PDA

View Full Version : ZBULIME: Albana, fshat Ilir nė kufi mes Italisė dhe Sllovenisė, qė admirohej nga Sken

Guri i madh
04-09-11, 14:16
ZBULIME: Albana, fshat Ilir nė kufi mes Italisė dhe Sllovenisė, qė admirohej nga Skenderbeu

rasti njė monumenti historik nė Cividale tė Italisė, aty nė oborrin e muzeut hasėm nė njė hartė tė rajonit (2 m. x 4 m.) ku na ra nė sy mbishkrimi me shkonja tė mėdha - A L B A N A. Dhe papritmas, ekipi i agjencisė informative “Presheva Jonė” u interesua dhe u gjend nė mesin e fshatit Albana ku takuam fshatarė e intelektualė tė kėtij fshati. Nga bisedat me ta, vendorėt italianė dhe sllovenė pranojnė dhe janė krenar se nė mesin e tyre kanė fshatin Ilir me emrin Albana, shkruan agjencia informative kombėtare “Presheva Jonė”

Albana, 3 shtator / AIK-Presheva Jonė

Ishim nė njė udhėtim zyrtar nga Brukseli nė Venezia. Per ca ditė u ndalėm nė Cividale, njė qytezė mes Triestės dhe Udines ku vizituam njė muze dhe monument historik. Aty nė oborrin e muzeut hasėm nė njė hartė tė rajonit (2 m. x 4 m.) ku na ra nė sy mbishkrimi me shkornja tė mėdha - A L B A N A. Dhe papritmas, ekipi i agjencisė informative “Presheva Jonė” u gjend nė mesin e fshatit Albana. Kur arritėm aty, nė hyrje hasėm nė njė pano tė madhe ku tregonte se nga kėtu fillonte fshati Albana (siq po e shifni nė foto). Prej sė largu Albana dukej se ishte i mbuluar me “tepih” tė gjelbėr sepse aty nuk ishte asnjė pėllėmbė pa vreshta. Fshati dhe fshatarėt e Albanės si mė aprė edhe tani janė tė njohur nė rajon si prodhues tė rrushit dhe verės. Albana eshte nje fshat pitoresk me 179 banorė me njė kilmė medikale dhe me njė lartėsi mbi detare prej 101 metrash.

Nė Albana takuam banorė e intelektualė tė kėtij fshati. Derisa fotografonim fshatin, kėshtjellėn, panon me mbishkrimin Albana, disa kalimtarė rasti, nga kurioziteti ndaleshin dhe na pyesnin se “a jeni shqiptarė ju ?” Ne, ju pėrgjegjėshim me po. Ndėrsa, ata na e kthenin: ”po, po na e mori mendja se jeni albanesi…” Dhe kėshtu shoqėroheshim dhe bisedonim, na ftonin e i ftonim nė café. Ata na ofron verė tė kuqe nga fshati Albana e ne i ofruam njė pije “Skenderbeg” qė na kishte qėlluar me vete..Bile, njėri nga ta na e ktheu se "Skanderbegu tek toka e Skanderbeut. Mė ka treguar gjyshja ime se ushtria e Skanderbeut ka kaluar kėndej kah fshati Albana.."

Nga biseda me ta mėsuam se Fshati Albana shtrihet nė pjesėn e Prepottos, province kjo e Udines, kantonit tė Friulit nė Itali. Fshati Albana ėshtė njė vend i vogėl dhe ėshtė i vendosur mes kufirit italo-slloven. Nė mes tė fshatit gjendet edhe kėshtjella Albana, e cila vėrehet prej sė largu nė distance prej 2-3 km, Kėshtjella, e cila mban emrin e fshatit Albana daton nga shekujt e hershėm, siq thonė banorėt dhe fshatarėt e rrethit, nga epoka e Ilirėve, por Kėshtjella Albana ishte zbuluar dhe meremetuar nga shekulli i XII-tė nga banorėt e gadishullit Ilirik. Kjo kėshtjellė sot ėshtė njė prone private dhe ajo pėr momentin ende nuk ėshtė e hapur pėr vizitorėt qoftė pėr vendorėt apo tė huajt.Kėshtjella “Cjastiela” Albana (nė dialektin e Friulit, gjuhė kjo mė e hershme se gjuha italiane) njihet emri i kėsja kėshtjelle nga fshatarėt albanias e cila qėndron nė njė kat shkėmbor, nė veri tė vendit. E ndėrtuar nė shekullin e dymbėdhjetė, Fshati Albana, njė vend malor pitoresk, njė luginė tė rrethuar nga kodra dhe shpati nė jug, ndėrsa nė veri vėrehet njė gryke e ngushtė re rethuar me male qė arrijnė njė mijė metra nė lartėsi. Qė nga kjo pikė e ngushta tė tranzitit, ėshtė supozuar se kėshtjella Albana ishte ngritur pėr tė vėzhguar dhe mbrojtur popullsinė…” thuhet nė njė studim shkencor qė hasėm nė bibliotekėn e fshatit Albana

