PDA

View Full Version : Kėngėt e ashikėve

sherri
26-09-11, 08:43
Karakteristikat kryesore tė kėngėve tė ashikėve dhe dylberėve

Nė bazė tė disa analizave tė cilat ua kemi bėrė kėtyre kėngėve, kemi vu nė pah disa nga karakteristikat elementare tė tyre, qė dallojnė dukshėm nga krijimtaria jonė tradicionale popullore.
Nė radhė tė parė, shihet qartė se kėngėt e ashikėve dhe dylberėve kanė lindur, janė krijuar dhe janė kultivuar ekskluzivisht nė vendet urbane.
Po qe se i analizojmė mirė tekstet e kėtyre kėngėve, do tė konkludojmė se ato janė tė thurura nga personalitete tė shkolluara mirė, njohės tė gjuhės dhe tė figurave krahasuese, ēka nuk mund tė mendohet se krijuesit e kėngėve tė kėtilla, kanė qenė laik tė thjeshtė!
Edhe krijuesit e melodive tė kėtyre kėngėve, nuk kanė qenė muziktarė tė thjeshtė, nga se meloditė e kėtyre kėngėve janė shumė tė zhvilluara, tė pasura me ornamentikė e melizmatikė, si askund tjetėr. Ato kanė njė ambitus shumė tė gjerė tė shkallės melodike. Nė to frymon njė melankoli dhe nostalgji e pa pėrshkruar .Forma e tyre muzikore ėshtė e bazuar mbi ornamentikėn dhe ndikimet orientale, ku nuk mungojnė as improvizimet e lira vokale, tė quajtura “gazela”!
Ritmet e kėtyre kėngėve, janė tė gjalla me karakter ahengu dhe vallėzimi, kryesisht tė bazuara mbi masat kohore 4/4 dhe taktet dypjesore.
Pėrcjellja instrumentale e kėtyre kėngėve bėhet kryesisht me vegla tė fabrikuara muzikore, nga se vet zhvillimi dhe struktura melodike e tyre, nuk le mundėsinė qė ato tė shoqėrohen me instrumente burimore autoktone.
Interpretuesit vokal tė kėtyre kėngėve, janė kėngėtar shumė tė stėrvitur si nga ana e kualiteteve melodike, ashtu edhe nga ana ritmike.
Tekstet e kėtyre kėngėve, janė tė thurura kryesisht me vargje strofike, tė rimuara dhe herė-herė me ndonjė refren. Nė kėto tekste pėrshkruhet njė gjuhė shumė e vjetėr qytetare, nė tė cilėn ka shumė fjalė e shprehje tė huazuara nga gjuhėt tjera, sidomos nga persishtja, arabishtja, turqishtja dhe ndonjė gjuhė tjetėr aziatike.
Karakteristikė tjetėr e interpretuesve tė kėtyre kėngėve, ėshtė se ato mė tepėr preferohen qė tė kėndohen nė grupe kėngėtarėsh dhe rrokjet e ndonjė fjale thyhen deri nė dhjetė herė nė stilin:”o-ji-ji,a-ji-ji-i-o-u-e”, qė na bėjnė tė kuptojmė anonimitetin e tekstit, pėr tė mos mundur qė ta kuptojnė domethėnien e tyre, ata tė cilėt nuk janė pjesėtarė dhe konsumues tė kėtij zhanri kėngėsh!
Tekstet e kėngėve tė ashikėve dhe dylberėve, zakonisht fillojnė me shprehjet:”Elif, elif” dhe pėrfundojnė me prapashtesat :”ahi”, ose “ai”!

sherri
26-09-11, 08:44
Kush ėshtė ashiku dhe dylberi?

Nė bazė tė analizave tė teksteve tė kėtyre kėngėve, lehtė mund tė kuptohet se nocioni “Ashik”(nga fjala turke = dashnor, apo i dashur), nėnkupton mashkullin i cili ėshtė i dashuruar nė mashkullin tjetėr dhe qė luan rolin e mashkullit nė aktet seksuale. Nocioni “ashik” tek kėto kėngė, shpeshherė mund tė haset edhe si “jaran”, e qė ka tė njėjtin rol nė dashuritė e kėtilla.
Nocioni “Dylber” i atribuohet mashkullit i cili gjatė lojėrave seksuale, do ta luaj rolin e femrės, me tė gjitha virtytet e mundshme, madje jo vetėm pėrmes akteve seksuale, por edhe me veshje e zbukurime tė tjera, tė cilat mė tepėr i takojnė botės femėrore.
Nė kėto role, mė tepėr kanė qenė tė pėrfshirė djemtė e rinj, tė cilėt kanė qenė tė pashėm, tė zhvilluar dhe tė bukur, kryesisht nė moshėn e para rrojės sė fytyrės.
Nė kėngėt e ashikėve dhe dylberėve, jo rrallė , iu kėndohet edhe organeve gjenitale seksuale, por gjithnjė pėrmes figurave konfidenciale, si p.sh. nė rastet kur i kėndohet “anusit”, zakonisht pėrdoret figura krahasuese:”gonxhe”, kurse nė rastet kur i kėndohet “penisit”, do ta hasim figurėn krahasuese “drandafill”.
Koha mė e preferuar e ashikėve dhe dylberėve, nė bazė tė analizave tė kėtyre kėngėve, na del tė jetė stina e pranverės, koha e beharit dhe muajt: prill e maj.

“Kadalė , dalė po na vjen behari –
Lum kush asht arshik!”...

Kjo na bėnė tė kuptojmė se dashuritė e kėtilla, janė zhvilluar mė shumė nė natyrė, ku ka mė shumė gjelbėrime, gjethe e lulishte, ku dy tė dashuruarit e njė gjinie tė njėjtė, do tė ikin sa mė larg qytetit, nė pyll apo vende tjera, ku nuk mund tė hetoheshin nga njerėzit tjerė tė qytetit.
Veshja tė cilėn e preferojnė mė sė tepėrmi ashikėt dhe dylberėt, nė bazė tė kėtyre kėngėve, na del tė jetė ngjyra e gjelbėr (jeshile) dhe pėlhura e quajtur “kumash” , qė ishte e pėrpunuar kryesisht prej mėndafshit.

“Me lule, o, na u mbushke djali,
Me kumash jeshil!”...

Nė kėngėt e ashikėve dhe dylberėve, me tė madhe pėrmendet njė figurė, si tipar zbukurimi qė quhet :”Perēe”.
Nė kohėt kur janė krijuar kėto kėngė, ka qenė njė lloj “mode” e djemve tė rinj, tė cilėt e rruanin kokėn (flokėt) rreth e rreth, por nė maje tė kresė e lenin njė tufė flokėsh pėr bukuri, qė quhej “perēe”. Andaj, dylberėt tė cilėt e lėshonin perēen pėr salltanet, konsideroheshin si dylberėt mė tė bukur tė kohės!
Nė ahengjet dhe dollitė e ashikėve dhe dylberėve, angazhoheshin grupe tė specializuara kėngėtarėsh e muzikantėsh, tė cilėt kujdeseshin gjatė tėrė natės pėr argėtimin dhe disponimin sa mė tė mirė tė ashikėve dhe dylberėve.
Kėngėtarėt e tillė, me gjuhėn e ashikėve dhe dylberėve, quheshin:”shahira”.

