![]() |
[b]Deshire 2[/b].
Dua te jem drite per ty te ndricoj dua te jem gjethe jershile ftoi dua te jem gonxhe te jem trendafil dua qe per ty ta ruaj dashurine. dua te jem mal i larte me bore dua te jem peme qe hije ben per ty dua per cdo dite te te pershendes me dore dua per cdo dite te puth tendin sy. Dua per cdo nate prane teje te vi dua te bej cerdhen mbi tenden cati dua pas dritares te behem avull vese dua te te jap pak afsh e pak shprese dua ne ate gjendje te ri e te pres derisa ti te zgjohesh heret ne mengjes. dhe kur ne ate gjendje me sy te me shikosh te rendesh tek xhami te me ngushellosh. Me pas dua dritaren ta ma hapapesh ti ne dore te me marresh te me futesh thelle ne gji aty le te mbetem nen afshin tend te zjarrte te mos dal me kurre as dite as nate. Takohemi ne adicjone te ardheshme :lol: |
[b]Sonte[/b]
dua sonte te te kem prane te te them nja dy tre fjale dua sot te jesh e mua te ta shpreh sa shume te dua. sa je prane, jam ngazelluar dua nata te jete e gjate shpirtin tim te pezmatuar ta perfshije e nxehta flake. te marre flake porsi nje pishe te mbaje prush e nxehtesi te na beje tere naten drite gjer n'agim ndezur te rrije. dhe atehere sdua te flej dua zgjuar te qendroj lart ne ere ty te te ngrej te te puth te ledhatoj. |
[b]Trokitje[/b]
Une trokas ne zemren tende ti me ndjen apo s'me ndjen rrahjet ti degjoj me endje ngaqe shume me pelqen. Ah, trokas, sa shume trokas ne kete porte mbyllur me hekur dashuria me tere kete gaz do me lene te ngrire te"vdekur" Me force trokas une perseri dhe tek ti, dua te hy ndoshta, vajze me ke bere magji qe te dua vetem ty. |
[b]Recete dashurie[/b]
Mos e shuaj zjarrin qe te pervelon se uji perseri, si benzine do te ndizet mos e braktis dashurine dhe pse te mundon se nga dashuria, nje shpirt i ri ngjizet. Mos e mbulo prushin persiper me hi pasi zemra, do te venitet por lere prushin te hyje thelle ne gji qe dashuria te rritet. |
[b]Dite prilli.[/b]
Se harroj dot kur me joshe Me buzeqeshjen plot magji Kur te pashe ne nje qoshe Kur te erdha per karshi. Si harroj dot hapat tymin Rruges kur vija tek ti Neper kembe gjembat hynin N’zemer hynte dashuri. Se harroj kur humbi dielli U mbulua me nje re Se harroj ate dite prilli Kur te dua ti me the. |
[FONT=verdana, arial, helvetica][SIZE=2][B]Testament! [/B]
Kur te kem ikur nga kjo bote Ti kem mbyllur te dy syte Atehere nuk dua me lote Nuk ka dobi me loti yt. Kur buzet e mija te jene ajsberge kur afshi i tyre te zhduket Sigurisht do te kerkojne ndonjehere Qe me buzet e tua te puthen. Kur syte e mi te mos hapen me Kur te mbyllur me perde te jene Atehere ti mos bej me asgje Me s’hapen, jane mbyllur perjete. Kur trupi im teresisht i ngrire I ftohte si bust te qendroje Kur vdekja zjarrin ta kete perpire Ne gjirin tend me zjarr s’do coj. Kur ne qefinin e bardhe do te jem Mbeshtjellur si vello nuserie Dashurine tende me s’do ta kem Ajo si ngjan kesaj ftohtesire. Kur grushtin me dhe mbi mua te hedhesh Jo,ti mos hidh asnje lot permbi mua Mos qaj,dhe ti nje dite do te vdesesh Dhe une do te t’pres kraharuar. Sa here qe ne shtratin e ftohte Pa mua gjumi do te t’zere Mos e mallko asapak kete bote Mos mallko, as fatin e mjere. Kur une ne kete bote te mos jem Atehere do e njohesh vetmine Kur nje grumbull dhe persiper te kem Me s’ngrihem te te shuaj merzine. Sigurisht qe varri i ftohte do te jete Patjeter, do mbizoteroje erresire Por dashurine varri kurre s’do ta trete Megjithese do me leshoje vetmine. Sigurisht krimbat syte do mi hane Tere trupin tim toka do ta trete Por zemren time tek ti e kam lene Ta mbash ne zemer si testament. S’dua ta grisesh e as ta vrasesh S’dua aty te kete tjeter emer Dua ta ruash mos ta humbasesh Ta mbash perjete ne tenden zemer. Kur per te fundit here ne buze t’me puthesh Te me thuash perjete lamtumire Dua ne qefin, testamentin tend te fusesh Dua ta lexoj, me mall plot deshire. Nderkohe edhe ne varr do ndjehem me i qete Zhabat e krimbat s’ma grisin k’te gezim Se lulja plot vese qe kisha ne kete jete E imja do mbetet edhe ne amshim.[/SIZE][/FONT] |
Ne dasmen tende!
Ne dasmen tende une do te vi
do vishem keq porsi lypsar nuk kam pire kurre,por do te pi Te shuaj shpirtin e ndezur zjarr. Kur me te bardhen vello e veshur kur permbi koke te kesh kurore do te kujtohet shpirti i qeshur qe sot e ke thjesht nje dasmor. Kur drejt ne sy do te me shohesh kur te me rrjedhin lotet si shi kur perplot lot do ta mbush goten me pas do kthehem me fund ta pi. Perbuze me lot do te jete gota Do e perplas me goten tende s'dua t'ja di ne me sheh bota e vogel bota para nje zemre. Me pas do te marr dhe mikrofonin dhe dhimshem kenges do ja nis kengen qe bashke gjithmone kendonim i thonim himn i dashurise. Lere nje cast te parfumsurin Merr mikrofonin dil te kendosh me ngushello, zemerplagosurin... castet e lumtura te me kujtosh. Do e nis keq fillim pranveren Nuk do mbledh lule por do derdh lot Pas kesaj dasme do e gris zemren sepse ne gjoks me se mbaj dot. |
[B]Syte e tu…[/B]
Tashme rri i qete sepse te kam prane Dhe nese vjen vdekja me s'me behet vone Prane teje dhe vdekja do me duket mjalte Ti pashe te dy syte dhe kjo me mjafton. Keto sy te kaltert si boja e qiellit Tere kohen i shoh edhe nuk ngopem dot Te celur, te qeshur si lulja e prillit Si vese e mengjesit, te paster si lot. Tani qe te pashe, ndjehem kaq i lumtur Le te vije po deshi vdekja te me marre Prane teje dhe varri ngjan si park i bukur. E di, syte e tu do ma hapin varre. |
[B]Pesha e dashurise[/B]
E mora ne dore zemren, rende e ngarkova I vura mbi shpine nje shkemb dashurie Ditet rrjedhin shpejt , sa shpejt fluturon koha Nga zemra nuk dalin, vetem fjale e dhimbje. E ngarkova zemren, e ngarkova rende E pashe tek zvarritej pleqerisht, ngadale.. E pyeta:kaq e rende qenka dashuria? Mu pergjigj: me mire te kesh mbi shpine nje mal. |
[FONT=verdana, arial, helvetica][SIZE=2][B]KUJTIM I HIDHUR![/B]
Nuk isha shkrepese e djegur Nuk isha gjarper i pabese Nuk isha foshnje, i papjekur Dhe as plakush mustaqefshese. Nuk isha grenxe qe thumbon Nuk isha buf, zog torollak S’isha akrep qe te helmon Dhe as bilbil zene ne kafaz. … Ishe e re kur bashke u njohem Por s’mund te them:ishe e mitur Si lule dukeshe kur folem Nje trendeline e vesitur. Ishte mengjes por s’kishte diell Permbi ombrella pikonte shi Ombrella blu ngjante si qiell Si diell i zjarrte me ngjaje ti. ... Tani ke mbetur thjeshte neper vargje Diell rrethuar me re te zeza Si trendeline dikur me ngjaje Tani me dukesh rrodhe me gjemba. … Nuk isha une gjethe e flakur Nuk isha birbo,as lypsar Isha dikush qe te ka dashur Nje trendafil celur ne maj. Kurre se kuptove sa te kam dashur E ndoshta kurre s’ke per ta ditur Enderr te nates ty te kam pasur Tani ke mbetur kujtim i hidhur. … Isha i ri, me endrra mbushur Aq shume sa s’munda ti enderroj Vargje e kenge te pata thurur Kenge qe s’munda kurre ti kendoj. Tashme dhe boja me eshte mbaruar Jane sosur endrrat e pasmesnates Ndjenjat e zemres me jane shteruar Ndaj vadis shpirtin me lot te paster.[/SIZE][/FONT] |
Te gjitha kohët janë në GMT +1. Ora tani është 02:30. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.