PDA

View Full Version : Indi, Festivali Botėror i Filmit “Nėnė Tereza”, 12 filma pėr jetėn e saj


Guri i madh
04-09-11, 20:59
“Mother Teresa International Film Festival”, quhet evenimenti i veēantė artistik i cili ka nisur qė nga dita e premte tė zhvillohet nė Indi. Kėshtu, festivali i Filmit, qė mban emrin e shqiptares humaniste, tė njohur nė mbarė botėn, Nėnė Tereza, dedikuar pikėrisht asaj, zhvillohet nė njė kohė qė sot, mė 4 shtator, bie nata e festės liturgjike tė sė Lumturuarės shqiptare, Gonxhe Bojaxhiut.
Kudo nė botė e posaēėrisht nė Indi dhe nė trevat shqiptare, festa liturgjike e saj, kremtohet me mirėnjohje pėr kėtė dhuratė tė jashtėzakonshme siē ishte ajo pėr mbarė njerėzimin.
Festivali nė fjalė, siē bėjnė me dije mediat indiane, ėshtė i pari i kėtij lloji nė emėr tė shenjtores sė madhe. Ai pėrfshin 12 filma duke pėrfshirė “Bota e pestė”, si njė film i animuar pėr Nėnė Terezėn dhe “Nė gjurmėt e nėnės”, i cili ėshtė nė fakt njė vėshtrim nė jetėn e Misionareve tė Bamirėsisė.
Si edhe filmat “Me emrin e varfėr tė Perėndisė” (USA), nga Geraldine Chaplin (vajza e Charlie Chaplin); “Precious Love” (USA) dhe “Zbulesa e Kalkutės” (Francė), njė film me tre njerėz tė frymėzuar nga Nėna Terezė pėr tė bėrė vepra tė mėdha.
“Disa shkolla dhe institucione arsimore, u janė bashkuar festimeve tė pėrvjetorit tė lindjes sė Nėnė Terezės, duke u bėrė pjesė e tij”, thotė drejtori i festivalit Frank Krishnar.
Hapja zyrtare pėr publikun ėshtė bėrė me filmin “Nėnė Tereza”, njė poemė epike tre orė nga Italia, e cila u kthye mė vonė nė njė seri mini-TV.
“Ne tė gjithė e dimė se ēfarė Nėnė Tereza i ka dhėnė shoqėrisė, por sfidat me tė cilat ajo u pėrball pėr ta bėrė kėtė, ėshtė ndoshta njė kapitull i fshehur. Kėto filma kanė portretizimin nė kryevepėr tė jetės sė saj”, tha mė tej drejtori i festivalit, Krishnar.
Kryetari i Kuvendit tė Indisė, Uday Narayan Chaudhary, i cili ishte i ftuar kryesor me kėtė rast, vlerėsoi nismėn e Festivalit dhe tha se “filma tė tillė duhet tė shqyrtohen nė shumė zona rurale. Kjo do tė ndihmojė nė ndėrtimin e karakterit tė brezit tė ri dhe ta bėjė ata tė kuptojė pėrgjegjėsitė ndaj shoqėrisė”.
Sa u pėrket filmave indianė, mėsohet se janė pesė tė tillė qė do tė shfaqen gjatė kėtij festivali. Konkretisht, njėri prej tyre do tė jetė filmi “Karma e mia” qė ishte prodhuar nė vitin 2003 me rastin e lumnimit tė Nėnė Terezės. /noa/




http://www.zeri.info/fotot/36126/main_Nene-Tereza.jpg