PDA

View Full Version : Inva Mula


Zero Cool
24-09-11, 19:51
Inva Mula (http://en.wikipedia.org/wiki/Inva_Mula)



http://www.teksteshqip.com/img/artpic/1184.jpg


Vendlindja: Tiranė
Mosha: 48 Vjeē (1963)

Inva Mula (edhe Inva Mula-Ēako) ėshtė njė kėngėtare soprano shqiptare. Ajo vjen nga njė familje artistėsh. I ati saj, Avni Mula, ėshtė njė nga kompozitorėt dhe kėngėtarėt mė tė talentuar nė Shqipėri. Nė vitin 1987 fitoi konkursin “Kėngėtarja Shqiptare”, mė 1988 konkursin “George Enescu” nė Bukuresht. Pas katėr vjetėsh nė 1992 fiton konkursin ”Butterfly” nė Barcelona. Nė 1993 merr njė ēmim nė Operalia-n e parė tė Placido Domingos nė Paris. Ka bashkėpunuar me tenorė tė famshėm nė operėn e Bastille-s nė Paris, nė Bruksel, nė Mynih dhe nė Oslo. Nė vitin 1996 mori pjesė nė operėn Medee tė Luigi Cherubini-t nė Francė. Nė 1998 rikthehet nė operėn e George Bizet “La Jolie fill de Perth”. Nė filmin “Elementi i peste” nė 1997 i jep zėrin kėngėtares nė rol Lucia di Lammermoor nė skenėn "The Diva Dance". Mė vonė ajo luajti nė “Ivan IV” tė Bizet-it nė Paris. Nė vitin 2001 ishte e zėnė nė Itali ku luajti nė teatrin “La Scala” pjesėn e Verdit “Falstaff” dhe Riggoleto-n nė Arenėn e Veronės. Ka marrė pjesė rregullisht nė “La Scara” ku luajti Lucia di Lammermoor, La bohčme, Manon (2006). Luajti gjithashtu disa herė dhe La traviata-n nė qytete tė rėndėsishme si Tokio, Bilbao, Orange, Trieste dhe Toronto. Nė 2007, ajo do tė luaj Norine-n e parė nė L'elisir d'amore nė Toulouse tė Francės

Zero Cool
24-09-11, 19:51
Njė jetė nė skenė e nisur me emocionet e para, kur kėndoi pėr herė tė parė nė Festivalin Kombėtar tė Fėmijėve nė Shkodėr. Pikėrisht sopranoja, qė vite mė pas do tė interpretonte pėrkrah tė madhit tenorit spanjoll, Plaēido Domingo, apo edhe me tenorin e njohur grek, Mario Franguli, e shumė emra tė tjerė sot ėshtė pa dyshim njė nga talentet e skenės operistike. Shfaqja e Invės nė ēdo skenė provokon menjėherė duartrokitje. Sopranoja shqiptare, qė nuk rresht sė kėnduari nė skenat mė tė mėdha tė botės, nga Parisi nė Barcelonė, nga Nju Jorku nė Milano nuk i harron emocionet qė i dha skena shqiptare.Pėr interpretimin e parė nė skenėn e festivalit Inva Mula ėshtė shprehur: “Kur mė erdhi radha pėr tė kėnduar, ēdo gjė mu errėsua dhe nuk ngjitesha dot nė skenė. Pėr njė fėmijė ndoshta ishte njė lojė, por pėr njė artiste tė ardhshme ishte guri i parė i njė karriere tė pakthim mbrapa”. Qė nga ajo kohė dhe deri tani sopranoja shqiptare ka rezultuar e suksesshme nė ēdo skenė ku ajo ka kėnduar. Pėr tė nuk ka limite, nėse jeton nė Paris apo nė Tiranė. Ajo ėshtė e kudogjendur, nga njė skenė nė tjetrėn, nga njė shtet nė tjetrin. Jeta e saj ėshtė njė lėvizje nga Italia nė Londėr, Amerikė etj, dhe nė kėto shtete ku ajo interpreton prezanton mė sė miri kulturėn shqiptare. E njohur nė skenat botėrore sopranoja e shqiptare ende vazhdon me suksesin e saj operistik. Kėtė verė sopranoja do tė japė njė koncert nė Butrint, ku magjia e zėri tė saj do tė mrekullojė skenėn antike. Inva Mula, ėshtė njė kėngėtare soprano shqiptare. Lindi nė Tiranė nė vitin 1963. Ajo vjen nga njė familje artistėsh. I ati saj, Avni Mula ėshtė njė nga kompozitorėt dhe kėngėtarėt mė tė talentuar nė Shqipėri. Nė vitin 2001 ishte e zėnė nė Itali, ku luajti nė teatrin "La Scala", pjesėn e Verdit "Falstaff" dhe Riggoleto-n nė Arenėn e Veronės. Ka marrė pjesė rregullisht nė “La Scara” ku luajti “Lucia di Lammermoor”, “La boheme”, “Manon” (2006). Luajti gjithashtu disa herė dhe "La Traviata-n" nė qytete tė rėndėsishme si Tokio, Bilbao, Orange, Trieste and Toronto. Inva Mula ka shkėlqyer kudo, qė ka dhėnė koncerte. Sopranoja Inva Mula, bijė arti, e filloi shumė e re karrierėn lirike. Tashmė e vendosur prej vitesh nė Paris, Inva Mula ka performuar nė njė numėr tė madh shtetesh si: USA, Itali, Francė, Japoni, Austria, Norvegji, Spanjė, Koreja e Jugut etj.

Zero Cool
24-09-11, 19:52
Inva nė shfaqjen e Faustit



Nga Express mė 23 shtator 2011 nė ora 22:25
Inva Mula po flet nė radio pėr karrierėn e saj dhe pėr operan Faust. Hera e fundit qė opera ėshtė luajtur nė Paris, ka qenė nė vitin 2003.

Prodhimi i mėparshėm, njė triumf i vėrtetė, u luajt pėr mė shumė se njė ēerek shekulli, duke shenjuar njė brez tė tėrė. Pas 8 vjet mungese, drejtori i operas kombėtare tė Parisit, Nicolas Joel, ka vendosur t'ia rikthejė operan parizienėve.

Fausti do tė luhet nė Operan e Bastijės, deri mė datė 25 tetor. Pėr disa prej kritikėve, Nicolas Joel ka bėrė njė zgjedhje tė guximshme, por, po aq sa ishte e guximshme, mendojnė ata, po aq kishte ardhur koha qė publikut parizien t'i servirej sėrish kjo vepėr e rėndėsishme e repertorit francez. Vetėm koha do tė tregojė nėse ky “Faust” do t'i qėndrojė apo jo krahasimit me prodhimin e mėparshėm. Por, sikurse shkruante njėri prej kritikėve, pėr kėtė prodhim Nicolas Joel ka zgjedhur dy vlera tė sigurta, qė nuk e kanė shokun sot pėr sot nė botė nė rolin e Faustit dhe tė Margeritės, Roberto Alagnan dhe Inva Mulėn.

Por mbi operan duket se qėndron varur njė fat jo i mirė. Ditėn e premierės njė grevė e punonjėsve tė skenės pėr pak sa nuk rrezikon vetė shfaqjen. Ndėrkohė qė disa ditė pėrpara kėsaj opera u mbulua nga njė parfum skandali, pas largimit tė dirigjentit Alain Lombard. Nė fakt, sipas burimeve, ishte Roberto Alagna ai qė pas njė sherri me tė, i vuri kusht drejtorit tė operas: "o unė, o ai". Pėr dy ditė provat u pezulluan dhe artistėt qėndruan nė shtėpi. Pas dy ditėsh, drejtori Nicolas Joel zgjodhi tė mbajė tenorin dhe tė largojė dirigjentin. Nė fakt Roberto Alagna ėshtė mė i vyer pėr suksesin e operas. Gjatė intervistave qė ai jep pėr ne dhe pėr njė tjetėr televizion nga Kosova, del qartė nė pah njė komplisitet mes tij dhe Inva Mulės.