Mė konkretisht, sipas studiusve vendor, ėshtė konstatuar se Kėshtjella Albana daton qė nga viti 1185. Ajo ėshtė ruajtur e pandryshuar deri nė pushtimin e trupave Napoleonit nė vitin 1797. Njė shekull mė vonė, mė 1319 pėr tė krijuar konfuzion nė posedim tė godinės kontribuon njė studim historic nga Crollalanza de Giovambattista i cili thotė se familja Mels-Colloredo Waldsee Montalbano merr pronėn feudale nė Albana nė vitin 1340. Por ne e dimė nga dokumentet e vėrtetuara se martesa e Fiammetta, trashėgimtarit tė De Quanzone Portis dhe James e Mels, qė datojnė vetėm 1483, pra 143 vjet mė vonė. James familja e Colloredo-Waldsee-Mels, sipas Crollalanza, prejardhje nga njė fis i familjes u arratis nė Gorica pas vrasjes sė patriarkut tė Aquileia dhe Duka nga Friuli, Bertrand de Saint genies. Nė vdekjen e Fiammetta de Portis, James Mels martohet me Della Negra Frattina e cila i jep pesė fėmijė, ku tė gjithė ata bėhen mbretėr tė Albanės dhe deputetė tė qarkut tė Gorizias. Njėri prej tyre ishte Gjergji qė e ka martuar Catherinėn e Zucco-Cucagna.

Guri i madh
04-09-11, 14:30
Kėshtjella Albana, ky fshat ilir qė i pėrballoi luftrave, stuhive dhe katastrofave natyrore...
Njė historian ialian ka shkruar se “Nė korrik tė vitit 1478, nė kohėn e pushtimit otoman, me urdhėrin e Iskander Beu (kupto SKENDERBEUT, shėn.ynė) tė udhėhequr nga Yuri Fuchina tė Kobarid janė shtrirė ne zonat e Gorizia me Cormņns pėr t’i rezistuar osmanlive. Pastaj, deri tek lumi i Judrio, trupat e Iskander Beu kanė parakaluar tek Kėshtjella Albana ku do tė bashkoheshin me grupe tė tjera ushtarake, pėrgjatė Isonzo. Kjo flet pėr admirimin e Skanderbeut pėr Albanėn. Nė shekullin e gjashtėmbėdhjetė (1600) zhdukja e Leonardo nga Gorizia, ajo nuk lė trashėgimtarė, tė qarkut dhe ajo kaloi nė shtėpinė e Habsburgėve dhe pastaj nėn kontrollin e drejtpėrdrejtė tė Perandorisė sė Shenjtė Romake. Republika e Venedikut, e cila u zėvendėsua nga 14.20, patriarku i Aquileia nė kontrollin e Dukatit tė Friuli, kalimi nuk i pėlqen (marrėveshje), kėshtu qė nga 1508 do tė fillojė njė seri luftrash kundėr austriakėve qė ata do tė pėrfundojė tetė vjet mė vonė . Pėr tė qenė tė regjistruar nė kėtė periudhė njė shpėrthim tė dhunshėm tė murtaja dhe nė mars 1511 rajonin kshte pėrfshirė njė tėrmet shkatėrrues. Dhe gjitha keto konflikte bashke me katastrofat natyrore, siq ishte dridhjet e tokės , kishin bėrė qė tė reduktohet rrėnojat e kėshtjellės Albana…”

Sipas keitj hulumtimi bėhet e ditur se tėdhėnat e fundit historike flasin se gjatė Luftės sė Parė Botėrore kėshtjella Albana u kėrkuar nga ushtria italiane pėr t’u shėndrruar nė spital ushtarak, por nė vitin 1916 njė granate tė austriake shkatėrruan kullėn verilindore. Ndėrtesa u rivendos nga pronarėt e pas luftės, por gjatė Luftės sė Dytė Botėrore ishte pėrsėri u muar dhe e pushtuan pjesėrisht nga policia dhe familje tė zhvendosura nė Italinė jugore, tė goditur nga bombardimet aleate. Ndėrkohė, pėr martesėn e njė pasardhės i Shtėpisė sė Mels-Albana, kalaja u trashėguar nga Gabrici e Cividale. Qė nga viti 1990, nė njė gjendje tė dukshme tė lėnies pas dore, Kėshtjella Albana bėhet mollė sherri mes pronarėve dhe Bashkisė sė Prepottos, qė do tė blej atė pėr mė kot, pėr shėrbimet publike. Pėr fat tė mirė, pronari aktual, Leonello Gabrici, qė nga viti 2000 shėnon fillimin e njė ristrukturimi radikal tė ndėrtesės.

Vendorėt italianė dhe sllovenė pranojnė dhe janė krenar se nė mesin e tyre kanė fshatin Ilir me emrin Albana

Rina Pulz (Gorizia) thotė se shpesh shkon nė fshation Albana me miq e mikesha. Me Rinėn flasim here italisht e herė sllovenisht e cila i zotėron mire qė tė dy gjuhėt. Ajo edhe pse e ndien veten italiane, por me origjinė sllovene, nuk e fsheh realitetin dhe shpjegon se se “fshati Albana ėshtė njė fshat ilir deshi apo nuk deshi ndokush ta pranoj ketė realitet. Fundja vet emri Albana flet mė sė miri pėr origjinėn e kėtij fshati. Pėrveq kėsaj edhe tė parėt tanė, stėrgjyshėrit e mi mė kanė treguar se ky fshat nė kohrat e mėhershme i takonte ilirėve..” Zonja Pulz po ashtu shpjegon se vena me e mire nė Itali vjen nga fshati Albana. “Shumė turistė, biznismenė si vendor ashtu edhe tė huaj gjatė vjeshtės i mėsyejnė fshatit Albana pėr tė siguruar verėn pėr dimėr, verė e kuqe ashtu si gjaku, si flamuri i juaj shqiptarė..”, thotė duke qeshur Rina.

Kėshtu shprehet edhe Giordano Novelo (Visinale del Judrio) professor dhe njohės i mirė histories sė kantoit tė Friulit. Sipas Novelos “Fshati Alabana ishte nje rajon ilir, sikur t’mos ihste keshtu as emrin nuk do ta kishte Albana. Bile shpesh kur shkojmė mysafirė tek ky fshat nė hyrje shofin tableėn e madhe me mbishkrimin ALBANA. Shpesh kur arrijmnė aty, nė shaka themi bėni gati pasaportat se hymė nė Albana, nė Shqipėri..” rrėfen pa kompleks z.Girodano duke qeshur. Anna Olivia (Visinale) njė grua e sinqerte italiane shpjegon se ka lexuar dhe ka mėsuar nga fėmijėt, tė cilet janė student, se Fshati Albana ka qne”nė rajon I tė aprėve tė shqiptarėve-Ilirėve. “pėr ektė fshat fėmijet e mi knaė mėsuar ehde nė shkolla dhe hostroanėt e as funksionarėt Italian ketė nuk e kanė mohuar asnjėherė. Sikur t’i pengonte kjo histori e vėrtetė italianėve, ju siguroj se ky fshat me emrin Albana nuk do ta mbante sot,sikur qė shumė fshatra shqiptare Serbia ia kishte ndryshuar emrat apo kishte shkatėrruar kėshtjella e fshtara ilire apo shqiptare me qėllim tė humbjes sė gjurmėve historike. Italianėt dhe shqiptarėt janė aleat tė mire dhe ne jemi krnar qė nė territorin tone kemi nė fshat dhe kėshetjellė me emrin Albana..” pėrfundon Anna.

Nga bashkėbiseduesit tanė kuptuam se shumė fjlaė kishin ngjajshmėri me ato nė gjuhėn shqipe. Banorėt e Albanės flitni mes veti jo nė gjuhėn italiale , por nė dialektin fruili, gjuhė kjo shumė mė e hershme se italishtja. Nga kėto fjalė ne arritėm t’i shkėpusim vetėm disa qė i pėrngjanin shqipes, si : Cestjela (Kėshtjella), Piron (pirun), Carroca (karroca), ajer (ajri), njata (nata), di (dita), kapjela (kapela), flumi (lumi), Mjeli (mjalta) etj…Nė fshatin Iliri sot edhe pse nuk flet askush shqip, aty flet shqip toka, flet shqip kėshtjella, flasin shqip shqiponjat qė fluturonin mbi qiell tė fshatit Ilir. U larguam nga fshati ilir Albana duke lėnė qetė shiponjat pėr tė fluturuar nė qielline tyre tė lire…

Zero Cool
19-09-11, 09:57
Nė Durrės zbulohen spirancat detare 1700 vjeēare

http://www.gazetaexpress.com/repository/images/large/anija_447992_thumb_large.jpg

Nga Express mė 19 shtator 2011 nė ora 08:34
Gjatė ekspeditės nėnujore shqiptaro-amerikane tė kėsaj vere janė zbuluar disa vendndodhje arkeologjike tė anijeve tė lashta nė bregdetin shqiptar e mes tyre spirancat pėrbėjnė elementė mjaft interesantė pėr t'iu qasur historisė sė lundrimit ilir dhe shqiptar.

Arkeologu nėnujor, dr. Adrian Anastasi, bashkėdrejtor i misionit shqiptaro-amerikan thotė, se nga kėrkimet nė bregdetit jugor tė vendit deri tani, janė zbuluar 8 spiranca, mosha e tė cilave ėshtė mė e lashtė se 1700 vjet, ndėrsa janė mė tė shumta spirancat mė tė reja.

"Evoluimi i spirancave ka qenė i ngadalshėm dhe fillimisht pjesa kryesore e saj bazohej te materiali i drurit", vijon dr. Anastasi, duke vizatuar skicat e ndėrtimit tė pajisjes qė edhe sot vazhdon tė shėrbejė pėr bllokimin e lėvizjes sė anijes, duke mbetur nė tabanin nėnujor.

Mė vonė akset prej druri filluan tė kombinoheshin me pjesė prej guri dhe mermeri tė rėndė, ndėrsa evolucioni solli mė pas zgjidhjen me bashkimin e drurit me format e plumbit tė derdhur.

"Kėto janė provat materiale pėr ekzistencėn e flotės ilire dhe lundrimet e saj. Prova tė cilat ndodhen pjesėrisht nė muzeun historik tė Vlorės, ndėrsa pjesa tjetėr nė muzeun arkeologjik tė Durrėsit. Ka ardhur koha qė objektet e zbuluara nėn ujė tė ekspozohen nė njė muze tė pėrshtatshėm" -vijon dr. Adriani, sipas tė cilit Kalaja e Ali Pashės Tepelenės nė Porto Palermo ėshtė vendi mė i pėrshtatshėm, qė do tė ringjallte turizmin nė kėtė zonė.

Neferta
11-10-11, 10:05
Zbulohet akti juridik qė shėnon rėnien e Mbretėrisė Ilire

