PDA

View Full Version : Gabimet e politikės perėndimore nė Libi


Kercovari
26-08-11, 07:34
Gabimet e politikės perėndimore nė Libi
Shkruan: Albert P. Nikolla
25-08-2011 11:23
Ngrihemi nė mėngjes dhe "ushqimi i parė mediatik" ėshtė: "rebelėt i afrohen Tripolit, por hasin rezistencė" e kėshtu me radhė. Mjaft persona qė njoh, kanė filluar tashmė ndjesinė e "tifozllėkut" pro a po kundėr Gedafit nė kėtė betejė me mijėra tė vdekur. Pėrshtypje tė dhimbshme bėn thirrja e njė mjeku nga spitali i Tripolit, i cili apelon gjithė qytetarėt tė dhurojnė gjak e tė ndihmojnė me ēdo gjė qė munden nė kushtet e njė kolapsi tė shėrbimit mjekėsor. Kėtij apeli, duket se njerėzit i pėrgjigjen me breshėrima armėsh tė pandėrprera tė tė dy fronteve.
Avionėt e Nato-s bombardojė "nga lart" pa u pėrzier me turmat qė luftojnė mes tyre. Emblematike ishte shprehja e djeshme e ministrit tė Mbrojtjes tė Italisė, La Russa, i cili tha se "do tė ishte gjėja mė absurde nė botė, tė dėrgonim ushtarė italianė nė atė terren lufte"! "Nga lart", ndoshta, ėshtė mėnyra mė e mirė teknike pėr tė sulmuar Libinė e pėr tė mos patur humbje ushtarėsh, por kjo mėnyrė tė vepruari mendoj se ėshtė duke u bėrė element i politikės sė jashtme perėndimore dhe qė mund tė ketė pasoja nė tė ardhmen. Tė shikosh "nga lart" realitetin tejet kompleks tė vendeve islamike e tė ndihmosh rebelėt nė njė luftė civile, mė duket diēka jo e menduar mirė. Sė pari, pėr faktin se shpreh indiferencė politike (nė kuptimin mė thelbėsor tė kėsaj fjale), nėse nuk ka edhe njė qasje njerėzore, por njė qasje thjesht "ushtarake" ndaj kėtyre vendeve. Sė dyti, pėr faktin se ka njė "pėrzgjedhje" se ku duhet ndėrhyrė e ku nuk duhet ndėrhyrė. Lihet p.sh Arabia Saudite nė qetėsinė e saj shtypėse pėr qytetarėt e saj e "masakrohet" qeveria e Gedafit, qė ėshtė shumė mė demokratike se ajo Saudite. A mund tė besojė ndonjė analist se Ali Abdullah Saleh ėshtė mė demokrat se Gedafi?!
Tė paktėn nė 20 vitet e fundit, politika e jashtme perėndimore ka bėrė gabime qė nisen nga mospėrfillja e elementeve kulturore tė vendeve islamike. Pėr kėto vende, krenaria kombėtare ėshtė diēka e shenjtė dhe si e tillė duhet respektuar me ēdo kusht. Rebelėt libianė edhe mund ta fitojnė kėtė luftė civile (vėllavrasėse), por nė ndėrgjegjen kolektive libiane do tė mbetet i pashlyeshėm fakti se ata janė ndihmuar nga avionė dhe raketa perėndimore, qė siē dihet kanė patur mjaft "efekte anėsore" me mjaft viktima nė popull. Jo vetėm kaq, nė krahun e rebelėve ka njė pjesė tė konsiderueshme mbėshtetėsish tė rikthimit tė mbretėrisė sė Idrizit. Pra, mbi natyrėn demokratike tė rebelėve ka mjaft hije dyshimi.
Efektet e kėsaj politike me gabime tė mėdha kulturore i shohim krejt evidente nė Irak, nė Afganistan dhe, jam krejt i sigurt, do t’i shohim nesėr nė Libi me njė luftė civile qė do tė vazhdojė me vite. Gedafi edhe mund tė vritet apo tė mėnjanohet nga politika, por lidhjet e tij tribale qė kanė elemente tė forta kulturore nuk eliminohen me avionė e as me raketa. Kjo luftė rrezikon njė pėrēarje qė do tė zgjasė me vite nė popullin libian. Popujt duhet t’i zgjidhin vetė problemet e veta me diktaturat e tyre. A nuk ishin vetė ish-vendet komuniste qė i rrėzuan diktaturat e tyre, pa ndėrhyrje nga jashtė? Ose, sė fundi Tunizia dhe Egjipti, i rrėzuan vetė diktatorėt e tyre. Nėse njė gjė e tillė nuk ndodh vetvetiu nė Libi, atėherė kjo do tė thotė se nuk janė pjekur kushtet pėr rrėzimin e kėsaj diktature dhe vetė diktatura ėshtė e keqja mė e vogėl pėrballė njė lufte civile disavjeēare.
Natyrisht, nuk dua tė jem i keqkuptuar nė kėto qė shkruaj. Gedafi ėshtė njė diktator, por mėnyra e largimit tė tij do duhej tė ishte bėrė me kujdes dhe nė respekt tė elementeve kulturore. Nga mė tepėr sė njė miliard muslimanė qė ka bota, besoj se shumica dėrrmuese e tyre e shikojnė me dhimbje praninė e avionėve perėndimore mbi Libi. Kjo pėr faktin se politika perėndimore shikohet me mjaft dyshim prej tyre. Demokracia e vendeve arabe nuk duhet tė jetė njė dhuratė, por diēka e nisur dhe e ēuar deri nė fund prej tyre dhe sipas modeleve kulturore politike qė janė tė pėrshtatshme pėr ta. Nuk mund tė ketė receta fikse nė ēėshtjet politike tė demokracisė. Ēdo mbėshtetje artificiale rrezikon tė prishė ekuilibrat e brishtė ndėretnikė e kulturorė, tė cilėt duan dekada tė tėra qė tė risistemohen.
Nė vitin 1993 Gedafi pati botuar njė libėr me titull "Largimi nga Ferri dhe histori tė tjera". Duket se ka patur elemente profetike nė kėtė libėr tė tij, por largimin dhe shpėtimin nga ferri, tė paktėn nga sa dimė nga historia e shkencave fetare dhe nga feja, e bėn vetėm Zoti dhe jo armėt.
/Mapoonline/

Etnical
26-08-11, 18:53
Esht heret te flasim per gabimet apo deshtimin e ndėrhyrjes ushtarake ne Libi,atje tranzicioni veq sa ka fillu,edhe e gjith kjo qe u ba ka ardh si shej revolte e vet popullit libian ndaj ni rexhimi diktatorial,pra esht ni deshir e vet popullit per liri dhe demokraci.

tipi engjellor
26-08-11, 21:34
po me qellim lejohet kohezgjatja atje ne lufte se kujt ja nin more pse vritne perdite njerz aty....deri sa te lodhen ashtu me lufte e dikur perendimoret hajde se boll tash jeni lodh ....

jadore
26-08-11, 23:24
skom qahre pa fol qitu si mama jeme ..
" berZotne ndash idhnohi ndash mos u idhnohi ,po pus e dri i keni punt e mbrendshme , po ju fundoset anija shtet si prej jashte edhe per mbrenda e sjeni tuj u kfill , e ju tuj u marr me gabime te politikes se te fortve ne Libi ..!!.. qikjo koka kur rrshet i meqmi rrshet keq ...