PDA

View Full Version : Miting masiv pėr Iliridėn?


Zero Cool
17-09-11, 12:13
Miting masiv pėr Iliridėn?


Nga Express mė 17 shtator 2011 nė ora 12:29
Organizata joqeveritare shqiptare po shqyrtojnė mundėsinė qė mė 11 dhe 12 janar tė 2012 tė organizojnė miting masiv pėr shėnimin e 20 vjetorit tė Referendumit pėr Autonomi Politiko – Territoriale tė Shqiptarėve nė Maqedoni, apo i njohur si Referendumi pėr Iliridėn.

Njė nga aktivistėt e OJQ-ve shqiptare deklaroi se ideja vjen nga njė grup studentėsh, tė cilėt do tė nxisin organizatat joqeveritare shqiptare pėr tė mbajtur tubimin masiv nė Shkup.

“Ėshtė nevoja qė edhe ne tė festojmė diēka qė na takon, qė ky popull ka deklaruar dhe nuk duhet tė heshtet. Ishte referendum popullor dhe jemi krenar si shqiptar qė baballarėt tanė paskan bėrė diēka nė kėtė vend tonin. Ne duhet tė rikujtojmė kėtė sepse ėshtė pjesė e historisė sonė kombėtare”, theksoi aktivisti shqiptar.

Por studentėt theksojnė se ky manifestim masiv, sipas tyre, duhet tė jetė njė kundėrpėrgjigje pėr mitingun masiv tė VMRO-DPMNE nėn ombrellėn qeveritare, qė ishte njė tubim etnik dhe qė u keqpėrdor pėr pėrfitime politike dhe nacionaliste.

Referendumi pėr Autonominė Politiko- Territoriale tė Shqiptarėve nė Maqedoni, apo Ilirida, u mbajt si kundėrpėrgjigje ndaj Referendumit pėr Maqedoninė e mėvetėsuar, i cili u bojkotua atėkohė nga shqiptarėt, pėr shkak tė kushtetutės qė ishte nė disfavor dhe diskriminuese pėr shqiptarėt.