PDA

View Full Version : 2011-ta ne virtualitet


jadore
30-11-11, 18:17
...me eshte bere si tradite te shkruaj cdo perfundim viti restrospektive momentesh brenda ketij perkufizimi kohore , sa me kujtohet kete e kisha praktikuar qe nga 2008-ta ..pse e bej , as vet nuk e di ..!si duket dua te le gjurme qe une dhe nje vit isha ketu..!!

...me duhet te kujtohem ..! cfare mbet pa thene nga une kete vit..?..fjalet e zakonshme i thash e sterthash mes vitesh .. u beme nje , imun ,ne caste dhe varshmeri disponimi ndrronim miqesi me armiqesi ,armiqesi me miqesi mendimesh , te vjetrit antare i sypozonim per te rinje e te rinjet i akuzonim per te vjeter ..
ne esence asgje , konsumonim dhe ato fjal qe nuk i kishim thene akoma per te treguar vokabularin tone te pasuruar gjuhesor duke analizuar e politizuar per ti rizgjidhur prap sipas nesh paditurite dhe problemet globale te botes .. jemi globalist Ne ,largepames.. cfare eshte treva per Ne ne kete kontest karshi globalitetit ..!

..megjithate 2011 virtuale la gjurme ..

2011-ta virtuale ..me frigoj ..me rizgjoj me shkundi qe kthjellu, jete ka dhe permbrenda saj . Preka vdekjen bashke me te gjithe tjeret , pash formen e saj te shtrire dhe ketu ,dhe ndjeva humbjen ,ndjeva dhembjen .. ndjeva ikjen.. ..nuk iki !... kjo fjal si per dreq se pse me nderlidhet e me rri ne koke gjithe kohen ..!!
...per inat te gjithe kesaj virtualeje qe diti te me trondas e jep aq ndjesi te mjere sa here hyja ketu e me dukej e ftofte si vet vdekja ,une jetosova jeten ,po ,e jetesova. ne formen qe dita ..

..kjo eshte e gjitha , nje vit virtual i tere .. duket e zbehte apo ..?
por ju mos u brengosuni , une ketu do jem . Nuk do iki,jo !..por ju nuk duhet te me besoni .. nuk do iki eshte nje motiv me shume qe jeta vazhdon e ne ketej prap ketej do sorollapemi deri sa koha dhe jeta te bej te veten ..

..
te presim 2012-ten...

lovely
30-11-11, 21:25
Akoma nuk e di nė janė festat e fundvitit me tė gjitha zbukurimet apo viti qe iku me shpejtėsinė e rrufesė nga jeta jonė, ajo qė na bėn melankolik nėpėr fundvite..

"Kur tė vjen momenti i vdekjes, sheh tėrė jetėn tėnde si njė film, i cili kalon me shpejtėsi tė lartė si flash para syve tu...."

Kėshtu diqka shkruante. besoj se ne bėjmė tė njėjtėn gjė nėpėr kėto fundvite plot emocione.
Tani kthejmė koken mbrapa, nė kėtė vit qė iku, dhe vėshtrojmė me kujdes atė qė kemi thėnė e vepruar. Shiqojmė veprat tona tė mira, dhe shiqojmė ngutitė, gabimet tona.
Kėtė vit jemi mė tė varfėr, por edhe mė tė pasur..
Tė varfėr ngaqė humbėm Dy Krerėt mė tė lartė tė kėsaj faqeje, dhe tė pasur, sepse (shpresoj) mėsuam nga kėto humbje!



Kukulla



nėse Zoti pėr njė moment do tė harronte

qė jam kukull lecke

dhe tė mė jipte njė copėz jetė

ndoshta nuk do tė thoja gjithcka qė mendoj,

por definitivisht do tė mendoja gjithcka qė do e thoja.

Do t`i vlersoja gjėrat

jo pėr vlerėn qė kanė

por pėr domethėnien e tyre.

Do tė flija pak, ėndėrroja mė shumė,

e di se pėr cdo minutė qė i mbyllim sytė,

humbasim 60 sekonda drite.

Do tė shetisja kur tė tjerėt sillen kot,

do zgjohesha kur tė tjerėt janė nė gjumė

Do t`i dėgjoja kur tė tjerėt flasin

oh si do e shijoja njė akullore tė cokollates.

