PDA

View Full Version : Rrezikohet hegjemonia e 3 shteteve kolonialiste te evropes perendimore


Fshatari
25-11-12, 13:26
Nė Kataloni tė Spanjės sot po zhvillohen zgjedhjet lokale, tė cilat mund tė ēojnė nė referendum, ku do tė vendosej nėse ky rajon do tė duhej tė pavarėsohej nga Spanja.

Qeveria rajonale e presidentit Artur Mas, qė ėshtė mbėshtetės i pavarėsisė, i kishte caktuar kėto zgjedhje tė parakohshme. Ai ka premtuar mbajtjen e referendumit pėr sovranitet, nėse votuesit i japin atij dhe politikanėve tė tjerė pėr pavarėsi, mandat tė ri nė Asamblenė rajonale.

Katalonėt, qė janė pėr pavarėsi, argumentojnė se shumė prej taksave tė tyre po transferohen nė qeverinė qendrore tė Spanjės dhe se ekonomia e kėtij rajoni do tė zhvillohej mė tepėr nėse Katalonia ndahet dhe bėhet anėtare e pavarur e Bashkimit Evropian.

Vlerėsohet se ekonomia e Katalonisė e pėrbėnė afro njė tė pestėn e ekonomisė sė pėrgjithshme tė Spanjės.

Ky votim po mbahet nė kohėn kur Spanja, e ngarkuar me borxhe, ėshtė zhytur nė recesion ekonomik, ndėrsa shkalla kombėtare e papunėsisė ėshtė mbi 20%.
__________________________________
http://www.evropaelire.org/content/news/24780719.html
__________________________________________________ ______________

Katalanet dhe Basket ne spanje; Skocezet ne mbreterine e bashkuar ; Basket dhe Korzikanet ne france.