PDA

View Full Version : Ecja mbi prush !


Zero Cool
09-02-12, 21:26
Shoqata pėr krijimin e njeriut tė ri "VEGIMI MISTIK" nga Prizreni, ėshtė njė shoqatė joqeveritare e cila aktivitetin e saj e mbėshtet nė evidentimin, hulumtimin dhe tendencėn e sqarimit tė shumė fenomeneve parapsikologjike qė ndodhin nė natyrė, nė mėnyrė qė ato gjithnjė tė jenė nė shėrbim tė njeriut. Shoqata kultivon besimin e pashoq nė vete dhe fuqitė hyjnore qė janė nė thellėsitė e brendėsisė sonė.Sipas kėsaj Shoqate, kėto forca nė mėnyrė tė natyrshme ekzistojnė tek ēdo individ, por ata janė tė bllokuara nga mėnyra e gabuar e tė menduarit dhe stresi psikik i pėrditshmėrisė qė na ngulfat.


Me riedukimin e EGOS, mėnjanimin e FRIKėS nga ne dhe me tejkalimin e stresit psikik, mund tė na hapen rrugėt e kontaktit me nivelin e qenies tonė tė vėrtetė, e cila nė esencė ėshtė hyjnore.


Shoqata, me aktivitetet e saj, nuk ka kurrfarė prapavije dhe as qė udhėhiqet nga ndonjė paragjykim religjioz. Me moton: "T 'I BESOJMė VETES DHE FUQISė Sė PASKAJSHME Nė NE", ajo nė parim e orienton aktivitetin e saj.


E udhėhequr nga kėto parime tė veta esenciale, kjo Shoqatė, mė 21.03.2007, afėr hapėsirės sė Parkut tė Qytetit, nė orėt e vona tė mbrėmjes sė kėndshme tė ditės sė parė tė stinės sė pranverės, nė Prizren, organizoi ritualin e ecjes nėpėr prush.

Ky manifestim tashmė ėshtė bėrė tradicional nė Prizren.

Nė kėtė ritual, pėrveē shumė pjesėmarrėsve nga Prizreni, morėn pjesė edhe anėtarėt tjerė nga Prishtina, Gjilani, Lipjani... e gjetiu. Ky rituali i ecjes nėpėr prush, pėr herė tė dytė dhe vetėm nė Prizren, organizohet nė Kosovė dhe nė gjitha trojet shqiptare.


Kuptohet se, paraprakisht, pėr t'u pėrballuar kjo frikė, pėr shumė fillestarė, nevojitet edhe parapėrgatitje e caktuar rituale.Teknika e parė qė aplikohet si parapėrgatitje nė kėtė ritual ėshtė frymėmarrja ritmike, e cila ndihmon nė largimin e streseve tė ndryshme nga mendja dhe trupi, si dhe teknika e meditimit, qė e koncentron vėmendjen e praktikantit kah caku i qėllimit tė fundit.


Sipas njė parashikimi, para ritualit tė ecjes, temperatura e prushit duhet tė jetė diku 800-1200 gradė C. Patjetėr se hapin e parė duhet ta ndėrmarrin anėtarėt mė tė vjetėr..

Pse ecja mbi prush dhe pse pikėrisht nė ditėn e parė tė pranverės?

Sipas urtėsive tė civilizimeve tė lashta, ligji themelor dhe universal i krijimit dhe evolucionit si proces nė tėrėsi ėshtė ligji i tė kundėrtave. Ky ligj mbėshtetet nė veprimin e dy nėn-ligjeve tjera qė nė mes veti janė antagoniste: e para ėshtė nėn ligji i ruajtjes sė qetėsisė sė pėrhershme, dhe e dyta, ėshtė nėn ligji i lėvizjes sė pėrhershme.


Nga veprimi i pashmangshėm i kėtyre dy fuqive kontradiktore, si rezultat krijohet produkti i ri, kurse si manifestim ndodh nxehtėsia qė nė natyrė shfaqet si emocion, si zjarr, flakė... Ajo si proces, nė thellėsirėn e brendėsisė ndėrton dhe riprodhon, e nėse ngacmohet nė substancė, djeg, pėrcėllon, shpartallon dhe transformon.


Pra, zjarri nė pėrgjithėsi, ėshtė si manifestim nė proces. Tek njeriu shfaqet si emocion, e nė materie: si kallje, flakė, nxehtėsi, transformim... andaj, si stereotip evolutiv nė thellėsinė e mendjes sonė tė pėrsosur, pėrherė shkakton frikė, frikė respekt, pėrulje, nėnshtrim... Gjithnjė frikė si bindje, frikė si veprim.
Tė mos kesh frikė nga zjarri do tė thotė tė jesh pjesė e saj, pjesė e njė procesi hyjnor universal tė natyrės.. pjesė e tėrėsisė... sė cilės i takojmė edhe ne vetė.


Dhe... mjafton... vetėm njė hap i vogėl nė kėtė rrugė... nė kėtė shkrirje... njė hap nė drejtim tė vėnies sė kontaktit me qenien tonė tė vėrtetė hyjnore. Ky hap madhėshtorė ėshtė BESIMI. Besimi nė veten, gjegjėsisht, besimi nė ZOTIN qė ėshtė nė NE.
Pikėrisht mu kėtė besim nė veten tonė dhe nė vetė Zotin qė ėshtė nė NE, e ndėrton dhe e kultivon shoqata pėr krijimin e njeriut tė ri "Vegimi Mistik" nga Prizreni.

Pikėrisht, pėrmes kėtij rituali tė ecjes nėpėr prush, tė organizuar nga kjo shoqatė, dėshirohet tė vėrtetohet kjo esencė.
Dhe, jo rastėsisht mė 21 mars. Nė ditėn e parė tė stinės sė pranverės, nė ditėn e rifillimit tė sė resė, tė ringjalljes, gėzimit, lumturisė, dashurisė... nė ditėn e parė tė gufimit tė zjarrit tonė tė brendshėm qė fillon tė shpaloset si emocion.




2t6DDBSiXUM&feature=player_embedded






PS:
Nga njė ajet i KURANIT thuhet:

"Allahu vėrtetė i hap tė gjitha rrugėt dhe tė gjitha perdet para besimtarit tė vėrtetė!"

Nga ana tjetėr, nė BIBėL shkruan:

Lyp do t'ju jepet.
Kėrkoni dhe do ta gjeni.
Trokitni dhe do t'ju ēelet!
Sepse, kush lyp, i jepet,
E kush troket, i ēelet.

U bėftė sipas besimit tuaj!

Hajra
09-02-12, 23:02
........jo ksi fenomenesh te shtira qe ju pelqejn juve ka plot,


http://www.youtube.com/watch?v=Jqjanrj4KII&feature=related

Makresh
10-02-12, 00:11
Kesi lloj fenomenesh duhet denuar me ligje !... Zoti se ka lejuar torturen trupore te askujt !... ka thene Muhamedi a.s. ne nje hadith, qe ata qe i bien vetės, nuk jan nga Ummeti i tij alejhi selam !

Keta s'jan besimtar te Islamit !

Murgesha
10-02-12, 00:31
Kesi lloj fenomenesh duhet denuar me ligje !... Zoti se ka lejuar torturen trupore te askujt !... ka thene Muhamedi a.s. ne nje hadith, qe ata qe i bien vetės, nuk jan nga Ummeti i tij alejhi selam !

Keta s'jan besimtar te Islamit !

Jan ata tė 96% Makresh, ēka po tė vjen inati :biggrin:

Makresh
10-02-12, 01:34
Jan ata tė 96% Makresh, ēka po tė vjen inati :biggrin:

Inati me vie se nuk dua te shoh keq ! Dervishėt jan minoritet, ata s'jan as 1% ne Kosove.

Kercovari
10-02-12, 11:50
Njė pjesė e madhe e dijetarėve ('alim) kan shkruar rreth sufizmit (dervishėt) mbi rrugėn e tyre duke iu shmangur konotacione negative, si nė kushte normale qė bėjnė atė,nuk janė konsideruar burimet nga Kurani, Hadithi, traditat gojarisht tė thėna qė janė "gjetur"si justifikimin pėr ligjėratat e tyre, dhe qė ata tė bėjnė diēka qė ėshtė e rrezikshme pėr besimin e ēdo individi apo komuniteti.
Pėr kėtė evolim tė dervishizmit ėshtė thėnė aq shumė nė kohė pėr tė pranuar se ato nuk jan tė rrezikshėm pėr fenė,por as ato kan gjetur ndonjė justifikim pėr aktivitetet e tyre,po as shtresa mė e gjeraė e Muslimanve nuk kan tė gjetur njė justifikim pėr tė kritikuar deri nė pikėn fyese dervishėt ...