Gėrmimet arkeologjike nė Kalanė e Rozafės nė Shkodėr nga ekspedita shqiptaro-polake kanė nxjerrė nė dritė njė mbishkrim qė mendohet se i pėrket shek. I para Krishtit
Gėrmimet arkeologjike, tė ekspeditės shqiptaro-polake nė qytetin e Shkodrės, kanė nxjerrė nė pah vlerat historikė tė qytetit, i themeluar rreth shekujve V-IV para erės sonė. Ekspedita arkeologjike nė Kalanė Rozafa tė Shkodrės qė nė gėrmimet e para ka hasur nė zbulime vėrtet interesante. Nė oborrin e dytė tė Kalasė, nė njė nga ujėmbledhėsit e saj ėshtė gjetur njė mbishkrim i cili sipas vėzhgimeve tė para tė specialistėve mendohet se i pėrket shekullit I para Krishtit. Ky mbishkrim mund tė jetė i pari dokument i asaj periudhe, pikėrisht kur Shkodra u pushtua nga romakėt qė shėnon dhe shpėrbėrjen e Mbretėrisė Ilire. Shenjat e para tė kėtij zbulimi rreth kalasė sė Shkodrės, sipas drejtorit tė Parkut Arkeologjik, Nikolin Shati, janė ndeshur qė para se arkeologėt tė nisnin gėrmimet, pikėrisht kur administruesit e kalasė po kryenin punimet rutinė pėr pastrimin e njė prej ujėmbledhėsve tė saj. Shkrimi edhe pėr ata qė nuk ishin aspak specialistė dukej interesant, duke e lėnė ashtu siē e kishin gjetur, pa e prekur. Me ardhjen e ekspeditės arkeologjike polako-shqiptare 10 ditė mė parė, u bė i mundur shterimi i ujit dhe krijimi i njė pamjeje sa mė tė qartė tė kėtij mbishkrimi. Gjatė pastrimit tė territorit, kur pamja e tij u bė mė e qartė edhe pėr vetė specialistėt u vu re se ky shkrim ishte shumė i veēantė dhe qė nga vėzhgimet e para mendohet se i pėrket shekullit tė parė para Krishtit. “Ėshtė njė akt juridik qė pėrshkruan kolonizimin romak dhe rėnien e perandorisė ilire, i periudhės sė Augustit. Ky shkrim dhe katėr tė tjerė tė gjetur aty janė dėrguar pėr njė ekspertizė mė tė specializuar nė njė institut arkeologjie nė Francė” – u shpreh drejtori i Parkut Arkeologjik tė Shkodrės, Nikolin Shati. Pėr arkeologėt ky zbulim konsiderohet shumė i rėndėsishėm, pasi periudha e shekullit tė parė p.e.s. dhe shekullit parė tė erės sonė nuk ka patur dokumente tė shkruara. Ky zbulim ėshtė njė nxitje pėr ekspeditėn arkeologjike, qė prej tri ditėsh ka nisur gėrmimet nė kėrkim tė rrėnjėve tė qytetit antik. Aktualisht po bėhen testet e para nė tri pika: nė pjesėn juglindore tė kalasė; pranė xhamisė sė Plumbit dhe nė jug tė saj. Qė nė gėrmimet e para qė janė sipėrfaqėsore arkeologėt kanė parė shenja tė rrėnojave tė qytetit antik. “Kjo jep shpresė qė gjetjet arkeologjike kanė pėr tė qenė tė shumta dhe me vlerė nė drejtim tė plotėsimit tė historisė sė jetės nė kėtė territor”, shtoi Shati.
Zona ku ėshtė bėrė zbulimi
Zona pėr rreth Kalasė Rozafa ka njė kombinim tė rrallė faktorėsh fizikė pėr jetesė. Rrėzė kodrave tė Tepes, nė anėn jugore, materialet arkeologjike fillojnė nga Bronzi i hershėm (2000 p.e.r). Nė shekullin V – IV p.e.r. filloi ndėrtimi i kalasė me gurė ciklopike tė puthitur pa llaē. Nė vitin 181 p.e.r. bėhet Kryeqytet i Mbretėrisė sė Ilirisė, me sundimtar Gentin, dhe kishte njė shtrirje tė madhe nė pjesėn veriore. Gjatė shekullin II p.e.r. nė kalanė e qytetit zhvillohen luftėrat me Romėn dhe nė vitin 168 pushtohet nga Roma dhe bėhet njė nga qendrat e njėsive administrative tė Perandorisė Romake. Me reformat e Dioklecianit bėhet qendėr krahinore. Dhe pikėrisht ky dokument, i cili, sipas specialistėve tė Parkut Arkeologjik dhe Arkeologėve, ėshtė njė Akt Ligjor i asaj periudhe, por fjalėn e fundit do e thotė ekspertiza e institutit tė arkeologjisė nė Francė.