Sakrificat dhe xhelozitė e papara nė mes tė ashikėve dhe dylberėve

Duke i analizuar mirė tekstet dhe porositė e kėngėve tė ashikėve dhe dylberėve, bindshėm vijmė deri nė pėrfundim se dashuritė e tyre kanė qenė aq tė zjarrta dhe aq tė shtrenjta, ku xhelozia e tyre ka lėshuar rrėnjė tė rrezikshme dhe tė pashėrueshme.
Pėr dashuritė e tilla, ashikėt dhe dylberėt kanė sakrifikuar shpeshherė edhe jetėt e tyre, ndėrsa nga xhelozia dhe tradhtitė eventuale, kanė rėnė nė dergja dhe sėmundje tė pashėrueshme tė cilat kanė pėrfunduar tragjikisht.
Ashiku i cili ėshtė i dashuruar marrėzisht ndaj dylberit tė vet, do tė dėshironte qė pėr inati te tė tjerėve, tė dilte dhe tė shėtisnin sė bashku nėpėr mėhallė, nė mėnyrė qė ta shohin shokėt e vet se ai ka dylber dhe se do tė mahniten me bukurinė e tij:

sherri
26-09-11, 08:46
“Hajde t’ dalim me shetit-e,
Do t’ shėtisim nėpėr mahallė!
-Aman, babė, i kujt asht ky djal-e?
-Asht i nipi i Myrtezasė!”

Jo, rrallė herė, nė kėngėt e kėtilla, na jepen me emėr e mbiemėr tė vėrtetė ashikėt, si:

“Nėrmjet tokės e nėrmjet qiellit,
Po e marojmė nji urė me gurė.
Ky Selimi, o, i Zymber Hotit,
Asht i bukur, oh, pa kusur !”

Ja njė shembull, kur ashiku i kėndon dylberit tė vet me emėr e mbiemėr tė vėrtetė, me rastin kur ata ndahen nė mes veti:

“O, Halil, Halil Bilani,
Sa me naze ma jep selamin!
Tė mjerin arshik e zu gondi –
Gjithė tuj kajtė i shkoj Bajrami!”...

Se motivi i xhelozisė mes dashurive tė kėtij lloji, ėshtė shumė i fuqishėm dhe shpeshherė pėrfundon me epilog tragjik, mė sė miri dėshmon strofa e shkėputur nga njė kėngė, nė vijim, nė tė cilėn pėrshkruhet bukuria madhėshtore e njė dylberi, i cili dinte t’ i zgjidhte dhe t’ i ndėrronte ashikėt sa herė qė donte:

“Jusufi – dylber nė kėtė dynja,
Arshikat me teste na i ka!
Mall e kishin tė mjerėt, o, me e pa –
Ēare s’ mė del, unė, pa e vra!”...
Ose:
“Nė muej tė beharit, more lalo,
Mentė i kam hava...
Ēuni s’ flet me mue –
Ēare s’ m’ del pa e vra !”

Dylberi do tė vuaj mė sė shumti gjatė muajit tė Ramazanit, kur duhet agjėruar dhe besimi fetar nuk ua lejon kontaktet me ashikun. Nga malli pėr tė kontaktuar me te dhe nga frika se mos vallė, do tė sėmuret ashiku nga lodhja e agjėrimit, ai kėtij motivi do t’ i kėndojė kėshtu:

“Ditėn e xhumasė, more lalė,
Kesh tuj marrė abdes,
Ēunin e kam smutė, more lalė,
Tutna, mos po m’ des?!”

Se sa ka qenė e ēmueshme dhe e lakmueshme perēja pėr bukurinė e ashikut tė ri, mė sė miri flet shembulli nė vijim:

“O, Halit, Halit Kumani,
Mos je drandofille behari?
Si shkodran po m’ shkon pazarit,
Me atė perēe lshue prej arit!”...

Se sa ishte e rėndė dhe e pikėlluar ndarja nė mes tė dylberit dhe ashikut (jaranit), mė sė miri do tė na dėshmojnė vargjet e strofave vijuese tė shkėputura nga njė kėngė:
“Amanet, mori, ti hanė,
Pashė atė Zot, qi tė ka dhanė,
Qė banė dever gjithė dynjanė,
A s’ ma ke pa kund jaran?!”

“Amanet, o more, ti diell,
Pashė atė Zot, qi vranė e kfijellė,
Qi banė dever shtat palė qiell,
A s’ ma ke pa kund Brahimin?!”...

Nė njė moment, kur ashiku e ndien vetin tė vetmuar, tė varfėr dhe tė nėnēmuar nga tė tjerėt, nga frika se do ta braktisė edhe dylberi i tij, ai do t’i kėndojė kėshtu:

“I mjeri unė, jam rritė jetim,
Njeri s’ flet mirė pėr mue!
O, dylber, dylberi im,
T’ baj rixha, o , ti me due”!

Nga xhelozitė e shumta qė zhvilloheshin nė mes tė ashikėve dhe dylberėve, shumė herė vinte edhe deri tek vrasjet e dylberėve. Nė kėto raste, thureshin kėngė me figurat mė tė fuqishme pėrmes tė cilave do tė pėrshkruhej bukuria e dylberit:

“T’ ejtėn prama, na erdh haberi,
Thanė se u vra Hysen Selimi!
Sy e vetulla mos ju kalbshin,
Nė xhenet na i voftė shpirti!”

Dylberėt, jo vetėm qė e kanė luajtur rolin e femrave ndaj ashikėve tė tyre, pėrmes akteve seksuale, por ata nė shumė raste edhe janė veshė e zbukurua nė stilet e femrave.
Nė njė rast, kur dylberi ishte hidhėruar me ashikun pėr njė kohė tė gjatė, ai do tė pendohet, do tė vishet nė rroba tė femrės dhe do tė takohet te kroi me ashikun e vet:

“Nurēe begu, duel te ura –
Veshė fustanin turra – turra!
Nurēe begu, duel nė krue –
Me ashikun kish pajtue!”...

Nė shumė raste, kur dashuria nė mes tė ashikut dhe dylberit ėshtė shkatėrruar, ashikėt i kanė pėrdorė tė gjitha metodat pėr t’ u pajtuar me dylberėt, madje duke iu shkruar edhe hajmali dhe duke u lutur nė namaze tė ndryshme:

“Mora abdesin e sabahut,
Me ja ba duvanė dylberit –
Si s’ po m’ flet arshik tė mjerit?!
Qati Velės, i kam thanė –
K’ta dylbera s’ po na donė!
Si n’ na daēin e mos t’ na flasin –
Hajrin vetit mos ja pafshin!”...

Po qe se i analizojmė tekstet dhe figurat krahasuese tė kėngėve tė ashikėve dhe dylberėve, shumė shpejt do tė bindemi se krahasimet qė iu bėhen pėrmes figurave, bukurisė sė dylberėve, vėshtirė se mund t’ i gjejmė diku nė kėngėt e dashurisė sė mirėfilltė ndaj femrave:

“Kush asht mret i djelmėnisė?
Shaban begu, plot me naze!
Hanė e diell, jesin hajran,
Kur xhezdisė sikur meleqi!
Kush donė me pa yll me bajrak –
Bukurinė, o, te Shaban begi!”...

Demir KRASNIQI

ps.perhajr kafja e re:smile: eu panta c'ta pash sherrin!

jadore
26-09-11, 08:58
[SIZE="3"jo jo , mos ik sherr , na shtine me lexu qoje deri ne fund bile , sjelli linket e kengeve arshikishte , tybe i paskem ngu e se paskem dite ..
p.s.
more ne Londinest qatje i paskem lone ..drejten me thone qysh tha ti e cka lexova une , deri une u bona arshik ne keta dylbert cfare bukurije pasken pas..
..dergoj linkat, ti vertetoj e selektoj kenget .. [/SIZE]

sherri
26-09-11, 09:01
GanTiHNpVhY&feature=related

ybgBu3_KH68&feature=related

....qe mos te idhnohen do zabita...hasan aga ne dy verzione:tongue:

sherri
26-09-11, 09:09
[SIZE="3"jo jo , mos ik sherr , na shtine me lexu qoje deri ne fund bile , sjelli linket e kengeve arshikishte , tybe i paskem ngu e se paskem dite ..[/SIZE]
p.s.
more ne Londinest qatje i paskem lone ..drejten me thone qysh tha ti e cka lexova une , deri une u bona arshik ne keta dylbert cfare bukurije pasken pas..
..dergoj linkat, ti vertetoj e selektoj kenget ..

uhhh mu dasht me i marr syzat me dioptri 1.5 qe po e sjell nje, po lutna e kupton najsen hahahaha e dhimshme eshte fort nuk marr pergjegjesi,per ndoje pasoj eventuale:mad:

mOfvoidY1FM

jadore
26-09-11, 09:18
o qiti te shehrit o sherro , se tybe keto qe i solle edhe 7 jete me i jetu nuk i qoj deri ne fund tuj i degju se le me i kuptu ..

p.s.
deshta me i thone moderatorit perkates, kur ta lexon sherri postimin fshini timin se jashte teme , po krejte harrova qe vet moderatore kokem .une e fshi , ti sherr lexo nje here ..haha

panta_rhei
26-09-11, 09:33
“Hajde t’ dalim me shetit-e,
Do t’ shėtisim nėpėr mahallė!
-Aman, babė, i kujt asht ky djal-e?
-Asht i nipi i Myrtezasė!”

Jo, rrallė herė, nė kėngėt e kėtilla, na jepen me emėr e mbiemėr tė vėrtetė ashikėt, si:

“Nėrmjet tokės e nėrmjet qiellit,
Po e marojmė nji urė me gurė.
Ky Selimi, o, i Zymber Hotit,
Asht i bukur, oh, pa kusur !”

Ja njė shembull, kur ashiku i kėndon dylberit tė vet me emėr e mbiemėr tė vėrtetė, me rastin kur ata ndahen nė mes veti:

“O, Halil, Halil Bilani,
Sa me naze ma jep selamin!
Tė mjerin arshik e zu gondi –
Gjithė tuj kajtė i shkoj Bajrami!”...

Se motivi i xhelozisė mes dashurive tė kėtij lloji, ėshtė shumė i fuqishėm dhe shpeshherė pėrfundon me epilog tragjik, mė sė miri dėshmon strofa e shkėputur nga njė kėngė, nė vijim, nė tė cilėn pėrshkruhet bukuria madhėshtore e njė dylberi, i cili dinte t’ i zgjidhte dhe t’ i ndėrronte ashikėt sa herė qė donte:

“Jusufi – dylber nė kėtė dynja,
Arshikat me teste na i ka!
Mall e kishin tė mjerėt, o, me e pa –
Ēare s’ mė del, unė, pa e vra!”...
Ose:
“Nė muej tė beharit, more lalo,
Mentė i kam hava...
Ēuni s’ flet me mue –
Ēare s’ m’ del pa e vra !”

Dylberi do tė vuaj mė sė shumti gjatė muajit tė Ramazanit, kur duhet agjėruar dhe besimi fetar nuk ua lejon kontaktet me ashikun. Nga malli pėr tė kontaktuar me te dhe nga frika se mos vallė, do tė sėmuret ashiku nga lodhja e agjėrimit, ai kėtij motivi do t’ i kėndojė kėshtu:

“Ditėn e xhumasė, more lalė,
Kesh tuj marrė abdes,
Ēunin e kam smutė, more lalė,
Tutna, mos po m’ des?!”

Se sa ka qenė e ēmueshme dhe e lakmueshme perēja pėr bukurinė e ashikut tė ri, mė sė miri flet shembulli nė vijim:

“O, Halit, Halit Kumani,
Mos je drandofille behari?
Si shkodran po m’ shkon pazarit,
Me atė perēe lshue prej arit!”...

