PDA

View Full Version : Shteti Islamik, perdoruesi me i madh i droges! Irani.


Zanzi/M
22-11-11, 20:24
Prapa fasadės sė devotshmėrisė sė Iranit ndaj myslimanizmit, fshehėt njė prej shteteve mė varėsinė mė tė madhe tė njerėzve nga droga nė botė. Sipas zyrės sė OKB-sė pėr Drogė dhe Krim (UNODC), Irani ka 1.2 milionė banorė tė varur nga droga, mė saktėsisht nga opiumi, i cili konsumohet me tė madhe nė Republikėn Islamike.

Mė 26 qershor tė kėtij viti, mediet shtetėrore iraniane raportuan se rreth 20 mijė ish-persona tė varura nga droga ishin tubuar nė stadiumin Azadi nė Teheran, pėr tė shėnuar Ditėn Ndėrkombėtare kundėr abuzimit tė drogės. Nė kėtė ngjarje mori pjesė edhe presidenti i Iranit, Mahmoud Ahmadinejad, i cili shfrytėzoi foltoren, pėr tė akuzuar pėr kėtė problem Perėndimin. “Sot, shtetet Perėndimore kanė filluar tė dėmtojnė shtetet tjera, nė veēanti Iranin, me anė tė narkotikėve”, pati theksuar Ahmadinejad.

Sipas zyrės sė OKB-sė pėr Drogė dhe Krime, Irani ka 1.2 milionė banorė tė varur nga droga dhe nė raportin e kėsaj zyre ėshtė theksuar se 2.26 pėr qind e popullatės, prej moshės 15-64 vjet, ėshtė e varur nga opiumit.

Drejtori i kėsaj organizate, Yuri Fedotov, ka lavdėruar Iranin pėr faktin se ka shkallėn mė tė lartė tė konfiskimit tė heroinės dhe opiumit nė botė dhe pėr shkak tė zhvillimit tė njė trajtimi efektiv dhe tė programeve pėr parandalim.

Pėr dallim, organizata Human Rights Watch ka kritikuar Fedotovin, pėr shkak se ka mbyllur sytė para procedurave tė shtrembėruara ligjore tė Iranit dhe ekzekutimit tė personave tė varur nga droga. Ajo qė ėshtė edhe mė alarmuese, njerėzit e arrestuar gjatė protestave tė opozitės, siē ishte rasti i holandezes me origjinė iraniane, Sahra Bahrami, herė pas here edhe janė varur si “kontrabandues tė drogės”.

Nėse bėni njė shėtitje me automjet gjatė natės nėpėr Teheran, ngasėsi mund t’iu rrėfejė se vajzat nė moshėn adoleshente, tė cilat shesin esfand-fara tė cilat digjen, pėr t’u mbrojtur nga syri i keq-nė tė vėrtetė ofrojnė seks me para, pėr tė ndihmuar prindėrit e tyre tė varur nga droga. Shkoni nė metro dhe do tė shihni fėmijė nė gjendje tė mjerė, duke kėrkuar lėmoshė. Vizitoni ndonjė lagje tė varfėr, siē ėshtė Shahr E Rey, mund tė vėreni shiringat e shfrytėzuara nė trotuaret pėr kėmbėsorė.

Megjithatė, skena e drogės nuk ėshtė tipar vetėm i kryeqytetit dekadent tė Iranit. Kjo dukuri ėshtė mjaft e pėrhapur dhe ka rrėnjėt mjaft tė thella: pėr shembull, kur vizitova varrin e poetit nga shekulli i 12-tė, Saadit, nė qytetin Shiraz, Azadi, njė kritik lokal letrar, i cili mė udhėhiqte gjatė shėtisė nėpėr qytet, bėri me dorė nė drejtim tė lagjes sė quajtur Saadieh. Ai theksoi se kjo lagje ėshtė qendėr e hajnave, trafikantėve dhe personave tė varur nga droga.

“A dėshiron ta vizitosh? Ėshtė lehtė ta vizitosh, por mund tė mos dalėsh gjallė nga aty”, thotė Azad me shaka.

Duke shpalosur mikpritjen perse, Azad mė ftoi nė shtėpinė e njė entuziasti tė opiumit. Opiumi, thotė Azad, ėshtė droga mė e vjetėr nė Iran dhe ėshtė shfrytėzuar si medikament nė rajon nga Avicena, shkencėtari i madh pers, para 1 mijė viteve.

“E adhurojmė dhe e urrejmė”, thotė Mani, miku i Azadit, njė akademik me zė tė butė, rreth 60 vjeēar. “Nė familjen time e ka pėrdorur i ati, por ai gjithmonė mė thoshte, mos e prek. Ai ishte kundėr, ngase e kishte pėrdorur vetė, por mė vonė e kemi pirė sė bashku”, rrėfen Mani.

“Kur e pėrdorė pėr herė tė parė, tė qetėson. Ndikon qė tė flesh mirė, apo bėn qė tė kesh ankthe dhe qė tė tė punon imagjinata”, shton Azadi.

Mani sot opiumin e shesh si njė drogė nė zhdukje e sipėr. “Ekziston njė trysni e jashtėzakonshme nga jashtė, ngase pjesa mė e madhe e opiumit dhe heroinės qė arrin nė Evropė, kalon nėpėr Iran. Bashkėsia Ndėrkombėtare i jep para qeverisė pėr t’u pėrgjigjur”, thotė ai, duke ju referuar ndihmave financiare qė shtetet perėndimore ja japin UNODC-sė. Si rezultat, opiumi ėshtė bėrė njė drogė e shtrenjtė.

“Tani ajo nė shumicėn e rasteve pėrdoret nga njerėzit e pasur, por kualiteti ėshtė shumė mė i dobėt”, rrėfen Mani.

Nė Teheran, kėrkova njė shpjegim paksa mė mjekėsor nė lidhje me kėtė ēėshtje dhe u takova me Alinė, njė punėtor social nė qendrėn pėr trajtimin e personave tė varur nga droga, nė lagjen Tehranpars.

“Problemi i drogės nė Iran nuk ėshtė veēori e ndonjė klase tė caktuar”, thotė Ali. Ai ka punė me rreth 100 pacientė tė rregullt, tė cilėt vijnė nga sferat e ndryshme shoqėrore. Disa prej tyre janė punėtorė tė varfėr afganė, pa status ligjor dhe pa familje, ndėrsa tė tjerėt janė, apo kanė qenė, tė pasur.

“Njė nga pacientėt e mi ėshtė njė stomatolog, i cili ka punuar nė SHBA. Kishte njė aksident atje dhe ju injektua morfinė. Mė pas ai u lirua nga spitali, por filloi tė injektojė vetėn, duke humbur nė fund ēdo gjė qė kishte dhe u kthye nė Iran”, thotė Ali. (Foreign Policy)

Zanzi/M
22-11-11, 20:28
Ne holande eshte e lejuar pjeserisht dhe me kushte, e pse ne Iran nuk te koka e lejume droga kishe?

Zero Cool
22-11-11, 20:37
Ne holande eshte e lejuar pjeserisht dhe me kushte, e pse ne Iran nuk te koka e lejume droga kishe?

Pooooooooo kushtet jane shume te rrepta:

Ke drejt ne xhep , maximalisht 5 gram soft droge me pae (hashish & marihuan)
Ke drejt maximalisht 0,5 hard droge me pase (cocaine etj..).

Edhe normal duhet me qene i rritur (18 vjeq) :biggrin: