PDA

View Full Version : Shkencėtari amerikan zbulon qė truri gjatė lutjes reprogramohet


Hajra
18-03-12, 16:07
Shkencėtari amerikan zbulon qė truri gjatė lutjes reprogramohet

E marte 13 Mars 2012 11:23

Autor: Abduldaem Al-Kaheel

http://www.mesazhi.com/modules/news/images/option6/(u39u)truri%203333333333333.jpg

Ky shkencėtar hulumtoi ēfarė ndodh nė tru gjatė kohės sė lutjes: aktivitetin e tij, gjykimin dhe karakteristikat vepruese. Zbuloi qė namazi ka veprim tė gjatė nė tru. Pėr kėtė, ēfarė nėse e aplikojmė tė njėjtin eksperiment te personi qė ėshtė mysliman, derisa falet duke falėnderuar Allahun nė gjendjen e pėrkushtimit?
Namazi ėshtė ilaē pėr shpirt dhe trup. Ne besojmė nė kėtė fakt (shpirtėror), por dikush mund tė jetė i dyshimit, duke pohuar se kjo ėshtė (vetėm) bindje, nėnēmim dhe marrje e lirisė. Pėr kėtė qėllim, vėmendjen tonė e preokupojmė me hulumtimin e bėrė nga ana e njė shkencėtari perėndimor pėr ndikimin e lutjes nė aktivitetin dhe shėndetin e trurit. Duhet theksuar qė studimi nuk ėshtė bėrė nė formėn islame tė lutjes, e sikur tė ishte bėrė te myslimanėt, atėherė rezultatet do tė ishin mahnitėse. Disa shkencėtarė qė kanė hulumtuar ndikimin e meditimit nė mendjen e priftėrinjėve budist, kanė zbuluar qė pjesėt aktive tė trurit bėhen pasive nė gjendjen e meditimit, ndėrsa tjerat para fillimit tė meditimit regjionet joaktive, aktivizohen. Nė tekstin e publikuar nė webfaqen BBC News, Andrew Newberg, radiolog nė Universitetin e Pennsylvanisė, SHBA, ka deklaruar:
“Besoj se jemi afėr tė pėrjetojmė kohėn tejet tė bukur nė historinė tonė, kur do tė bėhemi tė aftė tė hulumtojmė religjionet dhe ēėshtjet shpirtėrore me anėn e sė cilės askush mė parė nuk ka menduar mundėsitė e tyre.”
Dr. Newberg dhe ekipi i tij, duke shfrytėzuar teknikat e inēizimit tė trurit, kanė studiuar grupin e priftėrinjėve budist nė Tibet, pėrderisa kėta kanė medituar afro njė orė. Ka kėrkuar nga priftėrinjėt qė me dorė tė tėrheqin fijen kur tė arrijnė gjendjen mė tė lartė tė meditimit. Gjatė kėtij procesi janė injektuar sasi tė vogla tė materialit radioaktiv nė gjak, pėr tė mundur qė tė skicohen dhe pėrcillen gjurmėt nė tru. Ky material radioaktiv u mundėson shkencėtarėve qė ta vėzhgojnė tinkturėn kur lėviz kah regjionet aktive tė trurit. Pasi qė priftėrinjėt kanė pėrfunduar me meditim, ėshtė bėrė pėrsėri fotografimi i trurit dhe atėherė ka qenė i mundur krahasimi i gjendjes nė rrethanat normale me ato gjatė meditimit.


Fotografitė kanė treguar nė karakteristikat e rėndėsishme tė asaj qė ndodh nė tru gjatė meditimit.

