PDA

View Full Version : Gjyshėrit qė rrisin nipėrit, bėjnė shumė gabime


emine
26-11-12, 20:12
SHBA- Fėmijėt po u besohen gjithmonė e mė shumė gjyshėrve, por studimet tregojnė qė kėta tė fundit duhet ndoshta tė bėjnė ndonjė kurs pėr t’u pėrditėsuar me zbulimet e reja pėr kujdesin e tė fėmijėve.
Universiteti i Alabamas paraqiti njė kėrkim nė takimin e Akademisė Amerikane tė Pediatrisė nė New Orleans duke shpjeguar se gabimet nuk mungojnė dhe nisin qė nga pozicioni i bebes teksa fle gjumė e deri tek vendosja dhe pozicioni nė makinė. Kėto duhet tė korrigjohen
sa mė shpejt nga pediatrėt, duke qenė se nėpėr vizita tė sapolindurit i sjellin gjyshėrit.
“Rekomandimet mbi shėndetin dhe sigurinė janė vazhdimisht nė ndryshim – shpjegon Kathryn Hines, njė nga autorėt e studimit, e cila ka vėrtetuar edhe njė rritje prej 20 pėr qind tė “gjyshėrve babysiter” nė SHBA gjatė dekadės sė kaluar. Ajo shpjegon se shumė prej kėtyre rekomandimeve kanė ndryshuar qė nga koha qė gjyshėrit kujdeseshin pėr fėmijėt e tyre”.
Gabimet mė tė zakonshme janė identifikuar nga njė pyetėsor prej 15 pyetjesh drejtuar njė grupi gjyshėrish nė Alabama.
Kur u pyetėn se kush ėshtė pozicioni mė i mirė pėr tė fjetur, mė pak se gjysma e tyre janė
pėrgjigjur “me shpinė”, qė nė fakt kjo ėshtė rekomanduar pėr tė zvogėluar rrezikun e vdekjes nė djep. Nė lidhje me pėrdorimin e arushėve dhe batanijeve nė djep, tė cilat sipas tė Akademisė Amerikane tė Pediatrisė duhet tė shmanget sepse ata mund tė shkaktojnė mbytje, 49 pėr qind e tė pyeturve i kanė konsideruar ato tė pranueshme, ndėrkohė qė 74 pėr qind janė pro pėrdorimit tė rrethoreve pėr bebet, qė nė fakt ėshtė dhėnė nga ekspertėt si njė nga shkaqet kryesore tė aksidenteve dhe zhvillimit te ngadalshem te femijes.