Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Poezia
Emri
Fjalėkalimi
Poezia Emocionet qė lind kjo forcė magjike, dėshirėn pėr tė na ndryshuar ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 11-10-05, 21:26   #1
INDRITI
 
Anėtarėsuar: 27-04-04
Vendndodhja: Ne republiken popullore demokratike te kongos
Postime: 112
INDRITI e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek INDRITI
Gabim Ne shkollen e dashurise.

Absurditet

Te kam prane
dhe te ndej larg.
Te pelqej,
Te kam inate.
Per ty vdes
per ty "ringjallem"
Nga ty perlotem
Per ty permallem.
seriozisht te flas
me pas dhe tallem.

Te kerkoj
dhe ste kerkoj.
Te pranoj
dhe ste pranoj
Te humbas
serish te gjej.
Te them t'verteta
dhe te genjej.

Te kerkoj neper kenete,
te kerkoj neper shkretetire.
Te kerkoj neper fushe
te kerkoj neper rrepire.
Te kerkoj
dhe ste kerkoj.
te pohoj dhe te mohoj.
te ndryshoj
te c'ndryshoj
te te "vdes'
te "gjalleroj".

Te shetis
te ngujoj
te bej te qash
te ngushelloj.
kur iken larg
une ndjehem prane
kur bie shi
une ndizen zjarr.
kur ti e ftohte
akull ngri
une ndizem
shkrihem si qiri.
Dhe kur ti ndizesh
porsi une
Une kthehem ne shi
bresher, furtune.
Me pas une zbutem perseri
por me egersohesh ti
skuptoj pse gjithe
ky absurditet
te jetoje
ne realitet!!


__________________
Atij qe Zoti si jep drite ska drite per te.
INDRITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 11-10-05, 21:41   #2
INDRITI
 
Anėtarėsuar: 27-04-04
Vendndodhja: Ne republiken popullore demokratike te kongos
Postime: 112
INDRITI e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek INDRITI
Gabim

Pa ndonje titull

Nuk eshte poezi por…
Nje klithme qe me zgjon
Dhimbjen e pakujdesise
Trysnine e merzise…
Kalon neper erresire
Vajza qe…
Brenda kraharorit e burgosa
Gonxhja pranverore
Qe ne zemer mbolla.
Perqafimi i saj
Shpirtin ma trajnoi
Cdo vale te zemres
Pasqyroi.

Ne mengjeset gri isha ne krahe te saj
Asaj i thashe te parat fjale magjike
Te dua,
tmerresisht te dua
Te dashuroj ty ,
fytyren simpatike.
Ne zemer do ti ruaj
Kujtimet e tua
Dhe gjithe historite
Aq fantastike.

Rrezet e paradites u perflaken
Nga nje tronditje e forte zemrash
Historirrefenjesit zeri ju shterua
Prej mbreterise se mallengjimit
Perjetesisht u debua.
Vajzes ju gjynjezuan
te tere…
Lumenjte
deti i gjere
Me gjithe uje,
me gjithe rere
Shenderrohet edhe dielli nga
Kulminacjon drite
Ne nje lule te arte
Qe per te, ere kundermon
Per te nxehtesi mban
Dhe zemra ime u shenderrua
Ne album fotosh te madh
Njeri prej syve mu verbua
E tjertri per cdo nate qan.
Por dicka e them me shpirt
Me ty dua te jem prape.
__________________
Atij qe Zoti si jep drite ska drite per te.
INDRITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-10-05, 21:46   #3
INDRITI
 
Anėtarėsuar: 27-04-04
Vendndodhja: Ne republiken popullore demokratike te kongos
Postime: 112
INDRITI e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek INDRITI
Gabim

Me thuaj te dua.

Me thuaj te dua, te me shtohet hijeshia
Pa dashurine tende,ndjehem krejt i humbur.
Me thuaj te dua te kthehen duart e mija
Ne nje pene te arte, qe per ty shkruan bukur.

Me thuaj te dua qe te transformohem
Te behem i pashem, trendafil me vese
Ma thuaj ne mengjes,sapo te zgjohem
Sepse disa ndjenja nuk pranojne vonese.

Me thuaj te dua te me shtohet fantazia
Te ngrihet vargu im, ne ajer si drite
Me vezellimin e tij, te shohe njerezia
Se si ne k’te bote nisin dashurite.


Do te ndryshoj rendin ,nese do me duash
Vrerin do nderroj me nurin e miresise
Shkolla e urrejtjes do falimentoje
Vendin do ja zere, shkolle e dashurise.

Me thuaj te dua, thuaje me nxitim
Me thuaj te dua te rrije shpirti qete
Me thuaj te dua, ky eshte rasti im
Te behem i lumtur ndoshta edhe “mbret”
__________________
Atij qe Zoti si jep drite ska drite per te.
INDRITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-10-05, 21:50   #4
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim

E cfare e mire te solli ne CONGO(Zaire)...?!!!
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-10-05, 21:57   #5
INDRITI
 
Anėtarėsuar: 27-04-04
Vendndodhja: Ne republiken popullore demokratike te kongos
Postime: 112
INDRITI e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek INDRITI
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Urata
E cfare e mire te solli ne CONGO(Zaire)...?!!!
Me sa shoh paskam edhe i shqiptare tjeter ketu :lol: se perderisa thu car e mire te solli dmth qe je edhe vete ketu apo jam gabim?
Hallet na kane pru dashnia :lol: kom ra n'dashmi mi i kongoleze :x
__________________
Atij qe Zoti si jep drite ska drite per te.
INDRITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-10-05, 23:08   #6
INDRITI
 
Anėtarėsuar: 27-04-04
Vendndodhja: Ne republiken popullore demokratike te kongos
Postime: 112
INDRITI e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek INDRITI
Gabim

Dialogu i te dashuruarve.

Me tha:
Kush jam une?
Thashe:
Ti je lumturia
Qellimi im
dhe magjia...
Ti je plage
qe me dhemb
Po une valle
kush mund te jem?
Tha:
Ti je strehimi im
Shpresa ime
Ti je i pari
Ti je i fundit
Ne jeten time…
Ti je origjina
E loteve te mi
Ti je lidhja
Midis trupit
Dhe shpirtit
Tim
Ti je i cmendur
Pas meje
je shterngate
e forte rrufeje
Ti je brenge
perqafim.
Ti je puthje
Pergjerim.
Ti je
Fruti i pemes
Ti je dhe
Hadjuti i zemres
Ti je i vetmi
Ne jete qe kam
Po une, valle
cila jam?
Tashe:
Ti je substanca
E jetes sime
Ti
je dashuria ime
Ti je fillimi i fjales
Je pulsi i zemres
sime.
Ti je gaz
Por je dhe dhimbje.
Ti je vjeshta
je pranvera
ti je gjumi
ti je enderra
ti je vendi
ti je koha
ti je shiu
ti je bora.
Ti je lule
Trendeline
ti je gonxhe
jasemine
ti je strofe
ne poezine time
e dashur je vete
zemra ime.
__________________
Atij qe Zoti si jep drite ska drite per te.
INDRITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-10-05, 22:13   #7
INDRITI
 
Anėtarėsuar: 27-04-04
Vendndodhja: Ne republiken popullore demokratike te kongos
Postime: 112
INDRITI e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek INDRITI
Gabim

Forca e dashurise!

Une shkateroj boten me nje strofe te vetme.
Dhe me nje strofe, serish e rindertoj
Tere kete e bej me ndihmen e nje flete
Dhe te nje pene qe ngjyhet ne boje.

Nis e ju flas yjeve me zjarr qe pervelon.
E ne syte e tu ngjaj si gur i ftohte
E sa here qe boja ne shishe me mbaron
Penen nis e ngjyej ne kupen me lote.

Ja, te mijat vargje qe dikur i doje
Jane po ato flete qe shume urren sot.
Thua nuk jane tjeter pervec njolla boje
Por ne fakt jane ndjenja perzier me lot.

Une jam luftetari qe lufton me shkronja
Lapsin e kam shpate,fleten e kam kale.
Cdo gje me nje strofe vetes ja neneshtrova
Ndersa dashuria, me la ne shesh, te vrare.
__________________
Atij qe Zoti si jep drite ska drite per te.
INDRITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-11-05, 20:09   #8
INDRITI
 
Anėtarėsuar: 27-04-04
Vendndodhja: Ne republiken popullore demokratike te kongos
Postime: 112
INDRITI e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek INDRITI
Gabim

Enderra

Imazhi yt
Per cdo nate
Si kartoline
Me vjen
S’me le rehat
Me josh…
Si pakuptuar
Me rremben...

Ferferin ne veshe
Zeri yt
aq i brishte…
Me pas me merr
Si me magji
Te dyfishte…
Enderren ma vret
Zemren ma ther
Larg me dergon…
Enderren me prish
Shpirtin ma gris
Me roberon...

Sa here ne gjume
Fytyren tende
E enderroj.
Sa jam munduar
Kete drite hene
Ta pikturoj.
Por sa marr lapsin
Ne dore
Ta vizatoj
Shkelqimi zhduket
Nuk mundem dot
As ta kujtoj.

Shikoj ne enderr
Kur si nje nimfe
Tek une ti vjen
Futesh lehtesisht
Ngaqe dritaren
Hapur e gjen.
Me pas nga une
Porsi nje gjethe
Afrohesh lehte
S’kerkon jastek
Mbi gjoksin tim
Koken mbeshtet.

Fytyra ime
Ne kete cast
Mbushet tere gaz
Pa u menduar
Drejt trupit tend
Doren e zgjas
Dhe sa provoj
Me dore te bardhe
Ty te te prek
Shperthen nje vale
Nga trupi yt
Doren ma djeg.

Me pas te dhimsem
Dhe drejt meje
Duart i con
Zemren ma ndez
sapo me prek
Me lumturon.
Sa shume cuditem
Vec me nje prekje
Dhimbja me shkon.
Por nuk zgjat shume
Se vjen mengjesi
Dhe te largon.

Sa e sa here
Kjo enderr
Me perseritet.
Sa e sa here
Ma ka bere zemren
Qe te venitet
Sa here qe vajza
Ne gjume te nates
Ndjenjat me grish
Vjen nje furtune
Vajzen perze
Enderren ma prish.


Epo kur sdo sdo tha tha samarxhiu, ske ci bon :lol:
__________________
Atij qe Zoti si jep drite ska drite per te.
INDRITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-11-05, 14:34   #9
INDRITI
 
Anėtarėsuar: 27-04-04
Vendndodhja: Ne republiken popullore demokratike te kongos
Postime: 112
INDRITI e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek INDRITI
Gabim

Kujtim

A te kujtohen valle kohet
kur ne banke ishe me mua
kur te perkedhelja floket
ku me shpirt te thashe te dua

Kur plot me zjarr te flisja
me plot dashuri e ndjenja
kur me fjale te merzisja
kur dhurate lule te sillja.

Kur te sillja trendelina
te hiqja brengen e trishte
cilte zemra trendafila
sic cel jasemina e brishte.
__________________
Atij qe Zoti si jep drite ska drite per te.
INDRITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-11-05, 14:35   #10
INDRITI
 
Anėtarėsuar: 27-04-04
Vendndodhja: Ne republiken popullore demokratike te kongos
Postime: 112
INDRITI e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek INDRITI
Gabim

Shtegetari

Kush do te me degjoje
te pakten nje here
me pas te me mbylle
ne burg a qeli
me ka bere te vuaj
nje trendafil me ere
ma kane shqyer zemren,
nja dy sy te zi.

Mendoj te ulerij,
me ze te larte
Megjithese e di
askush s’me degjon
Te kerkoj vajzen
me zemer te arte
Te kerkoj ate,
qe zemra me don.