Dr. Newberg ka shpjeguar ēfarė ka ndodhur duke thėnė qė fotografitė kanė treguar “aktivitetin e rritur tė lobit frontal i cili gjindet nė pjesėn e pėrparme tė trurit, regjioni i cili bėhet aktiv te secili njeri i cili dėshiron tė pėrqendrohet nė aktivitet tė caktuar”, ndėrsa lobi parietal i cili ndodhet nė pjesėn e pasme tė trurit, ka treguar zvogėlim tė dukshėm tė aktivitetit, ndėrsa lobi parietal ėshtė pėrgjegjės pėr lokalizimin e shqisave tė individit. Kjo vėrteton thėnien qė meditimi sjell deri te humbja e ndjenjės pėr vend. Dr. Newberg garanton sa vijon:
“Gjatė meditimit, njerėzit humbin ndjenjėn pėr veten, dhe vėrtet vėrehet humbja e ndjenjės pėr hapėsirė dhe kohė, e kjo ėshtė mu ajo qė kemi parė.”

Fuqia e lutjes
Gjithashtu, gjatė kohės sė meditimit ndodhin interaksione tė kompikuara nė mes regjioneve tė ndryshme tė trurit, ngjajshėm me ato qė paraqiten gjatė tė ashtuquajtura pėrvoja shpirtėrore ose mistike. Hulumtimet e mėparshme nė krye me dr. Newbergun, janė bėrė nė lidhje me aktivitetet e rendit franjevit qė kanė kryer lutjen tė njohur si lutje e “fokusuar”.
Ėshtė e saktė qė pjesa verbale e lutjes aktivon disa pjesė tė trurit, por dr. Newbergu ka zbuluar qė lutja aktivon regjionin e trurit pėrgjegjėse pėr vėmendje dhe zvogėlon aktivitetin e regjionit pėrgjegjės pėr shqisat lokalizuese. Kjo nuk ėshtė hera e parė qė shkencėtarėt hulumtojnė gjėrat shpirtėrore. Rėndėsia e lutjes terapeutike ka dalė nė sipėrfaqe nė vitin 1998, kur shkencėtarėt nė SHBA kanė studiuar grupin e pacientėve tė sėmurė nga zemra. Kanė ardhur deri te njė rezultat unikal: pengesat nga tė cilat kanė vuajtur janė zvogėluar pas lutjes sė shkurtėr.


Fotografimi i trurit ka hapur qasje tė mėdha pėr studimin e ēėshtjeve tė reja. Kjo foto ėshtė marrė nėpėrmes teknikės sė re tė fotografimit tė trurit SPECT ose Single Photon Emission Computed Tomography, gjatė kohės sė gjendjes normale (majtas) dhe gjatė kohės sė meditimit (djathtas). Ėshtė shėnuar se si nė gjendjen e meditimit rritet aktiviteti nė regjionin frontal, lobin frontal tė trurit, nė formė tė pikave tė kuqe qė shprehin shkallėn e aktivitetit tė trurit.
Referenca: www.andrewnewberg.com.





Kjo foto e dytė ėshtė krahasim nė mes gjendjes normale (majtas) dhe gjendjes sė meditimit (djathtas). Kėtu ėshtė fokusi nė lobin parietal tė trurit, ku vėrehet zvogėlim i dukshėm i aktivitetit gjatė meditimit. Duhet theksuar se ky regjion ėshtė pėrgjegjės pėr shqisa lokalizuese.
Ibid: www.andrewnewberg.com.

Ky shkencėtar pohon qė feja ėshtė e domosdoshme pėr ekzistencėn e qenies njerėzore, sepse i bėn mė adaptabil nė ēėshtjet e fatit, dhe ofron pėrgjigje nė pyetjet qė parashtron truri. Ėshtė vėrtetuar qė (lutja budiste) zvogėlon tensionin e gjakut, mėnjanon depresionin dhe frikėn si dhe zvogėlon pulsin e zemrės. Andaj, sipas hulumtimeve tė shumta perėndimore, tė jesh religjioz, pėr mirėqenien e njerėzimit, pėr sigurinė dhe shėndetin e tij, ėshtė mė mirė se tė jesh ateist.
Sikur qė prof. Andrew Newbergu, ekspert nga lėmi i neurologjisė, pohon nė faqen e tij tė internetit, besimi nė Zotin e tėrė kozmosit absolutisht ėshtė i domosdoshėm pėr shėndetin psiko-fizik. Nė librin e tij “How God changes your brain” (“Si Zoti e ndryshon trurin tėnd”), tė cilin e ka shkruar me grupin e hulumtuesėve dhe i cili ka realizuar profit tė rėndėsishėm nė Amerikė, Newbergu ka thėnė: “Sa mė intenzivisht besoni nė Krijuesin, aq mė shumė truri juaj do tė jetė i shėndetshėm dhe i aftė!”
Dymbėdhjetė minuta pėr ēdo ditė nė shėrbim tė Zotit dhe meditimi shtyn sėmundjet e shkaktuara nga pleqėria dhe zvogėlon stresin dhe anksiozitetin. Praktikimi i pėrkushtimit ndaj Zotit dhe lutjes ofron njeriut ndjenjėn e paqes, mė tepėr dashuri dhe bashkėndjenjė, ndėrsa ateizmi, zemėrimi dhe pakėnaqėsia me fatin nė mėnyrė tė kontinuar dėmton trurin.
Libri i ri i botuar para pak kohėsh nė SHBA i shkruar nga ana e shkencėtarėve tė neurologjisė jep pėrmbledhje tė eksperimenteve dhe studimeve qė i ka bėrė hulumtuesi Newberg, docent nė Universitetin e Pennsylvanisė.
Ky shkencėtar ka zbuluar qė besimi nė Zotin ėshtė shumė i rėndėsishėm dhe ofron ndjenjėn e qetėsisė sė brendshme pėr ēfarė pėrmirėsohet efikasiteti i trurit. Feja shkakton ndryshime tė pėrhershme nė aparaturėn e trurit, ku ngadalėson sėmundjen e Alz’heimerit dhe ndihmon personit qė tė adaptohet nė mjedisin e tij/asaj pėr jetė mė tė mirė.
Vlen me vėrejtur qė hulumtuesi nuk ėshtė mysliman, por sjell konkluzione tė pėrvojės sė tij personale pėr rezultatet objektive tė hulumtimit tė trurit me teknologji SPECT.
Referenca: www.andrenewberg.com/change.asp.

Nė kėtė libėr hulumtuesit kanė zbuluar qė besimi nė Zotin nxit ndryshime tė pėrkohshme nė trurin e njeriut dhe mėnyrėn se si zhvillohet kjo. Mė tej, feja mėnjanon demencėn e cila ėshtė rezultat i vdekjes sė papritur tė njė numri tė madh tė qelizave tė trurit. Gjithashtu, pėrveē ērregullimeve mentale shėron sėmmundjen e Parkinsonit.

