PDA

View Full Version : Hacktivity 2011


Zero Cool
14-09-11, 15:07
Hacktivity 2011 po afrohet


http://t0.gstatic.com/images?q=tbn:ANd9GcSWv282nFZArBmmYPpVw9oDC6eR9rs2p rC71SRZqCIgFIVh1CN0Aw


Mė 17 dhe 18 Shtator, 2011 do tė mbahet konferenca mė e madhe e hakerėve nė Evropėn Qendrore dhe atė Lindore . Kjo konferencė e njohur me emrin Hacktivity kėtė vit do tė mbahet nė Millenaris. Gjatė dy ditėve sa do tė zgjasė kjo konferencė do tė ketė prezantime, seminare, lojėra, finalet e Olimpiadės Botėrore Kibernetike (Global CyberLympics), ndeja gjatė mbrėmjes, si dhe mbi 1000 pjesėmarrės hakerė nga gjithė bota.

[i]Hacktivity 2011, ėshtė konferenca e 8-tė me radhė dhe kėsi soji konsiderohet si konferenca mė e vjetėr dhe mė e ndėrkombėtarizuar nė Hungari pėr fushėn e IT sigurisė. Si edhe nė konferencat e kaluara edhe nė kėtė konferencė do tė ketė folės nga mė tė njohurit e IT sigurisė. Tė arrish tė prezantosh nė kėtė konferencė konsiderohet si arritje profesionale e ekspertėve nga fusha e IT sigurisė, prandaj ėshtė bėrė tashmė traditė qė folėsit e interesuar pėr tė prezantuar nė konferencė tė aplikojnė pėr tu pėrzgjedhur si folės. Kėtė vit ka pasur mbi 60 aplikues nga 15 vende tė ndryshme dhe nga juria janė pėrzgjedhur 28 mė tė mirėt.

Ngjashėm , me konferencat e viteve tė kaluara, edhe kėtė vit do tė jenė dy folės shumė tė njohur nga fusha e IT sigurisė.

Tė shtunėn si folės kryesor do tė jetė Peter Szore i lindur nė Hungari por qė jeton nė SHBA, i cili me tė drejtė quhet babai i mbrojtjes ndaj viruseve kompjuterike. Libri i tij prej 650 faqesh i titulluar “Arti i hulumtimit dhe mbrojtjes nga viruset kompjuterike” (The Art of Computer Virus Research and Defense (http://www.peterszor.com/theartofcomputervirusresearch.html)), i publikuar sė fundmi nė Hungari, jo vetėm qė ėshtė mjaft shkencor por ėshtė edhe libri mė gjithėpėrfshirės pėr viruset kompjuterike deri mė sot. Peter Szor ka diplomuar si specialist i IT-sė nė Universitetin Veszprem tė Hungarisė, ku edhe krijoi programin e parė tė tij kundėr viruseve kompjuterike nė vitet e 90-ta tė quajtur Pasteur (programi ishte pėrdorur nga Banka OTP (https://www.otpbank.hu/portal/en/home) nė atė kohė). Mė 1996 ai u punėsua nga paraardhėsit e F-Secure nė Finland, pastaj mė 1999 ai u bė inxhinier kryesor tek Symantec dhe sė fundmi ai iu bashkua McAfee-s. Nė CARO (http://www.caro.org/) (Organizatėn e Hulumtuesve tė AntiVirusėve Kompjuterikė) ai ka punuar sė bashku me shumė hulumtues tė njohur nga fusha e sigurisė kompjuterike si John McAfee, Mikko Hypponen apo Eugene Kaspersky. Peter Szor ėshtė autor i mbi 40 zbulimeve dhe patentave pėr zbulimin e viruseve kompjuterike dhe parandalimin e ndėrhyrjeve qėllimkeqe nė rrjetet kompjuterike.

Tė dielėn si folės kryesor do tė jetė Raoul „Nobody” Chiesa nga Italia, ekspert i njohur evropian pėr krimet kibernetike. Gjatė viteve tė 80-ta dhe 90-ta ai ishte njėri ndėr hakerėt e parė italian, mė pas nė vitin 1997 ai themeloi Mediaservice.net, kompani kėshilluese pėr siguri. Qė nga viti 2003 ai ka bashkėpunuar me agjencinė e Kombeve te bashkuara “UNICRI (http://www.unicri.it/)“(Instituti i krimit ndėr rajonal tė Kombeve tė Bashkuara dhe Instituti Kėrkimor i Drejtėsisė) dhe nė vitin 2010 ėshtė pėrzgjedhur nė mesin e 30 top ekspertėve evropian tė sigurisė pėr tė asistuar drejtorin e ENISA (http://www.enisa.europa.eu/)-s(Agjencia e Rrjetit Evropian tė Informimit dhe Sigurisė ) deri mė 2012 nė grupin e pėrhershėm te palėve aksionare (PSG (http://www.enisa.europa.eu/about-enisa/structure-organization/psg)).

Ndėrsa nė listėn e folėsve ndėrkombėtar pėrfshihen edhe Vivek Ramachandran, themeluesi i securitytube.net, qė do tė vjen nga India, Joseph McCray, veteran i forcave ajrore dhe fitues i shumė ēmimeve nga EC-Council (http://www.eccouncil.org/) (Kėshillit Ndėrkombėtar sė Konsulentėve nė Fushėn e Elektronikės), do tė vjen nga SHBA, Ertunga Arsal dhe Alexander Kornbrust nga Gjermania, Pavol Luptak nga Sllovakia si dhe Michele Orru nga Italia. Pėrveē folėsve ndėrkombėtar do tė ketė edhe folės nga Hungaria si Csaba Barta, Laszlo Toth, Laszlo Klock, Peter Bodor etj.

Pėrveē kėtyre folėsve dhe kohės sė rezervuar pėr ta pjesėmarrėsit i presin edhe shumė aktivitete tjera si seminare hyrėse, lojėra, njė mbrėmje zbavitėse gjatė sė shtunės si dhe finalet e Olimpiadės Botėrore Kibernetike (Global CyberLympics (http://cyberlympics.org/)). Gjatė konferencės specialistėt e certifikuar pėr CISA (http://en.wikipedia.org/wiki/Certified_Information_Systems_Auditor), CISM (http://en.wikipedia.org/wiki/Certified_Information_Security_Manager), CISSP (http://en.wikipedia.org/wiki/Certified_Information_Systems_Security_Professiona l), mund tė grumbullojnė pikė CPE (http://www.blurtit.com/q918257.html) tė domosdoshme pėr licencat e tyre. Duke parė interesimin e lartė kėtė vit pritet tė marrin pjesė rreth 1,000-1,200 pjesėmarrės. Po ashtu konferenca do tė mbahet nė njė lokacion tė ri (https://hacktivity.com/en/news/the-location-for-hacktivity-has-been-confirmed/) kėtė vit, nė njė hapėsirė profesionale prej 4590m2 , me njė restorant, dy salla tė mėdha dhe disa tė vogla. Salla mė e madhe ka kapacitet pėr 1000 persona.

Duke parė listėn e folėsve dhe agjendėn e aktiviteteve gjatė kėsaj konference ėshtė njė rast ideal pėr ekspertėt dhe tė a pasionuarit shqiptar tė sigurisė kompjuterike, qė tė marrin pjesė nė kėtė konferencė.

Pėr informacione tjera si dhe pėr tu regjistruar vizitoni: www.hacktivity.com

ps: shiko mire mos pom sheh edhe mua aty dikund :biggrin: