PDA

View Full Version : Hysen Sherifi - gjykim pėr terrorizėm


Zero Cool
20-09-11, 08:32
Radha e Hysenit


Vėshtirėsohet pozita e Hysen Sherifit para drejtėsisė amerikane. Edhe i akuzuari i tretė pėr terrorizėm, ku ėshtė i pėrfshirė kosovari nga Gjilani, ka pranuar fajėsinė. Nė Gjykatėn e Distriktit Lindor tė Karolinės sė Veriut (SHBA), Dylan Patrick Bouyd pranoi se ka komplotuar pėr sulme terroriste. Brenda kėtij muaji, para gjykatės duhet tė dalė Sherifi bashkė me katėr tė tjerė.


http://www.gazetaexpress.com/repository/images/large/terroistat_333265_thumb_large.jpg
Shtėpia ku ishin bėrė planet pėr sulme terroriste


Raleigh, SHBA, 19 shtator –
Vazhdon procesi gjyqėsor nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės nė rastin e Hysen Sherifi me prejardhje nga Gjilani i Kosovės.

Ai dhe disa shtetas tė tjerė amerikanė, por me prejardhje nga vende tė ndryshme tė botės, janė arrestuar nė vitin 2009 nė Karolinėn e Veriut dhe akuzohen se janė pėrfshirė nė planifikime dhe mbėshtetje tė grupeve terroriste.

Sherifi i cili nė kohėn e luftės sė fundit nė vend ka shkuar nė SHBA, ndėrkohė qė familja e tij jeton nė Kosovė, akuzohet si njėri prej pjesėtarėve tė kėtij grupi tė drejtuar nga Daniel Patrick Boyd, i cili cilėsohet si shefi i tyre.

Boyd, nė kėtė grup kishte angazhuar edhe dy djemtė e tij, Dylan Daniel Boyd (24) dhe Zakariya Boyd (22), si dhe Hysen Sherifin (29), Anes Subashiēin (35) nga Bosnja e Hercegovina, Mohammad Omar Aly Hassanin (24) nga Pakistani, Ziyad Yaghin (23) dhe Jude Kenan Mohammadin.

Derisa gjatė kėtij viti janė mbajtur seancat pėr Daniel Patrick Boydin dhe Zakariya Boydin, i njohur me pseudonimin “Zak”, tė dy babė e bir, para dy ditėsh nė Gjykatėn Federale nė Karolinėn e Veriut ėshtė mbajtur seanca gjyqėsore pėr Dylan Boydin, i njohur me pseudonimin “Mohammed”.

Edhe nė kėtė rast, i riu Dylan Boyd, sikurse babai Daniel, i cili para gjykatės doli nė fillim tė kėtij viti dhe vėllai i tij mė i madh, Zakariya, i cili para gjykatės doli nė verėn e kėtij viti, i ka pranuar akuzat e ngritura nga prokurori i Distriktit Lindor tė shtetit tė Karolinės sė Veriut.

Ky ėshtė personi i tretė nė kėtė rast qė pranon akuzat e ngritura duke bėrė qė pozita e kosovarit Hysen Sherifi, i cili brenda pak ditėsh pritet tė dalė para gjykatės, tė jetė mjaft e vėshtirė.

Kėshtu, edhe nė seancėn gjyqėsore tė para dy ditėsh, Dylan Boyd, i njohur nė grupin e tij si "Mohammed", e pranoi fajėsinė pasi ishte i akuzuar pėr ndihmė dhe inkurajim nė njė komplot pėr tė siguruar mbėshtetje materiale pėr terroristėt. Nė rast se ai shpallet fajtor, atėherė dėnimi i tij mund tė jetė deri nė 15 vjet burg si dhe tri vjet tė tjera mbikėqyrje.

Boyd (24), qytetar i SHBA-sė dhe banor i Karolinės sė Veriut, ėshtė akuzuar pėr herė tė parė sė bashku me shtatė tė pandehur tė tjerė nė njė aktakuzė federale tė ngritur me 22 korrik 2009. Ai u arrestua mė 29 korrik tė tė njėjtit vit.

Sipas aktakuzės, nga nėntori 2006 deri tė paktėn nė korrik 2009, Boyd ka ndihmuar dhe mbėshtetur tė pandehurit e tjerė tė pėrmendur dhe tė tjerėt qė komplotuan pėr tė siguruar mbėshtetje materiale dhe burime pėr terroristėt, duke pėrfshirė para, trajnim, transport tė personelit etj.

Objekt i konspiracionit, sipas aktakuzės, ishte pėr tė ēuar pėrpara xhihadin e dhunshėm, duke pėrfshirė mbėshtetjen dhe pjesėmarrjen nė veprimtaritė terroriste jashtė vendit dhe kryerjen e akteve tė vrasjes, rrėmbimit ose gjymtimit tė personave jashtė vendit.

Padia pretendon se si pjesė e konspiracionit, Boyd ka ndihmuar tė pandehurit e tjerė se si ata duhet pėrgatitur veten qė tė angazhohen nė xhihadin e dhunshėm dhe ishin tė gatshėm tė vdesin si martirė.

Fakte

Daniel Patrick Boyd, u vetėdeklarua fajtor mė 9 shkurt 2011, nė akuzėn pėr konspiracion pėr tė siguruar mbėshtetje materiale pėr tė terroristėt dhe njė akuzė pėr konspiracion pėr vrasje, rrėmbimin, gjymtimin dhe plagosjes sė personave nė njė vend tė huaj.

Zakarija Boyd, u vetėdeklarua fajtor mė 7 qershor 2011, me akuzėn pėr konspiracion pėr tė siguruar mbėshtetje materiale pėr terroristėt. Gjyqi pėr tė akuzuarit e tjerė pritet tė mbahet brenda kėtij muaji.

Dėshmi

Ekskluzivisht, gazeta Express nė vitin 2009, kur edhe u bė arrestimi i kėtyre personave, kishte siguruar fotografi, transkripte tė bisedave tė tyre dhe pjesė tė incizimeve audio tė mbledhura nga FBI-ja amerikane, nė lidhje me kėtė ēėshtje. Nė kėto transkripte, janė tė shėnuara datat e bisedave qė kanė tė bėjnė me dyshimet pėr vepra penale, ora e saktė, minutat sa kanė folur, kush kujt i ėshtė drejtuar dhe emrat e personave pjesėmarrės.

Nė transkriptet e kėtyre bisedave tė incizuara nė mėnyrė tė fshehtė e tė cilat ishin lėshuar dhe nė sallėn e gjykatės, tė siguruara nga Expressi, paraqiteshin planet e tyre. Nė njėrėn prej kėtyre transkripteve, Hysen Sherifi ka biseduar me Daniel Boyd dhe Zakariya Boyd (djali i Daniel Boydit) mė datė 10 qershor 2009, nga ora 12 e 5 minuta e 10 sekonda, deri nė 14 e 10 minuta e 39 sekonda.

Ata ndodhen nė njė stėrvitje me armė diku nė njė pjesė rurale tė Karolinės sė Veriut tė cilėn, Prokuroria Federale e pėrshkruan si vend sekret, ku ata ushtroheshin pėr qitje. “A ke shtėnė ndonjėherė me AK’, pyet Boyd, Hysenin. ‘Qėllova menjėherė pas teje”, i pėrgjigjet ai.

Makresh
20-09-11, 08:59
Shume lajm i dobėt.

Ne rezume : Sherifi qenka akuzuar per planifikim dhe per mbeshtetje te al-kaidės.

Kaq.