PDA

View Full Version : Gjon Buzuku


Neferta
24-10-11, 11:38
Meshari” i Buzukut pėr 100-vjetorin e Pavarėsisė


“Meshari” i Gjon Buzukut qė njihet si libri i parė shqip, vitin e ardhshėm mund tė ekspozohet nė Shqipėri, transmeton Koha.

Ministri i Turizmit, i Kulturės, i Rinisė dhe i Sporteve i Shqipėrisė, Aldo Bumēi, nė vizitėn e tij nė Selinė e Shenjtė nė Vatikan, me rastin e 20-vjetorit tė rivendosjes sė marrėdhėnieve diplomatike ndėrmjet Vatikanit dhe Shqipėrisė, ka zhvilluar njė takim edhe me drejtuesit e Bibliotekės sė Vatikanit, duke u kėrkuar zyrtarisht kėtyre tė fundit qė libri i parė i shkruar nė gjuhėn shqipe, “Meshari” i Gjon Buzukut, qė gjendet nė kėtė bibliotekė, tė sillet nė Shqipėri vitin e ardhshėm pėr ekspoze me rastin e 100-vjetorit tė Pavarėsisė sė shtetit shqiptar, raportojnė mediat shqiptare.

Sipas tyre, “kjo kėrkesė u mor nė konsideratė”. Gjatė vizitės sė tij nė Selinė e Shenjtė, ministri Bumēi mori pjesė nė meshėn e zhvilluar me kėtė rast, drejtuar nga dekani i Kolegjit tė Kardinalėve, njė nga figurat mė tė larta tė Selisė sė Shenjtė, kardinal Sodano. Tė pranishėm nė meshė ishin dhe kardinali Ivan Dias, nunsi i parė apostolik nė Shqipėri, si dhe arqipeshkvi metropolit, imzot Rrok Mirdita e Ipeshkvi i Sapes, imzot Lucian Avgustini.

Me praninė e tyre nderuan dhe njė numėr i madh ambasadorėsh tė akredituar nė Vatikan, si dhe figura tė njohura tė komunitetit arbėresh. Gjatė vizitės nė Vatikan, ministri Bumēi u takua me homologun e tij, kardinal Ravasi, i cili vlerėsoi marrėdhėniet mes Selisė sė Shenjtė dhe Shqipėrisė dhe njoftoi se sė shpejti do tė vizitojė Tiranėn si pjesė e njė projekti qė nxiste dialogun ndėrmjet Kishės dhe shoqėrisė. Forume tė kėsaj natyre ishin zhvilluar mė parė nė qytetet e Parisit, Bolonjės, Bukureshtit dhe Romės.

Makresh
24-10-11, 13:16
E kush eshte i mire per juve o Makresh?

Gjithe ata shqiptar, dhe ketu pa mar parasysh fejen qe kishin, por qe punuan per shqiptari, n'shqiptari dhe vetem per te miren e popullit shqiptar. Shqiptari i mir eshte ai i cili s'vret shqiptar per dallimet e tia partiake/fetare/klanore etj.

Dhe e kupton se pse i refuzoj kta gjon bazukat e nan terezat si "hero te mi kombtar".

Arb
24-10-11, 13:31
Nene Tereza nuk duhet te shihet nga perkatesia e saj fetare.

Figura e Nene Terezes duhet te shihet nga puna e saj. Bota e nderon figuren e saj per punen e saj. E puna e saj kryesore ishte kujdesi dhe ndihmat e jashtezakonshme per te varferit.

Zero Cool
24-10-11, 22:28
Gjon Buzuku

Gjon Buzuku ėshtė autori i parė i njohur deri mė sot i letėrsisė shqiptare. Veprat nė gjuhėn shqipe gjatė shekujve tė parė tė pushtimit osman janė tė pakta. Mė e vjetra prej tyre qė ka mbėritur deri nė ditėt tona, ėshtė "Meshari„ i Gjon Buzukut (1555). Kush ishte autori, nga ishte, ku punoi, mbi ē'baza arriti ta shkruante e ta botonte librin e vet, janė pyetje qė ende nuk kanė gjetur njė pėrgjigjje tė plotė. ndonjė gjė tė paktė qė dimė pėr jetėn e autorit, pėr vėshtirėsinė qė hasi, pėr punėn, qėllimin dhe pėr kohėn kur e shkroi ose e botoi veprėn e vet e mėsojmė vetėm nga pasthėnia e librit. Gjon Buzuku ishte njė prift katolik, njė famulltar i thjeshtė, qė, me sa duket, punoi nė Shqipėrinė e Veriut, jo larg vendit ku e botoi veprėn e tij ndoshta nė trevėn e Ulqinit e tė Tivarit. Siē na thotė vetė, veprėn e filloi mė 20 mars 1554
Dhe e mbaroi mė 5 janar tė 1555, koha qė punoi pėr shqipėrimin, ose pėr botimin e saj nuk del e qartė.
Libri, ashtu siē ėshtė sot, ka 188 faqe, i mungojnė 16 faqet e para, por edhe disa tė tjera nėpėr mes. Kėshtu qė, duke mos pasur as kopertinė, as faqen e parė, nuk dimė as titullin e tij tė vėrtetė dhe as vendin e botimit etj. Ėshtė kjo njė fatkeqėsi apo fatmirėsi, s'mund ta themi dot. Ndoshta, po t'a kishte kopertinėn ose edhe faqen e parė, libri mund tė ishte zhdukur, sepse, me sa duket, ka qenė nė listėn e atyre librave qė kane qenė ndaluar nga kisha katolike e Romės.

Kėshtu qė janė zhdukur nga qarkullimi tė gjitha kopjet e tij dhe mbeti vetėm kjo qė ėshtė e gjymtuar. Kjo , ndoshta ėshtė arsyeja qė ajo sot gjendet vetėm nė njė kopje, tė fshehur e tė harruar qė i ka shpėtuar syrit tė inkuizicionit.

Kopja qė gjendet, me sa duket ka qenė pėrdorur shumė. Veē fletėve tė grisura, nė shumė faqe anash ka shėnime e emra priftėrinjsh qė, me sa duket , e kanė pasur nėpėr duar.

Pėrmbajtja e librit ėshtė fetare dhe kryesisht me pjesė liturgjie, pjesė qė lexohen e recitohen vetėm prej klerikėve nė shėrbesat kishtare. Pėrkthim i njė libri latinisht i shkruar me alfabetin latin. Pėr disa disa tinguj tė shqipes, si: q, gj, th, dh, z, x, etj; qė nuk i ka gjuha latine, autori pėrdor pesė shkronja qė kanė pėrngjasim me disa shkronja tė alfabetit cirilik. Gjuha e veprės ėshtė ajo e dialektit tė Shqipėrisė Veriore e Perėndimore. Kėtė alfabet do ta pėrdorin edhe autorėt pas tij, me ndonjė ndryshim tė vogėl.

Pėrmbajtja e veprės dėshmon pėr pėrdorimin e shqipes nė shėrbesat fetare. Jemi nė kohėn kur nė Evropė kishte shpėrthyer lėvizja pėr t'u shkėputur nga kisha katolike e Romės, lėvizja qė njihet me emrin protestantizėm. Njė nga kėrkesat kryesore tė kėsaj lėvizje ishte qė shėrbesat kishtare tė bėhen nė gjuhėn amtare. Edhe Buzuku, me sa duket, ecėn nė kėtė rrugė, edhe pse kjo ėshtė nė kundėrshtim me urdhėrat e Vatikanit. Nga ato qė thotė nė pasthėnie, duket se Buzuku nuk hyri rastėsisht nė kėtė rrugė.
Nė rrethanat qė ishin krijuar nė Shqipėri nga pushtimi osman, kisha katolike e Romės ishte e detyruar tė bėnte lėshime pėr t'i vėnė fre islamizmit tė popullsisė shqiptare. Kėtė gjė e kuptoi dhe e shfrytėzoi Buzuku, i nisur jo vetėm nga qėllime fetare por edhe atdhetare.

I ndikuar nga idetė e lėvizjes protestante, Buzuku iu vu punės qe besimtarėt shqiptare shkrimin e shenjtė ta merrnin drejtpėrdrejtė nė gjuhėn amtare. Nga ana tjetėr, si atdhetar, ai desh tė bėnte dicka pėr popullin e vet dhe ėshtė i vetėdijshėm se me punėn e tij do t'i shėrbente popullit tė vet, jo vetėm pėr tė dėgjuar e kuptuar pėrmbajtjen e disa ceremonive kishtare, por edhe se ajo pėrbėn pikėnisjen e shkrimit tė gjuhės shqipe drejtuar masave shqiptare. Me veprėn e tij ai mundohej tė afirmonte individualitetin shqiptar. Vepra e Buzukut nuk ka vetėm meritė letrare, por ėshtė edhe njė hap i guximshėm kulturor, qė bėn pjesė nė luftėn e popullit shqiptar pėr ēlirim e pėrparim. Kėto probleme e kanė munduar pėr njė kohė tė gjatė autorin, prandaj ai shkruan nė pasthėnie <<…U Doni Gjoni, biri i Bdek Buzukut , tue u kujtuom shumė herė se gjuha jonė nukė kish gjo tė tė ndigluom (qė tė jetė dėgjuar) nse shkruomit shenjtė, nse dashunit nse botėse, sanė, desha me u dedigune pėrsa mujta me ditune, me zbritunė (me ndriēue) pak mendetė e atyne qė ndiglojinė …

Tė ndriēojmė mendjet e njerėzve, pra ky ka qenė edhe njeri nga qėllimet pėr tė cilin e shqipėroi dhe botoi Buzuku veprėn e tij. Madje Buzuku ecėn edhe mė pėrpara. Nė Mesharin e tij gjendet dhe kjo lutje qė nuk gjendet nė asnjė meshar tė botės: Gjithė popullsinė e krishtene, ndėr Arbanit ata n'mortajet largo, ty tė lusmė. O Zot. Te Arbėria, pra aty i rreh zemra Buzukut. Nga tė gjitha kėto del qartė se me veprėn e Buzukut kemi njė vazhdimėsi tė kulturės shqipėtare dhe nė kushtet e vėshtira tė pushtimit osman, kulturė qė te humanistet u pėrfaqėsua me vepra kryesisht nė gjuhėn latine, qė ishte gjuha e kulturės sė kohės dhe qė u pasurua mė vonė me veprat e Budit, Bardhit, Bogdanit et , nė gjuhėn shqipe.

Qė nga botimi deri mė 1740, gati dy shekuj Meshari ishte njė vepėr e humbur, njė vepėr e panjohur. Mė 1740, atė e zbuloi nė Biblotekėn e Propaganda Fides afėr Romės autori gjakovar Gjon Kazazi. Ky zbulim bėri bujė tė madhe, sepse ėshtė libri i parė nė gjuhėn shqipe. Pas kėsaj ēėshtja mbeti pėrsėri nė heshtje edhe pėr mė tepėr se njė shekull deri mė 190 , kur e rizbuloi arbėreshi Pal Skiroi po jo mė nė Biblotekėn Propagada Fides, por nė Biblotekėn e Vatikanit, nė Romė, ku gjendet edhe sot. Me 1932 libri u fotokopjua nė tri kopje, njėra nga tė cilat gjendet nė Biblotekėn tonė Kombėtare. Mė 1968 gjuhėtari ynė i shquar Eqerem Cabej, bėri njė botim shkencor tė veprės sė Buzukut, duke e shoqėruar me njė studim mė tė gjerė pėr gjuhėn dhe meritat e autorit.

Gjuha e pasur e librit dhe drejtėshkrimi pėrgjithėsisht i ngulitur dėshmojnė se kjo vepėr duhet te jetė mbėshtetur nė njė traditė tė mėparshme tė shkrimit tė shqipes kishėtare, traditė qė rrebeshet e kohėrave tė vėshtira qė kaloi vendi ynė, me sa duket e kanė marrė me vehte. Por edhe libri i Buzukut krijoji padyshim njė traditė pėr autorė qė erdhėn pas tij. Tė shkruaje nė shqip njė libėr fetar nė njė kohė kur kjo gjuhė nuk ishte lėvruar si gjuhė kulture, nuk ishte e lehtė. Buzuku ia doli mbane veē tė tjerash edhe pse shfrytėzoi pasurinė e gjuhės pupullore si dhe mjaft fjalė tė lashta, qė ndoshta, i pėrkisnin traditės sė shkrimit tė shqipes para tij.

Gjuha e veprės ka nė bazė tė folmen e Shqipėrisė Verilindore, por tė bie nė sy pėrpjekja pėr ta ngritur atė mbi dialektin nga ėshtė nisur. Nė veprėn e Buzukut gjejmė ndonjėherė edhe pjesė tė njė proze tregimtare, tė njė proze me vlera letrare, qė dallohet pėr mjeshtėrinė e pėrdorimit tė fjalės, dhe sigurinė e ndėrtimeve gjuhėsore pak a shumė tė qėndrueshme. Meshari i Buzukut ka rėndėsi shumė tė madhe pėr historinė gjuhės sė shkruar shqipe. Duke krahasuar gjuhėn e Buzukut me shqipen e sotme, vėrehen zhvillime tė ndryshme qė ka pasur gjuha jonė qė nga shekulli XVI e deri mė sot, gati pėr pesė shekuj.

Neferta
25-10-11, 08:38
Vlera e te shkruarit ne gjuhen tone eshte madheshtore, ne perendim veprat si bibla e tj dmth fetare ishin te ndaluare te shkruheshin ne gjuhet e popujve, andaj per thyerje te tabus njihet reformatori i madh gjerman Martin Luther .Protestant Reformation (http://en.wikipedia.org/wiki/Protestant_Reformation). Dhe me plot te drejte mund te themi se Gjon Buzuku eshte Luteri shqiptarehttp://www.forumishqiptar.com/attachment.php?attachmentid=56234&stc=1&d=1116005364