznismen. Jo besimi fetar ambalazh, jo besimi fetar politike, jo besimi fetar propagande.

Eshte interesant se ne Kosove kemi pak besimtare te vertete. Por, ata pak besimtare jane shume te mire.

Besimet fetare i kane tri vecanti. I kane vlerat, ritualet dhe simbolet.

Ne vlera, te gjitha besimet fetare dhe sektet lidhen ne besimin ne Zot.

Ritualet jane teknike, keto i krijojne njerezit.

Simbolet, i krijojne njerezit.

Dhe, kur eshte kjo vlera e pare, dhe kur ne kete vleren e pare njeriu eshte besimtar i vertete, eshte besimtar falenderues, jo besimtar lypes.

Si te zgjohen njerezit ne mengjes, lypin, O Zot, ma jep kete, e ate. Jo! Ai eshte besimtar lypes.

Zoti ti ka dhene te gjitha. Ne qofte se din ti menaxhosh, ne qofte se din ti perdoresh me fisnikeri, e me pasterti, do te kesh gjithmone kenaqesi e lumturi.

Ne qofte se i keqperdor, do ta pesosh.

Prandaj, ne falenderim do duhet te jete kjo. Per arsye se asgje njeriu nuk ka be per trupin e vete. Asgje! Krejt i ka dhurate."





E ky quni koka shok i Kercovarit, qe ka mesu permendesh dogmatizem fetar.