PDA

View Full Version : "Gratė e shquara shqiptare"


Zero Cool
15-09-11, 13:55
"Gratė e shquara shqiptare", nė gjuhėn malazeze


http://www.gazetaexpress.com/repository/images/large/Box%201,%2014%20shtator%2011_507220_thumb_large.jp g


Nga Express mė 15 shtator 2011 nė ora 11:12
Ėshtė botuar nė gjuhėn malazeze libri i Sanije Gashit, "Gratė e shquara shqiptare". Redaktor i librit nė edicionin malazez ėshtė Sabri Halili, ndėrsa ėshtė pėrkthyer nga Jovan Nikolaidis. Botimin e kėtij libri e ka mundėsuar rrjeti letrar "Traduki". Libri "Gratė e shquara shqiptare" nė origjinal ka pasur dy botime.

Botimin e parė nė vitin 2000, ndėrsa tė dytin nė vitin 2003, me botues revistėn "Teuta" tė Prishtinės. Libri ka pėrfshirė figura tė ndritura tė grave shqiptare qė kanė kontribuar nė fushėn e shkencės, tė edukimit, tė historisė e kulturės. Nga Rozafa, mbretėresha Teutė, te Nėnė Tereza e gra tė tjera qė kanė lėnė gjurmė tė thella, jepen tė dhėna tė verifikuara pėr kėto figura tė ndritura tė kombit shqiptar.

Autorja ka pėrdorur si kriter kontributin e grave nė fushat e pėrmendura, tė kenė mbushur moshėn 70 vjeē, apo ato qė fizikisht nuk janė mė nė mesin e tė gjallėve. Nė botimin malazez, janė pėrfshirė edhe gjashtė figura tė reja tė shkencės e kulturės: Kleopatra, Olimpia, Angelica Palli, Eugjeni Thanasi, Hamide Stringa dhe Melihate Ajeti.

Qėllimi i botimit tė kėtij libri ėshtė inkurajimi i grave shqiptare nė punėn dhe aktivitetet e tyre. Botimi i librit nė gjuhė tė tjera, sipas autores, ka pėr synim tė njoftojė opinionin ndėrkombėtar pėr tė arriturat e gruas shqiptare. Tė kujtojmė kėtu thėnien e famshme tė Margerit Jursenar, "Pėr nėnė, do tė doja tė kisha njė shqiptare".

Autorja e librit ėshtė gazetare, publiciste dhe luftėtare pėr emancipimin e gruas. Ėshtė ndėr tė parat gazetare shqiptare dhe mė e njohura, qė bėn gazetari aktive plot 45 vjet, e cila arriti tė bėhej emėr me konsideratė pėrmes shkrimeve qė kishin pėr qėllim ngritjen e gruas shqiptare nė ēdo pikėpamje. Ėshtė bashkėthemeluese dhe themeluese e dy revistave, "Kosovarja" dhe "Teuta".