PDA

View Full Version : Trafikim jetimėsh / Spanja e shokuar !


Makresh
20-10-11, 11:20
“NINOS ROBADOS”- SKANDALI QĖ PO TRONDIT SPANJĖN

http://www.asianews.it/files/img/nun_child_sick_(472_x_273).jpg




Shoqėria spanjolle ėshtė tronditur nga akuzat pėr rrėmbimin dhe trafikimin e mijėra foshnjave nga murgeshat, priftėrinjtė dhe mjekėt, praktikė kjo e cila filloi nė kohėn e diktatorit Franco dhe zgjati deri nė vitet e 90-ta.

Pėr herė tė parė u takova me Manoli Pagadore nė Getafe, njė paralagje e klasės punėtore nė Madrid. Ajo po merrte pjesė nė njė takim tė njerėzve, tė cilėt janė goditur nga skandali, tė cilin spanjollėt e quajnė “ninos robados”- fėmijėt e vjedhur.

Ajo ka tri vajza dhe shumė nipėr dhe mbesa, por ajo kurrė nuk ka arritur tė pajtohet me humbjen e fėmijės sė saj tė parė-djalit-para mė shumė se katėr dekadave.

Pagadore madje filloi tė besojė se ishte e ēmendur, ngase besonte edhe mė tutje se djali i saj ishte gjallė, e jo i vdekur dhe i varrosur, siē i kishin thėnė mjekėt e spitalit.

“Tani, shikoni pėrreth dhomės, nė fytyrat e femrave tjera kėtu. Tė gjitha si unė. Me tė njėjtin sfond. Me tė njejtėn pėrvojė. Nuk jam e marrė dhe familja mė nė fund po mė beson”, thotė ajo.

Nė vitin 1971, Manoli, e cila atėbotė kishte 23 vjet dhe sapo e martuar, lindi njė djalė tė shėndoshė, siē e njoftuan nė spital, por ai menjėherė u nda nga e ėma, pėr t’iu nėnshtruar njė “testi rutinor”.

Kaluan nėntė orė. “Mė pas, njė murgeshė, e cila ishte gjithashtu infermiere, me njoftoi me gjakftohtėsi se foshnja ime ka vdekur”, rrėfen Pagadore.

Nuk e lejuan ta shoh kufomėn e djalit, e nuk e njoftuan as pėr atė se kur dhe ku do tė varrosej ai.

Por a nuk i kishte shkuar nė mend qė t’i bėjė pyetje personelit tė spitalit?

“Mjekėve, murgeshave? Nuk mund t’i akuzoja se po gėnjenin. Ishte Spanja e Francos. Njė diktaturė. Madje edhe sot, ne spanjollėt jemi tė prirė qė mos tė vėmė nė dyshim autoritetet”, thotė ajo pothuajse e tmerruar.

Pėrmasat e trafikimit me foshnje mbeten tė panjohura deri kėtė vit, kur dy persona-Antonio Barroso dhe Juan Luis Moreno, shokė nga fėmijėria, nė njė qytet afėr Barcelonės-zbuluan se ata ishin blerė nga njė murgeshė. Prindėrit e tyre nuk ishin prindėrit e vėrtetė dhe jeta e tyre kishte bazuar nė njė gėnjeshtėr.

Juan Luis Moreno kuptoi tė vėrtetėn, kur njeriu, tė cilin ai gjatė gjithė jetės e quajti “baba”, ishte nė shtratin e vdekjes.

“Ai mė tha, ‘Tė kam blerė nga njė prift nė Saragosa’. Mė tha se edhe Antonio ishte blerė”, rrėfen Moreno.

Dy shokėt ishin tė lėnduar dhe tė hidhėruar. Ata thonė se e kanė ndier vetėn si dy qenė, tė cilėt janė blerė nė njė dyqan tė kafshėve shtėpiake. Njė avokat pėr adoptim, tė cilit ata ju drejtuan pėr kėshilla, ju tha atyre se raste tė kėtilla ai kishte hasur gjatė gjithė kohės.

Dy shokėt ju drejtuan medieve dhe befas, rrėfimi u shpėrnda nė tė gjitha anėt. Nėnat filluan tė shfaqen nė tė gjitha anėt e Spanjės, me rrėfime tė ngjashme.

Pas disa muajve tė kėrkesave, tė bėra nga BBC, qeveria e Spanjės mė nė fund vuri nė dispozicion Angel Nunezin, nga ministria e Drejtėsisė, pėr tė folur nė lidhje me fėmijėt e vjedhur nė Spanjė.

