PDA

View Full Version : El Salvador njeh Kosovėn


Fshatari
29-06-13, 11:52
El Salvador ėshtė shteti i radhės qė njeh pavarėsinė e Kosovės. “El Salvador tashme ka marr vendim pėr ta njohur Kosovėn shtet sovran dhe te pavarur. MPJ tashme ka marr konfirmimin nga Ambasada e kėtij shteti nė OKB”.
Kėshtu ka thėnė pėr “Epokėn e re” njė burim brenda MPJ-sė.
Njohja formale sipas kėtij burimi do tė vijė tė hėnėn, kur ky shtet pritet tė dėrgoj nė Prishtinė edhe noten vebale.
Shteti i fundit qė ka njohur Kosovėn ishte Egjipti. Ministri Hoxhaj nė kėto dy vjet disa herė ka vizituar Amerikėn Latine dhe ka takuar pėrfaqėsues tė kėtyre shteteve.
Ndėrkaq, mbrėmė ministri Hoxhaj kishte paralajmėruar nė “Twitter” njė njohje tė re. “Lajmi i fundit: Kosova evropiane pret sot njė njohje tė re nga njė shteti i Hemisferės Perėndimore! Detalet se cili do tė jepen sė shpejti”, pati shkruar Hoxhaj. /Telegrafi/
____________________________
http://www.telegrafi.com/lajme/el-salvador-njeh-kosoven-2-33589.html

Zero Cool
29-06-13, 14:38
Fulumu El Salvador

Virti
30-06-13, 20:49
Muchas gracias! :cool: