PDA

View Full Version : Tradhėtitė e Ismail Kadaresė


Hajra
05-11-11, 17:56
wCkpC18vAKc&feature=player_embedded

murrizi
05-11-11, 18:05
ēa thu mer burr me kėtė titull ?

"Dashuriēkat" e Shkrimtarit

Hajra
05-11-11, 18:12
ēa thu mer burr me kėtė titull ?

"Dashuriēkat" e Shkrimtarit


...murriz une e vura titullin ashtu siq quhej video,

murrizi
05-11-11, 18:19
...murriz une e vura titullin ashtu siq quhej video,

Ani ani veq mos tja marrim me inati pėr shkathėtėsin qė ka pas pėr dashnore i madhi Kadare, pa mos thėnė n'mos qė u pėrla me Qosjen lidhur me pushtuesit e mirė dhe ata tė kqinjė ?;)

Hajra
05-11-11, 18:21
Ani ani veq mos tja marrim me inati pėr shkathėtėsin qė ka pas pėr dashnore i madhi Kadare, pa mos thėnė n'mos qė u pėrla me Qosjen lidhur me pushtuesit e mirė dhe ata tė kqinjė ?;)


....paj kur bashkshortja e tije nuk ja ka marre inati nuk e besoi qe dikujt tjeter do ti takonte kjo pune, http://www.dardania.de/vb/upload/images/icons/icon10.gif

emine
05-11-11, 19:08
Kqyre bre dhelpnen si mundohet me fitu pare,e publicitet sikure ne kohen e perparshme qe puna emrit qe ka pas burri saj dhe statusin ka *sakrifiku* ,apo edhe ka trillu gjana qe s'munden me qen te verteta,aspak nuk me pelqen kjo zoje,ne perjashtim se paska qen shume e bukur,,,,,

ps,e cilla femer do ja falte burrit tradhtite nese tradhtia eshte me deshmi e fakte,apo nese e pranone burri,asnje femer tybe as kjo zoja,po nejse diqysh duhet me ba emen,se e kan harru tash mo duhet me ngjall vemendje para se des:rolleyes:

Oqeani
05-11-11, 19:12
Athua kjo nuk paska " livrite " dika !!!

valiii
05-11-11, 19:57
Per letersi me ja jep doren ama kur po perzihet ne politike po e dhine krejt... Me bo me i hy ne historiatin e jetes private (kurgjo s'eshte kjo video, ēka ka tjera) ma pis edhe nje nana s'e bon. Ama po tutna me shajte se mos e ka "shpalle" edhe kete staffi figure kombtare...

Oqeani
06-11-11, 01:36
Per letersi me ja jep doren ama kur po perzihet ne politike po e dhine krejt... Me bo me i hy ne historiatin e jetes private (kurgjo s'eshte kjo video, ēka ka tjera) ma pis edhe nje nana s'e bon. Ama po tutna me shajte se mos e ka "shpalle" edhe kete staffi figure kombtare...


Hiē nuk gabon, ku e kish "dhenderrin" e parė ky far tipi, ne internate e kish pas"fundosur" !!!! Sepse kishte qene "katundar" !!!!!

winona
09-11-11, 00:11
Nuk me beri pershtypje kjo hiq,Ismail kadare eshte nje burr edhe ai sikur gjithe burrat tjerč shqiptarč....

Hajra
09-11-11, 09:47
Nuk me beri pershtypje kjo hiq,Ismail kadare eshte nje burr edhe ai sikur gjithe burrat tjerč shqiptarč....


..... winona, mos na shti krejtve me nje thes http://1.1.1.4/bmi/www.dardania.de/vb/upload/images/icons/icon10.gif

emine
09-11-11, 09:51
Nuk me beri pershtypje kjo hiq,Ismail kadare eshte nje burr edhe ai sikur gjithe burrat tjerč shqiptarč....
e nderuar mbase gjithe jane te njet me gjini,po aspak seshte e vertet se gjithe jane njejte,ket e di nga te afermit e mije meshkuj,nga babi im dhe nga shoqeria se meshkujt dallojne nga karakteret,shpresoi em kohe te mesosh qe nuk jan gjithe meshkujt njesoi,as edhe femrat,

Makresh
09-11-11, 10:19
Nuk me beri pershtypje kjo hiq,Ismail kadare eshte nje burr edhe ai sikur gjithe burrat tjerč shqiptarč....

Kurse ti qenke si te gjitha grat shqiptare, tradhetia e burrit = Komoditet, "tradit".

winona
09-11-11, 10:56
Kurse ti qenke si te gjitha grat shqiptare, tradhetia e burrit = Komoditet, "tradit".
Jo i nderuari Makresh une nuk jam si te gjitha grat tjera shqiptare,se une nuk jam e martuar...:biggrin:

Makresh
09-11-11, 11:26
Jo i nderuari Makresh une nuk jam si te gjitha grat tjera shqiptare,se une nuk jam e martuar...:biggrin:

:biggrin:

winona
09-11-11, 11:31
:biggrin:
S'po mund pajtohem me kete ,,tradite,, shqiptare...po mendoje tradhtia e burrit

Makresh
09-11-11, 11:40
S'po mund pajtohem me kete ,,tradite,, shqiptare...po mendoje tradhtia e burrit


Keshtu tingelloj, burrat shqiptar te pa-bes, pa dinjitet, pa asnje moral. Ata qe jan besimtar, kan per obligim ta ulin shiqimin ne respekt te nje gruaje, e le me te qohen, ta cveshin e ta abuzojn ate.

Fshatari
09-11-11, 15:53
Jo i nderuari Makresh une nuk jam si te gjitha grat tjera shqiptare,se une nuk jam e martuar...:biggrin:
Ēike e mire sa te duesh! Gjykon drejte! Dhe, dhe, ēka asht ma e rendesishmja, nuk asht e martueme...!lol!

Zero Cool
24-11-11, 14:50
Kur njė pėrēarės troket nė derė si mik


Javėn e kaluar, nė disa gazeta tė Tiranės dhe tė Prishtinės, Agim Vinca ka kritikuar librin “Kohė e pamjaftueshme” tė Helena Kadaresė dhe nėpėrmjet tij, vetė Kadarenė. Kritika, siē e tregon ai vetė, merr shkas vetėm nga dy faqet ku pėrshkruhet njė takim i tij me zonjėn dhe zotin Kadare, nė shtėpinė e tyre, nė Durrės, nė verė vitit 2005. Gjėja e parė qė tė shkon nė mendje pėr njė libėr prej mė shumė se 700 faqesh, ku jepet njė tablo e pasur e jetės kulturore dhe shoqėrore tė Shqipėrisė dhe Kosovės pėr gati gjysmė shekulli, dy ose tri faqe nuk janė tė mjaftueshme pėr ta quajtur kėtė libėr njė bestseller nė kuptimin e keq tė fjalės, pėr tė mos thėnė edhe njė skandal publik, siē shkruan ky zotėri. Veē kėsaj, pa dashur ta fyej, dua tė them se zoti Vinca nuk ėshtė kaq i rėndėsishėm, saqė saktėsia e njė dialogu me tė, tė pėrcaktojė vlerat e njė libri si ky. Dhe tė pėrmbysė njė periudhė tridhjetė-e-ca-vjeēare tė punės sė tij, ku siē shkruan, “kisha lejuar dhe udhėhequr nė cilėsinė e mentorit me dhjetėra punime diplome, magjistrature e doktorate pėr veprėn e tij tė gjerė dhe tė larmishme (disa ende janė nė proces)”.
Por, sė pari duhet tė sqaroj lexuesit se pėr ēfarė arsye unė po replikoj me z. Vinca. Kėtė e shpjegon mė mirė vetė autori i shkrimit kur thotė se: “Ishte njė bisedė krejt normale, madje edhe e pėrzemėrt, me njė mospajtim tė lehtė pėr ndonjė ēėshtje tė veēantė, madje mė shumė se me vetė Kadarenė, me botuesin e tij”.
Disa paragrafė mė poshtė, njė variant tjetėr i autorit. Pra, pas njė atmosfere tė tillė harmonioze mes tij dhe z. Kadare, ndėrsa flet me botuesin, kujtohet tė thotė se: Ndėrkohė, nė vilėn e Kadaresė ka arritur botuesi i tij, Bujar Hudhri, i cili i bashkohet kuvendit. Nuk e di a kishte qenė atypari, apo ia behu nga Tirana, por tani edhe ai ulet me ne rreth tryezės dhe bėhet pjesė e bisedės, duke e trazuar paksa rrjedhėn e saj pėrgjithėsisht tė qetė. Duke dashur t’ia mbajė anėn Kadaresė, Hudhri ndėrhyn nė bisedė pa takt. “Ti flet kėshtu, sepse e ke inat Rugovėn!” – mė drejtohet mua. Pikėrisht me kėto fjalė!
Me fjalė tė tjera, zoti Vinca me zotin Kadare po zhvillonin njė bisedė shumė normale kur mbėrriti “prishėsi i paqes”, botuesi i tij.
Shkrimi i zotit Vinca ka disa kontradikta tė tilla, fakte qė bien nė kundėrshtim me njėri tjetrin.
Pėr t’ia bėrė tė qartė lexuesit se ēfarė ka ndodhur, dėshiroj tė jap nė fillim, fare shkurt, versionin tim, si i pranishėm nė atė takim:
Nė verė tė vitit 2005, nė vilėn e Kadaresė, te Mali i Robit, ka ardhur A. Vinca me njė mikun e tij kosovar, z. N. Kryeziu. Ka qenė njė vizitė e papritur e tyre, siē e shpjegon vetė A. Vinca, ndėrsa unė shkoja si ēdo herė, tek autorėt e mi Helena dhe Ismail Kadare, dhe jo siē kėrkon tė mė ironizojė Vinca me fjalėt “nuk e di a kishte qenė atypari apo ia behu nga Tirana”. Nė fund tė bisedės ishim tė gjithė ulur, kur z. Vinca, i trimėruar, siē thotė me gojėn e tij, duke pėrfituar nga kjo “klimė”, ngaqė atė ditė Kadareja jo vetėm qė nuk shfaqi shenja nervozizmi, por, pėrkundrazi, m’u duk mė i butė e mė tolerant se ē’e prisja, i drejtohet Kadaresė, nė lidhje me Qosjen: “Ju jeni dy majat e kombit, ju jeni dy baballarėt e kombit!”. Janė fjalėt e Vincės! Qė i dėgjuam tė gjithė: Helena dhe Ismail Kadare, Naim Kryeziu dhe unė. Pastaj vjen epilogu i pėrshkruar nga Helena. Zemėrimi i Kadaresė, mbarimi i dialogut dhe pėrcjellja e miqve nga ana ime. Pasi u ndava me ta, z. Naim Kryeziu mė thirri sikur tė kishte harruar diēka. E kam para syve si sot portretin e tij, tronditjen nga ēfarė pa e dėgjoi. “I thuaj zotit Kadare, – m’u lut, – se unė nuk ndaj tė njėjtin mendim me Agim Vincėn”. M’u kujtua ky episod kėto ditė, pasi lexova shkrimin e z.Vinca. I telefonova z. Kryeziu nė Zvicėr, ku edhe jeton. “E mban mend, – i them, – takimin nė vilėn e Kadaresė?” Jo dhe aq, isha i shpėrqendruar, thotė. Po fjalėt qė m’u lute t’ia thosha Kadaresė, se nuk ishe nė njė mendje me Vincėn? Hesht pak, ndiej njė psherėtimė dhe fjalėt, s’di ē’tė them, s’mė kujtohet. Pėr herė tė dytė bie viktimė e z. Vinca, dhe me siguri nuk do tė vazhdojė mė tej kjo farsė e bashkudhėtarit tė tij. E mbyll telefonin. Naim Kryeziun e lė pėrballė ndėrgjegjes sė vet dhe ēiftit Kadare, qė ishin mikpritėsit e tij.
Dhe ja versioni qė jep nė kujtimet e saj, zonja Kadare:
“Na kishte ardhur Agim Vinca, njė nga dishepujt e Qosjes, pėr tė bėrė, si tė thuash, ’pajtimin’. Shoqėrohej nga botuesi B. Hudhri dhe njė shqiptar nga Zvicra. Is, me sa duket, ishte nė orėt e tij jo tė mira, ose u acarua qysh nė frazat e para, kur Vinca nisi tė thoshte qė nuk ishte mirė qė ata tė dy, ‘baballarėt e kombit’, tė ishin tė zemėruar etj., etj.
Ishin pikėrisht epitete tė tilla, tė cilat ai nuk i duronte dot: baba i kombit, bacė, e tė tjera si kėto. Shumėkush do ta merrte si shenjė modestie nga ana e tij, apo si shenjė pėrmbajtjeje, por unė e dija fort mirė se s’kishte tė bėnte fare me to. Epitete tė tilla i dukeshin folklorike.
Sapo dėgjova shprehjen ‘baballarėt e kombit’ e kuptova se puna do tė mbaronte keq. Fytyra e tij mori njė shprehje pėrēmuese. ‘Ē’janė kėto idiotėsira, tha, kėto marrėzira, jo baballarė, jo trapėr’.
Agim Vinca mbeti gojėhapur. Mė erdhi keq pėr tė se ishte njė nga dashamirėsit dhe nuk e meritonte tėrė atė furi.
Is u ngrit me aq vrull, sa desh pėrmbysi tryezėn. Unė desha tė ikja nga veranda pėr tė mos dėgjuar tė tjerat”.
A ka nė kėta rreshta, qoftė edhe njė fyerje kundėr jush, zoti Vinca? Sepse Helena ju quan dishepull tė prof. Qosjes? Apo sepse ju konsideron dashamirės tė Kadaresė? Ku, pra, ėshtė cenuar nderi juaj? Dhe ku ėshtė faji, gėnjeshtra e Helena Kadaresė, sepse ajo mendon se ju, zotėri, mund tė ndikonit pėr pajtim?
Por Vinca kishte ardhur me mendje tė mbrapshtė. Qė nė krye Vinca kėrkon ta bėjė tė pabesueshėm kėtė takim, e mė pas, siē do ta shohim mė tej, krejt librin. Sepse ja ē’thotė disa rreshta mė poshtė:
“Nuk e di, nuk e kuptoj, pse zonja Kadare spekulon, pėr tė mos thėnė gėnjen, duke e quajtur kėtė takim ‘tentim pajtimi’ mes Kadaresė dhe Qosjes dhe duke e paraqitur atė si njė takim tė rėndė e dramatik, pra tė tillė, ēfarė ai, nė fakt, nuk ishte aspak…”.
Pėrpara se tė merrem me mungesėn e logjikės nė kėto radhė, desha t’ju pyesja se si mund tė pėrdorni nė shkrimin tuaj fjalėt: spekulon, gėnjen. Kulmi, po si mund t’i drejtoheni kėshtu njė gruaje, njė personaliteti tė kulturės shqiptare, shkrimtares Helena Kadare, aq mė tepėr kur kjo zonjė e nderuar ėshtė njėherėsh edhe zonja e shtėpisė ku keni bujtur me mikun tuaj?
Por le tė kthehemi te shkrimi juaj. Pasi e kam lexuar me shumė vėmendje kėtė lėmsh fund e krye kontradiktor, dėshiroj t’ju bėj disa pyetje: Pėrse ndjeheni keq kur zonja Kadare mendon se ju mund tė ishit pajtuesi mes z. Qosja dhe z. Kadare? Ēdokush do tė ishte i nderuar pėrpara opinionit shqiptar pėr kėtė rol? Ndėrsa ju, nė shkrimin tuaj, krenarisht e pėrsėrisni nė disa paragrafė: Nuk shkova te Kadareja, pra, me “mision pajtimi”! Po atėherė, mos keni shkuar me “mision pėrēarjeje”? Kėtė me shkrim s’e thoni, por po tė lexoni me pak kujdes, del qė keni shkuar edhe mė larg.
“Nuk shkova tek Ismail Kadareja pėr ta ‘pajtuar’ me Rexhep Qosjen, sepse, tekefundit, ata ende nuk ishin ‘prishur’. Prishja e tyre ndodhi, siē dihet nga tė gjithė, njė vit mė vonė, nė 2006-n, kur shpėrtheu debati i shumėpėrfolur pėr ēėshtjen e identitetit”.
Si nuk ishin “prishur”? Pikėrisht, sipėr paragrafit qė keni cituar, po nė tė njėjtėn faqe (fq. 564 – 565 e librit), ja ēfarė shkruan Helena Kadare, pėr raportet Kadare-Qosja, nė sfond tė ngjarjeve tė vitit 1997, nė Shqipėri: “Njė depresion dhe njė brengė e pathėnshme i kapi tė gjithė shqiptarėt e shpėrndarė kudo nė botė. Bashkė me ta ishte edhe turpi pėr vendin e tyre qė u bė si rreckė pėrpara gjithė botės. Jam e sigurt se shqiptarėt e diasporės, pa folur pėr ata tė Kosovės, i pėrjetuan mė tragjikisht se tė gjithė ato ngjarje.
Pėr njė surprizė tė keqe, mu midis tyre Is i mbėrritėn dy letra nga akademiku i Kosovės, Rexhep Qosja. Ishin pa pulla poste, gjė qė tregonte se dikush i kishte hedhur me dorė njėra pas tjetrės nė kutinė e letrave poshtė shtėpisė. Nė tė dyja letrat, Qosja jo vetėm nuk jepte asnjė shenjė brenge, por ishte i ngazėllyer nga ajo qė po ndodhte, duke e quajtur atė ‘revolucion tė vonuar demokratik!’ dhe e kritikonte Is pėrse nuk bėnte tė njėjtėn gjė si ai.
Nervozizmi i Is pėr tė kaloi ēdo kufi. I hodhi letrat nė kosh. Kishte qenė disi i ftohtė pėrherė me Qosjen dhe nuk e kishte fshehur njėfarė shpėrfilljeje, gjė pėr tė cilėn unė nuk pajtohesha kurrsesi me tė, ngaqė e ēmoja R. Qosjen. Mirėpo nė raste tė tilla, kur i mbushej mendja pėr mirė apo pėr keq, ai bėhej i patrajtueshėm.
Pavarėsisht ē’kishte ndodhur mė parė, gėzimin e Qosjes pėr shkatėrrimin e shtetit shqiptar, nė pranverė tė vitit 1997, Is nuk do t’ia falte kurrė. Siē ma shpjegoi, nuk ishte vetėm ana morale dhe patriotike. Ngazėllimi i Qosjes i dukej i papranueshėm, nė radhė tė parė, nga ana njerėzore”.
Ja, pra, pėrse janė “prishur”! Ja, pra, kur janė “prishur”! Shumė kohė para vitit 2006! I ndau Shqipėria e vitit 1997! Kadareja i brengosur, Qosja i ngazėllyer! Po pėrse nuk e pėrmendni kėtė paragraf nė shkrimin tuaj?
Dihet tashmė se pėr ngjarjet e vitit 1997, tė cilat z. Qosja i quajti revolucion i vonuar demokratik, koha i dha tė drejtė Kadaresė dhe jo Qosjes. Mirė nė 2005-n, mbase nuk dinit gjė pėr dy letrat e Qosjes, po tani, asgjė nuk ndodh nė ndėrgjegjen tuaj njerėzore, kur sillni ndėr mend djegien e Shqipėrisė, vrasjen e mijėra djemve, fėmijėve, rėnien nė gjunjė tė shtetit shqiptar?
E meqenėse pėrmendni vitin 2006 dhe “mospajtimin pėr identitetin”, ky mospajtim gjithashtu ka qenė parimor: Kadare mbronte tezėn se shqiptarėt kanė identitetin europianė, kurse Qosja kėmbėngulte nė identitetin e pėrgjysmuar: europian dhe aziatik.
Por ju nuk ndaleni nė tė keqen tuaj. Ndryshe, si shpjegohet qė nė shkrim keni aq mllef kundėr Rugovės? Si mundeni ta denigroni edhe tani njė personalitet tė nderuar si Rugova, kur thoni konkretisht: “Kadare m’u duk mė i butė e mė tolerant se ē’e prisja. Duke pėrfituar nga kjo ‘klimė’, i pata thėnė, nė bisedė e sipėr, se nuk bėri mirė qė shkoi te Rugova gjatė vizitės sė tij nė Kosovė nė vitin 2002″.
Ėshtė e ēuditshme ēfarė egėrsie ka nė kėto fjalė. Mirė nė gjallje, por tani qė lideri historik i Kosovės s’ėshtė mė, Vinca gjen rastin tė hakėrrehet pėr kėtė “pajtim” tė Kadaresė. Dhe ku? Nė shtėpinė e tij! Si mysafir i tij!
I trimėruar edhe mė shumė nga toleranca e mikpritėsit, tashmė poeti ynė fluturon degė mė degė dhe krejt papritmas kujton se mund tė qortojė Kadarenė pėr njė tjetėr pajtim. Ėshtė fjala pėr Adem Demaēin.
Ashtu si nė rastin e Rugovės, ku Kadareja publikisht kishte shprehur rezerva pėr ndonjė qėndrim tė tij gjatė konfliktit nė Kosovė, por mė pas, kur Kosova u ēlirua, tė dy kėta njerėz tė shquar i hodhėn pas acarimet dhe u afruan prapė si miq tė vjetėr qė kishin qenė, njė gjė e ngjashme ndodhi edhe me Adem Demaēin. Kishte pasur ndonjė mospajtim idesh midis tyre, ndėr ta, ose letra e hapur e Demaēit e vitit 1990, kur ēifti Kadare e la Shqipėrinė. Por kėto mospajtime idesh nuk u bėnė kurrė shkak tė prishej miqėsia e tyre. Nė kujtimet e zonjės Kadare pėrshkruhet me ngjyrat mė prekėse ruajtja e kėsaj miqėsie dhe takimi me Adem Demaēin nė Paris. Kėto pajtime tė kėtyre personazheve tė shquar do tė ishin model dhe do t’i gėzonin shqiptarėt, mirėpo te disa do tė provokonin shqetėsim. Nga shkrimi i A. Vincės del se ky, nė vend tė gėzohej pėr to, ėshtė bėrė nervoz. Nė vend tė thoshte “sa mirė qė i harruat moskuptimet”, thotė tė kundėrtėn: “Pėrse u pajtuat!”. Madje fotografinė e takimit pajtues nė Paris, Demaēi-Kadare, e sheh si gjė negative. Kjo ndodh sepse njerėz tė tillė janė pėrēarės profesionistė, kėrkojnė me ēdo kusht qė intelektualėt e Kosovės t’u kundėrvihen atyre tė Shqipėrisė. Nuk ėshtė i rastit solidariteti i njerėzve si F. Lubonja, i cili e nisi fushatėn kundėr librit “Kohė e pamjaftueshme” nė televizion, pa e lexuar atė, por duke shpifur kundėr tij. Lubonja ėshtė akuzuar disa herė nė shtyp si shpifės ndaj Kadaresė, siē ishte rasti flagrant kur shpif se Kadareja paskėsh shkruar se gjuha shqipe, nė krahasim me serbishten, ėshtė si zonjė e rėndė pėrbri njė jevge! Mė vonė, kritikėn televizive e vazhdoi nė shtyp me sulme qesharake kundėr gjithė veprės sė Kadaresė, duke filluar nga romani “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur” etj.
Nė mbyllje tė kėtij shkrimi, do tė pėrmendja se ēfarė shkruan A. Vinca pėr pėrfundimin e vizitės sė tij nė shtėpinė e Kadaresė.
“Se ē’ka ndodhur mė vonė, pas largimit tonė, nė atė shtėpi, unė nuk e di dhe as qė mė intereson”.
Ēfarė megalomanie e poetit A. Vinca, qė vjen si mik nė njė shtėpi tė nderuar, e del se nuk ishte aspak i tillė!
Ai ka lexuar, ndėrkaq, nė kujtimet e zonjės Kadare, atė qė ka ndodhur nė atė shtėpi. Ja fjalėt e zonjės sė shtėpisė: “Sapo ata u larguan shkova tek Ismaili, qė vazhdonte tė rrinte i egėrsuar nė verandė dhe i thashė nė mėnyrė tė prerė se ishte treguar krejt i padrejtė”.
Si botues dhe si njeri, jam mrekulluar kur e kam lexuar nė dorėshkrim kėtė paragraf. Janė tė rralla gratė qė nė njė situatė tė tillė mund tė mbajnė njė qėndrim kaq objektiv dhe me kaq elegancė. Juria e Panairit tė Librit ka pasur parasysh ndoshta raste si ky kur nė motivacionin e saj, pėr ēmimin “Autorja e Vitit”, pėrmendte pikėrisht fjalėn elegancė.
Pyetja qė bėj nė kėtė rast ėshtė se: si ėshtė e mundur qė A. Vinca, pasi ka lexuar kėto radhė tė sė zonjės sė shtėpisė, ka guxuar ta fyejė atė me fjalė vulgare? E kam vėrtet vėshtirė tė gjej fjalė pėr kėtė qėndrim, karakteristikė e njerėzve burracakė qė kujtojnė se mund tė nxjerrin kundėr grave inatet qė kanė me burrat. Ky njeri ka thyer ēdo rregull tė mikpritjes e tė qytetėrimit, ndaj pėr tė do tė pėrdorja vetėm epitetin: i paqytetėruar.