I pyetur se a janė vjedhur foshnjat, Nunez u pėrgjigj:”Pa asnjė dyshim”.

“Sa?”, ishte pyetja e radhės.

“Nuk kam guxim tė pėrmend shifra. Por nė bazė tė volumit tė hetimeve zyrtare, mund tė them se ishin shumė”, pėrgjigjet ai me kujdes.

Avokatėt besojnė se mbi 300 mijė foshnje janė ndarė nė kėtė mėnyrė nga prindėrit e tyre biologjik.

Praktika e largimit tė fėmijėve nga prindėrit, tė cilėt konsideroheshin si tė “padėshirueshėm” dhe dėrgimi i fėmijėve te familjet e “aprovuara”, filloi nė vitet e 30-ta, nė kohėn e diktaturės sė gjeneralit Francisco Franco.

Atėbotė, motivi ndoshta ka qenė ideologjik. Por disa vite mė vonė, dukej se gjėrat filluan tė ndryshojnė-foshnjat filluan tė merren nga prindėrit, tė cilėt konsideroheshin moralisht apo ekonomikisht tė papėrshtatshėm. Gjithashtu, kjo praktikė u shndėrrua edhe nė burim tė tė ardhurave.

Skandali ėshtė i lidhur ngushtė me kishėn katolike, e cila nėn kryesimin e Francos mori pėrsipėr njė rol prominent nė kuadėr tė shėrbimeve sociale nė Spanjė, pėrfshirė kėtu edhe nė spitale, shkolla dhe jetimore.

Murgeshat dhe priftėrinjtė hartonin listat e personave tė gatshėm pėr adoptim, ndėrsa mjekėt thuhet se kanė gėnjyer nėnat e reja, nė lidhje me fatin e fėmijėve tė tyre.

Emri i njė mjeku, Eduardo Vela, ėshtė paraqitur nė disa raste tė hetimeve, tė zhvilluara nga viktimat.

Nė vitin 1981, sipas disa burimeve tė Regjistrit Civil, mbi 70 pėr qind tė foshnjave tė lindura nė Klinikėn e Velas, San amon, nė Madrid, u regjistruan si foshnje me “nėnė tė panjohur”.

Kjo ishte nė pėrputhje me ligjin spanjoll dhe kishte pėr qėllim qė tė mbrohej anonimiteti i nėnave tė pamartuara. Dyshohet se kjo ishte mėnyra qė ėshtė pėrdorur, pėr tė mbuluar vjedhjen dhe trafikimin e foshnjave.

Vela akuzohet se ju ka thėnė nėnave se foshnjat e tyre kanė vdekur, edhe pse kjo nuk ishte e vėrtetė, pėr t’ia shitur foshnjat mė pas ēifteve tjera.

Me Velan u takuam nė ordinancėn e tij private, nė Madrid. Njeriu, i cili nė mediet spanjolle u pėrtretua si pėrbindėsh, ėshtė i moshuar dhe u paraqit i buzėqeshur, por buzėqeshja e tij u zhduk.

Ai kapi nė dorė njė kryq prej metali, i cili gjendej mbi tavolinėn e tij. “A e di ēka ėshtė ky. Gjithmonė kam vepruar nė emėr tė tij. Gjithmonė pėr tė mirėn e fėmijėve dhe tė nėnave. Mjaft”, deklaroi Vela, duke insistuar se gjithmonė ka respektuar ligjin.

Pas vdekjes sė Francos, nė vitin 1975, partitė kryesore politike arritėn pajtimin pėr amnisti, pėr tė ndihmuar tranzicionin drejtė demokracisė. Ligji pėr amnisti nuk u shfuqizua kurrė, kėshtu qė pėrpjekjet pėr tė hetuar vdekjen e fėmijėve nė Spanjė si krim kundėr njerėzimit, janė refuzuar nga sistemi spanjoll i drejtėsisė dhe nga politikanėt.

Manoli Pagadorin ende e torturon ngjarja, e cila ka ndodhur para katėr dekadave. Ajo thotė se qė nga ajo kohė ka marrė ilaēe.

“Nuk mund t’i thuash vetės duhet ta harrosh dhe pėrfundon me kaq. Nuk ėshtė njė gjė qė mund tė harrohet, ėshtė njė gjė qė tė pėrcjell gjatė gjithė jetės”, nėnvizon Pagadorin.


(BBC)