PDA

View Full Version : Tiranė, 23-vjeēarja lind nė mes tė rrugės


emine
27-10-12, 14:56
“Ishte ulur nė rrugė pranė barakės ku ajo jeton me burrin e saj rreth 40 vjet mė tė madh kur krejt papritur i del fėmija. Nuk po e besonim qė ajo po lindte”. Kėshtu u shpreh pėr NOA-n njė banor i lagjes “Allias” nė Tiranė i cili ndodhej pranė vendit ku 23-vjeēarja lindi fėmijėn e saj.
Jona nuk mundi tė shkonte asnjėherė nė spital gjatė shtatzėnisė sė saj e pėr mė tepėr as kur lindi. Ajo jeton nė njė barakė prej plastmasi dhe kartonash nė njė rrugė nė lagjen “Allias” nė Tiranė, bashkė me burrin e saj rreth 60 vjeē, dhe vajzėn 3 vjeēe.
Kultura mjekėsore ėshtė e kufizuar pėr 23 vjeēaren Jona dhe ajo nuk e dinte qė kishte mbetur shtatzėnė gjė tė cilėn e kuptoi vetėm kur barku i saj ishte rritur.
Tre ditė nė parė, kėtė tė premte, ajo ishte ulur nė rrugė pranė barakės dhe nuk i ishte shfaqur asnjė shqetėsim. Por gjithēka ndodhi shpejt e shpejt. Brenda pak minutash ajo lindi fėmijėn nė rrugė ndėrsa askush nuk mundi tė afrohej pėr t’i dhėnė ndihmėn pėr shkak se nuk dinin si tė vepronin.
I vetmi qė iu afrua ishte njė polic i cili ndodhej aty rastėsisht duke kaluar. Ai u pėrpoq tė ndihmonte 23-vjeēaren ndėrsa lajmėroi menjėherė spitalin. Ai sinjalizoi se njė grua kishte lindur nė mes tė rrugės dhe kėrkoi me urgjencė tė vinte ndihmė spitalore.
Njė autoambulancė me mjeke dhe dy infermiere mbėrritėn pėr t’i dhėnė ndihmėn nėnės sė re dhe fėmijės sė saj.
Gruaja u dėrgua nė maternitet ku qėndroi vetėm disa orė. Sepse brenda ditės ajo u rikthye nė barakėn e saj bashkė me vajzėn e sapolindur.
Familja e pėrbėrė tashmė prej katėr personash jetojnė nė barakėn e vogėl tė cilėn ata e kanė sajuar vetėm pėr t’u mbrojtur nga shiu gjatė natės.
Banorėt e zonės tregojnė se Jona u braktis nga familja e saj kur ajo ishte nė moshė tė mitur.
Pėr tė siguruar bukėn e gojės, 23-vjeēarja e cila njihet edhe si femėr me paqėndrueshmėri mendore, shoqėrohej nga 60-vjeēari i cili jetonte rrugėve si endacak. Ai shiste hekurishte pėr tė siguruar jetesėn pėr vete dhe pėr 23-vjeēaren.
Tre vjet mė parė Jona lindi njė vajzė tė shėndetshme e cila jeton rrugėve si prindėrit e saj. “Megjithėse flinte nė njė barakė plastmasi, vajza e vogėl nuk u sėmur asnjėherė, banorėt e lagjes ndihmonin nėnėn e re tė ushqente foshnjėn duke i ēuar qumėsht apo ushqime tė tjera”, – shprehet njė banor i cili shton se Zoti bėn mrekullira.

LaDy_Diaspora
28-10-12, 01:00
Thjeshtė kėto gjėra ndodhin nė njė vend ku akoma ka vend pėr mendime primitive.
Sidoqoftė lindja nė mes tė rruges nuk ėshtė diēka qė ndodhė pėr herė tė parė dhe zakonisht ato qė lindin pėr herė tė dytė apo tretė lindin shumė mė shpejtė dhe nė disa raste edhe pa ndonjė dhimbje.

Zero Cool
28-10-12, 09:54
Jeta ėshtė njė mrekulli qė mund tė lulėzojė kudo, edhe atje ku duket sikur drita e diellit nuk ka hyrė asnjėherė.

Candido Cannavņ