Nėse Zoti do mė dhuronte njė copėz jetė,

unė do vishesha thjeshtė,

do tė hudhja veten barkas nėn diell

ekspozuar jo vetėm trupin tim

por edhe shpirtin tim.

Zoti im, nėse do kisha zemer,

do tė shkruaja urrejtjen time nė akull

dhe do prisja tė dal dielli..

Me ėndrrėn e Van Gogh do tė shkruaja ne yje

njė poemė tė Benedetti-t

dhe njė kėngė e Serrat-it do tė ishte

serenatė e hėnės.

Me lotėt e mia do i ujisja lulet

tė ndiej dhimbjen e gjembave tė tyre

dhe puthjen mishėrore tė petaleve tė tyre

Zoti im, sikur tė kisha njė copė jetė..

Nuk do lejoja tė kaloj njė ditė e vetme

pa ua thėnė njerzve qė dua;

iu dua

Do tė bindja cdo burrė ose grua

qė ata janė tė preferuarit e mi

dhe se unė do jetoj

nė dashuri

me dashuri.

Do ia vėrtetoja njerėzimit

se sa shumė gabojnė kur mendojnė

qė ata nuk dashurojnė mbas mplakjes

duke mos e ditur

se ata mplaken kur ndalojnė sė dashuruari

Femijėve do u jipja krahė

por do i lejoja tė mėsojnė tė fluturojnė vet.

Tė moshuarve do u tregoja se

vdekja nuk vjen me moshėn

por me harresėn.

Kam mėsuar aq shumė nga ju njerėz..



Kam mėsuar se tė gjithė dėshirojnė tė jetojnė

ne majė te malit

duke mos e kuptuar qė

lumturia e vėrtetė

qėndron gjatė ngjitjes sė shpatit..

Kam mėsuar se kur njė i posalindur

shtrėngon gishtin e babit

nė grushtin e tij tė vogėl,

ai e ka bėrė atė pėr vete pergjithmonė.

Kam mėsuar se njeriu ka tė drejtė

tė shikojė poshtė nė tjetrin

vetėm atėherė kur do i ndihmojė tė ngritet lart pėrsėri.

Kam mėsuar aq shumė nga ju

por sė fundmi

pjesė e madhe e diturisė

do mbetet e pashfrytėzuar

sepse kur ata tė mė fusin

brenda nė valixhe

fatkeqėsisht do tė vdes.

G.G.M.

lovely
30-11-11, 21:33
Do e ripostoj kėtė shkrim;


Nė mėnyren e rėndė kam mėsuar t`i vlerėsoj SOT njerėzit tė cilėt i dua , sepse nesėr mund tė jetė vonė...

Me u ndi falėnderuese pėr ditėn e sotit, pėr shėndetin..

Gjėrat tė shiqohen nga tė gjitha kėndet e mundshme..

Tė bėjė GJITHCKA per fėmijen tim, qė tė rritet e tė bėhet njė njeri i plotė nesėr, i fortė nė dallgėt e jetės..

Tė iu gėzohem gjėrave tė vogla, shpesh nuk e dijmė se SOT po i krijojmė kujtimet pėr tė nesėrmen e afėrt dhe tė largėt..

Tė mendoj nganjėherė se; "kjo mund tė jetė hera e fundit qė..." "qė...", "qė....",...

Mos me prit prej njerėzve tė mijė mė shumė se qė ata mund tė jepin...

Me u kujdes me dashuri pėr njerėzit qė mė rrethojnė, pa e harruar veten asnjehere...

Naki
27-12-11, 22:39
Jetojmė nė njė kohė ku virtualiteti ėshtė bėrė pjesė e kalendarit ditorė, dritarja Dardane gjatė vitit 2011 ka qenė gjithmonė mirėmėngjezi ditorė, edhe pse me pakė aktivė nė postime megjithė atė lexuesė dhe konsumues i shkrimeve.

Nga kėndėveshtrimi imė ishte vitė i emocionėve te hidhura postmortore,mllefeve ideologjike,po edhe emocioneve tė hareshėme dhe pasuri e mendimeve tė shkėlqyera.
Nė dardanin virtuale tė viti 2011 reflektojė njė jetė koloriti tamam si nė jetėn reale tė shoqėris shqiptare.
Shkronjat ishin ato qė na joshnin tė vizitojmė dritaren e Kėshtjellės dardane , mendimet e shprehura nėpėrmjet shtypėshkronjės virtuale tė autorit Panta rhei ishte gjerdani i shkrirė nė flori qė mė fascionojė pėr guximin,shkathtėsin dhe menqurin qė reflektonte nė ēdo postim duke lėnė anash ndonjė herė disponimin ditorė ēė KEKU nuk donte tė ndėgjonte pėr qkyqje te padrejta.

Kush ruajti mė mirė Dialektin e gjuhes shqipe tė Gegėrishtes duke thurur vargje me Lahuten e malėsis nė dritaren e Poezisė,Gega 1 ishte ylli qė ndriqojė emocionet dhe pasurojė bisedat e mirėfillta/ju faliminderit ēė zbukuruat mėngjezet e mia.

Vali ishte shtylla e barazpeshės sė botės shpirtėrore/e admiroja gjatė tėrė vitit duke pėrcjellur me vėmendje shkrimet e tijė.

Mbretėresha jonė e letrave tė shkruara qė reflektojė mendimet e trendeve botėrore
e nderuara Jadorja mbetėt pa konkurrencė dhe si e tillė ka respektin timė tė pa luhatshėm dhe i themė faliminderit qė jeni shtyllė e paluhatshėme e dardanis.

Mė mahniten shkrimet e elvio pėr qasjen konstruktive dhe vėnjėn e modaliteteve si do tė duhej tė komunikojmė pėr mes shkronjave.

Vertetė ishin shkrimet e Emines dhe tė Zero cool qė i dhanė dinamikė dardanisė sonė.

Duke mos dashur tė harrojė nė rezymen time stafin dhe moderatorėt tju shprehė admirimin timė pėr punen e shkelqyer gjatė vitit 2011,ju ishit ata qė na dhuruat 24 orė dritė tė jemė nė dardanin tonė.

Domira
28-12-11, 16:18
Nė 2011 hapa shpesh ketė dritare sepse ėshtė bėrė pjesė e jetės (shtėpisė) sime. Ani se nuk kam shkruar shpesh, me rėndėsi Dardania ka qenė aty sa herė qė kam pas nevojė tė hy nė te.
Mbajta mbrenda meje edhe gjatė kėtij viti, brengat e mia, ato qė i pikėllojnė miqt e mi. Nuk ka hije tė pikėllosh dike kur hap shtėpinė e miqve. Provoja qė tė hesht sė paku dhe kisha kujdes qė mos tė vėrehen gėlltimat e mia. Qesha kur me qeshte shpirti dhe me dukej sikur jam fare pranė jush qė mė bėtė tė lumtur me shkronjat e dala nga ngrohtėsia e zemrės tuaj. Klikoja nė tė gjitha temat pėr tė takuar fjalėn e sinqertė atė tė cilėn e dėshiroj...dhe gjeta e kalova caste bukura tė cilat ma mbushėn ndonjė zbrazėti e cila mė ėshtė kriju aty ktu.

Po, natyrisht, u jam largu orbitrave fiktive tė krijuara artificjalisht nga egoizmi dhe interesi i shtrirė deri nė pakufi, duke shkelė pamėshirshėm prezencėn e tė tjerėve. Por kur imponimi i tė tillėve bėhet aq absurd saqė shėndrrohet nė sjellje ’’normale’’ pėr rrethin, mbėshtjellė me sharm tė falsifikuar, aty puna ndryshon dhe aty them stop nė mėnyrėn time.

Pa marrė parasysh a kemi tė bėjmė me veprime tė qėllimshme apo tė paqėllimshme, atyre qė shkelin vijat e kuqe ju tregoj vendin pa marrė parasysh se cfar mund tė pasojė apo kush mė jep pėrkrahje. Dinjiteti i njeriut shkilet edhe atėhere kur dikush me cdo kusht dėshiron tė imponojo kinse ’’sigurinė’’ e vetvetes, lumturinė dhe shumė gjana tjera personale duke kėrkuar aprovimin e tė gjithve! Qesharake, e turpshme, ofenduese!

Sa iu pėrket temave tė fesė, unė nuk hy fare nė diskutimet rreth fesė. Arsyeja shumė e thjeshtė: ne shqiptarėt gjithmonė kemi qenė mysliman, katolik dhe ortodoks. Urrejtje nė mes shqiptarėve pėr shkak tė fesė nuk ka pasė, pėrkundrazi ka ekzistuar respekti pėr religjionet tjera. Ashtu janė edukuar shqiptarėt ndėr shekuj. Kurse kėtė far ’’edukate’’ tė pantollave tė shkurta qė na ėshtė imponuar viteve tė fundit duhet sqaruar dhe trajtuar nė mėnyrė institucionale sepse vetėm kėshtu mund tė riparohen tendencat eventuale pėr trazira fetare.

Te temat e dashurisė kam deshirė tė relaksohem duke bėrė shumė shaka. Sepse ashtu i konsideroj kėto tema tė netit :D. Ndėrsa temat shoqėrore po edhe ato tė politikės i kam pėr qejfi, sė paku tė lexoj, e sa pėr tė postuar hezitoj nga pak, ngase unė dua ti mbetem besnike vetėm kėtij niku dhe mundohem qė tė ia dal kėshtu si jam. E pranoj se nuk ėshtė e lehtė, por vetė kam zgjedhė rrugėn e vėshtirė dhe e bajsha me shėndet!

Nuk jam idhtare e copy/pastit dhe postimet e mia janė tė miat!
Mė ka mbetė merak sepse nuk arrijta tė bėj pak poezi , jo vetėm qė mė ka mbetė merak por kjo gjė po ma rėndon pakės (spo du me than shumė) njė qoshe tė zemrės sime.

Miqt e mi tė mirė, eh...sa shumė i dua! Aty janė, e di unė! Nuk kam nevojė tė luftoj pėr ti mbajtė pranė. A e dini pse? Sepse mė njohin, sepse iu njoh shpirtin. Sepse nuk kam nevojė tė lavdėrohem e as tė frigohem se mė braktisin vetėm nėse ata kanė dhe duan edhe miq tė tjerė. Unė kėto i kuptoj dhe i arėsyetoj. Njėsoj siq bėjnė ata me mua, mė kutpojnė dhe mė arsyetojnė.
Dardania.de ėshtė njė mrekulli tė cilėn pata mundėsinė dhe fatin ta shijoj, ashtu si zgjodha vetė, edhe nė vitin qė po pėrfundon, pra nė 2011.

Qoftė i gėzuar Viti I Ri 2012 pėr Dardaninė tonė dhe pėr anėtarėt e saj!

Murgesha
29-12-11, 21:00
Disi edhe nė familje e kemi traditė qė nė fundviti tė analizojmė tė gjithat qė na ndodhėn gjatė vitit qė po kalon.

Jadores i lumtė qė po mundohet tė na e bėjė edhe traditė Dardane, qė tė analizojmė, pėrkujtojmė qajmė e qeshim pėr tė gjitha tė bėrat gjatė tėrė njė viti nė kėtė forum.

Ēka tė them mė shumė pos ato qė po dihen?

Vdekja e Bondit sikur paralizoi kėtė forum. Tė paktė ishim qė e dinim se kishte problem serioz me shėndet por qė luteshim ditė e natė tė bėnte mirė e t`a kishim nė mesin tonė.
Ditėn qė u shpall lajmi mbi vdekjen e tij, krisėn zilet nė msn, mesazhet, telefonatat pėr t`a bind veten se jo, kjo nuk ka ndodh, nuk mundet tė ndodhė se lajmi nuk ėshtė i saktė, por.. me gjithė dėshirėn e tė gjithėve lajmi ishte i vėrtetė.
Pra tė gjithė u ballafaquam me vdekjen dhe mizorinė e saj, rrėmben edhe ata tė cilėt janė tė dėshiruar. Shumė veta e kuptuam se virtualiteti nuk qenka edhe aq shaka sa e mendonim, se edhe virtualja tė jep goditje tė tmerrshme. Ne qė e provuam prap kishim virtualitetin pėr tė lėshuar lotėt tė rridhnin lirshėm e pėr tė ndarė dhimbjen e rėndė qė na goditi.
Qanim e flisnim me njėri tjetrin, pa u ndjerė ngusht sepse ai ishte i yni e dhimbja pėr te ishte e pėrbashkėt, pasi qė ēdokush prej nesh kishte njė copė kujtimi pėr Te.

