PDA

View Full Version : Shėnkolli


Zero Cool
05-12-11, 15:33
henjtor i krishterė. Shėnkolli, gjithashtuM'fa?//a dhe Koleci, angl. SaintNicholas, ishte njė peshkop i shekullit IV nga Lycia. Nė kohė mė tė vona, duke nisur me shekullin IX nė Lindje dhe me shekullin XI nė Perėndim, ai erdhi e u bė njėri nga shenjtorėt mė tė dashur tė Kishės, sidomos tė Kishės Ortodokse. Nė Greqi ai mori rolin e perėndisė sė detit Poseidon dhe, pėr kėtė arsye, njė numėr tempujsh buzė brigjeve dhe nė ishujt Jonė u ripagėzuan me emrin e tij. Ėshtė shenjtori mbrojtės i detarėve dhe ka tė bėjė me ujėrat. Mė 1087 eshtrat e Shėnkollit u grabitėn nga tregtarė italianė dhe u ruajtėn nė Bari, matanė Ngushticės sė Otrantos pėrballė Shqipėrisė, ēka pa dyshim luajti rol pėr forcimin e kultit tė tij nė Ballkanin jugperėndimor.

Shėnkolli ka qenė njė nga shenjtorėt e krishterė mė popullorė nė Shqipėri, i adhuruar nga katolikėt, ortodoksėt e myslimanėt bashkė, dhe ishte shenjtori mbrojtės i shumė fiseve malėsore tė veriut, sidomos tė Shkrelit.
Nga 275 kisha katolike tė regjistruara nga F. Cordignano (1887-1951), qė dihet se kanė ekzistuar nė Shqipėri nė fillimin e shekullit XVII, dyzet (dmth. njė nė shtatė) i ishin kushtuar Shėnkollit, mė shumė se ēdo shenjtori tjetėr pėrveē Shėn Mėrisė . Ndėr shumė kisha kato-like me vlerė historike kushtuar atij qenė ato nė: Tugjemill dhe Zupci (Mali i Zi), Kastrat MM, Shkrel MM, Balėz MM, e vitit 1363, Dajē SH, Gur i Zi SH, Shkodėr SH me dy kisha - njėra nė kala, e vitit 1434, dhe tjetra, San Nicolo appresso laporta, jashtė portave, e dokumentuar nė vitin 1416, Nėnshat SH, Mjedė SH, Koman SH, Shalė SH, Toplanė SH, Shkjezė SH, Arst PU, Arrėn KU, Janjevė (Kosovė), Lezhė LE, e ndėr-tuar nė vitin 1459, ku u varros heroi kombėtar i Shqipėrisė, Skėnderbeu , Kakarriq LE, Zejmen LE, Milot LA, Gjonėm LA, Orosh MR me emrin Lteri i Shėn Kollit, Macukull MT, Gur i Bardhė MT, Xibėr-hane MT, Sinė DI, Zabzun BZ, Okshtun BZ, Cudhin KR, Priskė TR, Qafė-mollė TR, Mushqeta TR, Fag TR, Persqop TR, Gjuricaj DR, Jatesh EL, Garunjė EL, Gjonėm EL, Jagodinė EL, Mollagjesh EL, Kutėrman LB, Galush PE, Levanaj KJ dhe Zambishtė KJ.
Nga shumė kisha dhe institucione ortodokse kushtuar Shėnkollit ishin ato nė: Vraninė (Mali i Zi), me njė manastir tė vitit 1232, njė kishė nė Lin PG buzė Liqenit tė Ohrit, e vitit 1345, njė nė Voskopojė KO, e viteve 1721-1722, Boboshticė KO me dy kisha, njėra prej tė cilave me manastir, Pėrmet PR, Lipė PR, e shekullit XVIII, Kurjan FR, e shekujve XIII-XIV, Vanaj FR, e vitit 1777, Krutje e Sipėrme LU, e vitit 1811, Toshkės LU, e vitit 1811, Kavajė KJ, e vitit 1870, Valėsh EL, e shekullit XVI, Shelcan EL, e shekullit XIV, Hormovė TP, Perondi KV, e shekullit X, Humelicė GJ, Poliēan GJ, Topovė GJ, e vitit 1788, Saraqinishtė GJ, e fillimit tė shekullit XVII, Dhrovjan DL, e shekullit XVI, Dhivėr SR,-e vitit 1736, Nivicė-Bubar SR, Mesopotam DL, e fundit tė shekullit XIII, nė ishullin Sazan, e dokumentuar nė vitin 1497 nga Arnold von Harff, si dhe njė manastir i Shėnkollit nė brigjet akrokeraune.

Festa e Shėnkollit mė 6 dhjetor, njė festė para-e krishterė, e mbajtur nė Shqipėri nga tė krishterė e myslimanė bashkė, kremtonte kthimin e shpirtrave tė tė vdekurve me therje e pjekje tė imtash nė he\\, fėrlik . Pėr kėtė festė,' qingji a dashi mbahej nė shtėpi shumė kohė pėr-para. Nė Hot, Grudė e Kastrat, festa e Shėnkollit zgjaste plot njė javė. Nė veri e kishin zakon tė ndiznin qiri dhe ta linin derėn hapur natėn e Shėnkollit, nė mėnyrė qė shenjtori dhe shpirtrat e tė vdekurve tė hynin nė shtėpi e tė kishin mundėsi tė merrnin pjesė nė festė. I zoti i shtėpisė ngrinte gotėn me raki dhe thoshte: "Nata e Shėnkollit na nimoftė!" Nė disa anė, ndizeshin tre qirinj pėrjudėt , nė mėnyrė qė ata tė mos bėnin ndonjė tė ligė. Sa mė gjatė tė qėndronte ndezur qiriu, aq mė shumė mbarėsi do tė kishte shtėpia. Fiset e veriut pėrdomin njė mallkim: "Tė shoftė dreqi qiriun e Shėnkollit." Nė Shkrel, familjet nė hasmėri shpesh lidhnin besėn , dmth. bėnin armėpushim, pėr tė mundur qė tė fe-stonin shenjtorin mbrojtės tė tyre. Nė shumė flse tė veriut, traditė ishte bėrė gjithashtu qė famiijet nė hasmėri tė piqeshin nė Ditėn e Shėnkollit me qėllim qė t'i jepnin fund hasmėrisė e tė pajtoheshin. Nė Rekėn e Epėrme (Republika e Maqedonisė) bėheshin ceremoni tė bekimit tė bukės me kryq dhe pastaj ajo u jepej tė gjithė tė pranishmėve nė shtėpi pėr t'u ngrėnė. Nė Kosovė dhe gjetiu, nga jo-tė krishterėt quhet Kerstov dhe, edhe pse nuk kremtohet mė, ajo ende mbahet si ditė pushimi, dmth. ditė kur nuk duhet punuar.

Shėnkolli kremtohej edhe mė 9 maj, pėrvjetori i shpėrnguljes sė eshtrave tė tij nė Bari mė 1087. Shkreli dhe Shala e kremtonin festėn e majit tė Shėnkollit kur niseshin me tufat e bagėtisė pėr nė kullotat verore nė bjeshkė.
Shėnkolli ėshtė nė qendėr tė njė numri gojėdhanash shqiptare. Sipas njėrės prej tyre, ai erdhi ditėn e tė kremtes sė tij nė shtėpinė e njė tė vobekti dhe u prit krahėhapur, por familja e varfėr nuk kishte ē't'i shtronte pėr tė ngrėnė. Shėnkolli nguli kėmbė qė i vetmi djalė i familjes tė vihej nė sobė e tė piqej pėr darkė. Me qė nuk kishte ēfarė t'i nxirrte mikut, burri i varfėr nuk e kundėrshtoi kėtė kėrkesė tė hatashme. Mirėpo, disa orė mė pas, kur hapi sobėn, ē'tė shihte, zjarri ishte shuar dhe djali po luante me gėzim brenda me njė qese me fiori, tė cilėn ia kishte dhuruar Shėnkolli.

Zero Cool
05-12-11, 15:34
Te gjithe atyre qe e festojne i uroj festen e madhe te Shen "Nikolles" duke u deshiruar qe paqja, dashurija dhe harmonija te mbizotrojne ne shtepit e tyre.

Makresh
05-12-11, 22:58
ZC,


Shkrimi fillohet sa her me nje shkronje te Madhe, se ndryshe e ben palidhje.


Perndryshe,

Sherrit, Uritures, Zanzit, Emines e Izraelitit, urime festa.

sherri
05-12-11, 23:52
F.L.M-y Maki, urime edhe ty

elvio
06-12-11, 00:05
Shėnkolli ka qenė njė nga shenjtorėt e krishterė mė popullorė nė Shqipėri, i adhuruar nga katolikėt, ortodoksėt e myslimanėt bashkė, dhe ishte shenjtori mbrojtės i shumė fiseve malėsore tė veriut, sidomos tė Shkrelit.

Kush eshte ky???

Diku ne facebook me kishin etikuar ne nje foto te Millosh Gjergj Nikolles,edhe ku une kisha komentuar ne ate figure vjen nje mik i imi qe preferon vec humorin pas shkrimit tim edhe shkruan,,,,,,,,,

Ish burre i mire
Ish njeri i gjalle
Ish familjar:biggrin:(edhe pse s'vlente per Migjenin ky shkrim,por ,,,,,,,,,,!

Dallandyshja_718
06-12-11, 14:32
Per shume vjet e me zemer t'mire, te gjithe atyre qe e festojne Shekollin!