Ta kerkoj neper shtigje
pafund te gjata
Ose midis mureve
te varreve te zi
Neper shkrtetira
te nxheta te thata
Te rend dite e nate
dhe uje te mos pi.

Do rendem ne maja
te larta dhe shkrepa
Atje ku ka folezen
debora e bardhe
Te vishem me triko
kepuce e doreza
Te rrembej vajzen
qe rri aty lart.

Kush do me ndihmoje
Vec nje here te pakten
Ne maje te me coje
Qe te takoj vajzen.
Ti them se e dua
Lules me vese
Ne qafe ta shtengoj
Tere boten te ndez.


Ndihme kerkova eres
tufanit te forte
Dhe kete e bera
Vec me nje vikame
Ndihme i kerkova
dhe bores se ftohte
Por asgje nuk mora,
Asnje ndihme s’me dhane.

Ndihme i kerkova
Diellit te arte
Detit te kaltert
Henes se bardhe
yllit te shenderitshem
dhe malit te larte.
Edhe zemres sime
Qe qan dite e nate.

Dielli sme ndihmoi
Rrezet mi pengoi
Hena driten humbi
Erresire leshoi
Era e forte vajzen
Pas diellit e dergoi
Deti u zemrua
Dallge e shkume leshoi
Vendosa te kthehem
Por zemra s’me lejoi.

Shtegetimin vazhdova
Mora dhe nje harte
Qe te gjeja rrugen
Pas diellit te arte.

Ndoshta drite e diellit
Syte do mi verboje
Ndoshta do me djege
Do me perveloje
Do me beje te qaj
Shume do me mundoje
por kam dashurine tende
qe do me ngushelloje
do me jape kurajo
shtegtimin te vazhdoj.
__________________
Atij qe Zoti si jep drite ska drite per te.
INDRITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-12-05, 11:28   #11
INDRITI
 
Anėtarėsuar: 27-04-04
Vendndodhja: Ne republiken popullore demokratike te kongos
Postime: 112
INDRITI e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek INDRITI
Gabim

Fllad vjeshte!

1.
Flladi i vjeshtes fluturon
Ringjall t’varrosuren dashuri
Permallimin e fjetur zgjon
Debon perjete t’keqen magji.

2.
Vale e detit perplot shkume
Tutje thellesive me rremben
Ma shkaterron te brishtin gjume
Me vone serish,ne breg me kthen.

3.
Nis te shkruaj perplot gaz
Mbi nje leter bore te bardhe
Fjalen tende pres me pas
Te me heqe gjigandin ankth.

4.
Tere ky zjarr do me prangose
Kembe e duar me zinxhire
Valle kjo leter kur do sose?
Te kerkoje nga ti meshire.

5.
Leter pas letere te shkruaj
Dhe ti nis me fluturim
Po ta dish sa shume po vuaj
Do ma falje k’te gabim.

6.
Vrasesja pashpirt e zemrave
Zemren ma rrembeu nder duar
Me pas u arratis shtigjeve
Me gjethe vjeshtore mbuluar.

7.
Nga pas mundohem ti shkoj
Plogesht,me hapa te marre
Ne shteg diku ta ndaloj
Nga dora zemren tja marr.

8.
Ky xhind dashurie me mashtron
Me grish k’te ndjenje te perflakte
Me shpirtin e vrare vallezon
Me kordat e zemres se plagte.