Se sa ishte e rėndė dhe e pikėlluar ndarja nė mes tė dylberit dhe ashikut (jaranit), mė sė miri do tė na dėshmojnė vargjet e strofave vijuese tė shkėputura nga njė kėngė:
“Amanet, mori, ti hanė,
Pashė atė Zot, qi tė ka dhanė,
Qė banė dever gjithė dynjanė,
A s’ ma ke pa kund jaran?!”

“Amanet, o more, ti diell,
Pashė atė Zot, qi vranė e kfijellė,
Qi banė dever shtat palė qiell,
A s’ ma ke pa kund Brahimin?!”...

Nė njė moment, kur ashiku e ndien vetin tė vetmuar, tė varfėr dhe tė nėnēmuar nga tė tjerėt, nga frika se do ta braktisė edhe dylberi i tij, ai do t’i kėndojė kėshtu:

“I mjeri unė, jam rritė jetim,
Njeri s’ flet mirė pėr mue!
O, dylber, dylberi im,
T’ baj rixha, o , ti me due”!

Nga xhelozitė e shumta qė zhvilloheshin nė mes tė ashikėve dhe dylberėve, shumė herė vinte edhe deri tek vrasjet e dylberėve. Nė kėto raste, thureshin kėngė me figurat mė tė fuqishme pėrmes tė cilave do tė pėrshkruhej bukuria e dylberit:

“T’ ejtėn prama, na erdh haberi,
Thanė se u vra Hysen Selimi!
Sy e vetulla mos ju kalbshin,
Nė xhenet na i voftė shpirti!”

Dylberėt, jo vetėm qė e kanė luajtur rolin e femrave ndaj ashikėve tė tyre, pėrmes akteve seksuale, por ata nė shumė raste edhe janė veshė e zbukurua nė stilet e femrave.
Nė njė rast, kur dylberi ishte hidhėruar me ashikun pėr njė kohė tė gjatė, ai do tė pendohet, do tė vishet nė rroba tė femrės dhe do tė takohet te kroi me ashikun e vet:

“Nurēe begu, duel te ura –
Veshė fustanin turra – turra!
Nurēe begu, duel nė krue –
Me ashikun kish pajtue!”...

Nė shumė raste, kur dashuria nė mes tė ashikut dhe dylberit ėshtė shkatėrruar, ashikėt i kanė pėrdorė tė gjitha metodat pėr t’ u pajtuar me dylberėt, madje duke iu shkruar edhe hajmali dhe duke u lutur nė namaze tė ndryshme:

“Mora abdesin e sabahut,
Me ja ba duvanė dylberit –
Si s’ po m’ flet arshik tė mjerit?!
Qati Velės, i kam thanė –
K’ta dylbera s’ po na donė!
Si n’ na daēin e mos t’ na flasin –
Hajrin vetit mos ja pafshin!”...

Po qe se i analizojmė tekstet dhe figurat krahasuese tė kėngėve tė ashikėve dhe dylberėve, shumė shpejt do tė bindemi se krahasimet qė iu bėhen pėrmes figurave, bukurisė sė dylberėve, vėshtirė se mund t’ i gjejmė diku nė kėngėt e dashurisė sė mirėfilltė ndaj femrave:

“Kush asht mret i djelmėnisė?
Shaban begu, plot me naze!
Hanė e diell, jesin hajran,
Kur xhezdisė sikur meleqi!
Kush donė me pa yll me bajrak –
Bukurinė, o, te Shaban begi!”...

Demir KRASNIQI

ps.perhajr kafja e re:smile: eu panta c'ta pash sherrin!

allahile tu marr abdes e tu ia ba duvane dylberit, a?!
ew , ew.
qysh more muslimant kshtu? ani bash ne kohen e babes sulltan te sheriatit a

ncncnc

Makresh
26-09-11, 11:06
S'mendoj, dhe s'besoj aspak qe te gjithe keta qe kendonin, na ishin shkurt : pedera !