Ēfarė themi pėr lutjen (namazin) nė Islam?
Mjerisht, nuk ekziston njė studim i ngjajshėm pėr ndikimin e lutjes nė gjendjen shėndetėsore tė myslimanit, por mund tė themi qė lutja (namazi) tė cilin Allahu i madhėrishėmm na urdhėroi ta praktikojmė, e karakterizon pėrulėsia dhe qetėsia, tė cilat arrihen mė leximin e Kuranit dhe atė qė shkencėtarėt kanė cekur. Namazi gjithashtu pėrmban lėvizje qė janė tė pėrshtatshme pėr aktivizimin e muskujve dhe eshtrave. Nė islam namazi nuk ėshtė vetėm praktikė rituale si nė budizėm, por ka kuptim, konotacion, qėllime dhe ndjenjėn e afėrsisė sė Allahut tė madhėrishėm, sepse me namaz ai qė e kryen, i afrohet Allahut e nė veēanti nė pozitėn e sexhdes. Unė, gjithashtu dėshiroj tė tėrheq vėmendjen nė njė ēėshtje tė rėndėsishme. Nė realitet, regjioni paraballor i trurit aktivizohet gjatė namazit, ndėrsa ai i pasmi qetėsohet, e ēfarė do tė thotė kjo? Regjioni paraballor i trurit ėshtė pėrgjegjės pėr mendim kreativ dhe sjelljen e vendimeve, pra, namazi me pėrkushtim i ndihmon njeriut qė tė sjell vendime tė drejta, e kjo d.m.th. qė namazi ju ndihmon tė pėrpunoni dhe zgjidhni ēėshtjet tua dhe tė jeni tė suksesshėm! Ndryshimet e shkaktuara gjatė namazit dhe vazhdimėsia nė praktikimin e tij shprehen fuqishėm nė tru. Personalisht e pėrjetoj dhe ndiej kėtė ndryshim, dhe nėse e pyetni cilindo qoftė pėr pėrparėsitė e namazit, dhe atė qė ai/ajo ndien, ai/ajo do t’u thotė shumėēka pėr ndjenjėn psikologjike, shėrimin e dhembjes, baraspeshėn dhe qėndrueshmėrinė si dhe ndjenjėn e paqes dhe qetėsisė. Padyshim, kėta shkencėtarė shumė mirė kuptojnė rėndėsinė e besimit tė Zotit, por cili lloj i besimit ėshtė i nevojshėm? Ata kėtė nuk e dinė dhe kėtė nuk do ta gjejnė askund tjetėr pos nė Kuran, pėr arsye se fe e vetme e vėrtetė ėshtė Islami, ndėrsa tė gjitha tjerat janė shtrembėruar dhe zėvendėsuar me fjalėt e njerėzve dhe tė pėrziera me bestytėni.
Vėrtet, disa shkencėtarė mysliman kanė bėrė hulumtime pėr ndikimin e namazit nė shėndetin mental dhe fizik, dhe kanė kuptuar qė namazi ėshtė mėnyra mė e mirė pėr ushtrime trupore, veēanėrisht nėse kryhet nė xhami, Mė tej, ecja kah xhamia dhe pėrkushtimi nė namaz, mbron nga sėmundjet e nyjeve, ndihmon nė shėrimin e diabetit, zvogėlon shtypjen e gjakut si dhe shumė pėrparėsi tjera shėndetėsore siē janė prevenimi i arteriosklerozės dhe sėmundjeve tė zemrės. Pėrveē kėsaj, namazi nė islam ka ndikim nė aparatin e trurit, dhe nėse shkencėtarėt do tė vėzhgojnė ndikimin e pėrkushtimit nė namaz, do tė shihnin rezultate impresive. Nė anėn tjetėr, lutja e budistėve ose lutja e klerikėve nuk ka ndikim tė rėndėsishėm, sepse mungon pėrkushtimi i vėrtetė i cili besimtarin e bėn tė afėrt te Zoti, dhe gjithashtu nuk ka kuptimet madhėshtore qė bartin fjalėt e Kuranit. Kjo d.m.th. qė namazi nė islam besimtarit ia rrit ndjenjėn e paqes, kėnaqėsisė dhe lumturisė.

Fjala pėrmbyllėse
Tė dashurit e mi! Kemi qenė pėrtacė tė lexojmė Kuranin dhe praktikojmė atė qė Allahu i madhėrishėm thotė, kemi qenė indiferentė ndaj vetit dhe sunnetit tė Pejgamberit, Muhammedit s.a.v.s. Pėrse mos ta ftojmė dr. Newbergun tė kryejė hulumtime pėr ndikimin e namazit, dhikrit, pėrkushtimit, ndikimin e salavateve mbi Pejgamberin s.a.v.s. dhe dėgjimin e Kuranit. Kjo, padyshim do tė ishte test i madh qė t’i tregohet botės qė islami ėshtė religjion i vėrtetė. Nuk mjafton tė ngritim slogane pėr pasimin e Pejgamberit s.a.v.s., por duhet njerėzve t’u flasim nė formėn qė ata e kuptojnė, ndėrsa perėndimi ka besim nė gjuhėn e hulumtimeve shkencore.

Nga boshnjakishtja pėrktheu dhe pėrshtati: Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi