PDA

View Full Version : Anoreksia


emine
22-02-12, 19:20
a1JbJNJqjr0&feature=relmfu

emine
22-02-12, 19:22
OY5f8eVDztw

Dallandyshja_718
24-02-12, 05:15
Kane di ata ē'kane thane, "i shnoshti i bukuri"... m'kish ardhe keq t'ishin jetime ose t'u ndodhte kjo prej fukarallakut, e nese e kane per mode, hiē nuk po i ankoj...ishalla u vijne men' tjera,,,

emine
24-02-12, 16:55
Kane di ata ē'kane thane, "i shnoshti i bukuri"... m'kish ardhe keq t'ishin jetime ose t'u ndodhte kjo prej fukarallakut, e nese e kane per mode, hiē nuk po i ankoj...ishalla u vijne men' tjera,,,

Jam ka shof se shume pak di per ket semundje andaj je shpreh keshtu,nuk a pune mode po a thjeshte semundje ,,,,

Zero Cool
24-02-12, 17:25
Anoreksia, ērregullim psikik


Rreth 10 milionė gra e njė milionė burra nė Shtetet e Bashkuara vuajnė nga anoreksia, qė shkaktohet nga gjendja psikike. Megjithėse ky ērregullim vihet re mė shumė nė vendet perėndimore, edhe njerėzit nė vendet nė zhvillim vuajnė prej saj.Pamjet e modeleve nė revista janė imazhe qė ndikojnė mėnyrėn se si gratė e vajzat shohin veten e tyre. Duke parė kėto imazhe tė bukurisė, edhe ato duan tė duken elegante.

Studimet tregojnė se 80 pėrqind e vajzave dhe grave amerikane janė tė pakėnaqura me trupin e tyre. Megjithėse shumė prej tyre nuk preken nga anoreksia.

Anoreksia ėshtė njė sėmundje psikike dhe mund tė ketė pasoja vdekjeprurėse. Njerėzit e prekur prej saj mendojnė se janė mbipeshė edhe nėse kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Ata nuk hanė dhe e stėrmundojnė trupin me ushtrime fizike. Anoreksia mund tė ēojė nė kequshqim, osteoporozė dhe probleme nė zemėr. Anoreksia mund t’a shtyjė pacientin edhe nė vdekje tė parakohėshme ose vetvrasje.

Toni Saiber e kuptoi se kishte nevojė pėr ndihmė kur doli nga gjėndja e komės e shkaktuar nga anoreksia. Ajo thotė se kur njeriu fillon tė bjerė nga pesha, ai/ajo mbushet me njė ndjenjė euforie dhe kjo bėn tė mos ndalet.

Ekspertėtė thonė se shkaktarė tė anoreksisė janė mungesa e besimit nė vetvete, vėshtirėsitė nė marrėdhėnie me njerėzit si dhe trysnia kulturore. Mjeku psikiatėr Xhorxh Groves kujton rastin e njė vajze 23 vjeēareje. Ajo ishte e gjatė 1 metėr e 79 centimetra dhe peshonte 25 kilogram e gjysėm. Ajo dukej sikur sapo kishte dalė nga ndonjė kamp pėrqėndrimi dhe prap kėmbėngulte se kishte nevojė tė binte nga pesha pasi i dukej vetja e shėndoshė.

Anoreksia ėshtė e vėshtirė pėr t’u trajtuar. Ekspertėt thonė se vetėm 25 pėrqind e pacientėve me anoreksi mund tė trajtohen suksesshėm nėse trajtimi fillon nė kohė.

Mjekja Denise Uilfli pranė universitetit Uashington nė Saint Luis ėshtė duke kryer njė studim mbi anoreksinė, pėr tė njėjtėsuar mėnyrat mė tė efektshme tė trajtimit nga ky ērregullim psikik.

Zero Cool
24-02-12, 17:26
Anoreksia – kjo sėmundje e kohės “moderne”


http://www.femina.al/wp-content/uploads/2011/07/anorexia.jpg



Anoreksia ėshtė njė nga tri tipat kryesorė qė bėjnė pjesė tek ērregullimet e tė ngrėnit. Nocioni “anoreksi” fjalė pėr fjalė do tė thotė “pa oreks”.

Megjithatė kjo gjendje mė sė shumti mund tė konsiderohet si dorėheqje totale nga ushqimi. Personi qė vuan nga anoreksia nė fakt shumicėn e herėve ka oreks dhe madje edhe i shijon ushqimet, por megjithatė ushqimin e sheh si armikun e tij kryesor.

Disa studiues e konsiderojnė anoreksinė si “fobi nga ushqimi”. Ky ērregullim karakterizohet nga refuzimi pėr t’u ushqyer (si mėnyra mė e mirė pėr tė ruajtur njė peshė trupore minimale), frikė e vazhdueshme e tė fituarit peshė, deformim i vetėperceptimit tė peshės dhe masės trupore, dhe (tek femrat) mungesė e ciklit menstrual pėr tre ose katėr muaj.

Ky lloj i ērregullimit tė tė ngrėnit ėshtė mė prezent nė shoqėritė e zhvilluara, sidomos nė ato shoqėri ku ekziston perceptimi se tė jesh joshėse do tė thotė domosdoshmėrish tė jesh e dobėt.
Grupmosha mė e prekur me kėtė ērregullim ėshtė ajo e adoleshencės, kryesisht nga 13 nė 18 vjeē dhe thuajse nė 90% tė rasteve bėhet fjalė pėr femra.

Faktorėt psikologjikė tė cilėt ndikojnė nė rritjen e mundėsisė qė njė person tė vuajė nga anoreksia pėrfshijnė vetėvlerėsim tė ulėt, personat qė janė perfeksionit, deformim i imazhit qė kemi pėr trupin tonė. Megjithatė njė nga shkaqet kryesore qė mund tė shtyjė njė person drejt anoreksisė ėshtė lidhet edhe me arsye gjenetike.

Personat qė kanė nė familjen e tyre apo tė afėrm qė vuajnė nga anoreksia, janė mė tė predispozuar qė tė bėhen edhe vetė tė tillė. Faktori mė i rėndėsishėm qė e ndihmon dikė qė vuan nga anoreksia apo nga ērregullime tė tjera tė tė ngrėnit ėshtė ndėrgjegjėsimi i tij pėr problemin qė ka.

Pėrgjithėsisht ērregullimet e tė ngrėnit nuk janė tė vetėidentifikueshme.