Rikthehen gėrmimet pas 30 vjetėsh
Shkodra ėshtė themeluar rreth shekujve V-IV p.e.r., ndėrsa kalaja nė hyrje tė qytetit ėshtė e vendosur mbi njė kodėr nė njė lartėsi 130 m. Pėr herė tė fundit kjo zonė e rėndėsishme arkeologjike u vu nė shėnjestėr tė ekspeditave 30 vjet mė parė. Qė nga ajo kohė nė Shkodėr nuk u kryen mė gėrmime arkeologjike. Por njė vit mė parė njė profesor arkeologjie nga Polonia, Piotr Dyzcek, shprehu interes pėr tė ngritur njė grup pėr tė nisur gėrmimet nė kėtė qytet. Sipas tij, disa zbulime qė ekspedita e tij kishte bėrė nė Maqedoni dhe Mal tė Zi e kishin drejtuar nė qytetin e Shkodrės. Mbi bazėn e njė projekti, profesor Dyzcek gjeti mbėshtetjen nga qeveria shqiptare nė bashkėpunim me Ambasadėn Polake pėr tė nisur gėrmimet nė Shkodėr pėr njė periudhė 5-vjeēare. Profesori polak i arkeologjisė e prezantoi projektin e tij tė gėrmimeve njė vit mė parė. “Njė nga dėshirat e mia ka qenė gjithmonė qė tė bėj gėrmime nė qytetin e Shkodrės, pasi ėshtė kryeqyteti i Teutės. Shkodra ėshtė njė nga qendrat mė tė rėndėsishme tė ilirėve. Dhe pavarėsisht kėsaj tė dhėne, nė Shkodėr nuk janė bėrė gėrmime pėr periudhėn ilire. Nėse atje janė bėrė gėrmime sporadike, ato i kanė pėrkitur periudhės romake tė vonė. Ne shpresojmė qė nė kėtė zonė tė zbulojmė qytete ilire dhe diēka mė shumė pėr mbretėreshėn Teutė. Janė vetėm pak vjet sundimi, por vepra dhe lavdia e kėsaj gruaje ka triumfuar nė shekuj. Pėr kohėn qė udhėhoqi, ajo rivalizoi perandorinė dhe perandorėt e mėdhenj romakė. Nga gėrmimet tona kemi bindjen se ilirėt kanė jetuar shumė mirė dhe nuk ka diferencė me Romėn pėr nga niveli i jetesės. Deri para pak kohėsh ka mbizotėruar mendimi se ilirėt kanė qenė primitivė dhe kanė qenė grekėt ata qė u kanė imponuar kulturėn e tyre, por unė mund tė them se ilirėt kanė qenė po aq tė zhvilluar.”- pat deklaruar nė njė intervistė tė tij pėr MAPO-n profesori polak, duke parashtruar projektin e tij dhe tė Universitetit tė Varshavės pėr gėrmimet nė qytetin e Shkodrės. E sigurisht teza e profesorit, i cili mendon se gjurmėt e “humbura” tė ilirėve mund tė gjehen nė rrethinat e Shkodrės, ėshtė bazuar nė vite tė tėra studimesh dhe hulumtimesh tė tij jo vetėm nė biblioteka tė ndryshme por dhe gjatė gėrmimeve nė terren. Bashkė me specialistėt polakė grupit i janė bashkuar edhe arkeologė shqiptarė, qė po bashkėpunojnė nė gėrmimet. Ky projekt ėshtė miratuar dhe nga Kėshilli Kombėtar i Arkeologjisė, dhe ėshtė njė iniciativė e Qendrės sė Studimeve Antike pėr Europėn Juglindore nė Universitetin e Varshavės, pėrfaqėsuar nga vetė profesor Dyzcek. Marrėveshja e nėnshkruar ka njė afat 5-vjeēar dhe pasi ėshtė bėrė survejimi nė zonėn e rrastė tė qytetit antik, nga ura e re e Bunės, ura e Bahēallekut deri te Xhamia e Plumbit, ka nisur dhe faza e dytė e projektit, qė janė gėrmimet nė kėto zona. Qė nė sipėrfaqe arkeologėt kanė bėrė zbulime tė rėndėsishme, siē ėshtė mbishkrimi i gjetur dje, por qė mendohet se vlerat arkeologjike janė shtresėzuar, ndaj duhet tė bėhen gėrmime tė thella nga 7-10 metra. Djana Kola, Aida Tuci

