PDA

View Full Version : Beteja e Kumanovės 100 vite mė parė


Neferta
30-10-12, 09:15
Beteja e Kumanovės prodhoi aneksimin e e tokave shqiptare dhe gjenocidin e tmerrshem ndaj shqiptarėve


Para 100 viteve (23 -24 tetor 1912) nė kėtė lokalitet u zhvillua skena mė e pėrgjakshme e ballafaqimit ushtarak, nė mes tė Armatės sė Parė tė Mbretėrisė sė Serbisė, e udhėhequr nga trashėgimtari i fronit mbretėror, Aleksandar Karagjorgjeviqi dhe Armatės Turke tė Vardarit, e udhėhequr nga Zeki Pasha, qė nė histori njihet si Beteja e Kumanovės, apo prologu i Luftėrave Ballkanike. Pas luftimeve tė pėrgjakshme, rezistenca e ushtrisė turke thehet dhe Zeki Pasha i dėrgon njė depesh komanadantit tė Aramates Perėndimore turke, me seli nė Selanik, Ali Riza pashės, me kėtė pėrmbajtje: “Unė jam shumė fatkeq qė mė duhet t’ju njoftoj se beteja jonė e madhe ėshtė humbur”
“Pas njė bashkėpunimi tė frytshėm nė mes tė qeverive tė Maqedonisė dhe Serbisė, u arrit qė tė shėnojmė kėtė pėrvjetor tė lavdishėm, kėtu nė kėtė pjesė tė territorit tė Maqedonis, dhe t’ia kthejm popullit serb traditad e mohuara…”, tha presidenti serb, Tomisllav Nikoliq, nė Zebėrnjak, sipas tė cilit Beteja e Kumanovės paska qenė njė kthesė civilizuese nė Ballkan. Nikoliq nuk harroi t’i pėrkujtoj politikanėt dhe historianėt maqedonas se “ tė gjitha luftėrat ēlirimtare serbe u zhvilluan nė territorin e Maqedonisė sė sotme.”
Beteja e Kumanovės pati njė logjistikė tė fuqishme tė pėrbėre nga njė rrjet i gjerė vullnetarėsh nga viset serbe tė Bosnjės, Malit tė Zi, Kroacisė, por mbi tė gjitha pati pararojė aradhat ēetnike, tė cilat zbritėn nė pjesė tė ndryshme tė Kosovės e Maqedonisė disa muaj para se tė shpėrthente beteja afėr Kumanovės. Pėr gjėmėn qė bėnė kėto aradha ēetnike mbi popullatėn shqiptare, pati kronika tė shumta historianėsh, diplomatėsh, gazetarėsh tė cilėt nuk mund tė bėnin dallim nė mes tė masakrave ēetnike dhe atyre tė armatės sė rregullt serbe.
Strategėt ushtarakė serbė e kishin zgjedhur pikėrisht Kumanovėn si pikėqėndrimin e rezistencės sė tyre, pėr arsye se prej aty mund tė menaxhonin operacionet luftarake, tė cilat, sipas planifikimeve tė tyre, mund t’u sillnin fitore. Disa kilometra nė veri tė fushėbetejės, Armata e Pare Serbe e kishte vendosur shtabin e saj nė hotelin “Vranja “, nė qytetin me tė njėjtin emėr. Oficerėt serbė nė fushėbetejė nuk e kishin vėshtirė tė mbajnė kontaktet dhe koordinatat komanduese me Vranjėn, prej nga bubullimat dhe tymi i flakėruar i luftimeve dukej pa ndonjė problem tė madh.

Nė hotel “Vranja” ndodhej edhe udhėheqėsi i Betejės sė Kumanovės, trashėgimtari i fronit mbretėror, Aleksandar Karagjorgeviqi. Ai herė pas herė dilte nė ballkonin e hotelit dhe me dylbi shikonte nė drejtim tė Kumanovės. Ndonėse i ri, Karagjorgjeviqi ishte i mprehtė pasi qė trashėgonte nga familja e mbretėrore dhunti tė lindura, por kishte bė edhe njė shkollim solid nė Perėndim dhe njihte disa gjuhė europiane. Ky ishte edhe favori i tij pėr tė komunikuar me gazetarėt e huaj qė kishin ardhur ta pėrcillnin nga afėr.

Gazetat kryesore tė Parisit, Berlinit, Londrės, Moskės, Danimarkės kishin dėrguar reporterėt e tyre tė luftės dhe nga dora e pare njoftonin lexuesit e tyre me zhvillimet nė kėtė pjesė tė Ballkanit tė trazuar. Pėr ta ishte me shumė interes se si do tė pėrfundonte kjo dramė e madhe qė pritej t’i jepte fund njė epoke perandorake otomane dhe lindjen e njė aleance tė re ballkanike. Kishte prej kėtyre reporterėve qė detajizonte mikrongjarje rrėqethėse, por edhe ndonjėri portrertizonte dramėn fizike e morale tė Karaxhorgjeviqit tė ri.
“Figura kryesore rreth sė cilės sillen tė gjithė ėshtė princi, Alexis Karagjorgjeviē, pėrndryshe djali i axhės i mbretit Petar Karagjorgjeviē. Alexis ėshtė njė oficer i ēmueshėm, i cili nuk lodhet nga pyetjet tona tė shumta qė ia parashtrojmė ēdo ditė kur kthehet nga fusha e betejės nė Kumanovė. Ai ulet nė mesin tonė me njė ēerek litėr verė nė dorė dhe na tregon nė gjuhėn frėnge, gjermane dhe angleze se ēfarė ka parė gjatė ditės. “Karakteristike, - thotė princi, - ėshtė se shumė pak nga tė vrarėt dhe tė arrestuarit janė trupa tė rregullta turke, shumica qė luftojnė nė kėtė front janė shqiptarė. Shqiptarė janė edhe gjithė tė arrestuarit qė sot i kam parė kėtu nė qytet, qė ishin nė grupe tė vogla tė lidhur me litarė tė hollė. Shumica e tyre kanė tė veshur uniforma ngjyrė si tė dheut. Janė tė zbathur dhe shikojnė pėrpara vetes kur ecin”, raportonte nga Vranja, mė 24 tetor 1912, reporteri i gazetės s“Riget” nga Danimarka, Fritz Magnussen.

Ai, me sensin e njė kronisti besnik pėrshkruante nė hollėsi tė gjitha ngjarjet qė ndėrlidheshin me Betejėn e Kumanovės, mbi tė gjitha, me pasojat qė kjo betejė po linte mbi popullatėn e pambrojtur civile. Duke fokusuar vėmendjen e lexuesit tek jehona dhe efektet qė shkaktonte Beteja e Kumanovės nė opinionin publik, Magnussen shkruante: “Kėtu nė Vranjė fitohet pėrshtypja e vėrtetė pėr entuziazmin ndaj luftės qė i josh serbėt. Oficerėt janė tė palodhshėm tė paraqesin shkaqet kryesore tė saj, qė sllavėt e jugut i kanė kundėr armiqve tė vet tė vjetėr. “Arnautėt (shqiptarėt) janė si kafshė tė egra”: ėshtė thėnia e zakonshme kėtu.
Ata qė i kanė parė duke luftuar nė Prishtinė dhe Egri Palanka kanė kuptuar se janė njė mijė vite pas zhvillimit. Ėshtė urrejtja e madhe te sllavėt ndaj shqiptarėve: aq mė shumė nxiten shqiptarėt qė nė luftėn e pėrgjakshme dhe vdekjeprurėse, akoma mė shumė i kundėrvihen kundėrshtarit fitimtar. Lėndimet qė vijnė si pasojė e luftės sė ashpėr u ngjajnė mishtoreve. Ushtarėt sllavė me lėndime tė tmerrshme tė shtruar nė spitalin e Vranjės, janė dėshmi e njė pėrleshjeje tė karakterit mesjetar.” Epilogu i Betejės sė Kumanovės nuk do tė mund tė kishte njė rrjedhė tė tillė favorizuese pėr serbėt dhe aleatėt tjerė ballkanikė (grekėt, bullgarėt e malazezės), sikur tė mos funksiononte diplomacia e standardeve tė dyfishta tė fuqive tė atėhershme Perėndimore, tė cilat haptazi mohuan tė drejtėn e shqiptarėve pėr t’u organizuar ushtarakisht nė mbrojtje tė viseve tė tyre qė gradualisht po dilnin nga dominimi turk.

Nė anėn tjetėr, historia do t’u japė tė drejtė tė gjithė atyre qė shprehėn rezerva tė hapura ndaj veprimeve tė pamatura tė krerėve shqiptarė, tė cilėt pa kurrfarė kushti pranuan ultimatumin e Fuqive tė Mėdha pėr tė dorėzuar armėt dhe pėr t’i urdhėruar ushtarėt shqiptarėt tė shkojnė nė shtėpi vetėm disa ditė pas triumfit qė kishin patur nė Shkup (11-14 gusht 1912). Gazeta ”Liria e Shqipėrisė” mė 29 gusht 1912 pėr kėtė akt, tė pamenduar mirė tė krerėve shqiptar shkruante: ”Dalja e shqiptarėve nga Shkupi me kondita dhe me premtime tė pasiguruara, vėrtet mund tė quhej nisja e fundit, meqė nga kjo dalje vareshin shumė gjėra me rėndėsi...”

Beteja e Kumanovės dhe gjithė Luftėrat Ballkanike zbuluan pasinqeritetin e autoriteteve turke pėr dorėzimin nė heshtje tė viseve shqiptare nė duart e serbėve si dhe tinėzinė e Fuqive tė Mėdha, tė cilat u bėnė sikur nuk po i shihnin ekspeditat ndėshkuese tė fqinjėve ballkanik tek po shkretonin vendbanimet shqiptare dhe i kthenin ato nė gėrmadha pa frymė njeriu.

Prandaj tingėllon paradoksale parada liridashėse e presidentit serb, Nikoliq, i cili pa kurrfarė sensi ndaj distancės historike u mundua t’i jep Betejės sė Kumanovės petkun qė nuk e kishte – atė tė gjoja ēlirimit tė Maqedonisė. Nė fakt, Beteja e Kumanovės prodhoi njė aneksim tė ri dhe njė lum tė madh gjaku tė shqiptarėve.

Mbase, fatkeqėsia e betejave serbe pėrcillet nga absurditeti i semantikės sė dyfishtė: pėrderisa ato vetėquhen nga serbėt si ēlirimtare, tė tjerėt i pėrjetojnė si okupime. Pėr ēfarė kthese civilizuese nė Ballkan flet kreu serb, derisa njėra palė numėronte viktimat dhe vendbanimet e shkrumbuara, kurse tjetra kilometrat e tokės sė zaptuar?

Makresh
30-10-12, 11:42
Per ēfar sinēeriteti ka fjalen autori ? Nje grup i shqiptareve te asaj kohe morri armet ne duar, dhe deshi t'i bashkangjitet aleancės ballkanike per debimin e Turqise. Por ja qe kjo aleanc anti-turke, nuk i beri mall shqiptaret dhe pushken kunder turkut, ia kthyen vet-shqiptareve, ata te cilt mbanin shpresa se do te miqesoheshin me serbet e maqedonet kunder turkut e osmanlise. Ky eshte deshtim per shqiptaret, dhe gjithmon kan deshtuar sa here qe kan pasur shpresat se mund te jetojn ne paqe me sllavo-ortodokset. Kjo tragjedi ballkanike kunder shqiptareve, reportohet edhe ne Ēameri, ku kesaj rradhe jan vet Arnavitet te cilt i debojn dhe i masakrojn shqiptaret musliman.

E verteta eshte se serbet dhe maqedonet kan triumfuar sot e kesaj dite. Ne kemi ngel humbes vetem pse deshem t'behemi dikush tjeter qe nuk ishim ; Shkije !

King_Gentius
30-10-12, 20:17
Ne qofte se diskutojme hipoteza besoj konsesusi i atyre qe njohin historin eshte se nuk jemi pishman qe luftuam turqit qe na mohonin te drejtat,por jemi pishman qe nuk i luftuam sa duhet kur Shqiperia kishte tre gjenerale luane me influence nga mali i zi deri ne egjipt (vitet 1820_1830) dhe grekoserbet ishin shum te dobet te na kundershtonin. Ky ishte deshtimi qe i lejoi kta gjarper qe na rrethojn qe ne 1912 ngriten koken te na gllaberojne tokat