PDA

View Full Version : Nam pėr keq


Zero Cool
22-09-11, 14:02
Nam pėr keq


Agron Hasbajrami, Arid Uka e Hysen Sherifi, pėrveē etnisė, i bashkon edhe diēka tjetėr. Tė tre shqiptarėt aktualisht ballafaqohen nga drejtėsia amerikane e gjermane si tė pėrfshirė nė akte e planifikime terroriste. Njė prej tyre i ka pranuar akuzat e rėnda.



http://www.gazetaexpress.com/repository/images/large/Terroristat_Hysen%20Sherifi_167697_thumb_large.jpg



Nga Jeton Musliu mė 21 shtator 2011 nė ora 08:44
Njė nė Frankfurt tė Gjermanisė, tjetri nė Karolinėn e Veriut nė SHBA apo njė tjetėr nė Brooklyn tė New Yourkut. Edhe pse nuk kanė ndonjė lidhje ndėrmjet vete, tė tre kėta persona, pėrveē qė i bashkon nacionaliteti, sepse janė shqiptarė, ata i bashkon edhe fakti se janė tė akuzuar pėr vepra tė rėnda qė ndėrlidhen me terrorizmin.

Agron Hasbajrami
Rasti mė i fundit ėshtė Agron Hasbajrami, njė shqiptar, me nėnshtetėsi amerikane, i cili akuzohet nga prokurorėt nė New York pėr terrorizėm si dhe pėr ndihmė financiare pėr xhihadistėt nė Pakistan. Ai akuzohet se sulmin mbi Shtetet e Bashkuara tė Amerikės ka dashur ta kryejė pikėrisht nė mė 11 shtator, nė dhjetėvjetorin e sulmeve mbi dy kullat binjake.

Organi i akuzės e ngarkon shqiptarin 27 vjeē me banim nė Brooklyn tė shtetit tė New Yorkut nė SHBA se i kishte dėrguar 1 mijė dollarė njė personi, i cili dyshohet se pėrfaqėsonte njė organizatė xhihadiste nė Pakistan. Pėrveē kėsaj, qė ata kishin pasur ndėrmjet vete, kishin folur edhe me kode duke pėrdorur shprehjen si “tė martohem me vajzat nė parajsė”, qė sipas prokurorėve, nėnkuptonte pėr planin e tyre pėr tė udhėtuar drejt Pakistanit e pėr t’iu bashkuar grupit pėr martirizim. Madje akuza pretendon se kjo ėshtė mė se e vėrtetė duke marrė parasysh se nė shtėpinė e tij, ėshtė gjetur njė shėnim ku shkruhej “mos prisni pushtimin, ėshtė koha e martirizimit”.

Sipas prokurorėve, Hasbajrami ka mbėrritur nė Shtetet e Bashkuara nė shkurt tė vitit 2008, u arrestua nė aeroportin ndėrkombėtar JFK tė New Yorkut, vetėm pesė ditė para 11 shtatorit. Nė atė moment, ai kishte blerė njė biletė drejt Turqisė, e qė mė vonė tė udhėtonte drejt Pakistanit. Hasbajrami tė h0ėnėn ka pranuar para gjykatės njujorkeze tė gjitha akuzat, duke thėnė se dėshironte t’iu bashkohej grupeve terroriste ngase besonte se kjo ishte rruga mė e mirė pėr jetėn e tij nė botėn e amshuar. Nėse ai shpallet fajtor, mund tė dėnohet deri me 15 vjet burg.

Arid Uka
Procesi gjyqėsor kundėr Arid Ukės, shqiptarit nga Kosova qė jeton nė Gjermani, ka filluar javėn e kaluar. 21-vjecari qė dyshohet se vrau dy ushtarė amerikanė nė aeroportin e Frankfurtit dhe plagosi rėndė dy tė tjerė, derisa ata shkonin me mision nė Afganistan, ka thėnė se aktin e kishte kryer pasi ishte xhindosur kur nė internet kishte parė njė video se si ushtarėt amerikanė pėrdhunonin njė grua myslimane.

Ndonėse prokurorėt kanė treguar se nuk ka ndonjė dėshmi qė vėrteton lidhjet e Ukės me ndonjė grup terrorist, megjithatė ata janė tė bindur se ky rast tregon se pėr njė rritje tė rrezikut nga persona tė tillė qė njihen si “ujqit e vetėm”.

Procesi gjyqėsor ndaj Arid Ukės, me prejardhje nga Mitrovica, do tė vazhdojė me 5 tetor, ndėrkohė qė ai mund tė marrė njė dėnim mė tė ulėt, meqė ėshtė duke bashkėpunuar me autoritetet. Pėrndryshe, nė rast se do tė shpallej fajtor pėr krimet e bėra, dėnimi ndaj tij do tė ishte burgim i pėrjetshėm.

Hysen Sherifi
Procesi gjyqėsor kundėr Hysen Sherifit dhe disa personave tė tjerė, tė gjithė shtetas amerikanė me prejardhje nga vende tė ndryshme tė botės, nė tėrėsi ka filluar qė nga fillimi i kėtij viti.

Por derisa Daniel Patrick Boyd, baba i dy djemve, Dylan dhe Zakria Boyd janė rrėfyer para gjykatės, zyrtarė tė Prokurorisė sė Karolinės sė Veriut kanė thėnė pėr Express se nga dita e hėnė, tė njėjtėn gjė janė duke e bėrė edhe Hysen Sherifi, Mohammad Omar Aly Hassanin dhe Ziyad Yaghi.

Edhe mė tej, duket se ėshtė vėshtirėsuar pozita e kosovarit si i dyshuar nė kėtė rast. Kjo pasi Patrick Boyd dhe dy djemtė e tij kanė pranuar fajėsinė. Pėrveē kėsaj, Sherifi nuk ka avokat tė tij tė paguar, por ėshtė duke u mbrojtur nga njė i caktuar me detyrė zyrtare nga Gjykata. Ai dhe tė tjerėt janė arrestuar nė vitin 2009 nė Karolinėn e Veriut dhe akuzohen se janė pėrfshirė nė planifikime dhe mbėshtetje tė grupeve terroriste.

King_Gentius
24-09-11, 07:10
Keta psikopate duan gjith bota te jetoje ne shpella ete han rrenje. Talebanet kan spitale e shkolla me fame boterore, e japin bursa universitare, dhe mund ta hapesh biznese te behesh I pasur, a te mbajne me buke kur humb punen, e doktorin kur semuresh, e kan shpetuar e Shqiperin e Kosoven nga zhdukja?