Neferta
11-10-11, 10:06

sherri
05-01-12, 21:20
Tė shpjegosh rrėnjėt autoktone dhe prejardhjen ilire-shqiptare, nė tė njėjtėn kohė e bėn mė tė lehtė kuptimin e orientimit tonė pro perėndimor. Ne kemi mbirė mbi kėto troje pellazge-ilire, shumė shekuj mė herėt sesa tė vinin nė Gadishullin Ballkanik grekėt, romakėt, hunėt e gotėt, sllavėt e sė fundi nė shekullin e XV-tė edhe osmanėt.
Nga FAHRI XHARRA

Nė Gajtan tė Shkodrės janė gjetur vendbanime tė vjetra 6.000 vjet p.e.s, ndėrsa nė Xarė tė Sarandės 10.000 vjet p.e.s. Gjuha jonė ėshtė pjesė e trungut tė gjuhėve indoevropiane nė cilėsinė e degės shqipe, pra shumė e hershme e qė na ka afruar mė herėt se popujt e tjerė tė perėndimit. Albert Dymo thotė se “nuk ka racė mė tė vjetėr se shqiptarėt nė Europė”. Ilirėt gjendeshin nė qendrėn e saj para se tė lindte nocioni i Europės.
Milan Shuflay, George Hahn, Ēabej, Mayeri, Jokli e tė tjerė e vėrtetojnė duke e krahasuar me njė lis vigan me rrathėt e tij vjetorė si rritjen e kėsaj bote tė lashtė ballkanike.
http://www.albobserver.com/wp-content/uploads/2012/01/clip_image0011.jpg (http://www.albobserver.com/archives/39057/clip_image001-11)Kultura e Komanit ėshtė njė kulturė e hershme e Arbėrisė, qė e vazhdon kulturėn ilire, qė do tė thotė se bartėsit e saj, arbrit, janė shqiptarė tė hershėm, pasardhės tė ilirėve. Zbulimet e bėra nė Delmace tė Komanit i hapėn rrugė njė rindėrtimi arkeologjik dhe historik, duke u bėrė njė pikė reference pėr mėnyrėn e zhvillimit tė Ballkanit Perėndimor nė shekujt VI-XIII pas Krishtit.
Gėrmimet arkeologjike nė Koman janė bėrė fillimisht nė vitin 1898 nga Konsulli i Francės nė Shkodėr, Degrand. Nga ato gėrmime u gjetėn varrezat e mesjetės sė hershme, mbi tė cilin u bė ndėrtim shkencor i njohur si Kultura e Komanit, qė e bėnte lidhjen e shqiptarėve si pasardhės tė arbėrve dhe ilirėve. Pėr mė se njė shekull,varrezat e Delmacės kanė qenė nė qendėr tė vėmendjes sė arkeologėve tė huaj dhe atyre shqiptarė.
http://www.albobserver.com/wp-content/uploads/2012/01/viewer3.png (http://www.albobserver.com/archives/39057/viewer-4)Nė Europėn Perėndimore, gjetjet nė kėto varreza u bėnė tė njohura me emrin “Kultura e Komanit”, pėrderisa sllavėt dhe osmanėt e kishin rrėnuar dhe humbur atė kulturė shumė herėt. Delmace ėshtė njė fshat i Komanit nė njė lartėsi mbidetare 568 metra. Kėshtjella e Delmacės dhe Kisha e Shėn Kollit shikuar kalimthi dhe si zbulim i rėndėsishėm pėr historinė tonė, janė lėnė pėrgjysmė pėr 50 vjetėt e kaluara. Delmace me rrethinė ėshtė shumė mahnitėse me fshehtėsinė e vet ende jo krejt tė zbuluar.
Emrin Delmace e gjejmė kryesisht nė shkrime ku i njohuri pėr ne, studiuesi Hahn e krahason me shqipen dele, delmer, bari delesh. Emri Delmace bashkė me gjetjet arkeologjike nė varreza e dėshmojnė vazhdimėsinė ilire-arbėrore nė malet e Dukagjinit, si Pukė- Iballė-Spas. A. Dhima e sheh vazhdimėsinė edhe nė tiparet antropologjike tė arbėrve tė shek. VI-VIII, nė banorėt e Pukės nė masėn mbi 70 pėr qind.
Hulumtuesit kanė studiuar nė fushėn e toponimeve tė Delmacės e sipas Xhemal Meqit, dallohen: Varrezat e Delmacės, mbi njė rrafshinė nė jug tė kėshtjellės, Qafa e Delmacės nė mes tė Kodėr Varrezė te Majės sė Cungut tė shkėmbit tė kalasė, Kėshtjella e Delmaces 4 km nė lindje tė Komanit, Kroni i Delmacės i humbur mes gurėsh, ana perėndimore e Kodėr Varrezės e njohur si Masdelmace, Gryka e Delmaces nė veriperėndim tė Masdelmaces.
Delmace, duke qenė njė vend malor, kur rrethanat ishin tė favorshme historike tė shek. VI-VIII u bė njė qendėr me pėrmasat e njė “kulture qytetare” (H. Spahiu “Gjetja e Delmaces” 1971).
http://www.albobserver.com/wp-content/uploads/2012/01/2viewer1-300x227.png (http://www.albobserver.com/archives/39057/2viewer-2)Sipas arkeologes Etleva Nalbani, kėrkimet shkencore pėr jetėn e Mesjetės sė hershme nė Kalanė e Delmaces shtrihen nė njė sipėrfaqe prej 2.500 metrash katrorė.
Aty janė tė vendosura nė forma tarracash mbi 35 banesa prej guri. Zbulime tė rėndėsishme e me vlerė janė edhe ato tė 300 varreve e qė japin shenja edhe pėr njėmijė varre tjera tė pa hapura nė atė lartėsi mbidetare. Zbulimet e tilla e klasifikojnė Komanin edhe si qendėr tė referencės sė mėsimit nė tė gjithė Ballkanin.
