PDA

View Full Version : Lutjet themelore


emine
29-04-12, 18:18
BESOJ

Besoj nė Hyjin, Atin e gjithėpushtetshėm,
Krijuesin e qiellit e tė tokės.
E nė Jezu Krishtin, birin e tij njė tė vetmin,
Zotin tonė,
i cili u zu pėr virtyt tė Shpirtit Shenjt.
U lind prej Virgjėrės Mari,
pėsoi mundimet nėn Poncin Pilat,
u vu nė Kryq,
vdiq e u varros,
zbriti nė ferr;
tė tretėn ditė u ngjall sė vdekuri;
u ngjit nė qiell,
rri nė tė djathtė tė Hyjit,
Atit tė gjithėpushtetshėm;
andej do tė vijė pėr tė gjykuar tė gjallėt e tė vdekurit.
Besoj nė Shpirtin Shenjt,
Kishėn e shenjtė Katolike,
shoqėrinė e shenjtėrve,
faljen e mėkateve,
ngjalljen e korpit,
dhe jetėn e pasosur.
Amen.

emine
29-04-12, 18:19
ATI YNĖ

Ati ynė,
qė je nė qiell,
u shenjtėroftė emri yt,
ardhtė Mbretėria jote,
u bėftė vullnesa jote,
si nė qiell ashtu nė tokė!
Bukėn tonė tė pėrditshme na e jep sot;
na i fal fajet tona,
si i falim ne fajtorėt tanė.
E mos na lėr tė biem nė tundim,
por na liro nga i keqi.
Amen.

emine
29-04-12, 18:20
TĖ FALEMI, MARI

Tė falemi Mari,
hirplote, Zoti me ty!
E bekuar je mbi tė gjitha gratė,
dhe i bekuar fryti i barkut tėnd, Jezusi.
- Shenjtja Mari,
Nėna e Hyjit,
lutu pėr ne mėkatarėt,
tash e nė fill tė vdekjes sonė.
Amen.

emine
29-04-12, 18:21
PUNA E PENDIMIT

O Zoti im, po mė vjen keq me gjithė zemėr pėr tė gjitha mėkatet qė i kam bėrė. Se kam bjerrė parrizin dhe kam merituar ferrin. Por mė fort se tė kam fyer Ty, o E mira e pambaruar, qė kaq fort mė ke dashur. Mėshirė, o Zot! Mė fal, o Zot! Po tė jap fjalėn, me ndihmėn tėnde, qė mos tė fyej mė kurrė. Amen.

emine
29-04-12, 18:22
URDHĖRIMET E HYJIT:
Hyji thotė:
1. Unė jam Hyji yt. Tjetėr Hyj mos tė kesh e mos tė adhurosh – pos meje!
2. Mos e merr emrin e Hyjit nėpėr gojė kot!
3. Shenjtėroje ditėn e diel e ditėn e festės sė urdhėruar!
4. Nderoje prindin tėnd nė qoftė se dėshiron tė jetosh shumė pėrmbi tokė!
5. Mos vra!
6. Mos kurvėro!
7. Mos vidh!
8. Mos bėj dėshmi tė rreme!
9. Mos lakmo njeriun e huaj pėr tė keq!
10. Mos lakmo asgjė tė huajėn!

emine
29-04-12, 18:23
KATĖR VIRTYTET KRYESORE:

1. Maturia; 2. Drejtėsia; 3. Forca; 4. Pėrmbajtja.

Denim
01-05-12, 15:41
T’i lutemi Krishtit, Bariut dhe Ngushėlluesit tė popullit tė vet:O Zot, strehimi ynė, dėgjoje lutjen tonė! Bekuar qofsh, o Zot, qė na bėre pjesėtarė tė familjes sate,bėj qė gjithmonė tė jemi gjymtyrė tė gjalla tė Kishės sė shenjtė.Kujdesin pėr tė gjitha Kishat, ia besove Papės tonė ,jepi fenė e palėkundshme, shpresėn e gjallė, dashurinė e pėrkryer.Mėkatarėve jepu forcė qė tė kthehen,tė gjithėve jepu paqe dhe shėlbim.Ti e pėrjetove mėrgimin,le tė tė bjerė ndėr mend pėr tė gjithė ata qė jetojnė larg familjes dhe shtėpisė sė vet.Tė gjithė tė vdekurve qė shpresuan nė Ty jepu pushimin e pasosur.