9.
Ah mashtohem dhe vallezoj
Per nje ēast tere ankthi tretet
Dhe kur nektarin e mbaroj,
Ne fund te gotes, helmi mbetet.

10.
Fllad i vjeshtes fluturon
Rizgjon dashurine e fjetur
Pije zemres mi ofron
Dhe ne ēast mbetem i dehur.

11.
Per nje ēast ndjehem i lumtur
Me vone zemra pikon gjak
Zhduket tere imazhi i bukur
Sapo pija te me dale.

12.
Ah ky fllad vjeshtor i lehte
Sa me vret sa me mashtron
Here zemres mi jep flete
Dhe me pas e roberon.

13.
Ah ne detin a mallengjimit
Sa larg iki, sa thelle zhytem
Me perplas vale e trishtimit
Dhe ne brenge i teri mbytem.

14.
Pyet zemra e prushitur
Dashuri pse erdhe valle
Tashme afshi me ka ikur
U shua tutje ne vale.

15.
Serish zemra pershperit
Se kuptoj se ē’flet nen vete
Meshire fllad, perserit
Mos me flak tutje si gjethe.

16.
Fllad i vjeshtes fluturon
Rizgjon dashurine e fjetur
Zemren time e gozhdon.
Dhe ne ēast mbetem i vdekur.
__________________
Atij qe Zoti si jep drite ska drite per te.
INDRITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-12-05, 13:46   #12
INDRITI
 
Anėtarėsuar: 27-04-04
Vendndodhja: Ne republiken popullore demokratike te kongos
Postime: 112
INDRITI e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek INDRITI
Gabim

Shpresa vdes ne porten tende!


Pashe gjithesine si nje varr te ngushte
Mbuluar ngado me simbole prangash
Pashe syte e mij veshur me mjergull
Mjegull te bardhe si cerdhe merimangash.

Pashe diellin te humbe nen re
Pashe henen, tutje pas nje brinje
Pashe edhe akujt qe qanin per ne
Qaje dhe ti sa akujt i shkrije.

Qaja, dhe lotet me rrjedhnin si lum
Plot dhimbje, ngaterruar me mjergull
Te kembet e tua bota merr fund
Ne porten tende, shpresa mbetet vdekur.
__________________
Atij qe Zoti si jep drite ska drite per te.
INDRITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-12-05, 13:56   #13
Ditirambe
 
Anėtarėsuar: 06-12-05
Postime: 11
Ditirambe e ka pezulluar reputacionin
Gabim

INDRITI

Ta kam lakmi se si je kaq i palodhur. Ta kam lakmi qė shkruan bukur. Ta kam lakmi qė di tė shkruash kėshtu ndieshėm.

Vazhdo, je i mrekullueshėm!


Hahhaahaha,

Vazhdo, he skofiar...
Ditirambe Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-12-05, 14:39   #14
INDRITI
 
Anėtarėsuar: 27-04-04
Vendndodhja: Ne republiken popullore demokratike te kongos
Postime: 112
INDRITI e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek INDRITI
Gabim

Flm ditirambe, dhe per kurajon flm por se mora vesh perse qeshe aq shume?

per qefin tend po postoj dicka
__________________
Atij qe Zoti si jep drite ska drite per te.
INDRITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-12-05, 14:43   #15
INDRITI
 
Anėtarėsuar: 27-04-04
Vendndodhja: Ne republiken popullore demokratike te kongos
Postime: 112
INDRITI e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek INDRITI
Gabim

Deshire

Dua te jem vetvetja,
kete dua gjithmone
Te jem i lumtur qofte
dhe per pak minuta
Te dashuroj nje vajze
qe me dashuron
e vargje per te
Nate e dite te thurja.

Te dua ate…
magjine e syve te saj…
Ne zemer te saj,
dashurine te kerkoj
Ta vendos ate,
lart permbi qerpike
Qe driten e syve
te me zevendesoje.


Te jem lot dua
ne pikellimin e saj
te rreshqas si krua
sa here ajo te qaje
Dua te jam gaz…
Dua te jem shprese
Dua te jem tingull
sa here qe te qeshe.

Dua te mi pushtoje
arteriet e zemres
Dua te jem me te
Pergjithmone.
Te jem nje trendafil,
Qe per te kundermon
Te jem era e perfumit
qe ajo preferon.

Dua zemra ime
te jete foleza e saj
Ne zemer ta mbyll
Ne shpirt ta ngujoj
Te shkrihem te tretem
Te mbytem ne vaj
Te zgjohem cdo mengjes
Ne krahet e saj.


__________________
Atij qe Zoti si jep drite ska drite per te.
INDRITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:48.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.