Komani si i tillė i banuar nga popullata ilire ka qenė njė nga metropolet e Ballkanit Perėndimor.
Nė kalanė e Delmaces gjenden toponimet e katėr kishave si ajo e Shėn Kollit, Shėn Gjergjit, Sėn Mėhillit si dhe Kisha e Zonjės sė Mirė. E gjithė kjo tregon se sa e madhe ishte shtrirja e kėtij qytetėrimi tė hershėm, por edhe me rėndėsi kishtare e kulturore tė Krahinės sė Pultit tė Sipėrm. Zona e epėrme e Pultit sė bashku me kalanė e Delmacės nė bazė tė shėnimeve dhe fakteve, toponimeve tė mbledhura, kanė qenė qendrat mė tė mėdha tė krishterimit nė kėtė rajon.
http://www.albobserver.com/wp-content/uploads/2012/01/dalmace1-300x192.jpg (http://www.albobserver.com/archives/39057/dalmace-2)Pėr Kishėn e Shėn Kollit kemi tė dhėna shumė me vlerė nga Gjergj Bardhi,1634, arqipeshkėv i Tivarit dhe ipeshkvi i Sapės, Frang Bardhi mė 1637. Sipas tyre, famullia e Shėn Kollit ishte pėr tre fshatrat nė Koman, Bytyē (Mtyēi Buzhalės), Qerreti i vogėl dhe Delmace. Gjergj Bardhi shkruan me 1634 se “ nė Shėn Koll janė shenjat se pėrpara kishte qenė vend i dalluem…”, ndėrsa Frang Bardhi vazhdon “me sa kuptohet, kėto shenja janė gjurmė tė njė zhvillimi tė hershėm qė dalloheshin ndėr vendet tjera tė Maleve tė Pukės, Iballes dhe Spasit. Me gjithė ekspeditat ndėshkues osmane nė kėto male, nė Shėnkoll kishte ende begati tė dukshme…”.
Tė shkelėsh pėr herė tė parė nė kėtė vend ėshtė vėshtirė tė bėsh lidhjen mes pamjes mahnitėse ku pėrpara ke Shurdhanė, Danjen dhe Rozafėn dhe shkel mbi qytetėrimin e Mesjetės sė hershme, qė ka shumė pėr tė na rrėfyer.
Dikur flitej pėr varrezat misterioze tė veriut, por mė 6 janar 1898 konsulli Degrand e dha njoftimin i pari pėr Kulturėn e Komanit por edhe vjedhjen e 130 objekteve arkeologjike qė i dėrgoi nė muzetė e Parisit. Historiani gjerman Treger, nė vitin 1900 i hapi 10 varre dhe gjetjet i ēoi nė Berlin.
Me 1924, arkeologu Italian Ugolini i hapi disa varre tjera dhe “i mori do materiale pėr studime tė mėtutjeshme”. Studiuesja mė e madhe shqiptare ka qenė Hana Spahiu me punėn e sė cilės u formua teza e Komanit si kulturė mė vete. Fakti i njė vendbanimi i provuar nė mėnyrė shkencore nga arkeologėt tanė se populli qė dikur rronte nė kala, rrėnjėt e tij i ka tė thella qė arrijnė deri tek ilirėt e hershėm.
http://www.albobserver.com/wp-content/uploads/2012/01/gjetje1.jpg (http://www.albobserver.com/archives/39057/gjetje-2)http://www.albobserver.com/wp-content/uploads/2012/01/ilire1.jpg (http://www.albobserver.com/archives/39057/ilire-2)
Fakti qė vendbanimi ishte prej guri, faktet qė pėrdorej metali, ndėrtimi i shumė kishave, varrimet e tė vdekurve qė bėheshin me rroba e stoli, flasin qartė pėr zhvillimin ekonomik tejet tė lulėzuar nė kohėn e tė parėve tanė.
Pastaj pasuan gėrmime tė tjera qė shpėrndanė gjetjet arkeologjike nė vazhdim nuk pėrfshinė: kėshtjellėn, kishėn e Shėn Kollit me kishat e Shėn Teodorit nė kėshtjellė, tė Shėn Gjergjit nė Vl. tė kėshtjellės, tė Shėn Mėhillit nė jl, tė Shėn Gjonit afėr kodėr vorrez, tė Shėn Ndreut nė lagjen Dobra.
Ndėrprerja e zbulimeve arkoelogjike nė vitet ‘80 ėshtė njė faj i pafalshėm shtetėror. Kisha e Shėn Kollit me kishat e tjera nė afėrsi me ndėrtimet nė kėshtjellė tė Mesjetės sė Mesme flasin pėr njė vazhdimėsi ekonomike, shpirtėrore e kulturore nė kėtė zonė e mė gjerė, deri nga fillimi i Mesjetės sė vonė kur pushtuesit osmanė e ndėrprenė pėrfundimisht kėtė zhvillim.
http://www.albobserver.com/wp-content/uploads/2012/01/invetar.jpg (http://www.albobserver.com/archives/39057/invetar)

Sipas Aleksandėr Stipēeviqit, “kultura e Komanit ėshtė kultura e njė populli qė nė shek. VI-VIII ishte njė kapėrcyell i tė dy epokave, nga ajo e vonė antike, nė periudhėn e hershme mesjetare. Tipologjia e varreve, orientimi i tyre, inventari i armėve, i veglave tė punės dhe i stolive, me praninė e shumtė tė simbolikės ilire, e lidhin “Kulturėn e Komanit” me tė kaluarėn ilire tė kėtyre trojeve dhe me banorėt e lashtė tė tyre, ilirėt”.
Duhet tė mburremi jo vetėm me zbulimin e varrezave, por tė mburremi edhe me krenarinė pėr njė qytetėrim tė hershėm qė tė tjerėt na e kanė zili. Kultura e Komanit pasqyron shumė bukur mbijetesėn pagane dhe atė tė krishterė tė tė parėve tanė.