Denim
01-05-12, 15:43
Ati yne qe je ne qiell u shenjterofte emri yt,ardhte mbreteria jote u beft vullnesa jote:si ne qiell ashtu dhe ne toke, buken tone te perditshme na e jep sot, na i fal fajet tona si i falim ne fajtoret tane: e mos na ler te biem ne tundim,por na liro nga i keqi. Amen

Zero Cool
02-05-12, 15:43
Zoti nuk degjon lutjet e bera me goje, por ato qe behen me zemer!

Arb
02-05-12, 23:44
Zoti nuk ka kohe me degju as lutjet me goje, e as me zemer, vec i sheh te bamat tona (nese ka kohe).

Makresh
03-05-12, 07:42
URDHĖRIMET E HYJIT:
Hyji thotė:
1. Unė jam Hyji yt. Tjetėr Hyj mos tė kesh e mos tė adhurosh – pos meje!
2. Mos e merr emrin e Hyjit nėpėr gojė kot!
3. Shenjtėroje ditėn e diel e ditėn e festės sė urdhėruar!
4. Nderoje prindin tėnd nė qoftė se dėshiron tė jetosh shumė pėrmbi tokė!
5. Mos vra!
6. Mos kurvėro!
7. Mos vidh!
8. Mos bėj dėshmi tė rreme!
9. Mos lakmo njeriun e huaj pėr tė keq!
10. Mos lakmo asgjė tė huajėn!

Kjo lutje, sikur te ishte Islame :)

Zero Cool
03-05-12, 08:55
Kjo lutje, sikur te ishte Islame :)

Me siguri eshte lutje islame, sepse nihere doli islamizmi, pastaj erdh krishterizmi e dikure vooooooooooooone jahudizmi :tongue:

Zero Cool
03-05-12, 08:57
Zoti nuk ka kohe me degju as lutjet me goje, e as me zemer, vec i sheh te bamat tona (nese ka kohe).

Pse spaska kohe me degju e me pa ai, qka ka me boe tjeter ai?

Makresh
03-05-12, 09:28
Me siguri eshte lutje islame, sepse nihere doli islamizmi, pastaj erdh krishterizmi e dikure vooooooooooooone jahudizmi :tongue:


Thash Islame, sepse kundershton 3-nitetin :tongue: (Atin, mixhen, vllaun edhe shpirtat e secilit)

Denim
03-05-12, 11:45
Lutja ose urata eshte te cuarit e mendjes dhe zemres kah Zoti. Lutja eshte bisede me Zotin. Kur themi lutje, ne bisedojme me Zotin sikur me Atin tone.
Cdo i krishtere eshte i detyruar te lutet, sepse kete na e ka porositur vete Jezu Krishti.

Ne duhet lutemi ose te themi urate:

- ne mengjes, kur te zgjohemi prej gjumi;
- para dhe pas buke;
- para dhe pas pune;
- kur te nisemi per rruge;
- nder nevoja tona;
- nder tundime;
- para se te bijme ne shtrat;
- gjate meshes etj.


Lutja me e mira eshte kur ne te gjithe se bashku, si femije te Zotit: si vellezer dhe motra e levdojme Zotin me mendje, me zemer dhe me zerin tone, duke percjelle me vemendje e pershpirteri lutjet dhe fjalen e Zotit, si dhe duke kenduar kenge te pershpirtshme, te cilat i ka caktuar Kisha.


Lutja eshte falenderim. Kjo do te thote: Ne shohim qe cdo e mire vjen prej Zotit, dhe per kete atij ia kushtojme veprat tona. Atehere krejt jeta jone behet lutje.
Zoti u deftohet atyre qe jetojne ne paqe dhe ne pervujtni te zemres.
Uji i turbullt dhe levizes nuk e pasqyron fytyren e atij qe rri buze lumit. Nese deshiron qe fytyra e Krishtit te jete e dukshme ne fytyren tende, dhe keshtu te jesh i krishtere i vertete, atehere perqendrohu ne heshtje dhe mbylli dyert e shpirtit tend para zhurmes se gjerave nga jashte.
Nese Zoti deshiron t'i flase dikujt dhe ta permbushe me dashuri te vet, atehere e terheq ate nga zelli per pune tokesore ne vetmi. Ai ia afron veshin atij qe hesht dhe keshtu ia tregon fshehtesite e veta.

Denim
03-05-12, 11:47
Shenja e kryqit: (Para ēdo urate bėjmė kryq)
Nė emėr tė Atit e tė Birit
e tė Shpirtit Shenjt. Amen.

Ati ynė, qe je ne qiell, u shenjterofte emri yt,
ardhte Mbreteria jote, u befte vullnesa jote:
si ne qiell, ashtu ne toke!
- Buken tonė te pėrditshme na e jep sot.
Na i fal fajet tona, si i falim ne fajtoret tanė.
E mos na ler te biem ne tundim, por na liro nga i Keqi. Amen.

Tė Falemi Mari, hirplote, Zoti me Ty!
E bekuar je mbi tė gjitha gratė,
e i bekuar fryti i barkut tėnd, Jezus!
- Shenjta Mari, Nėna e Tenzot,
lutu pėr ne mekataret,
tash e ne fill te vdekjes sone. Amen.

Lavdi Atit, e Birit e Shpirtit Shenjt!- Si ka qenė ne fillim, ashtu tash
e pergjithmone e jetės. Amen.

Lutja pėr te vdekur

Jepua, o Zot, pushimin e pasosur!
- E u ndrite drita e pambaruar!
Pushofshin ne paqe!
- Ashtu qoftė!

O Jezusi im, na i fal mėkatet tona, na shpeto prej flakes se ferrit, e coji ne qiell te gjithė shpirtrat, por sidomos ata, qe kanė me shumė nevojė pėr meshiren tėnde.

Puna e pendimit

O Zoti im, po mė vjen keq me gjithė zemėr
pėr tė gjitha mėkatet qe i kam bėrė:
se kam bjerre parrizin, kam merituar ferrin.
Por me fort po mė vjen keq se te kam fyer Ty,
o e Mira e pambaruar,
qe kaq fort me ke dashur.
Meshire, o Zot! Mė fal, o Zot!
Po tė jap fjalėn, me ndihmėn tėnde,
se s'do tė fyej me kurrė.
Amen.

BESOJ NE HYJIN,
Atin e gjithpushtetshem,
Krijuesin e qiellit e te tokes.
E ne Jezu Krishtin,
Birin e tij njė te vetmin, Zotin tonė,
i cili u zu pėr virtyt te Shpirtit Shenjt.
U lind prej Virgjres Mari.
Pesoi mundimet nėn Poncin Pilat.
U vua ne kryq, vdiq e u varros.
Zbriti mbi ferr.
Tė tretėn ditė u ngjall se vdekuri.
U ngrit ne qiell.
Rri ne anė te djathte te Tenzot,
Atit te gjithpushtetshem.
Andej do tė vijė
pėr te gjykuar te gjallet e te vdekurit.
Besoj ne Shpirtin Shenjt,
Kishen e shenjtė Katolike,
shoqėrinė e shenjterve,
faljen e mėkateve,
ngjalljen e te vdekurve
dhe jetėn e pasosur. Amen.

Lutja e mengjesit
O Zoti im, po tė falenderoj sepse me ke ruajtur sonte. Po tė jap fjalėn se sot, me ndihmė tėnde, nuk do tė fyej me asnjė mėkat. Gjithēka te bėj e gjithēka te vuaj ne kėtė ditė - dua te bėj dhe te vuaj pėr dashuri tėnde e si ėshtė qėllimi i Zemres se Jezu Krishtit, qe bėhet fli pėr ne nč Meshen e shenjtė.
O Zot i gjithpushtetshem, qe na e dhe fatin te presim kėtė ditė, na ruaj me pushtetin tėnd, qe sot mos te biem ne asnjė mėkat, por le tė te rrjedhin fjalėt tona e le tė drejtohen mendimet dhe veprat tona pėr te kryer gjithhere drejtesine tėnde. Neper Krishtin, Zotin tonė. Amen.

Lutja e mbrėmjes

Zoti i gjithpushtetshem dhe i meshirshem na dhashte njė nate te qete dhe njė mbarim te mirė!
Eja, po tė lutemi, o Zot, ne kėtė banesen tonė e deboji tė gjitha pritat e armikut. Engjejt e shenjtė te tu le tė banojne ne te dhe te na ruajnė ne paqe! E bekimi yt qoftė gjithmonė me ne. Neper Krishtin, Zotin tonė. Amen.

Lutja Engjėllit Rojės

O Engjėl i Zotit, qė je rojtari im,
pasi Zoti ynė, pėr mėshirė tė vet,
mė ka lėnė nė rojė tėnde,
ti sot mė shndrit, mė mbaj,
mė ruaj e mė sundo. Amen.

Tė falemi, Mbretėresha,
Nėna e mėshirės,
jeta, ėmbėlsimi e shpresa jonė,
tė falemi!
Ty tė thėrrasim ne tė shkretėt,
tė bijtė e Evės, qė po fshajmė,
po gjėmojmė e po qajmė
nė kėtė shekull plot me lotė.
Deh, pra, pajtorja jonė,
ata sy tė mėshirshėm tė tu
silli drejt nesh!
E Jezusin, tė bekuarin,
frytin e barkut tėnd,
ne mbas kėsaj shkretie
na e kallxo.
O e dhimbshmja, o e buta,
o e ėmbla Virgjėra Mari!
Amen.

Denim
03-05-12, 11:54
Engjėlli i Zotit

Engjėlli i Zotit iu fal Zojės Mari.
– E ajo ngjizi pėr virtyt tė Shpirtit Shenjt.
(Tė falemi Mari…)
Ja shėrbėtorja e Hyjit.
– U bėftė me mua si ėshtė fjala jote.
(Tė falemi Mari…)
E Fjala u bė njeri.
– E banoi ndėr ne.
(Tė falemi Mari…)
Lutu pėr ne, o shenjtja Nėnė e Hyjit!
– Tė bėhemi tė denjė pėr premtimet e Jezu Krishtit.
Tė lutemi: Hirin tėnd, po tė lutemi, o Zot,
ndikoje nė shpirtin tonė, qė sikurse nė lajmėrimin e engjėllit
na e zbulove mishėrimin e Birit tėnd, Jezu Krishtit, nėpėr
mundime e kryq tė tij na udhėheq nė lavdinė e ringjalljes.
Nėpėr Krishtin Zotin tonė. Amen.

(Shtohet tri herė: “Lavdi Atit…” dhe pėr shpirtra tė purgatorit njė “Ati ynė, Tė falemi Mari” dhe “Jepua, o Zot, pushimin e pasosur!”) Dhe i shndritė drita e pambaruar!
Pushofshin nė paqe! Amen.


Engjėlli i Zotit, i njohur mė gjerė si Angelus, lutet nė mėngjes, nė mesditė nė orėn dymbėdhjetė dhe nė mbrėmje. Nė kėto kohė rėndom bie kambana si thirrje pėr kėtė lutje, dhe kudo qė besimtarėt janė afėr ndonjė kishe do tė kenė mė lehtė tė bėhen me dije pėr lutjen e saj. Vetė papa e thotė kėtė lutje ēdo tė diel nė mesditė nė orėn dymbėdhjetė nga dritarja e banesės sė tij. Pėrmbajtja e saj shtjellon tė mishėruarit tė Jezusit nė kohė, e pėrgatitur pėrmes dialogut tė lajmėrimit nė mes tė engjėllit Gabriel dhe Marisė. Pas secilės prej tri fjalėve medituese thuhet njė Shenjta Mari, ndėrsa pėrfundon me lutje. Papa ia shton edhe tri: Lavdi Atit (Lavdithurjen e vogėl), pėrkujton tė vdekurit dhe pastaj jep bekimin. Nė kohėn e Pashkėve zėvendėsohet me lutjen “Mbretėreshė e qiellit”.



Mbretėreshė e qiellit

Mbretėreshė e qiellit, gėzohu, Aleluja!
– Se ai qė meritove pėr ta bartur, Aleluja!
U ngjall si pati thėnė, Aleluja!
– Lute pėr ne Hyjin, Aleluja!
Gėzohu e galdo, Virgjėra Mari, Aleluja!
– Zoti u ngjall me tė vėrtetė, Aleluja!
Tė lutemi: O Zot, qė nėpėr ngjalljen e Birit tėnd Jezu Krishtit
u denjove ta ngushėllosh botėn, bėj qė nėpėr Nėnėn e tij,
Virgjėrėn Mari, tė fitojmė ngushėllimet e jetės sė amshuar.
Nėpėr Krishtin Zotin tonė. Amen.

Ėshtė njėra prej katėr antifonave tė Marisė dhe njihet si Regina Coeli. Kėndohet nė Liturgjinė e Orėve nė kohėn e Pashkėve pas mbrėmėsores. Nė kohėn e Pashkėve e zėvendėson lutjen Engjėlli i Zotit deri nė ditėn e Rrėshajėve. Teksti i saj dhe melodia kanė zėnė fill nė shekullin XII. Teksti i kėsaj lutjeje shpreh gėzimin dhe harenė pėr ringjalljen e Krishtit dhe Maria paraqitet si ndėrmjetėsja jonė.



Engjėlli i Zotit

Engjėlli i Zotit, qė je rojtari im, pasi Hyji, pėr mėshirė tė vet,
mė ka lėnė nėn mbrojtjen tėnde, ti sot mė shndrit, mė mbaj,
mė ruaj e mė sundo. Amen.

Kisha katolike na mėson se pėrpos forcave tė kėqija, ekzistojnė edhe forcat e mira; prandaj na i paraqet engjėjt si ndėrmjetės dhe mbrojtės. Vetė fjala engjėll do tė thotė: lajmėtar. Ata rrinė pranė Hyjit dhe i shėrbejmė atij. Vetė Zoti u urdhėron qė tė na ruajnė (Ps 91, 11); prandaj forcat e kėqija nuk mund tė mbizotėrojnė, sepse vetė Zoti pėrfundimisht ėshtė Zotėruesi i qiellit dhe i tokės (Zb 20, 7–14). Shkrimi i Shenjtė na flet pėr engjėjt dhe kryeengjėjt, kerubinėt dhe serafinėt, fronet dhe zotėruesit; tė gjithė i shėrbejnė Hyjit dhe i mbrojnė njerėzit.

emine
03-06-13, 07:22
Prej ēdo sė keqeje, Lirona ne, o Zot !
Prej ēdo mėkati,
Prej tundimeve tė armikut tė keq,
Prej shpirtit tė gabimit dhe tė rrenės,
Prej shpirtit tė mosbesimit dhe tė bestytnisė,
Prej shpirtit tė madhėshtisė dhe tė smirės,
Prej shpirtit tė sharjes dhe tė mallkimit,
Prej shpirtit tė fėlligėshtisė,
Prej shpirtit tė epsheve dhe tė pėrtacisė,
Prej shpirtit tė mendjelehtėsisė dhe tė dėshpėrimit,
Prej shpirtit tė kundėrshtimit sė vėrtetės sė njohur,
Prej shpirtit tė ngurrimit dhe tė mospranimit tė pendesės,
Prej vdekjes sė rėndė dhe tė papėrgatitur,
Nė ditėn e gjyqit.

emine
03-06-13, 07:25
Kjo lutje, sikur te ishte Islame :)
patjeter
Jezusi(isa)
Maria (mejremja)
Musliman jan kta,,,,:tongue:

Zero Cool
14-06-13, 18:24
O Zot, me mbroj nga brenga dhe pikellimi, me mbroj nga pafuqia dhe pertacia, me mbroj nga qyqaria dhe koprracia dhe me mbroj nga veshtiresite, borxhi dhe anashkalimi i njerezve.