PDA

View Full Version : Shkollimi dhe edukimi i femijeve.


Hajra
01-04-12, 10:54
A janė detyrat e shtėpisė njė humbje kohe?
31-03-2012 11:23 CET

Fėmijėt ēdo javė kalojnė disa orė duke i bėrė detyrat e shtėpisė, por pyetja ėshtė nėse nga kjo kanė mė shumė dėm se sa dobi.

Njė hulumtim i realizuar nė Australi, ka treguar se detyrat e shtėpisė nuk sjellin kurrfarė dobie reale fėmijėve tė klasave mė tė ulėta tė shkollės fillore, ndėrsa ndikimi pozitiv i detyrave tė shtėpisė pėr sukses nė shkollė dhe kualitet nė arritjen e njohurive tė reja, vėrehet vetėm tek fėmijėt e moshės 11 apo 12-vjeēare.

“Studimi ka treguar se nė vendet nė tė cilat sistemi shkollor nėnkupton detyra tė shumta tė shtėpisė, arritja akademike e fėmijėve ėshtė mė e dobėt se sa nė vendet ku kjo nuk ėshtė njė praktikė”, thotė Richard Walker, profesor i universitetit nė Sidnei. “Detyrat e shumta shtėpiake, fėmijėve vėrtetė mund t’u paraqet njė problem tė madh. Nėse janė tė mbingarkuar me detyra, nuk kanė kohė qė tė kėnaqen nė mėsimin e gjėrave tė reja dhe nė arritjen e njohurive”, ka shtuar ai.

Detyrat e shumta tė shtėpisė kanė kuptim vetėm nė klasat mė tė vonshme, thotė dr.Walker dhe shton se edhe pse tingėllon pabesueshėm, shpesh ndodh qė mėsimdhėnėsit u japin detyra tė shtėpisė nxėnėsve, sepse pikėrisht kėtė e presin prindėrit e tyre dhe jo sepse ėshtė e domosdoshme pėr arritjen e njohurive.

Mirėpo, dr. Walker thotė se kjo nuk nėnkupton qė nxėnėsit nuk duhet tė kenė fare detyra tė shtėpisė, por se duhet pasur kujdes qė ata mos tė ngarkohen sė tepėrmi.

Hajra
02-04-12, 08:54
Ēantat e rėnda “deformojnė” fėmijėt
Njė numėr gjithnjė e mė i madh i fėmijėve janė duke zhvilluar deformime tė pakthyeshme tė shpinės pėr shkak tė peshės sė ēantave qė i bartin nė shkollė, paralajmėrojnė ekspertėt, pėrcjell Daily Mail.

E enjte 29 Mars 2012 14:50


Gjysma e fėmijėve vuajnė nga dhimbjet nė shpinė deri nė moshėn 14-vjeēare dhe mjekėt janė duke raportuar njė rritje tė rasteve tė anomalive kurrizore tek nxėnėsit, duke pėrfshirė lakime tė deformuara tė njohura si scoliosis (shkollioza).

Ēantat e stėrngarkuara tė shkollės qė janė gati dyfish mė tė rėnda se ēantat qė i kanė bartur para dhjetė vjetėsh janė duke i kontribuar kėsaj dukurie.

Nxėnėsit nė mėnyrė rutinore bartin ēantat e mbushura me libra tė mėdhenj, laptopė, rrobat e sportit dhe drekat e paketuara, ēka mund tė peshojė edhe deri 10 kilogramė.

Ekspertėt e shėndetit thonė qė fėmijėt rrezikojnė dėmtim afatgjatė dhe tė pėrhershėm nėse ata rregullisht bartin mė shumė se 15 pėr qind tė peshės sė tyre trupore mbi supet e tyre.

Shoqata e bamirėsisė BackCare pohon qė shumė tė rinj janė duke bartur gati 20 pėr qind tė peshės sė tyre prej shtėpisė nė shkollė dhe disa madje edhe 25 pėr qind tė peshės.

Specialistėt pėr dhimbje tė shpinės apelojnė pėr njė inspektim tė peshės qė fėmijėt e vegjėl kėrkohen tė bartin ēdo ditė nė shpinėn e tyre.

Sean McDougall, nga BackCare, thotė qė problemi ėshtė njė “bombė me sahat e shėndetit” qė ėshtė duke i paraprirė njė jete tė mjerueshme nė jetėn e mėvonshme.

“Nėse fėmijėt kanė dhimbje derisa janė aq tė rinj, ka shumė mundėsi qė do ta kenė pėr 70-80 viteve tė ardhshme, ēka ēon deri te njė ēmim i madh fizik dhe emocional,” tha ai.

Skeletet e fėmijėve janė ende duke u zhvilluar kėshtu qė bartja e ēantave tė rėnda mund tė shkaktojė dėme afatgjate.

“Shumė i mbajnė ēantat e tyre nė njė krah, apo nė pjesėn e bėrrylit dhe kėshtu i shkaktojnė ngarkesė shpinės.

“Shumė nga ēantat qė pėrdoren janė ēanta tė mėdha sportive qė janė dy herė mė tė mėdha se ēantat qė janė pėrdorur para njė dekade.

Nėse fėmijėt kanė ēanta mė tė mėdha, atėherė ata do t’i mbushin ato. Pajisjet sportive, instrumentet muzikore dhe rrobat e rėnda pėr mot me shi dhe fėmijėt janė tėrėsisht tė mbingarkuar.

“Ne shohim fėmijėt qė bartin derisa ēereku i peshės sė tyre trupore ēka nuk do tė lejohej kurrė po tė ishin tė rritur.”

“Prindėrit duhet po ashtu tė insistojnė qė fėmijėt e tyre t’i mbushin ēantat vetėm me gjėrat pėr tė cilat kanė nevojė pėr ditėn e ardhshme dhe tė sigurohen qė i vendosin nė tė dy supet,” pėrfundoi McDougall. /koha/

Zero Cool
04-04-12, 18:00
Femijet e palumtur.

Njė studimi i fundit mbi obezitetin tek fėmijėt dhe adoleshentėt ka nxjerrė nė pėrfundim se ky problem shumė i mprehtė i shoqėrisė qė ne jetojmė ka tė lidhje, nė rastin e kėsaj grupmoshe, edhe me llojin e raportit qė ata krijojnė me prindėrit e tyre.

Shkaqet kryesore tė pranuara deri sot, qė kanė ēuar shumė fėmijė dhe adoleshentė drejt obezitetit, janė ushqimet gjysmė tė gatshme, jeta sedentare dhe fakti qė rrinė para televizorit e luajnė me video-game pėr shumė kohė.

Por tani hyn nė lojė edhe njė faktor tjetėr: marrėdhėnia e keqe qė mund tė krijojnė me prindėrit. Sipas njė studimi tė botuar nė ‘Pediatrics’, revista e Akademisė Amerikane tė Pediatrisė, fėmijėt obezė, me shume mundėsi janė influencuar qė tė vegjėl nga mungesa e afrimitetit me prindėrit, veēanėrisht me nėnėn, duke i shfryrė mungesat e tyre tek kėnaqėsia e tė ngrėnit.

Studiuesit i mbėshtetėn tė dhėnat tek rreth 1 mijė fėmijė, duke u pėrqendruar mė tepėr nė marrėdhėnien e tyre me nėnėn dhe me ushqimin qė pėrdornin. Duke lidhur llojin e marrėdhėnieve qė secili prej tyre krijonte me nėnėn e tij, nga muajt e parė tė jetės deri nė vitin e pesėmbėdhjetė tė moshės dhe peshės sė arritur nė adoleshencė, studiuesit kanė arritur nė pėrfundimin se ata qė kishin marrėdhėnie mė pak tė forta me prindėrit, kishin dy herė mė shumė shans pėr t’u rritur si fėmijė obezė. Kėshtu pra, ndjeshmėria e dobėt e nėnės karshi fėmijės sė saj ose lloji i raportit qė do tė ndėrtojė ajo me fėmijėn, do tė ndikojė jo vetėm nė psikikėn e fėmijės, por edhe nė kilet e tepėrta tė tij.

Sipas studiuesve, ėshtė e rėndėsishme qė tė interpretohen dhe tė kuptohen siē duhet nevojat emocionale tė fėmijės, tė plotėsohen kėrkesat e tij pėr afeksion dhe siguri, nė mėnyrė qė tė mos ngarkohet me stres, duke e bėrė tė paaftė pėr tė moderuar mė pas oreksin e tij dhe sasinė e ushqimit qė konsumon, ndonjėherė edhe nė mėnyrė tė pandėrgjegjshme. Kjo, pasi studiuesit shpjegojnė se ka njė mbivendosje ndėrmjet zonave tė trurit qė rregullojnė pėrgjigjen e stresit dhe atyre qė kontrollojnė urinė dhe gjumin dhe ata mund tė ndikojnė njėri-tjetrin.

Prandaj, nxitja e njė marrėdhėnieje tė mirė midis nėnės dhe fėmijės ėshtė njė tjetėr synim nė mėnyrė qė tė arrihet tė kontrollohet shėndeti i fėmijėve, pėrveē informimit tė familjes me kulturėn e duhur tė tė ushqyerit dhe njė mėnyre jetese tė shėndetshme e tė ekuilibruar.