PDA

View Full Version : Pjetėr Guri nga Krusheva. Kur i ndershmi (popovski) fletė tė vėrtetėn


murrizi
03-08-12, 19:02
Popovski: Pitu Guli qe shqiptar



Shkup, 3 gusht 2012(11.30)rtv21.tv
Profesori universitar dhe njohėsi i mirė i rrethanave ballkanike, Vllado Popovski thotė se shqiptarėt kanė dhėnė kontribut tė madh nė kryengritjen e Ilindenit mė 2 gusht tė vitit 1903.
Ai thotė se nė atė kohė edhe maqedonasit edhe shqiptarėt kanė qenė tė sfiduar para rrezikut tė njėjtė i cili nuk ka qenė i paralajmėruar nga shtetet fqinje ballkanike pėr tė copėtuar Maqedoninė dhe Shqipėrinė si vende.
“Dhe, nė atė kuptim ka njė bashkėpunim mė tė gjatė i cili vjen nė shprehje tė plotė nė revolucionin e ri turk nė vitet 1908-1911 ku do tė paraqiten ēeta tė pėrbashkėta tė maqedonasve dhe shqiptarėve, tė cilat bashkė do tė luftojnė kundėr ēetave serbe nė rajonin e Kėrēovės, Dibrės, Kosturit, Ohrit dhe kėshtu me radhė”, thotė pėr “Zhurnal plus”, Vllado Popovski profesor universitar dhe njohės i rrethanave historike nė Ballkan.
Ai thotė se nė Republikėn e Krushevės heroi kryesor ka qenė Pjetėr Guri (Pitu Guli e quajnė vllahėt dhe maqedonasit) i cili ėshtė nė vendin e quajtur ‘Guri i Ariut’ i cili viktimizohej sinqerisht nėn parullėn ‘Nėse s’ka liri ka vdekje’ dhe nė fund tė gjithė vdesin.
“Ai llogaritet se ėshtė shqiptar qė i pėrket fesė ortodokse. Vllahėt konsiderojnė se ka qenė vlleh, mirėpo ka mjaft indikacione se bėhet fjalė pėr shqiptar. Popullata, ajo qė ėshtė politikisht e orientuar si pjesė revolucionare e shqiptarėve nė Maqedoni ka bashkėpunuar me maqedonasit kėshtu qė edhe nė Kryengritjen e Ilindenit ka pasur bashkim tė forcave pėr autonomi tė Maqedonisė, Shqipėrisė dhe kėshtu me radhė. Ndėrsa edhe pas vitit 1903 ka pasur institucione tė pėrbashkėta siē ėshtė Lidhja qendrore shqiptaro-maqedonase pėrmes tė cilės kanė vepruar ithtarėt e saj nė Shqipėri dhe Maqedoni”, thotė Popovski.