PDA

View Full Version : Mbipesha dhe semundjet qe shkaktohen prej saj


Hajra
06-09-11, 14:21
Mbipesha dhe semundjet qe shkaktohen prej saj





http://1.1.1.1/bmi/www.tiranachat.net/shqip/wp-content/uploads/2011/09/obeziteti.jpgMjekėt e pėrsėrisin prej kohėsh kėtė fjali: mbipesha dhe obeziteti rrisin rrezikun pėr t’u prekur nga tumoret gjithmonė e mė shumė. Kėtė herė ky pohim ėshtė konfirmuar nga njė studim i prezantuar nė Kongresin Europian tė Onkologjisė, qė u mbyll vetėm pak ditė mė parė nė Berlin. Sipas Andrew Renehan i Universitetit tė Manēesterit nė Britaninė e Madhe, tė paktėn 124 mijė raste tė reja tumoresh nė tė gjithė Europėn pėr vitin 2008 janė provokuar nga pesha e tepėrt trupore. Nėn akuzė, veē tė tjerave, kanė qenė mėnyra e tė ushqyerit aspak korrekte: ushqime tė yndyrshme me tepri, tė skuqura, tė kripura dhe pikante, shumė mish dhe pak fruta e perime. Pėr mė tepėr, edhe shumė pak sport, mbi tė gjitha mes tė rinjve dhe tė moshuarve.
Dita e Obezitetit
Europa, ashtu si pjesa tjetėr e botės, dhe sidomos Amerika, po vuan pasojat e kėsaj “sėmundjeje” tė tmerrshme. Strategjitė e hartuara nga shumė vende pėr tė ruajtur shėndetin e bashkėkombėsve tė tyre nė kėtė fushė kanė dėshtuar. Nė shumė vende tė Europės, 67 meshkuj nė 100 dhe 55 gra nė 100 janė obezė ose mbipeshė. Sipas ekspertėve, “pėr t’i bindur kėta persona qė tė dobėsohen, nuk ėshtė e pamundur. Ėshtė e vėshtirė, por me ndihmėn e njė pune nė skuadėr, kthehet nė njė sipėrmarrje ku tė gjithė mund tė fitojnė”. Dita e Obezitetit nė shumė vende tė Europės ėshtė e mbushur me aktivitete. Shumė mendojnė se kjo ėshtė dita kur mund t’u kėrkosh ndihmė ekspertėve dhe tė marrėsh njė kėshillė praktike”. Sipas tė dhėnave, nga shumė institute nė Europė, 17 pėr qind e meshkujve dhe 21 pėr qind e grave nga 35 nė 74 vjeē janė obezė, ndėrsa 50 pėr qind e meshkujve dhe 34 pėr qind e grave janė nė mbipeshė.
Skenari pėr tė gjithė ata qė vuajnė nga ky problem ėshtė i njėjtė: prenotohet vizita te dietologu, respektohet dieta pėr disa javė, ose disa muaj, pastaj dorėzohesh sepse “tė dobėsohesh ėshtė thuajse e pamundur”. Dietat, me pak fjalė, shumė shpesh braktisen. “Ata qė dorėzohen tė parėt, janė mė pak tė motivuarit. Duan linja mė tė mira trupore dhe pėr kėtė mjaftojnė vetėm pak javė qė ta ndiejnė veten mė mirė. Pastaj ata nė mbipeshė, edhe pse kanė marrė rekomandimin e mjekut se po rrezikojnė, nuk vazhdojnė mė shumė se disa muaj.
Obezėt nuk e vazhdojnė dietėn mė shumė se gjashtė muaj, edhe pse 40 nė 100 tė tillė janė tė ndėrgjegjshėm se iktusi dhe sėmundjet kardiovaskulare janė shumė pranė”. Me pak fjalė, pas zhgėnjimesh dhe dėshtimit tė dietave apo ushtrimeve fizike, tė gjithė shkojnė me kėmbėt e tyre drejt sėmundjeve tė ndryshme. Por nėse dieta e shoqėruar me ushtrimet fizike konsiderohet si e pamundur pėr tė arritur qėllimin, shumė mendojnė se njė tjetėr mėnyrė ėshtė heqja e dhjamit pėrmes operacioneve kirurgjikale. Megjithatė, operacionet janė tė domosdoshme vetėm kur ka njė tregues tė qartė, kur ndėrhyrja ndjek njė rrugė tė studiuar mirė me specialistėt dhe pacientėt e motivuar, tė bindur se duhet t’i nėnshtrohen kontrollit mjekėsor edhe pas kirurgjisė.
Renehan, bashkė me bashkėpunėtorėt holandezė dhe zviceranė, ka hartuar njė model tė sofistikuar pėr tė vlerėsuar pėrqindjen e tumoreve qė mund t’i atribuohen peshės sė tepėrt nė 30 vende europiane. Duke pėrdorur tė dhėnat e shumė burimeve, pėrfshirė edhe ato tė Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė dhe Agjencisė Europiane pėr studimet mbi kancerin, kėrkuesit kanė llogaritur se nė vitin 2002 (viti mė i fundit kur u krye njė studim i gjerė pėr tumoret nė Europė) nga 2.2 milionė raste tė reja, mė shumė se 70 mijė i atribuoheshin njė mase trupore tė barabartė me 25. Masa trupore llogaritet duke pjesėtuar peshėn (nė kilogramė) me katrorin e gjatėsisė (nė metra). Ky tregues, nėse ėshtė mbi 25, tregon se je mbipeshė; nėse ėshtė mbi 30, tregon se je obez.
Gratė, mė tė rrezikuarat
Kėrkuesit bėnė llogaritjen e kėtyre tė dhėnave dhe krahasimin e tyre me atė tė vitit 2002, duke pasur parasysh ndryshimin e masės trupore tė njerėzve dhe lidhjen e saj me sėmundje tė ndryshme e veēanėrisht me kancerin. Nė kėtė mėnyrė arritėn nė pėrfundimin se pėr vitin 2008, numri i rasteve tė kancerit qė i atribuoheshin peshės sė tepėrt trupore ishte i barabartė me 124.050. Nė veēanti, te meshkujt, 3.2 pėr qind e diagnozave onkologjike lidheshin me mbipeshėn ose obezitetin, ndėrsa te gratė kjo pėrqindje shkonte nė 8.6. Pjesa mė e madhe e tumoreve tė lidhur me obezitetin ishte ai i mitrės (33.421), i ndjekur nga kanceri i gjirit nė periudhėn pas menopauzės (27.770) dhe ai i zorrės sė trashė (23.730). Veē e veē, kėta tre tumore pėrfaqėsojnė 65 pėr qind tė atyre qė i atribuohen peshės sė tepėrt trupore.
Faji i dietės amerikane
“Tumori i zorrės sė trashė ėshtė neoplazia tipike, e lidhur me stilin e jetesės dhe si e tillė, godet mė shumė vendet perėndimore. Pėr kėtė ėshtė e rėndėsishme tė veprosh sa mė shpejt tė jetė e mundur, duke pasur njė regjim tė rregullt ushqimor qė fėmijė dhe duke kryer herė pas here kontrolle tė vazhdueshme”, tregojnė ekspertėt. Sipas onkologėve dhe dietologėve, dieta “all amerikane” (yndyra, tė skuqura, shumė mish, ushqime tė kripura, pikante dhe pak fruta dhe perime) ėshtė pėrgjegjėsi kryesor i kėsaj forme tė kancerit. Numri mė i madh i rasteve nė Europė ėshtė shėnuar nė vendet ku dieta mesdhetare pėrdoret shumė pak ose aspak.

Burimi: Gazeta Shqip (http://www.gazeta-shqip.com/)

Zero Cool
06-09-11, 16:07
Qe te keni jete me te mire seksuale, duhet te peshoni pak


http://www.infoalbania.org/thumbnail.php?file=jeta_seksuale_me_mire_kur_pesho ni_me_pak_855191283.jpg&size=article_medium


Nga nje studim i koheve te fundit mesojme: Njerezit e dhjamosur bejne me pak seks. Ata bejne me pak seks edhe kur nuk e duan kete.

Anketimet kane treguar se grate, me shume se burrat, jane te interesuara per t’u dobesuar. Sipas ketyre anketimeve mbi 50% e grave do te hiqnin dore nga seksi per nje vit, po qe se kjo do t’i ndihmonte te beheshin me te holla nga c’jane. Kjo eshte sakrifice jo e vogel! Edhe ne anketimet e disa viteve me pare 50% e grave amerikane dhe 25% e burrave, pranonin me kenaqesi te kalonin nje vere pa seks dhe te mos fitonin 5 kg peshe.

Kuptohet, ka shume njerez, gra dhe burra, qe jane gati te bejne shume sakrifica per te rene ne peshe. Dhe keto sakrifica do te shperblehen. Cdo renie ne peshe do te thote me shume seks.

Cfare thone kerkimet ?

Jane bere shume studime ne kete fushe. Ato te gjitha kane provuar se renia ne peshe i ka ndihmuar njerezit te ndjehen me terheqes, me seksi dhe te ndjehen me te nxehte ne marredhenie seksuale. Jane bere disa studime tek burrat obeze qe i’u nenshtruan operacioneve per t’u dobesuar, sic eshte operacioni i bypassit gastrik. Pas ketij operacioni kur ata filluan te bien ne peshe, ne gjakun e tyre u rrit niveli i testosteronit dhe u rrit ndjeshem deshira per seks. Kjo thuhet ne nje studim per kete qellim ne Universitetin e Utahut. Shkencetaret qe kryen kete studim thane, se ata e dinin me siguri qe renia ne peshe, pavaresisht si arrihet ajo, permiresonte shendetin e pergjithshem te personit. Por tani, thone ata, “ne provuam lidhjen direkte qe ekziston midis renies ne peshe, nivelit te testosteronit ne gjak dhe performances seksuale”.

Ndryshon puna tek grate. Grate e dhjamosura nuk provojne te njejten lidhje midis peshes dhe deshires per seks. Studimet me vertetesi tregojne, se grate mbi peshe ose ne peshe, deshira e tyre per seks dhe eksitimi i tyre seksual nuk prishen. Mbi pesha e grave ndikon keq ne marredhenien seksuale, vetem ne kuptimin qe krijohen veshtiresi ne kryerjen e marredhenieve seksuale, sepse rritet distanca midis organeve gjenitale te partnereve.

‘Burrat jane vizuale”. Kjo do te thote se ata eksitohen seksualisht, kryesisht, nga pamja dhe mbipesha e gruas, natyrisht, con ne renien e deshires per seks. Ketu fillon nje zinxhir fenomenesh negative per marredhenien seksuale te ciftit. Kur burrit i ulet deshira per seks, tek gruaja, me se paku, fillojne shqetesimet emocionale. Per tu qetesuar, ajo i kthehet ushqimit pa kufizim dhe shton akoma me shume ne peshe.

Nuk jane vetem burrat e dhjamosur qe largohen seksualisht nga grate e dhjamosura, por edhe grate nuk i pelqejne burrat e dhjamosur. Nje burre i dhjamosur nuk eshte nje partner seksual i lakmuar. Shume cifte ne keto kushte priren te largohen nga seksi, deri sa partneri te kthehet perseri ne forme.

Ne studimet me te fundit eshte vertetuar se personat e dhjamosur, pavaresisht jane burra ose gra, kane jete seksuale me te keqe, nga ata qe kane peshe normale. Duke u moshuar, njerezit shtojne ne peshe. Moshimi dhe mbipesha jane dy faktore qe e prishin ndjeshem jeten seksuale te cifteve. Ne keto kushte, natyrshem, lind pyetja: A kane te gjitha ciftet te njejtin fat, te jetojne gjate por te vecuar seksualisht?

Shifrat

38% e burrave kishin hequr dore nga seksi, nga qe grate e tyre kishin shtuar shume ne peshe sipas nje studimi tjeter mbi burrat dhe grate qe perjetonin “martesa pa seks”.

2 cm me i gjate behjet penisi i burrave qe bien ne peshe per cdo 5 kg peshe te humbur. Kjo vjen sepse del ne drite pjesa e tij e varrosur ne dhjame.

Pas marteses njerzit shtojne ne peshe

Ka nje thenie te vjeter: “Njerezit pas marteses e leshojne veten”. Me sa duket, kjo adage vazhdon te jete e vertete edhe sot. Studiuesit ne Greqi kane vertetuar se ciftet e martuara jane dy here me te dhjamosur, nga shoket e tyre beqare. Pse? Sepse te martuarit bejne me pak ushtrime fizike, kalojne me shume kohe perpara televizorit dhe porositin me shpesh ushqime te gatshme.

Per ta evituar kete, ciftet e martuara duhet te bejne me shume ushtrime fizike dhe te ushqehen me shendetshem. Kjo tingellon shume e thjeshte! Por eshte shume e lehte ta thuash kete dhe eshte shume e veshtire ta besh. Ciftet fitojne zakone te perbashketa, te rehatshme, qe eshte e veshtire t’i prishin. Pervec kesaj, ndonjehere, keto zakone te reja, jane shume te pelqyeshme. Ata duan te rine sa me shume bashke pas nje dite pune te lodhshme dhe u duket e veshtire te dalin e te bejne nje shetitje.

Po qe se jeni mbi peshe dhe u shqeteson jeta juaj e vaget seksuale, beni mire t’i beni vetes keto pyetje:

• A deshironi me shume seks?

• A ndjeni se marredhenia juaj nuk eshte ajo qe do te deshironit te ishte?

Po qe se ketyre pyetjeve u pergjigjeni me nje “PO”, atehere, ju dhe partneri juaj do te ndjeheni me mire po qe se bashke do te shkoni rregullisht ne palester..

Po qe se ndjeheni te lumtur keshtu sic jeni dhe partneri juaj, gjithashtu, eshte i kenaqur me jeten seksuale qe beni, atehere, mos e vrisni mendjen per cfare thote studimi i komshinjve tane greke.

Por mos harroni! Mbipesha eshte shkaku i shume semundjeve te tjera te rrezikshme. Po qe se shtoni disa ushtrime gjimnastikore ne programin tuaj ditor, kjo do te thote jo vetem me shume seks per ju te dy, por edhe me shume vite jete, qe do t’i gezoni edhe me me shume seks.