Nuk e deshta mė Dardaninė se ajo mė dhuroi e mė mori vėllaun tim virtual, dėshira ime mė e madhe ishte ta fshi pėrgjithmonė kėtė forum nga PC-ja ime e mos tė kyqem mė kurr kėtu, por e pash qė deshta s`deshta akoma nuk e kam kryer misionin tim pėr kėtė forum i thashė vetes pėrgjegjėsia ėshtė e madhe, por do e marr e do ta mbaj aq sa tė mundem...

Erdhėn pushimet verore, nė Kosovė mė priste punė e madhe, kishim caktuar datėn pėr martesėn e vajzės...
Ca ditė para se tė ikte Uliksi pėr vendlindje fola me te nė msn, i premtuam njėri tjetrit tė takohemi, tė kryejmė njė obligim moral me njė vizitė varrit tė mikut tonė tė madh, si dhe mė pas tė mė vijė nė dasmė tė vajzės. Folėm edhe njėherė kah fundi i Qershorit kur ai ishte atje, mė siguroi se ishte mirė me shėndet dhe se ajri i freskėt i vendlindjes e kishte kndell, i tregova datėn kur do tė jem dhe unė atje dhe e lamė qė tė kontaktohemi pasi tė shkoja edhe unė, dhe se do shifemi nė dasmė...

Mosardhja e tij nė dasmė mė ngjalli dyshim pėr shėndetin e tij, e kur u ktheva nė shtėpi dhe hapa msn mė priste lajmi i tmerrshėm edhe pėr vdekjen e tij...
E mallkova vdekjen nė plotkuptimin e fjalės, mallkova edhe njėherė virtualitetin...

Tash flas pėr kėta dy miq, me miqėt e tjerė virtual, pasi qė virtualja na bashkoi e virtualja po na ndan...

Sa i pėrket forumit.

Me pėrjashtim tė vdekjeve tė mėdha, tė shumtat ishin si edhe vitet e kaluara..
Ikje, largim, bllokim, ankesa tė ndryshme, fajėsim tė tė tjerėve, gjėra tė rėndomta qė kėtė forum e bėjnė tė madh, tė dashur e tė vizituar.

Kam vetėm njė porosi.

Ēdo anėtarė nė kėtė forum e bėnė madhėshtore Dardaninė.

U banė 12 vite qė egziston kjo faqe jemi ne dhe vetėm kontribuesit e vetėm qė ky forum gjallon e frymon. Andaj ruane ashtu siq ruani shtėpinė tuaj.
Falni sa mė shumė qė tė jetė e mundur, mos i vėni kandar ēdo fjale, bisedoni mes vete si flsini me anėtarėt e familjes tuaj. Faleni njėri tjetrin edhe kur ngatėrroheni mes vete.
Nuk kam asnjė dyshim, secili prej nesh e don Dardaninė mė shumė se tjetri, se vetėm dashuria qė kemi pėr kėtė forum e pėr njėri tjetrin na bėnė tė kyqemi kėtu e tė kalojmė orė tė tėra duke biseduar mes veti.

Virtualja nuk ėshtė mė shaka, kėtė na e dėshmoi ky vit, qė po kalon.

Ju pėrshėndes tė gjithėve qė do tė lexoni kėtė shkrim, duke ju dėshiruar tė keni lėni pas njė vit tė mbarė e tė begatshėm, si dhe gjithė tė mirat nė vitin qė po vjen.

Murgesha!

emine
06-01-12, 11:12
Na i mure t'ligat qekjo sene,ndaq ne virtualitet ndaq ne realitet,keq so kan shyqyre shkoi si shpejt,e njet me ja njeh rrathte skome,po kqyrim qka po na pjell 2012 veq ishalla do Zoti s'na des ma noj antar i ktij forumi se po merzitem si me dek naj kusheri i imi,,,,uroi te keni hy shendoshe e mire ne ket vit,fat,suksese dhe shendet per te gjithe!

Jana
07-01-12, 17:15
...secilin vit ktu veq sa po bohem te shpis ..
...ne 2011 kam kalu shum mir ketu ...shoqeri..muhabet ...kam taku miq ...ka qen shum mir ... nuk pres diqka me shum ...prandaj secili vit ka qen me ato veqantit e veta...