Mendoj qe dikur ishte tabu, te kendonin kenge per femra, sepse kishin marre dhe siē dihet gjysherit tan edhe ngat-a-ngat me grat e tyre nuk ecnin nga marrja, dhe tani me von na'u paraqiten tallavat, dhe tani keto stilet e reja deri n'kete gjendje, ku femra behet objekt seksual, saqe ne ēdo video-klip, na bejn strip-tiz t'dites.

Nje mos t'harrojm, qe dikur femrat s'kendonin, dhe keto vargje jan shkruar sikur t'i thonte nje vajz, e qe recitonte nje burre (ne munges te grave kengtare ).

Homoseksualizmi sipas sheriatit islamik apo biblik, eshte krim, qe denohet me vdekje.
Keshtu qe besimtar dhe peder, jan dy gjana qe s'shkojn bashk dhe qe eshte eshte e pamundshme qe te jet kesisoji ! Sepse Ai qe i eshte bindur Zotit, e din qe Zoti ka denuar popullin e Lutit per homoseksualizem pasiqe i ka ftuar ne pendim, dhe qe ata kan refuzuar !

panta_rhei
26-09-11, 11:18
Kendojshin kangatart ne nje odė, tha: "meli meli ēka don ti, veē me t'mshu 9 her allti"... Ata pleqt ne ode si e ndijshin fjalen "allti", tha, e lujshin kryt njani tjetrit "aaaahhh shum kena hek prej shkavit breee". Pa e pase hiq idene e permbajtjes se kenges.

Qashtu edhe qito kenget e dylberave:
si e ndijshin tu thane: "e mora abdesin e sabahit, me ia ba duvane dylberit"... Pleqt araz tu ra shahadet tu kujtu qe eshte ilahia e abdesit :biggrin: :biggrin:

Kalimero
26-09-11, 11:22

pasha qikit kapuq ti s'je nurmall as i fije.a shkojna un od t'grave e qojna meden qatyqene .kur thot meda:
hajdee me muuu
ooo hajdeee me mu...:biggrin::biggrin:

kur t'ja nisin dijuzkat me shku me meden :biggrin:

Elina
26-09-11, 15:48
Mire ka thene ai i mocmi,sa te rrnon edhe mson...qishtu puna e Dylberave a?....hajmedet per ne :tongue:

Bre i ndijsha pleqt kur lavdojshin naj djale te ri...thojshin ah Dylberi qe ish...mizivirat :biggrin:

Bile e njof njanin qe emrin e vertete e ka Dylber...ncncncn sa gjynah..Ishalla s'e merr vesh domethanjen e emrit te vet :biggrin:

Reana
30-09-11, 17:31
“Kush asht mret i djelmėnisė?
Shaban begu, plot me naze!
Hanė e diell, jesin hajran,
Kur xhezdisė sikur meleqi!
Kush donė me pa yll me bajrak –
Bukurinė, o, te Shaban begi!”...

Shume vargje te bukura Sherri...:biggrin:
Ku ka bukuri me te perfeksionuar se bukuria e qenieve njerezore...po i lexoj vargjet dhe po me perkujtojne veprat artistike te Mikelanxhelos..:wink:

Hajra
30-09-11, 21:21
OScvoDv0Pg4&feature=related

Reana
30-09-11, 21:39
Hajra, krejt dicka sikur Johny Depp po perngjajjke-vec kete postimin tend nuk po e shoh fatekqesisht-mozomakeq po mbetem pa lexuar per bukurine e dylberave...hahahahah

(PERNDRYSHEeeeee, kush u marru aq shume prej piktures se Mikelanxhelos???)

Hajra
01-10-11, 10:34

......kjo po e di se si dukem kurse une nuk po e di se kushe eshtte dhe si duket hmm..

sa per dylpedera hiq nuk e di qka te them, adres e gabuar sigurisht http://1.1.1.4/bmi/www.dardania.de/vb/upload/images/icons/icon10.gif

lovely
16-02-12, 14:27
"Moj e mira n`halabak
qasi tuli a ma jep pak
qasi tuli s`ka kerun
as ne sheher e as n`katun"