Tė gjitha komunitet Sufi (vėllazėria) tarikate tė ndryshme kan krijuar njė shumėllojshmėri ligjesh brenda rendit dervishėsh. Erkan (ligji), e cila duhet tė jetė nė pėrputhje me ligjin i cili ėshtė i pėrgjithshėm nė Islam.Sufizėm ritual (ligji) ėshtė ligj Sheriati. Ēdo rresht ka ngjashmėri me rreshtin e mėparshėm, por ka pak ndryshim ... (nė kėmbė, ulur, brenda, i qetė, me zė tė lartė ... dhe si tė mėsojnė evradi sherif).Thuhet se jo ēdokush ka pasur fat tė mirė pėr tė bėrė njė murshid(Sheh simboli udhėheqės) legjitim,i cila (ka forcė mbi forcė nė "senedin" e tij dhe Kalifatin)dhe ai mund tė jetė Sufi (dervish) nėsė ėshtė i vendosur dhe i drejtė, pavarėsisht nga njohuritė (arsim) qė ata mund tė kenė.

Islami ėshtė fe e dhėnė nga Zoti dhe nuk duhet tė jetė shtrėnguese, ku secili prej besimtarve nė bazė tė aftėsisė (i vendosur dhe me mend) tė ketė qasje nė besimin e tij qė tė mund tė jetė sa mė pranė All-llahut.xj sh,i cili nuk ka kushtėzuar askend tė bėjė diēka pėrmbi mundėsive tė tij.Islami ėshtė besimi qė ka pranuar vlersuar dhe publikuar edhe ēertifikime tė mėhershme fetare, dhe pėr kėtė arsye ka ndodhė qė ndan tė vėrtetėn nga gėnjeshtra ...

Kėshtu pak e nga pak ka krijuar njė hapėsirė ​​pėr ata qė rastėsisht apo me qėllim tė hyjnė nė sufizmin e vėrtetė vetėm pėr tė krijuar ndarje nė njė shkallė tė gjėrė.
Qė nga koha e profetėve tė Zotit ,veēmas nga koha e Muhamedit a.s (paqja e Allahut qoft me tė), u shfaqėn profetė tė rremė dhe nė ditėt e sotme ka njė autoritet tė rreme, madje disa nga ato edhe shumė tė suksesshėm dhe tė lulėzuar... por tek kėto menjehere tė bie nė sy se ata nuk janė duke folur nė emėr tė Zotit, por nė emėr tė interesit personal (Pozita,lokacioni, madhėsia, fitim,diskriminim fetar,dhe pėr tė treguar si negative, shoqėrohen dhe bashkohen nė grupacione duke pėrfituar masė me tė gjerė dhe kėshtu tė bėjnė tė gjitha tė kėqijat nga tė cilat njerzit ndjehen tė rrėmyer se kėto bejnė njė rrėmujė nė tokė.
Pėr kėtė ka paralajmėruar edhe Profeti Muhamed a.s. kur tha se do tė ketė (Sekte) tė ndryshme nė Islam pėr tė pėrhapur besimin, por secili do tė gjendet fajtor, pėrveē pėr njė.

Tė gjitha kėto tė ēojn nė njė makth ku besimtari i zakonshėm ėshtė "i lodhur"dhe "i vjellet" dhe disi mundohet tė fsheh fenė e tij,shpesh mungojnė nė kryerjen e detyrės sė tyre ndaj Perėndisė (shart). Kėshtu kanė lindur tė vetė-vetėquajtur Shejh qė kanė mbirė duke u shoqėruar me dervishėt, ose ishin nė shoqėrinė e sheilerėve pėr njė periudhė nė mėnyrė qė "diēka"kan kapur dhe mėsuar.
Pa e njohur sheizmin (Sheriati-tarikat) ata injorancėn e tyre e kan plotsuar nga intelekti i tyre qė ėshtė shumēka,por asgjė mė shumė, pėr asnjė tė mirė dhe tė duhur (kjo ka ndodhur nė vendlindjen time dhe mė gjerė, ku i kam shikuar edhe si njė fėmijė dhe kam... menduar se ata sillen nė kėtė mėnyrė me tė gjitha ritualet e tyre gjoja nė emėr tė Zotit ...por ky ėshtė njė krim i pa precedent!
Ky krim ėshtė zgjeruar nė tė gjithė botėn po edhe nė Evropė.Kohė tė fundit Interneti ėshtė shėndruar nė folen e "diturisė" sė tyre.Nga kėto bashkėsi (komunitetesh) ushtrohen mėsine nga dije ( sekrete) qė nuk kan tė bėjė asgjė me Islamin po as edhe me fe tė tjera (ata kanė ēdo gjė qė,edhe pėr njeriun e thjeshtė duken ēmenduri).

Pėr tė mos pėrmendur tė gjithė ēfarė ata po bėjnė, vetėm dua tė tėrheq vėmendjen tuaj pėr mėnyrėn se si ata sillen,sepse kjo nuk pėrkon me Islamin,dhe kėto aktivitete janė krim kundėr njerėzimit,kundėr(komunitetit) tė tyre,nga kushdo qė e bėn atė ...


Ēdo njėri qė i jep vetes titullin e Shejh ėshtė Ifrit (djalli) shejh, kushdo si murid qė nuk dėgjonė shejhun ai i ngjan Iblisit (satanit) i cili u rebelua kundėr fjalėve tė All-llahut Zotit).

Normalisht kėto nuk janė dhe nuk mund tė jenė besimtarė, sepse ata kan devijuan nga rruga e drejtė,zemrat e tyre janė tė mbyllura nė mėkate,dhe nė sytė e tyre vėrehet "hithra" qė i ka bė tė verbėr.

Tė gjithė tė ashtuquajturit dervish qė kan dalė nga shejlerėt, nuk janė dervish ,dhe atyre nuk mund tė u pranohen bej'ate(Bekimi).
Dervishėt qė kanė dhėnė bekimin e saktė (Dhjatėn) tek Shejh i vertetė, dhe ata qė marrin bej'at brenda ose jashtė nė formėn e detyrės nga ata qė japin ihtisab tė jenė trashėgimtarė, pėrfaqėsuesit e sheijlerve ndaj nevojave tė komunitetit qė ata duhet tė kenė nė periudhėn e ndėrtimit ku fazat e aftėsisė pėr tė u kontrolluar nga Shejh-i madhi zhvillohen nga fillimi deri nė kufijtė e dėshiruar.

Sheilerėt nuk janė nė hierarkinė e njėjtė, kėshtu qė ato i ndajmė nė agjentė tė sheilerve,shėrbetorė tė nėn kalifatit,dhe atė qė pėrfaqėsojn tėrrėsinė e shilerve nėn njė ombrellė tė Shejh shejlerve -Murshid.Kėto shpesh lartėsohen me nderin Baba (babai) Sheh baba pėr dervishėt e vjetėr, apo agjentėt e njė rangu mė tė madh ...
Pėrgjat shumė rituale kan edhe bekimin ose lutje e njohur si "Huka-bele)ku thuhet" Huuu baba huuu..shpesh edhe Allahu",prandaj ketyre u qoft Huuuuu baba huuuu pėr gjithmon,kurse Allahu nuk ėshtė "hu"i shfarosur pėrderisa ka krijesat e veta tė devotshme nė tokė dhe gjithėsi.

Megjiate,duhet tė pranojmė se eshte njė grupacion qė thiren nė njohuri tė Islamit edhe pse besim i gabuar dhe krimogjen...

emine
10-02-12, 18:05
femnat jan te afta me kap tepsin pa shufla e me nxerr prej furre,qka po e bani te madhe ket fenomen:biggrin:

Daglasi
11-02-12, 03:06
Te jep vetbesim ne veti,poashtu edhe energji,por kuptohet qe duhet me e dit si mi ba lujtet,para se me hy.

Zero Cool
12-02-12, 21:09
Bektashizmi filloi tė perhapet nė Shqiperi pas zaptimit te saj nga sulltanet otomanė. Me gjithė kėtė, nė Shqiperisi si nė tė gjitha vendet e tjera tė Ballkanit , Bektashizmi nuk u pėrhap menjėherė, por dalngadalė me durim dhe urtėsi. Njė nga pengesat me tė mėdha ishte ēėshtja e gjuhės. Misionarėt bektashinj ishin Turq dhe Persianė dhe nuk dinin gjuhė tjetėr perveē gjuhėve tė tyre.

Kėta misionarė u-dėrguan nė Shqiperi dhe nė vende tė tjera tė Ballkanit, pėr herėn e parė, nga qendra e madhe bektashiane e Dimotekės. Punuan me takt dhe zgjuarsi dhe keshtu mundėn tė zinin vend nė Shqipėri. Me gjithė kėtė, nė fillim ndeshėn nė pengesa tė shumta dhe pėsuan persekutime. Ndėr 'ta ranė edhe disa dėshmorė, si Pir Sulltan Abdalli i Kosovės dhe Shah Kalenderi i Elbasanit.

Misionarėt bektashu1j u-dėrguan nė snqiperi nė grupe tė vogėla, tė pėrbėra nga tre veta: njė Baba dhe dy Dervlshe. Nuėrmjet misionarėve tė parė qė u-dėrguan nė Shqipėri, ishin Baba Ali Horasani nė Krujė; Dylgjer Hysejni nė Elbasan; Baba Arshiu nė Gjirokastrė dhe shumė tė tjerė. Qė tė gjithė kėta shkuan nė Shqipėri ndėrmjet shekullit XIV dhe XV.

Kėta misionarė punuan pa rreshtur pėr tė hedhur themelet e Bektashizmit nė Shqipėri si edhe nė vende tė tjera tė Ballkanit, por nuk munden dot tė ngrehnin Teqe. Ai qė i a arriti mė nė fund qėllimit ishte Durballi Sulltani, i cili mundi tė ngrehė Teqenė e madhe nė Thesali tė Greqisė. Kjo Teqe ndihmoi shumė pėr pėrhapjen e Bektashizmit nė pjesėn jugore te Maqedhonisė dhe nė Gjirit, ku mė vonė u-ngreh njė Teqe e madhe, e kryesuar nga Resmi Babaj. Pas kėsaj u-ngrehėn Teqeja e Kerēovės, e Tetovės, e Prizrenit dhe e Gjakovės.

Nė shekullin e 17-tė u-ngreh nė Gjirokastrė e para Teqe bektashiane. Kjo Teqe u-themelua nga Asim Babaj. Pak mė vonė u-ngreh nė Krujė Teqeja e famėshme e Shemini Babaj, i cili luajti njė rol me rėndėsi nė pėrhapjen e Bektashizmit. Pas disa kohe, Xhefai Ibrahim Babaj themeloi Teqenė me rėndėsi tė Elbasanit. Nė tė njėjtė kohė u-hap Teqeja e Kosturit, ndėnė kryesinė e Rustem Babajt. Pastaj u-hapėn Teqeja e Melēanit, nė Korēė; Teqeja e Kuēit, nė Devoll; Teqeja e Prishtės, nė Skrapar; Teqeja e Baba Hajdėrit, nė Gjirokastėr; Teqeja e Koshtanit; Teqeja e Gllavės, e tė tjera. Njė tjetėr Teqe me rėndėsi tė madhe ishte ajo e Frasherit, e kryesuar nga Nasib Tahir Babaj.

Me gjithė kėto, edhe Bektashizmi nė Shqipėri nuk i shpėtoi dot zėmėrimit tė Sulltan Mahmudit. Ndėrmjet veprimeve tė tjera tė kėqija, emisarėt e Sulltan Mahmudit dogjėn Teqene e Baba Alikos nė Berat, se bashku mė njė biblioteke tė ēmueshme qė kishte. Djegia e kėsaj Teqeje, sidomos e bibliotekės sė saj, ishte njė humbje e madhe pėr Bektashizmin. Nė kėtė biblioteke ndodheshin shumė vepra tė vjetra tė vlefshme, sidomos dorėshkrime nė arabisht dhe persisht mbi filozofinė dhe misticizmėn bektashiane. Emisarėt e Sulltan Mahmudit dogjėn njėkohėsisht edhe Teqenė e Qoprilisė nė Manastir dhe atė tė Melēanit ne Korēė. Grushti i Sulltan Mahmudit kundėr Bektashizmit ne Shqipėri ishte i rėndė, por edhe dėshira e Shqiptarėvet, pėr t'a mbajtur gjallė Bektashizmin, ishte e fortė. Kjo dėshirė bėri tė mundur qė Bektashizmi tė qėndrojė mė kėmbė dhe tė lulėzojė nė Shqipėri, mė gjithė se mė vonė u-luftua pėrsėri nga sunduesit otomanė. Dhe ishte pėr hir tė kėsaj dėshire qė numri i Teqevet, tė mėdha e tė vogla, arriti nė Shqipėri nė 53, mė 1938.

