PDA

View Full Version : Jemeni, shteti 100 qė e njeh Kosovėn !


Zero Cool
11-06-13, 16:25
Jemeni, shteti 100 qė e njeh Kosovėn


http://www.knninfo.com/repository/images/jemeni.jpg


Prishtinė, 11.06.2013 16:15

(E plotėsuar) - Ministri i Jashtėm, Enver Hoxhaj e ka konfirmuar njohjen e Kosovės nga Jemeni pėrmes rrjetit social “Twitter”.

“Kam folur me ministrin e jashtėm, Abu-Bakr Al-Qirbi, i cili ma konfirmoi njohjen formale dhe zyrtare tė Republikės sė Kosovės”, ka shkruar Hoxhaj nė Twitter.

Prtishtinė, 11 qershor - Kosova ka marrė sot njohjen jubilare tė 100. Shteti i radhės qė e pranon pavarėsinė dhe sovranitetin e Kosovės ėshtė Jemeni.

Lajmin e ka publikuar nė llogarinė e tij nė Twitter, sekretari i parė nė Ministrinė e Jashtme tė Jemenit, Marėan Ali Noman, raporton KTV.

Pritet qė gjatė ditės njohjen ta konfirmojė zyrtarisht edhe Ministria e Jashtme.

Virti
11-06-13, 18:08
Merhaba Jemen. Po ku ishe bre deri tash?!
Sidoqofte, flm! :cool:

Zero Cool
12-06-13, 18:42
Kosova pranon notėn verbale tė njohjes nga Republika e Jemenit.


http://knninfo.com/repository/images/yemen.jpg


Prishtinė, 12.06.2013

Kosova pranon notėn verbale tė njohjes nga Republika e Jemenit.

Lajmin e bėnė tė ditur ministria e jashtme, e cila konfirmon se Jemeni e mori kėtė vendim mė 11 qershor.

“Me kėtė rast, Qeveria e Republikės sė Jemenit ka marrė vendimin pėr vendosjen e marrėdhėnieve diplomatike me Republikėn e Kosovės dhe pėr tė punuar pėr tė mirėn e pėrbashkėt tė dy vendeve mike, nė tė gjitha fushat”, thotė njė komunikatė e lėshuar nga ministria e jashtme, e cila citon notėn verbale.

Nė letėr, autoritetet e Jemenit shprehin besimin e tyre se Republika e Kosovės do tė luajė rolin e saj aktiv si anėtar i ri i komunitetit ndėrkombėtar, duke i shėrbyer sigurisė e stabilitetit nė Ballkan dhe nė botė.

Nė notėn verbale tė nėnshkruar nga ministri i Punėve tė Jashtme i Jemenit Dr. Abu Bekr Abdullah al-Qirbi, shprehen urimet e Qeverisė sė Republikės sė Jemenit pėr vazhdimin e progresit e pėrparimit tė Kosovės, si dhe urimet personale pėr ministrin e Punėve tė Jashtme tė Kosovės, Enver Hoxhaj.