PDA

View Full Version : Krerėt fetarė nė lėvizjen kombėtare shqiptare nė Vilajetin e Kosovės (1878-1912)


Kercovari
29-11-11, 07:04
.......

Kryengritjet e vitit 1910-1912 nė Vilajetin e Kosovės shoqėrohen me data, ngjarje dhe personalitete tė rėndėsishme, por, tė cilat, fatkeqėsisht, deri sot padrejtėsisht u mohuan. Pra, nė kėtė punim kemi bėrė pėrpjekje qė ta spikatim rolin e ulemave nė kėto ngjarje me rėndėsi nė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, sikundėr ishte kontributi i Sinan Maxherės e Mulla Idrizit nė Kazanė e Gjilanit, si bashkėluftėtarė tė Idriz Seferit, pastaj Mulla Rifatit tė Drenicės e Shejh Hamdiut tė Gjakovės si dy nga bashkėluftėtarėt e Isa Boletinit;. me interes ėshtė edhe figura e Mulla Sinan Maxherės, si faktor i rėndėsishėm nė Kryengritjen e vitit 1910, tė cilin, pas thyerjes sė kėsaj Kryengritje nė grykėn e Kaēanikut, xhonturqit do ta varin, duke ia ekspozuar trupin para masės. Nė bazė tė hulumtimeve tona na ėshtė krijuar pėrshtypja se numri i ulemave qė u angazhuan nė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare ishte edhe mė i madh sesa ky qė kemi cekur nė punim. Gjithashtu, ėshtė me interes tė potencohet se pėr popullin e Vilajetit tė Kosovės fatale ishte periudha e viteve 1912- 1913, qė nė histori njihet me togfjalėshin luftėrat ballkanike, tė cilat ishin tė shoqėruara me terrorin serbo-malazez mbi popullin shqiptar, me ē’rast nuk u kursen e as ulemaja gjithandej Vilajetit tė Kosovės, duke i keqtrajtuar, masakruar e disa prej tyre duke i varrosur pėr sė gjalli. Sa i pėrket tolerancės ndėrfetare, shohim se kemi tė bėjmė, krahasuar me popujt e tjerė tė Ballkanit, me njė vetėdije konstruktive, tė cilės pa asnjė dyshim i kanė kontribuar shumė edhe ulemaja. Marrė nė pėrgjithėsi, pėr kontributin e ulemave shqiptarė nė Lėvizjen Kombėtare, nė Vilajetin e Kosovės, nė vitet qė i kemi shqyrtuar, mund tė thuhet me gojėn plot se pjesa dėrrmuese e tyre ishte pranė halleve, problemeve, fatkeqėsive dhe kthesave historike tė besimtarėve dhe tė popullit tė tyre. Shumė nga ulematė ishin pėrkrahės e pjesėmarrės nė ngjarjet e shėnuara nė Lėvizjen Kombėtare Shqiptare gjatė viteve 1878-1912 nė Vilajetin e Kosovės; shumė prej tyre, duke u pėrpjekur qė ta mbrojnė nga terrorizimet dhe masakrimet popullatėn sė cilės i pėrkisnin u flijuan sė bashku me tė. Nė mėnyrė tė veēantė, nė periudhėn e fundit tė shek. XIX dhe tė fillimit tė shek. XX, kur u zhvilluan kryengritje gjithandej trojeve shqiptare, del nė pah roli i pamohueshėm i ulemave pėr mobilizimin e pėrgjithshėm shpirtėror masave tė gjera popullore shqiptare pėr ta mbrojtur atdheun nga mėsymjet e egra sllave, por edhe kontributi i tyre qė dhanė drejtpėrdrejt si pjesėmarrės nė kėto zhvillime.
Vlerėsimet e kėshilltarėve shkencor pėr librin: “Krerėt fetarė nė lėvizjen kombėtare shqiptare nė Vilajetin e Kosovės (1878-1912)”, tė autorit Mr. Nuridin Ahmeti.

Prof. Dr. Xheladin Shala, kėshilltar shkencor nė Degėn e Historisė tė Institutit Albanologjik tė Prishtinės, vlerėson se Mr. Nuridin Ahmeti e ka pėrmbyllur me sukses njė projekt tė rėndėsishėm pėr historinė e Kosovės, pėr periudhėn 1878-1912, sidomos pėr historinė e kulturės fetare dhe pjesėmarrjen e ulemave nė kėto rrjedha tė historisė sė Vilajetit tė Kosovės. Ky dorėshkrim paraqet njė studim me interes pėr shkencėn dhe sa mė parė qė tė jetė e mundur, do ta kisha rekomanduar, qė tė bėhet pronė e opinionit tė gjerė shkencor, qė nėnkupton botimin e veēantė. Akad. Feti Mehdiu, ligjėrues nė Degėn e Orientalistikės nė Fakultetin Filologjik tė Universitetit tė Prishtinės, vlerėson se kjo ėshtė "vepėr e cila e pajis lexuesin me njė kėndvėshtrim tjetėr ēfarė jemi mėsuar zakonisht tė lexojmė mbi krerėt fetarė tė Kosovės. Nė kėtė studim, autori, nėpėrmjet burimeve relevante, paraqet me kujdes kontributin e krerėve fetarė tė Kosovės edhe nė Lėvizjen Kombėtare Shqiptare. Pėr shkak tė vėllimit tė madh tė materialit, ky studim do tė botohet nė dy pjesė. Aktualisht po botohet vėllimi i parė, ku flitet mbi kontributin e krerėve shqiptarė myslimanė, ndėrkaq nė tė dytin, do tė spikatet kontributi i krerėve shqiptarė katolikė por dhe ortodoks. Si i tillė, ky studim shkencor do tė jetė njė kontribut i vlefshėm pėr historiografinė shqiptare tė Kohės sė Re, i cili nė tė ardhmen mund tė shėrbejė edhe si referencė pėr gjithė ata qė mendojnė t’i qasen problemeve tė ngjashme". Prof. dr. Gazmend Rizaj, ligjėrues nė Degėn e Historisė nė Fakultetin Filozofik tė Universitetit tė Prishtinės, vlerėson se kombi shqiptar ėshtė i pasur me figura tė shumta historike qoftė ato kombėtare, qoftė fetare. Kėshtu qė, ata kaherė e kanė merituar studimin dhe nderimin, pėr ēka autori i ri mr. Nuridin Ahmeti me monografinė “Krerėt fetarė nė Lėvizjen Kombėtare Shqiptare nė Vilajetin e Kosovės 1878-1912” ia ka arritur qėllimit qė t’i vėrė nė pah disa nga krerėt e njohur me tituj fetarė, por me bagazh tė pasur kombėtar, duke i trajtuar realisht me qėllim t’i bėjė shėrbim tė mirė historisė sonė kombėtare. Pra, ata krerė nuk ishin vetėm nė shėrbime fetare, por gjithashtu i dhanė kontribut tė ēmueshėm edhe ēėshtjes sonė kombėtare, duke shėrbyer si burim frymėzimi pėr brezat e ardhshėm.