Por Bektashizmi nė Shqipėri mori njė rėndėsi akoma mė tė madhe kur qendra botėrore e tij kaloi nga Ankaraja nė Tiranė, pas vendimit qė dha Asambleja Kombėtare Turke mė 20 Nendor 1925, nė haze tė tė cilit u-mbyllėn tė gjitha Teqete dhe Zavijetė bektashiane nė Turqi. Nė kėtė menyrė, Shqipėria u-bė Selia e Pėrgjithėshme e Bektashizmit, nė krye tė sė cilės u-vu Nijazi Dedeja, ish kryetari i Teqesė se Haxhi Bektashit nė Turqi. Ai erdhi nga Ankaraja nė Tirane mė 1931. Nijazi Dedeja ishte Shqiptar nga Kolonja e Korēės.

Nuk dihet mė siguri se sa ėshtė numri i Bektashinjvet nė vende tė ndryshme tė botės, por besohet se arrin nė nja 7,000,000 veta, shumica e tė cilėvet jetojnė nė Lindjen e Afėrt e tė Mesme, nė Afrikėn Veriore dhe nė Ballkan. Vetėm nė Shqipėri llogaritej tė ishin nja 200,000 Bektashinj para vitit 1938, domethėnė njėzet pėr qind i numrit tė pėrgjithėshėm tė popullsisė se asikohe.

Baba Ali Turabiu, ish-titullari i Teqesė sė Tomorit, nė vepren e tij Historia e Pėrgjithėshme e Bektashinjvet, botuar nė Tirane mė 1929, shkruan se:

"Para shkatėrrimit te Jeniēerėvet dhe shpėrndarjes sė sektit bektashian mė 1826, mbaheshin statistika te pėrvitėshme dhe ato tregonin se numri i Bektashinjvet asikohe ishte 7,370,000: 100,000 nė Shqipėri, 120,000 nė Stamboll dhe pjesa tjetėr ishte e shpėrndarė ne Irak, Gjirit, Maqedhoni dhe vise tė tjera tė Ballkanit."

Njė tjetėr ngjarje me rėndėsi pėr Bektashinjtė e Shqipėrisė ka qėnė Kuvendi i tyre qė u-mbajt nė Teqene e Turanit, afėr Korēės, nė Shtator tė vitit 1929, nėn kryesinė e Baba Kamber Prishtės. Nė atė Kuvėnd, nė tė cilin muarėn pjesė delegatė pothuajse nga tė gjitha viset e Shqipėrisė, u-hartua dhe u-aprovua Rregullorja e Bektashinjvet Shqiptarė. Nė bazė tė kėsaj Rregullore - e cila u-aprovua nga Parlamenti Shqiptar, - Shqipėria u-nda nė gjashtė Gjyshata: Prishtė, Krujė, Elbasan, Korēe, Frasher dhe Gjirokastėr. Pranė Kryeqendrės Bektashiane nė Tiranė u-krijuan edhe ky Kėshilla: Kėshilli i Pėrgjithshėm, i pėrbėrė nga dymbėdhjetė anėtarė laikė dhe klerikė; dhe Kėshilli i Shenjtė, i pėrbėrė nga titullarėt e gjashtė Gjyshatave me kryetar Kryegjyshin. Keshilli i Pėrgjithshėm merrej me ēėshtje administrative dhe Kėshilli i Shenjtė me ēėshtje fetare.

Bektashizmi, me gjithė se ėshtė njė sekt i Fesė Islame, konsiderohej pėrgjithėsisht nė Shqipėri si njė fe mė vete. Kjo rridhte pėr arėsye tė rėndėsisė dhe tė numrit tė madh tė besnikėve qė kishte. Prandaj elementi bektashi merrej kurdoherė parasysh. E pėrkohėshmja Albania e Faik Konitzės botonte pothuaj gjithnjė nė faqen e fundit tė saj kėtė lajmėrim:

"Grupi i bashkėpunėtorėve tė revistes s'one pėrbėhet nga Muslimanė, Orthodhoksė, Katolikė dhe Bektashinj."

Bile kjo gjė u-muar parasysh edhe nga Kongresi Historik i Lushnjes mė 1920 qė formoi Kėshillin e Naltė tė Shtetit Shqiptar, i pėrbėrė nga katėr veta: njė Sunni, njė Orthodhoks, njė Katolik dhe njė Bektashi. Anėtari bektashi ishte Aqif Pashė Elbasani.