“Herėn e parė qė e kam kėnduar Faustin isha 20 vjeē. Tani jam 48, pra po bėhet njė kohė shumė e gjatė. Dhe merreni me mend, ēdo herė mrekullohem, sepse kjo muzikė ėshtė e magjishme. Dhe me Invėn ėshtė gjithmonė njė kėnaqėsi shumė shumė e madhe, sepse njihemi mirė, jemi si vėlla e motėr, dhe kjo tė lejon ta kėndosh veprėn nė njė mėnyrė mjeshtėrore”, thekson Algna.

Mė datė 10 tetor, Fausti do tė transmetohet direkt nė sallat e kinemave dhe nė televizionin France 3. Me fjalė tė tjera, opera do tė demokratizohet.

“Shumė nga teatrot kryesorė tė botės po e bėjnė, ta demokratizojnė. Kėshtu do tė kemi, - mendohet qė nė tė ardhmen do tė kemi mė shumė publik, do tė kemi njerėz mė shumė qė do tė vijnė, do tė synojnė tė vijnė drejt operas dhe do ta shikojnė qė nuk ėshtė vetėm pėr njė elitė”, shprehet Mula.

Pse, opera ėshtė nė krizė?

“Opera s'ėshtė nė krizė, se njerėzit kėrkojnė; janė 10 shfaqje tė ‘Faustit’ qė janė tė gjitha biletat tė shitura, nė njė teatėr qė ėshtė 2700 vende. Mund ta imagjinoni ēfarė krize mund tė ketė kjo opera?”.

Ky teatėr ofron mundėsi teknike pėr tė realizuar ēdo fantazi tė regjisorit. Por ky i fundit, qė e cilėson realizimin e tij modern, thotė se i ka mbetur besnik veprės.

“Konceptimi im pėr regjinė ėshtė tė vihem gjithmonė nė shėrbim tė veprės, duke sjellė njė maksimum informacionesh, sa mė shumė detaje, por duke mbetur nė shėrbim tė veprės. Dhe dua qė publiku ta shohė kėtė vepėr”, deklaroi Jean-Louis Martinoty.

Ai ka njė vlerėsim maksimal pėr Invėn, pėr tė cilėn thotė se pėrveē se njė soprano e shkėlqyer, ėshtė edhe njė aktore shumė e saktė. Ajo luan rolin e Margeritės, qė joshet nga Fausti. Ky i fundit ka bėrė njė pakt me djallin, Mefistofelin, nė kėmbim tė rinisė sė pėrjetshme.

Kur Fausti vret vėllain e Margeritės, Margerita cmendet. Si nė cdo opera, edhe kėtu ka njė dashuri tė pamundur. Por kėtu, Margerita shkon deri nė cmendi, duke vrarė fėmijėn qė ka pasur me Faustin. Pėr kėtė ajo ndėshkohet nė gijotinė.

Por nėpėrmjet vdekjes sė saj, Margerita i jep Faustit shėlbimin, pra pastrimin nga mėkatet. Ndėrkohė qė Roberto Alagna dhe Inva Mula i garantojnė operas suksesin e pritshėm.

Ndoshta njė ditė, mund t'i shohim tė dy nė Tiranė, ndoshta nė njė koncert tė madh, qė Inva po mendon tė organizojė, mė rastin e 100 vjetorit tė Pavarėsisė. Ky i dihet! (Top Channel)

Zero Cool
24-09-11, 19:54
Inva Mula - Lule borė


3fHE_eaX6X4&feature=related